Zëri: “Bahtiri thotë se AKR-ja do të bëj koalicion me partinë që del fituese” plus 29 more |
- Bahtiri thotë se AKR-ja do të bëj koalicion me partinë që del fituese
- Skepticizëm për ndryshime thelbësore pas zgjedhjeve të 11 qershorit
- PD-ja e Aganit prapë në koalicion me PDK-në
- Mustafa mburret me sukseset e qeverisë që drejtoi
- Zyrtarë të PDK-së dhe LDK-së bashkë në dasmë, dikush refuzon të dalë në fotografi (Foto)
- Chelsea e fiton në fund spektaklin në Stamford Bridge (VIDEO)
- Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma për Kosovën
- Sërish dy gola për dy minuta në ndeshjen Chelsea Watford (Video)
- Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër
- Krasniqi tregon pse opozita nuk do të hyjë e bashkuar në zgjedhje
- Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni
- Dy tonë fara për portretin e Rita Orës (Video)
- Dy gola të shpejt në ndeshjen Chelsea Watford (Video)
- ZYRTARE: Zgjidhet lojtari i vitit në Ligue 1 (FOTO)
- Nuk do ta besoni sa para ka humbur Rooney në kazino për vetëm dy orë?
- Politikanët fillojnë degradimin e gjuhës në 'fushatë' (Video)
- Sa para mund të shpenzojnë partitë për fushatë zgjedhore? (VIDEO)
- Nuk do ta besoni se sa kushton kjo shtëpi e viteve të 60-ta (FOTO)
- SHBA akzuon Qeverinë e Assadit për ekzekutime masive
- Fluturat anti-stres: Çfarë janë dhe pse krijojnë varësi?
- Veseli bën fushatë në Drenicë, e quan zemër të Kosovës
- 'Home' i More Raçës shfaqet në Kaliforni
- Graniti nostalgjik, poston një foto me Taulantin (Foto)
- Formacionet zyrtare: Chelsea Watford
- I jepet lamtumira e fundit gazetarit Ganimet Klaiqi (Video)
- Ky lëng magjik pihet para gjumit dhe shkrin dhjamin e barkut
- Stefanoviq zgjedhjet në Kosovë i ndërlidh me formimin e Asociacionit dhe Gjykatën Speciale
- Grainca flet për kandidatin e LDK-së për kryeministër (Video)
- Bebe Rexha stërvitet me këngën e Capital T (Video)
- Merkel dhe Erdogan përplasen edhe për ushtrinë
| Bahtiri thotë se AKR-ja do të bëj koalicion me partinë që del fituese Posted: 15 May 2017 02:55 PM PDT Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), nuk ka dhënë ndonjë emër se me cilën parti do të bëj koalicion. Mirëpo, Bahtiri në një intervistë dhënë për Rtv “Dukagjini”, ka thënë se AKR-ja do të bëj koalicion me një parti që do të jetë fituese e zgjedhjeve, transmeton “Zeri.info”. Sipas tij, nëse AKR-ja do të shkoj e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, ky subjekt politik do të arrij të fitoj mbi 10 për qind të votave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Skepticizëm për ndryshime thelbësore pas zgjedhjeve të 11 qershorit Posted: 15 May 2017 02:44 PM PDT Njohës të rrethanave politike në vend thonë se partitë politike pothuaj nuk kanë ndryshuar që prej themelimit të tyre dhe interesi parësor i tyre, thonë ata, ‘është përfitimi për veten’. Ata thonë se mos reformimi i brendshëm i partive politike nuk do të lejojë edhe ndryshimet në shoqëri dhe rrjedhimisht, siç thonë, ‘zgjedhjet e parakohshme nuk do të mundësojnë ndryshime thelbësore’. Kosova hyn në një cikël të ri zgjedhor më 11 qershor, pas rënies...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| PD-ja e Aganit prapë në koalicion me PDK-në Posted: 15 May 2017 02:35 PM PDT Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike e Kosovës. Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizmit të koalicionit me PDK’në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD’së. Agani ka thënë për “Epoka e re” se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK’së, kanë kërkuar që PD’ja të jetë prijëse e proceseve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa mburret me sukseset e qeverisë që drejtoi Posted: 15 May 2017 02:25 PM PDT Kryeministri në largim, Isa Mustafa, vazhdon të numërojë sukseset e arritura gjatë qeverisjes së tij. Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ai ka treguar se, gjatë mandatit të tij është nënshkruar dhe po zbatohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Postimi i Mustafës: Nënshkruam dhe po e zbatojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Morëm Kodin Telefonik Shtetëror +383, Ndalëm trenin provokues, Rrëzuam murin jolegal… ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zyrtarë të PDK-së dhe LDK-së bashkë në dasmë, dikush refuzon të dalë në fotografi (Foto) Posted: 15 May 2017 02:18 PM PDT Teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në një luftë politike me Partinë Demokratike të Kosovës si asnjëherë tjetër, zyrtarë të PDK'së e LDK'së janë parë bashkë në një dasmë. Zyrtarët e LDK'së, Haki Demolli e Bajram Gecaj, sot janë parë në një dasmë bashkë me një zyrtar të lartë të PDK'së, nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër. PDK javën e kaluar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Chelsea e fiton në fund spektaklin në Stamford Bridge (VIDEO) Posted: 15 May 2017 01:59 PM PDT Chelsea është dashur të djersitet mirë një javë pasi siguroi titullin, pasi iu desh një gol në minutat e fundit për të siguruar një fitore prej 4-3 ndaj Watfordit. Blutë e Londrës e nisën shumë më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me anë të John Terryt. Vetëm dy minuta më vonë Terry gaboi duke u përplasur me bashkëlojtarin e tij dhe për t’i krijuar mundësinë Capoues për të barazuar. Azpilicueta me gol të bukur në minutën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma për Kosovën Posted: 15 May 2017 01:47 PM PDT Nisma për Kosovën sikurse partitë e tjera ende nuk i ka shpallur emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Lajmi.net merr vesh se parim kryesor i kësaj liste është kryesia e partisë, pjesë e të cilës janë Jakup Krasniqi, Zafir Berisha, Valdete Bajrami, Bilall Sherifi, Bajram Hasani. Kuptohet se në listë do të jetë edhe vet kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Nga 38 kandidatë që i kishte për deputetë si fillim brenda listës së përbashkët me AAK-në, kjo parti është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sërish dy gola për dy minuta në ndeshjen Chelsea Watford (Video) Posted: 15 May 2017 01:30 PM PDT Chelsea së pari ka shënuar për 3-1, por menjëherë është kundërpërgjigjur Watfordi duke ngushtuar për 3-2. Goli i Cheleat është shënuar me të nisur pjesa e dytë nga Batshuayi. Megjithatë, Janmaat u kundërpërgjigj shpejt për të realizuar për 3-2. Watfordi nuk e ka ndërmend kështu të dorëzohet. /Telegrafi/ Batshuayi with the tap in for chelseas 3rd goal ⚽️⚽️⚽️ pic.twitter.com/GF0Lq2HUCj — UlstersNo1 (@going_for55) May 15, 2017 ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër Posted: 15 May 2017 12:58 PM PDT Avdullah Hoti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teksa afati për deklarimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon nesër, LDK ka vendosur për kandidatin për Kryeministër. Gazeta Express merr vesh se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti të jetë kandidat i LDK'së për Kryeministër. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës deri më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Krasniqi tregon pse opozita nuk do të hyjë e bashkuar në zgjedhje Posted: 15 May 2017 12:54 PM PDT Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka treguar arsyen pse partitë opozitare nuk po mund të garojnë në zgjedhje si një opozitë e bashkuar, ashtu siç ishin bashkuar për shumë çështje, përfshirë Demarkacionin me Malin e Zi. Jakup Krasniqi është shumë skeptik që Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje do të mund të krijonin një koalicion parazgjedhor. Thotë se të dyja palët kanë arsyet e veta për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni Posted: 15 May 2017 12:50 PM PDT Hipertensioni ose njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut është një prej sëmundjeve me të cilat bashkëjeton gati 30% e popullsisë sot në botë, një vrasës i heshtur që po rritet me një shpejtësi të frikshme. Kjo sëmundje kronike karakterizohet nga rritja mbi vlerat normale të tensionit të gjakut të arterieve. Prania e hipertensionit tek një pacient rrit rrezikun për të zhvilluar edhe patologji të tjera si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe iktusi, shkruan Living.al. Një prej këshillave më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dy tonë fara për portretin e Rita Orës (Video) Posted: 15 May 2017 12:40 PM PDT Alkent Puzhegu po synon ta thyejë rekordin botëror të Guiness duke krijuar me fara mozaikun e këngëtares Rita Orës. Ai bashkë me shokët e tij, këtë të hënë ka nisur punën për ta thyer këtë rekord. Me një mozaik prej 300 metra katrorë Puzhegu po tenton t’ia marrë rekordin një artisti nga Gjermania i cili një punim të ngjashëm e realizoi në 272 metra katrorë. Alkenti, që me profesion është hotelier, dhe merret me art të frutave, tri vjet më parë ka thyer një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dy gola të shpejt në ndeshjen Chelsea Watford (Video) Posted: 15 May 2017 12:37 PM PDT Chelsea ka kaluar shpejt në epërsi ndaj Watfordit me anë të golit të John Terryt. Por, edhe më shpejt u barazua rezultati, kur pikërisht Terry gaboi kur Capoue shfrytëzoi rastin për të shënuar. Rezultati aktual pas minutës së 28-të është 1-1. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| ZYRTARE: Zgjidhet lojtari i vitit në Ligue 1 (FOTO) Posted: 15 May 2017 12:34 PM PDT Edison Cavani është përzgjedhur lojtari i sezonit në Ligue 1. ]Kampionati i francez i futbollit, sonte ka shpërblyer më të mirët e këtij sezoni që po lëmë pas. Dhe çmimi kryesor i këtij sezoni, ka shkuar për sulmuesin e PSG-së, Edison Cavani. Uruguaiani ka arritur që këtë sezon në Ligue 1, të shënoi hiq më pak se 35 gola. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nuk do ta besoni sa para ka humbur Rooney në kazino për vetëm dy orë? Posted: 15 May 2017 12:18 PM PDT Rezervisti i Jose Mourinhos te Manchester United, Wayne Rooney, vazhdon të jetë aktiv jashtë fushave të futbollit. Reprezentuesi anglez vazhdon të jetë i pasionuar pas lojërave të fatit. ‘The Sun’ shkruan se 31 vjeçari këto ditë në vetëm dy orë ka humbur deri në 600 mijë euro, shumë kjo jashtëzakonisht e madhe. Një dëshmitar i ka thënë kësaj medie, se Rooney është treguar shumë i pakujdesshëm me lojën e tij, e sidomos në rolet. Ai cek se edhe pse anglezi ishte parë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Politikanët fillojnë degradimin e gjuhës në 'fushatë' (Video) Posted: 15 May 2017 12:34 PM PDT Edhe pse ende jo zyrtarisht, partitë politike kanë filluar të bëjnë fushatë. Gjuha e tyre në këto pak kohë ka treguar se do të ketë një ashpërsim të retorikës së politikanëve kundërshtarë. Kështu kanë vlerësuar njohës të politikës në vend. Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha për Tribuna Channel, se degradimi i retorikës së politikanëve ka filluar kohë më parë, dhe ai pret që kjo do të thellohet. Mushkolaj shtoi se politikanët tanë nuk po zgjedhin as...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sa para mund të shpenzojnë partitë për fushatë zgjedhore? (VIDEO) Posted: 15 May 2017 12:02 PM PDT Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar shumën e parave që mund të shpenzojnë partitë politike për fushatën zgjedhore. Sipas këtij institucioni ato nuk guxojnë të harxhojnë më shumë se 942 mijë euro e 50 centë, njofton Klan Kosova. Në mbledhjen e KQZ-së u kuptuat se Lista Serbe e drejtuar nga Aleksandër Jabllanoviq tani mori emrin Partia e Serbëve të Kosovës. Rekomandimin për regjistrim këtë të hënë e bëri zyra për regjistrimin e partive politike. Por, kundër ishte Nenad...