“As moti me shi, nuk i ndali mbështetësit e AAK-së!” plus 9 more Ferizaj Press |
- As moti me shi, nuk i ndali mbështetësit e AAK-së!
- Pacolli në Ferizaj premton rritje ekonomike dhe dyfishim të buxhetit
- Kifle për 10 mijë nxënës të komunës së Ferizajt
- Kandidatët për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Al marrin mbështetje në nëndegën e I-rë dhe II-të të LDK-së
- NDRYSHIMI I LOKACIONIT TË QENDRËS SË VOTIMIT NË FERIZAJ
- Veseli shtron iftar në Ferizaj
- Kryetari i PDK- së Kadri Veseli takon bujqit e Ferizajt
- Përse është turp për Ferizajn?
- Xhavit Zariqi merr mbështetje të fuqishme në fshatin e tij të lindjes
- Kujdes! Mos e bëni këtë kur jeni në makinë sepse mund të humbisni jetën
| As moti me shi, nuk i ndali mbështetësit e AAK-së! Posted: 05 Jun 2017 10:09 AM PDT Ferizaj.05.06.2017. Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në një tubim parazgjedhor në Ferizaj ka thënë se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis, nëse ai merr drejtimin e qeverisë. "Korrupsioni ka shkatërruar edhe perandori e shtete të mëdha. Perandoria Romake u rrëzua sepse sistemi i saj u korruptua. Nëse një perandori aq e madhe, fuqia më e madhe e asaj kohe rrëzohet, cka mund t'i bëjë korrupsioni një shteti në nisje? Korrupsioni për të tilla shtete jo vetëm që është i dëmshëm, por është edhe i rrezikshëm. E pengon zhvillimin e atij shteti. Prandaj na duhet shteti i së drejtës. Na duhet ta luftojmë korrupsionin, pa pushim" ka thënë Haradinaj. Të pranishmit i ka peërshëndetur edhe Xhavit Zariqi,kandidat peër deputet nga radhët e AAK në koalicionin PDK-AAK-Nisma. “Do t'ia kthejmë perspektiven të rinjve tanë duke punuar fort në ndërtimin e një sistemi të arsimit dhe edukimit të zhvilluar e të përparuar.Do t'ia kthejmë të ardhmen të rinjëve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëvë të tjera.Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë tolerancën fetare dhe të mos lejojmë ndikime të ekstremizmave të dhunshëm mbi të rinjtë tanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.E ardhmja jonë është e ardhme e bazuar në arsim, shkencë, në përparim dhe zhvillim të vendit” tka thënë Xhavit Zariqi, kandidat për deputet nga Ferizaj. Tubimin e ka peërshëndetur edhe Fribert Pflynger, diplomat dhe sekretar i shtetit gjerman. Ai më këtë rast ka shprehur besimin për kandidatin e nominuar për president,Ramush Haradinjann,se është njeriu i cili edhe në ditët më të vështira diti të jap atë që më së shumti i duhej Kosovës.
