“Xhaferi: Nuk e kam ndërmet t’i lutem Ivanovit për ta dhënë mandatin, afatin e ka deri më 19 maj” plus 9 more 24 ore lajme

“Xhaferi: Nuk e kam ndërmet t’i lutem Ivanovit për ta dhënë mandatin, afatin e ka deri më 19 maj” plus 9 more 24 ore lajme


Xhaferi: Nuk e kam ndërmet t’i lutem Ivanovit për ta dhënë mandatin, afatin e ka deri më 19 maj

Posted: 12 May 2017 06:56 AM PDT

Pas ambasadorëve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi një takim edhe me gazetarët dhe mediat në vend, të cilëve u bëri me dije se afati i fundit Ivanovit për të dhënë mandatin është 19 maji, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Nova Tv, Xhaferi ka thënë se nuk e ka ndërmed që lutë dikë, e më së ...

Edhe Lista Serbe bëhet parti politike

Posted: 12 May 2017 06:50 AM PDT

Lista Serbe që nga sot me vendim të zyrës për regjistrim pranë Komisionit Qendror Zgjedhor edhe zyrtarisht është bërë parti politike.  Këtë e ka konfirmuar për agjencinë serbe Tanjug, Sllavko Simiq. Simiq ka sqaruar se me këtë vendim i është dhënë fund paqartësitë e brendshme në Listën Serbe dhe përpjekjet për ta instrumentalizuar atë për ...

Hoxhaj takon kongresmenët, SHBA mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës

Posted: 12 May 2017 06:41 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot delegacionin nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Duke i falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së për Kosovën, Hoxhaj i ka informuar kongresmenët për progresin e vendit në agjendën euro-atlantike dhe orientimin ...

Thaçi: Gjeneralët e UÇK-së kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike

Posted: 12 May 2017 06:32 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjeneralët e UÇK-së, luftëtarët e saj nuk kanë kryer krime, përkundrazi kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike. Thaçi ka thënë se është krenar për luftën e UÇK-së që e kanë zhvilluar. Presidenti i vendit, këto komente i bëri gjatë një interviste për mediat kroate. "Edhe njëherë ...

Zaev: Dhunuesit i kam falur, por nuk pres që t’i falë dhe shteti

Posted: 12 May 2017 06:24 AM PDT

"Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje". Kështu është shprehur sot para prokurorit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, kur ka dëshmuar për zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë që ndodhën në natën e 27 prillit. Sipas mediave maqedonase, Zaev sot është paraqitur në Prokurorinë ...

KLSH kallëzon në Prokurori kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Posted: 12 May 2017 06:09 AM PDT

KLSH kallëzon në Prokurori me akuzën e shpëdorimit të detyrës, Kryetarin e Bashkisë Himarë, Drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtorin e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, Përgjegjësin e Zyrës Juridike, 3 anëtarë të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT), 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh. ...

Shpëtohen dy efektivët që u izoluan në mal, në aksion kundër kanabisit

Posted: 12 May 2017 05:55 AM PDT

Shefi i komisariatit të Policisë së tepelenës, Roland Zhapa dhe specialisti i zonës Fejzo Meçe kanë mbetur të bllokuar në pikën më të lartë të kanioneve të Nivicës, teksa ishin nisur për të ushtruar kontroll pas informacioneve të marra për kultivim të kanabisit. Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë ...

Turqia: Armatosja e kurdëve, pasoja edhe për vetë Amerikën

Posted: 12 May 2017 05:42 AM PDT

Turqia paralajmëroi një ditë më parë Shtetet e Bashkuara, se vendimi për të armatosur forcat kurde që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Siri do të rezultojë e dëmshme për Uashingtonin, ndërsa akuzoi aleatin e saj në NATO se po vihej në anën e terroristëve. Kritika e fortë vjen një javë përpara se presidenti Recep ...

Shefi në detyrë i FBI-së sfidon Trump: Hetimi ndaj Rusisë nuk do të ndalet

Posted: 12 May 2017 05:31 AM PDT

Hetimi i Byrosë Federale të Hetimit për lidhjet e pretenduara mes Rusisë dhe ekipit elektoral të Donald Trump do të vazhdojë, pa u penguar nga shkarkimi i ish-drejtorit James Comey, apo nga faktorë të tjerë. Kështu deklaroi drejtori në detyrë i FBI-së, Andrew McCabe, para një komiteti të Senatit, i cili kundërshtoi pretendimet e zyrtarëve ...

Trump këmbëngul: Nuk jam nën hetim

Posted: 12 May 2017 05:19 AM PDT

Donald Trump insiston të thotë se ai nuk është nën hetim nga FBI dhe se shkarkimi i kreut të saj, ishte një vendim vetëm i tij. Drejtori i FBI-së, James Comey po drejtonte një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse dhe për bashkëpunim të mundshëm të zyrtarëve të stafit të Trump dhe Moskës. Presidenti amerikan ...