Zëri: “Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji” plus 29 more

Zëri: “Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji” plus 29 more


Gra, kjo është shenja e padukshme e kancerit në gji

Posted: 09 May 2017 02:33 PM PDT

Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj. Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe. Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë atë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila ia kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji. Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Linda Halimi kthehet në shtëpi

Posted: 09 May 2017 02:19 PM PDT

Ka përfunduar vetëm me performancën e gjysmë finales ëndrra shqiptare e Eurosongut. Kënga përfaqësuese me Linda Halimin nuk mundi të përzgjidhej ndër dhjetë shtetet fituese për të shkuar në natën finale. U përzgjodhën këto dhjetë shtete: Moldavia, Azerbajxhan, Greqia, Suedia, Portugalia, Polonia, Armenia, Australia, Qipro, Belgjika ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush do të jetë kryeministër i ardhshëm, sipas Matoshit? (Video)

Posted: 09 May 2017 02:16 PM PDT

Gazetari Halil Matoshi, në emisionin Komiteti, ka folur për situatën politike, ngecjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe mundësinë e rrëzimit të Qeverisë, që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Matoshi ka komentuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, që është planifikuar të dalë në Kuvend për votim të mërkurën. Ai gjithashtu ka folur për kryeministrin Isa Mustafa, i cili kishte paralajmëruar dërgimin e Demarkacionit për procedim në Kuvend, gjë e cila nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Linda Halimi lë pa fjalë Eurosong, ja reagimi zyrtar (Foto)

Posted: 09 May 2017 01:57 PM PDT

Me sa duket performanca e mrekullueshme e Lidita Halimit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.  Të mrekulluar kanë mbetur dhe organizatorët e këtij eventi.  Në postimin e kushtuar këngës përfaqësuese ato kanë mbishkuar një frazë shumë pozitiv në dallim me postimet kushtuar vendeve të tjera.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK vendos nesër nëse do ta përkrahë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Posted: 09 May 2017 01:49 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, nesër para seancës së Kuvendit, do të marrë vendim nëse do ta përkrahë mocionin e iniciuar nga opozita, për ta rrëzuar qeverinë. Këtë e konfirmoi anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se për zgjedhje, vendosin nesër mbi 150 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të subjektit që përfaqëson. “Unë nuk mund ta paragjykoj asnjë vendim të PDK-së, se do të shkojë apo nuk do të shkojë vendi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goran Svilanoviç shpërblehet me çmimin ‘Dr Elemer Hantos’

Posted: 09 May 2017 01:49 PM PDT

Presidenti i Fondacionit të Evropës Juglindore (CEF), i dha Goran Svilanoviçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), çmimin “Dr Elemer Hatnos” si njohje e përpjekjeve të tij për të nxitur bashkëpunimin rajonal ekonomik në Evropën Juglindore në  Beograd. "Unë jam shumë i kënaqur me nderin dhe besimin që CEF vendosi në mua me këtë çmim. Kjo nuk është vetëm njohja e punës së bërë deri tani, por gjithashtu një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventusi, finalisti i parë i Championsit

Posted: 09 May 2017 01:36 PM PDT

Juventusi e ka konfirmuar sonte kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve. “Bianconeri” janë treguar dominues dhe bindës në përballjen e dyfishtë gjysmëfinale me Monacon, të cilën e mposhtën dy herë. Fillimisht, një javë më parë italianët fitonin në Principatën e Francës 2:0, duke e bërë një hap të madh drejt finales, të cilën e vulosën të martën mbrëma me fitoren në “Juventus Stadium” me rezultat 2:1. Përkundër kapitalit që e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deda: Nesër do jetë një nga ditët më të gjata në politikën e Kosovës

Posted: 09 May 2017 01:20 PM PDT

Depuuteti Ilir Deda, tash njëri nga themeluesit e partisë më të re në vend, Alteranativa ka paralajmëruar se dita e nesërme do jetë e gjatë. Nesër pritet që qeveria e koalicionit PDK’LDK të vihet para një testi jetik, me rastin e votimit të mocionit të nisur nga tri partitë opozitare, e kjo ditë për Dedën do jetë e gjatë, siç ai ka thënë “duket se nesër do të jetë një prej ditëve më të gjata në politikën dhe kuazi-politikën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri: Sonte ose nesër kuptohet a do të kemi zgjedhje (Video)