|
| Pacolli në Ferizaj premton rritje ekonomike dhe dyfishim të buxhetit Posted: 05 Jun 2017 08:30 AM PDT Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shpalosur programin e tij qeverisës gjatë tubimit zgjedhor me qytetarët e Ferizajt. Para ferizajasve Pacolli tha se do të angazhohet që të krijoj të ardhme të ndritur për rininë e këtij vendi. "Nuk kemi asnjë nevojë që të bredhim rrugëve të Kosovës, nuk kemi asnjë nevojë që të takohemi me qytetarë dhe të fillojmë zellshëm t'i bindim ata se ne jemi më të mirët, jo ne jemi më të mirët se jam i bindur se i vetmi interes që na lidh neve është kjo rini që e shoh para meje, ardhmëria e kësaj rinie, për ne të vjetrit nuk bëhet nami të jetojmë siç është tani, edhe me jetu mjegull siç tenton dikush tjetër të krijoj mjegull në të ardhmen tonë, por rinia kurrsesi, unë do të jem bindshëm prapa interesit të rinisë dhe të bëjë ç'mos që të krijoj një jetë më të mirë për ta", tha Pacolli. Pacolli tha se nëse e marrin pushtetin do të ketë rritje ekonomike prej 8% çdo vit si dhe dyfishim të buxhetit. "E shihni koalicionin tjetër ku e ka pru Kosovën, e shihni çfarë mjegulle ai don të krijojë për arsye se ujku mbijeton vetëm në mjegull, ai del paraqitet vetëm në mjegull, e ne duam qartësi e vizion të qartë, ne duhet të dimë se çka bëjmë, ne do të krijojmë mundësi, rritje ekonomike 8% çdo vit dhe kjo tërheq pas vete rritje buxhetore dy-tri herë më tepër se tani, krijon kapital për të investuar në infrastrukturë, në shëndetësi për të ndërtuar spitale, për ta mbrojtur ambientin tonë që po shkatërrohet", tha Pacolli. Kryetari i AKR-së në Ferizaj, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, tha se ndryshimin në Kosovë mund ta sjellë vetëm AKR-ja. "Nuk ekziston për mua politika, për mua ka ekzistuar e do të ekzistoj gjithëherë zgjidhje për t'iu bërë njerëzve, sepse nuk shkon që tërë kohën, edhe 17 vite të ketë dëshpërim në Ferizaj e Kosovë, por ne duam zgjidhje për t'i çuar proceset përpara dhe të punësoj njerëz sa më shumë, ja ku është Behgjet Pacolli, mos harroni atje kur të shkoni tek vendi i votimeve, ku ndoshta ka njerëz që marrin rroga prej tij, por kurrë nuk ua ka imponuar votimin, sepse ky nuk i don votat por e don vendin e vet",thaTahiri. Aleanca Kosova e Re ka dy kandidatë për deputetë nga Ferizaj, Labinot Tahirin dhe Mimoza Ibishin./TELEVIZIONI TEMA / |
| Kifle për 10 mijë nxënës të komunës së Ferizajt Posted: 05 Jun 2017 06:46 AM PDT Kryetari i komunës së Ferizajt, nga sot nisi shpërndarjen e shujtave për mbi 10 mijë nxënës të shkollave fillore të qytetit tonë. Komuna e Ferizajt, filloi sot shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla, duke ndarë fillimisht kifle për të gjithë nxënësit e kësaj komune. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë nxënësit duke filluar nga parashkollorët e deri tek klasa e pestë. "Në dëshirojmë që përmes këtij projekti që t'a zgjidhim problemin e ushqimit nxënësve përmes kompanisë përfitues që është “Orex” e cila është e njohur për furnizimin me bukë dhe ushqime në komunën e Ferizajt, kompani e cila ka zgjeruar kapacitete prodhuese dhe po merr primatin e një kompanie të rëndësishëm edhe për zbutjen e papunësisë duke punësuar djem dhe vajza në kompaninë e tyre. Ne po fillojmë sot se realizuari një projekt një vjeçar i cili projekt nuk ka të bëjë me asnjë fushatë zgjedhore, sepse ky projekt ka filluar shumë më herët me zbatimin e procedurave të tenderimit, ndërsa zgjedhjet që janë zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa asnjëri prej nesh nuk ka pasur asnjë parandjenje, prandaj ju uroj të gjithë juve këtë përfitim sado të vogël, por që është shumë i rëndësishëm sepse prindërit nuk kanë më nevojë që të brengosen për ushqimin tuaj në shkollë”, ka deklaruar kryetari Svarqa. Projekti për shpërndarjen e shujtës ditore, filloi nga shkolla "Astrit Bytyqi" në Ferizaj. Drejtori i kësaj shkolle Ramdan Ademaj tha se shujta ditore do të ndahet për 330 nxënës të kësaj shkolle. Ai u shpreh se ky projekt është pritur jashtëzakonisht mirë si nga nxënësit, po ashtu edhe nga prindërit. Ndryshe, nga ky projekt i komunës së Ferizajt përfitojnë mbi 10 mijë nxënës në 39 shkolla fillore të komunës, të klasave I – V. U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i kushtoi 989 mijë euro.Projekti i shujtave do të jetë një vjeçar.