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nuk do ta besoni se sa kushton kjo shtëpi e viteve të 60-ta (FOTO) Posted: 15 May 2017 11:45 AM PDT Kjo shtëpi e viteve të 60-ta në Salcombe Bay, Devo është hedhur në shitje për 2.5 milion euro dhe pasi të shikoni fotografitë do ta kuptoni pse. Shtëpia nga jashtë nuk duket speciale, por nga brenda ajo është një parajsë e vërtetë në tokë, transmeton lajmi.net Për brenda është tejet shtëpi moderne, ka pamje nga deti, një kopsht i mrekullueshëm, pishinë e piano, të gjitha këto gjëra sigurojnë pushim të padiskutueshëm. Shikoni...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA akzuon Qeverinë e Assadit për ekzekutime masive Posted: 15 May 2017 11:41 AM PDT Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për vrasje masive të mijëra të të burgosurve dhe djegie të kuformave në një krematorium të madh jashtë kryeqytetit. Departamenti i Shtetit tha se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak Sajdnaja, rreth 45 minuta larg Damaskut. Departamenti publikoi fotografi që tregojnë, siç thuhet, një ndërtesë në kompleksin e burgut, e cila është përshtatur si...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fluturat anti-stres: Çfarë janë dhe pse krijojnë varësi? Posted: 15 May 2017 11:34 AM PDT Nëse nuk keni fëmijë apo internet, atëherë ndoshta ju ka ikur ‘çmenduria’ e re e cila ka pushtuar vëmendjen e të gjithë të rinjve. Fluturat anti-stres (Fidget Spinners) janë lodra për të rinjtë, të cilat shërbejnë për ta menaxhuar stresin dhe ADHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët), transmeton Telegrafi. Por, çfarë janë fluturat anti-stres? Fluturat anti-stres janë pajisje të vogla të cilat i përshtaten shumë mirë dorës tuaj....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Veseli bën fushatë në Drenicë, e quan zemër të Kosovës Posted: 15 May 2017 11:30 AM PDT Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Drenicën, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së. Gjatë vizitës në Skenderaj dhe në Drenas, anëtarëve të PDK-së Veseli u ka thënë se në Drenicë ndihet se qëndron "mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë". "Mitrovica është vendlindja ime, por Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më kanë strehuar gjatë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Home' i More Raçës shfaqet në Kaliforni Posted: 15 May 2017 11:27 AM PDT Filmi 'Home' i regjisores More Raça është përzgjedhur për tu shfaqur në festivalin e mirënjohur Big Sur International Short Film Screening Series që do të mbahet në Kaliforni gjatë muajit gusht, shkruan zeri.info. Në këtë festival marrin pjesë filmat më të suksesshëm botëror dhe antarë të jurisë janë emrat më të njohur Hollivudian si Kristen Dunst, Susan Littenber, Laurie Anderson, Philip Glass. Zëri ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Graniti nostalgjik, poston një foto me Taulantin (Foto) Posted: 15 May 2017 11:21 AM PDT Granit Xhaka ka kujtuar ndeshjen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve ndaj vëllait Taulantit Pavarësisht se ka kohë që Arsenali dhe Baseli janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, Graniti Xhaka ka kujtuar ndeshjen ndaj Taulantit. Xhaka është treguar shumë nostalgjik dhe nuk ka dashur ta komentojë shumë fotografinë. “Pasion”, ka shkruar Graniti në Facebook, në foton që e ka postuar së bashku me Taulantin. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Formacionet zyrtare: Chelsea Watford Posted: 15 May 2017 11:20 AM PDT Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Chelsea – Watford Dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Watford kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të Premierligës. Chelsea tashmë edhe matematikisht është kampion i Anglisë, por kjo do të jetë ndeshja e parë para tifozëve të tyre dhe dëshirojnë të shënojnë fitore. Nga fillimi në këtë takim do të luaj edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami, ndërsa ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00. Chelsea: Begovic,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| I jepet lamtumira e fundit gazetarit Ganimet Klaiqi (Video) Posted: 15 May 2017 11:18 AM PDT Vdekja e gazetarit dhe profesorit Ganimet Klaiqi ka tronditur komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Klaiqi ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, njofton Klan Kosova. Lamtumira e fundit atij iu dha në varrezat e fshatit Hajvali ku edhe jetonte gazetari veteran. Kolegët, miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit duke e kujtuar çdo herë si njeri të mirë, patriot e gazetar të devotshëm. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky lëng magjik pihet para gjumit dhe shkrin dhjamin e barkut Posted: 15 May 2017 11:10 AM PDT Disa dieta kryejnë pune e ca te tjera nuk janë efektive. Por për të humbur peshë dhe për të mos e shtuar prapë atë këtu duke ndjek disa rregulla. Jo vetëm personat me mbipeshë por edhe njerëzit që pesha ideale u lëviz vetëm me disa kilogramë janë të vetëdijshëm se sa e vështirë është të vish në formë e të eliminosh ato kilogramë të tepërt. Pjesa më e vështirë e trupit për t’u tonifikuar është ajo e barkut dhe e kofshëve pasi në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Stefanoviq zgjedhjet në Kosovë i ndërlidh me formimin e Asociacionit dhe Gjykatën Speciale Posted: 15 May 2017 11:03 AM PDT Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se shkuarja në zgjedhja të jashtëzakonshme në Kosovë nuk është e rastësishme. Sipas tij kjo është bërë që të merret kohë në formimin e Asociacionit. “Unë nuk besoj se kjo po ndodhë rastësisht. Kurdo që duhet të formohet bashkësia e komunave serbe që është dakorduar në Bruksel, fillon blerja e kohës. Ose kur ju hapni temën e formimit të Gjykatës Speciale menjëherë kemi vonesa. Ata pa dyshim...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Grainca flet për kandidatin e LDK-së për kryeministër (Video) Posted: 15 May 2017 10:59 AM PDT Derisa, partitë politike po bëjnë fushata parazgjedhore, duke lobuar që të rritet sa më shumë numri i votuesve nëpër partitë e tyre, vendi ynë po ngecë. Qytetarët po mbesin pa liberalizimin e vizave dhe faji është i partive politike që nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’i shpejtuar proceset e integrimit. Blerim Grainca, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, për Tribuna Chanel, thotë se PDK-ja bëri tërheqje spektakolare, duke e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bebe Rexha stërvitet me këngën e Capital T (Video) Posted: 15 May 2017 10:57 AM PDT Bebe Rexha gjithmonë ka qenë krenare me prejardhjen e saj. Sidoqoftë, tash ajo duket se po informohet edhe me trendet dhe muzikën shqiptare në përgjithësi. Ajo si duket ka pëlqyer tej mase projektin “Hitman” nga Capital T, shkruan Telegrafi. Ajo shihet teksa bën stërvitjet me trajnerin e saj, teksa në prapavijë dëgjohet kënga e superyllit shqiptar të hip hopit. Ky është një tjetër indikator për suksesin e Capital T dhe sidomos të hitit të tij “Hitman”, e po ashtu dëshmon dashurinë e Bebe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel dhe Erdogan përplasen edhe për ushtrinë Posted: 15 May 2017 10:47 AM PDT Përplasjet mes Berlinit dhe Ankarasë po krisin edhe partneritetin ushtarak mes dy anëtarëve të rëndësishëm të NATO’s. Gjermania paralajmëroi se do të tërheqë trupat ushtarake nga baza ajrore e Inçirlikut, një prej bazave më të rëndësishme të aleancës veri-atlantike për Lindjen e Mesme. Paralajmërimi erdhi pasi autoritetet turke refuzuan kërkesën e një grupi deputetësh gjermanë, të cilët donin të vizitonin trupat gjermane të stacionuara në këtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