Posted: 09 May 2017 01:18 PM PDT

Kryetari i Gjilanit ka thënë se sonte ose nesër mund të ketë prishje të koalicionit. “Mund të them se sonte ose nesër, zhvillimet e determinojnë, sidomos sonte ose nesër paradite me mocion gjithçka definohet se a do të kemi angazhime se a do të ketë një marrëveshje se a do të kemi zgjedhje në Kosovë”.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Monaco e ngushton rezultatin me Mbappe (VIDEO)

Posted: 09 May 2017 01:16 PM PDT

Monaco e ka ngushtuar disavantazhin me Juventusin në 1:2, shkruan zeri.info. Golin e ekipit francez e ka shënuar Kylian Mbappe Lottin në minutën e 69-të. Ndërkaq, Juve kishte shënuar dy gola në pjesën e parë me Mario Mandzukic në minutën e 33-të dhe Daniel Alves në atë të 45-të. Rezultati i përgjithshëm për momentin është 4:1 për Juventusin. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Gjermania dogji botën, Shqipëria e Madhe mund ta djeg Ballkanin'

Posted: 09 May 2017 01:07 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se nëse 72 vite më parë Gjermania e ka djegur, atëherë këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe në Ballkan. “72 vite më herët Gjermania ka djegur botën. Këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe. Ne tash dëgjojmë se si mund të ndryshohen kufijtë, pa një fije turpi dhe frike. Çfarë do të tërheqin kuifjtë e rinj, kufijtë në këtë pjesën tonë. Ne nuk kërkojmë gjak, gjakun......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E zbulon Bajram Gecaj: Ja çka do të ndodh nesër

Posted: 09 May 2017 01:02 PM PDT

Bajram Gecaj, këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafës,  ka thënë se LDK ështe kundër zgjedhjeve. Sipas tij, nuk bën që të ketë zgjedhje në muajin qershor, për shkak të Ramazanit. “Ne me partnerin e koalicionit duhet të merremi vesh për zgjedhjet e jo me opozitën”, tha ai në Click të RTV 21. Ai ka thënë se pasi të dështoj mocioni i opozitës, Qeveria do ta procedoj demarkacionin. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti i LDK-së kundërshton Veselin: S’mund të votohet demarkacioni para mocionit

Posted: 09 May 2017 12:42 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi thotë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk mund të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës, të caktuar më parë për në orën 10: të ditës së nesërme. E gjithë kjo për shkak të afateve ligjore për mocionin. “Mocioni i mosbesimit eshte i caktuar sipas afateve kushtetuese per neser ne ora 10, nuk ka kohe per Demarkacionin para Mocionit. Nuk ka mundesi shtyerje sepse neser ne mesnate skadon afati per Mocionin”, ka shkruar Gashi në Facebook. Kryetari i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alves e afron Juven me finale (VIDEO)

Posted: 09 May 2017 12:35 PM PDT

Dani Alves e ka afruar edhe më shumë Juventusin me finale të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info. Mbrojtësi i djathtë brazilian e ka shënuar golin e dytë ndaj Monacos në minutën e fundit të pjesës së parë. Ndërkaq, golin e parë e kishte shënuar Mario Mandzukic në minutnë e 33-të, me asistim të Alvesit. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Linda Halimi ‘elektrizon’ skenën e Eurovision-it (Video)

Posted: 09 May 2017 12:35 PM PDT

Linda Halimi është përfaqësuesja e Shqipqrisë në këtë edicion të 62-të Festivalit Të Këngës Europiane (Eurovision). Ajo ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’ . Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Nuk munguan duartrokitjet e publikut për interpretimin e saj. Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Eurovisioni këtë vit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nait Hasani: Do të votoj për rrezimin e Qeverisë