|
| Posted: 05 Jun 2017 03:51 AM PDT
Ferizaj.05.06.2017. Në kuadër të tubimeve parazgjedhore nëndega e -I-rë e LDK-së ka mirëpritur dje kryetarin e degës së LDK-së në Ferizaj i cili njëherit është edhe kryetar i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqën, bashkë me kandidatët për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Në mesin e simpatizantëve u pa një mobilizim dhe shpresë për korrjen e fitores së madhe. Kandidatët për deputetë dhe kryetari Svarqa garantuan se me votën për këtë koalicion e nesërmja do të ndryshojë për të mirë." Sa më shumë vota për këta njerëz aq më shumë shpresë për shtet të fortë" ka thënë Svarqa Nga takimet e gjera me elektoratin edhe kandidati nga lista e AKR –së i cili njëherësh është edhe kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri vlerësoi nivelin e përgatitjeve për mbështetjen e këtij koalicioni. Ai pohoi se ka gjetur një mikpritje të madhe në LDK-në e Ferizajt dhe sipas tij vota për njerëz që punojnë bashkë është garanca më e mirë se suksesi nuk do të mungojë.
|
| NDRYSHIMI I LOKACIONIT TË QENDRËS SË VOTIMIT NË FERIZAJ Posted: 05 Jun 2017 12:25 AM PDT
Ferizaj.05.06.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve, për shkak të kushteve teknike ka ndryshuar 1 Lokacion të Qendrës së Votimit në komunën e Ferizajt. Ndërrimi i Lokacionit të Qendrës së votimit në komunën e Ferizajt: Votuesit të cilët kanë votuar në Qendrën e Votimit 2503D në Shkollën Ekonomike "Faik Konica", zhvendosen në Gjimnazin Shkencor "Kuvendi i Arbërit". Për informata shtesë kontaktoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose thirrni në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555 |
| Veseli shtron iftar në Ferizaj Posted: 04 Jun 2017 02:50 PM PDT Sonte, për nder të muajit të Ramazanit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli shtroi një iftar për besimtarët myslimanë nga komuna e Ferizajt.
|
| Kryetari i PDK- së Kadri Veseli takon bujqit e Ferizajt Posted: 04 Jun 2017 02:43 PM PDT Sot në orët e pasdites kryetari i PDK- së z. Kadri Veseli, takoi dhjetëra pjesëtarë të sektorit të bujqësisë nga Ferizaj, me të cilët pati një bashkëbisedim të afërt, ku u potencuan investimet në bujqësi që ofron platforma.
|
| Përse është turp për Ferizajn? Posted: 04 Jun 2017 01:40 PM PDT Debate Duhet të skuqen e të turpërohen, sepse qyteti i Ferizajt nuk e meriton një ekip të tillë të futbollit. Një qytet që konsiderohet si i dyti për nga fuqia financiare në Kosovë e mos ta ketë një klub futbolli stabil, marre iu qoftë! Marre i qoftë edhe për ata (disa në kryesi të klubit) që pretendojnë se po e vënë klubin në binarë dhe nuk e bënë një gjë të tillë, por e larguan nga elita e futbollit. Jo pse është tragjike pse është rënë nga liga, sepse kanë rënë nga elita ekipe edhe më të njohura bile edhe në liga e ndryshme të Evropës, por është turp se si një qytet që ka fuqi financiare dhe nuk e kanë një ekip si duhet. Para se të fillojë stinori pranveror kisha përshtypje se Ferizaj po riorganizohet, po bëhet një ekip kompakte, me një mal përforcimeve nga Maqedonia, por ky parashikim me doli i keq dhe i gabueshëm. Gabova në parashikim me këta, pra me disa prej tyre që janë talent se jo mahi në kryesi të klubit! Ferizaj nuk u turpërua që bëri diçka keq, larg qofshim nga ajo, por u turpërua se si një qendër e madhe nuk e ka një ekip stabile. Sa e mbaj mend pas luftës gjithmonë kanë telashe, nuk mund të organizohen si duhet. Vërtet kam shumë miq nga ky qytet dhe shumë herë thonë, se për inat të njëri – tjetrit janë të gatshëm t'ia vënë flakën edhe qytetit. Nuk e duan të vetin, nuk do që i veti ta udhëheq një klub, gjithmonë ngarendin pas emrave jashtë