Posted: 09 May 2017 12:25 PM PDT

Nait Hasani, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës thotë se nesër në seancë do të votoj për rrëzimin e Qeverisë, raporton zëri.info. Hasani më tutje thotë se qëndrimi i tij për këtë çështje nuk ka ndryshuar fare karshi Qeverisë Mustafa. “Unë këtë qëndrim e kamë pasur nga fillimi. Unë nesër do të votoj për rrëzimin e Qeverisë. Unë për këtë çështje e kam dhënë edhe nënshkrimin” ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventusi në epërsi (VIDEO)

Posted: 09 May 2017 12:24 PM PDT

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Monacos, në ndeshjen që po zhvillohet në Torino të Italisë, shkruan zeri.info. Mario Mandzukic ka shënuar gol në minutën e 33-të, për ta afruar ekipin Bianconeri me finalen e madhe. Juve e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 në Francë. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Linda Halimi rrëfen emocionet pak çaste para daljes në skenë: Pres mbështetjen tuaj! (Foto)

Posted: 09 May 2017 12:15 PM PDT

Këngëtarja Lindita Halimi pas pak çastesh do të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovisionit”. Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “World” në mesin e 18 shteteve të garës më të madhe të muzikës në Evropë, e cila këtë vit po mbahet në Kiev të Ukrainës. Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Linda rrëfen emocionet e para pak para ngjitjes në skenë. “Jam e emocionuar, por edhe e gatshme për skenën. Kam punuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëndohet ylli i Juventusit në ndeshjen ndaj Monacos

Posted: 09 May 2017 12:10 PM PDT

Sami Khedira është lënduar në ndeshjen ndaj Monacos, pasi ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë, duke u zëvendësuar kështu me mesfushorin Claudio Marchisio....

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kur do të procedohet demarkacioni? Mustafa e Veseli në telashe serioze

Posted: 09 May 2017 11:58 AM PDT

Seanca për mocionin e opozitës ku do të votohet rrëzimi i Qeverisë është paraparë të mbahet nesër në ora 10:00. Por Veseli pas një telefonate me amerikanin Hoyt Yee insiston se demarkacioni duhet të nxirret për votim para mocionit. Ai madje u ka thënë deputetëve që nesër të shkojnë në ora 8:00 të mëngjesit në Kuvend. Partnerët qeverisës PDK e LDK tani kanë telashe serioze. Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, që njëherit drejton edhe LDK’në, dhe kryetari i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ilir Deda kundër zgjedhjeve në qershor: Rrezikohet stabiliteti i vendit (Video)

Posted: 09 May 2017 11:44 AM PDT

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, vlerëson se nëse shkohet në zgjedhje në qershor do të jetë rrezik për destabilizim të vendit, duke marrë për bazë krizën politike në Shqipëri dhe Maqedoni. Deda, që është njëri nga themeluesit e subjektit më të ri politik Alternativa, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të përkujdeset njëkohësisht për këto vende, nëse ato hyjnë në një krizë të thellë politike. Deda ka folur edhe për aktualitetin politik në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: Dëshiroj të bëhem deputet (Video)

Posted: 09 May 2017 11:41 AM PDT

Së fundmi Halil Matoshi u përmend për mundësinë e kalimit nga gazetaria në politikë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike u tha se do të mund të jenë destinacionet e gazetarit, në kohën kur po pritet të caktohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Gazetari Halil Matoshi në emisionin Komiteti, - që transmetohet në RTV Dukagjini, - ka treguar nëse ai ka marrë ndonjë ofertë nga partitë politike dhe nëse ai ka plan që të përmbyll analizat mbi politikën, për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita e sigurt se do ta rrëzojë Mustafën (VIDEO)

Posted: 09 May 2017 11:18 AM PDT

Isa Mustafa të mërkurën do të ulet në vendin e kryeministrit në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët e opozitës po kërkojnë që ai më mos të ulet në këtë post. E kjo do të ndodhë nëse mocioni i mosbesimit i ngritur nga Nisma për Kosovën, merr 61 vota të deputetëve. Inicuesit janë të sigurt se do t’i kenë votat e mjaftueshme. Rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafaës, do të përkrahin edhe deputetët e Vetëvendosjes, që kanë numrin më të madh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpejtim Bulliqi në ‘siklet’ (FOTO)

Posted: 09 May 2017 11:03 AM PDT

As takimi me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, nuk arriti t’ia ndërroi mendjen deputetit të Kuvendit të Kosovës Shpejtim Bulliqi, për votimin e Demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Bulliqi ka deklaruar për media se nuk do të ndërron qëndrim sa i përket Demarkacionit. Edha pas takimit sipas fotografive Bulliqi duket që është mjaftë në siklet. Bulliqi, ndryshe njihet si një prej kundërshtuesve më të ‘fuqishëm’......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa thotë se nuk ka zgjedhje në qershor

Posted: 09 May 2017 10:49 AM PDT

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së, ka thënë se partia që drejton nuk dëshiron të shkohet në zgjedhje gjatë muajit qershor. Ai ka shtuar se LDK-ja nuk është e interesuar që t’i ftojnë qytetarët në fushatë dhe në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit, pasi që dihet se numri i myslimanëve që agjërojnë është i madh. Në asnjë mënyrë që në qershor vendi të shkojë në zgjedhje, pret respektim të marrëveshjes nga ana e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli telefonatë me Hoyt Yee: Demarkacioni të procedohet para mocionit

Posted: 09 May 2017 10:43 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Veseli ka vlerësuar se ekziston një ngecje në vendimmarrje, ndërsa ka rikonfirmuar kërkesën se duhet të ecet përpara në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen integruese të vendit. Gjatë kësaj bisede......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush e ka mërzitur aq shumë Besart Berishën?

Posted: 09 May 2017 10:28 AM PDT

Besart Berisha ndihet i mërzitur pasi ekipi i tij, Melbourne Victory, dështoi ta fitojë titullin e kampionit pasi humbi në finalen e madhe me penallti nga Sydney FC. Ai thotë se fati nuk ishte në anën e ekipit të tij derisa e shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të dielën, raporton zeri.info. “Penalltitë janë fat. Është mjaft e rëndë dhe e vështirë, posaçërisht kur luan në udhëtim dhe të gjithë tifozët të vërshëllejnë dhe kontestojnë”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjiganti evropian pas Salah

Posted: 09 May 2017 10:26 AM PDT

Forma e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon tek Roma ka bërë që Mohamed Salah të bëhet shënjestër e klubeve të mëdha evropiane. Përfaqësuesin egjiptian e duan mbi të gjitha klubet angleze, të cilat qëndrojnë më mirë financiarisht. 24-vjeçarit ia ka vënë syrin Liverpooli, i cili e do në ekip për sezonin e ardhshëm, raporton zeri.info. Ekipi “Merseysider” fillimisht ishte munduar ta transferonte Salah në janar të vitit 2014, por në fund nuk ishte bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Specialistët më eminentë të vendit, ligjëruan në Konferencën e parë Mjekësore: '“Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike'

Posted: 09 May 2017 10:12 AM PDT

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut të martën është mbajtur Konferenca e Parë Mjekësore me temën “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”. Konferenca kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjet dhe lëndimet që mund të vijnë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive, në mënyrë që të evidentohet sa më shumë ky rrezik. Në konferencë ligjëruan specialistët/doktorët më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kikaj: PDK do të ketë konsekuenca politike, nëse nuk respekton marrëveshjen

Posted: 09 May 2017 10:01 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj, ka folur për takimin e sotëm të LDK-së me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Ai thotë se në këtë takim, Delawie nuk e ka pasur qëllimin ti bind deputetët për Demarkacionin. Kikaj në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se në PDK ka më shumë deputetë të cilët janë deklaruar hapur se nuk e votojnë Demarkacionin përderisa ka thënë se në LDK janë vetëm dy. E, duke folur për mocionin e nesërm,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now