qytetit, se mendojnë se po e bëjnë namin, por fakt e fikin veten për asgjë. Pse po e them turp për Ferizajn, gjithnjë e kam fjalën të klubi i futbollit? Është turp që sa e sa javë nuk e gjetën një trajner prej largimit të Argjend Beqirit! E pafalshme, kritikuese për të gjithë ata që ishin brenda klubit. Nuk po i quaja që nuk dinë, por po i kritikojë si nuk kishin forcë të gjejnë një trajner që iu dashtë në kohën e tashme që do të ishte edhe si një lloj psikologu! Një mik me pati thënë, Arsim Abazi shkoi, por mos mendoni se Ferizaj do të ketë qetësi, por do të hallakatet edhe më shumë, se iu është futur 'thika', ashtu edhe ndodhi. Vërtetë u bënë për t'i vajtuar i gjithë qyteti, të zhgënjyer dhe të mllefosur se si e kanë prurë në at gjendje ekipin. Nuk pajtohem me një fakt, se si qyteti si qytet nuk ka njerëz meritorë e sportiv brenda klubit, janë disa prej tyre sportiv por nuk e di sa u shkon fjala. Vllaznia e Pozheranit siguroi kalimin në elitën e futbollit, ju lumtë për lojën, për mbrojtjen dhe qetësinë dhe për fatin sportiv që patët dhe e merituan këtë sukses. Kjo Vllazni e Pozheranit e ruajti freskinë dhe nuk u dorëzua edhe kur menduan të gjithë se u dorëzua. Ferizaj i mbetet tash të mendoj se ku gabuan, e gabimet janë shumta e më nuk ka riparim. Përveç që u duhet të riorganizohen dhe të jenë në nivelin e duhur për të ardhmen, t'i heqin inatet mes vete! Turp për një klub që 18 vjet asnjëherë nuk është stabil, por gjithmonë herë bien, herë mezi shpëtojnë dhe vazhdimisht i mbajnë në ankth qytetarët. Edhe një mik i imi, Agron Selmani, në një shkrim të tij tha: "Në Ferizaj po ndërtojnë ditën, po rrënojnë natën". Kështu është dhe topi se luan. Vërtet e rrënuan ekipin, bile as armiqtë nuk kishin ditë ma mirë të rrënojnë! Marre iu koftë, kërkoni falje qytetarëve ju disa prej kryesisë së klubit. Autori është veprimtar sportiv nga Gjakova |
| Xhavit Zariqi merr mbështetje të fuqishme në fshatin e tij të lindjes Posted: 04 Jun 2017 01:05 PM PDT Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatin e tij të lindjes, në Rahovic të Ferizajt. Në një takim të organizuar në Rahovicë të Ferizajt, simpatizant dhe qytetarë të këtijë fshati i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqit dhe liderit të këtijë subjekti politik Ramush Haradinajt teë nominuar për kryeministër i Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
|
| Kujdes! Mos e bëni këtë kur jeni në makinë sepse mund të humbisni jetën Posted: 04 Jun 2017 01:04 PM PDT Shumica nga ne kërkojmë një hije kur e parkojmë makinën. Gjatë kohës kur makina gjendet nën hije mund të grumbullojë 400-800 mg benzen.Ndërsa kur qëndron në diell dhe temperaturat janë më të larta se 16 gradë celsius, atëherë duhet të brengoseni. Nivelet e benzenit mund të arrijnë sasinë 2000-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal). Gjëja e parë që e bëni kur hyni në makinë, me siguri është se e ndizni kondicionerin dhe i mbyllni dritaret. Në këtë mënyrë vetëm sa e keqësoni situatën pasi që e thithni benzenin i cili e dëmton mëlçinë, veshkat dhe indet e eshtrave. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëni në raste të tilla është t'i hapni dritaret për ajër të freskët dhe më vonë ta ndizni kondicionerin. Ekziston një hulumtim që tregon se para se të ndizet kondicioneri, ajrosja e nxehtë nga sistemi i ftohjes fillon. Bashkë me benzenin, kjo shkakton shumë sëmundje. Pasi ta lexoni këtë, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në makinë t'i hapni dritaret dhe më vonë mund ta shijoni ajrin e ftohtë nga klima. Kjo gjë duhet t'ju bëhet shprehi, pasi që është mirë për shëndetin! |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












