“Vettingu po ecën shpejt. Komisioni përfundon verifikimet” plus 9 more 24 ore lajme

“Vettingu po ecën shpejt. Komisioni përfundon verifikimet” plus 9 more 24 ore lajme


Vettingu po ecën shpejt. Komisioni përfundon verifikimet

Posted: 31 May 2017 08:06 AM PDT

Përzgjedhja e kandidatëve të vettingut, që kualifikohen për në fazën e votimit në dy komisionet e tjera, u bë pa transparencë dhe me dyer të mbyllura. Rezultati ishte se, vetëm një emër më shumë i është shtuar listës së certifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. "Komisioni ad hoc i verifikimit i përcjell për votim dy ...

Fondet falas nga BE, Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite

Posted: 31 May 2017 07:57 AM PDT

Shqipëria ka përfituar 260 milionë euro grante nga Bashkimi Europian në 3 vitet e fundit, ndërkohë që disbursimet pritet të rriten në mënyrë progresive deri në 2020-n. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, për këtë vit, BE-ja ka përcaktuar 92.9 milionë euro si mbështetje për Shqipërinë, ndërsa për periudhën 2018-2020 do të ...

Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted: 31 May 2017 07:37 AM PDT

Sot në Kaçanik prezantohet projekti "Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm". Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes aktiviteteve kreative të të rinjve të Kaçanikut.

Thaçi, vizitë zyrtare në Kroaci

Posted: 31 May 2017 07:28 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.   Presidenti Thaçi do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm ...

Philips: E çuditshme që Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Posted: 31 May 2017 07:19 AM PDT

Analisti amerikan David Philips ka thënë se në Kosovë deri më tani politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen vetëm personalisht. Philips në një ligjëratë me studentë të kolegjit "Universum", ka thënë se ka ardhur koha që politikanët kosovarë të merren më shumë me çështje sociale. "Politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen ...

Hoxha takon Filip De Ceunick, flasin për luftën kundër terrorizmit

Posted: 31 May 2017 07:10 AM PDT

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësinë e koordinatorit nacional kundër terrorizmit, priti në takim këshilltarin regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit Filip De Ceunick, me të cilin diskutuan për sukseset dhe sfidat e përbashkëta në kontekst të luftës kundër terrorizmit. Zëvendësministri Hoxha theksoi që puna e madhe dhe ...

Ditët e mia me Fabrizio De Andre

Posted: 31 May 2017 07:00 AM PDT

Nga Ylljet Aliçka Më 18 Shkurt  ka lindur kantautori i njohur italian Fabrizio De Andre. Vdiq në Janar të vitit 1999. Në ditën e vdekjes së tij u fol dhe u shkrua shumë. Me kalimin e viteveai po shndrrohet në njëmit. Për të shkruhen libra, emërtohen shkolla, rrugë, fondacione, teatro…Dhe ai vetë shkroi libra.Ishte nga ...

Paditet ish-shefi i shtabit; Mbrojtja i kërkon të rikthejë 6600 euro

Posted: 31 May 2017 06:51 AM PDT

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të FA, dhe njëkohësisht i dyti në listën e kandidatëve për deputet të PD për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës me objekt padie, për kthim shume. Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë prej 6600 euro, që ...

Irak, gjendet në Mosul lista e “luftëtarëve të huaj” të ISIS-it

Posted: 31 May 2017 06:38 AM PDT

Numri i tyre i saktë nuk është i sigurt, por sipas burimeve të inteligjencës së disa shteteve evropiane, dyshohet se janë të paktën 20 mijë persona që kanë braktisur Perëndimin për t'u rekrutuar dhe bashkuar në Irak dhe Siri në radhët e ISIS-it, për t'u kthyer më pas në qytetet e origjinës dhe goditur e ...

Tjetërsimi në pikturat e Arben Golemit

Posted: 31 May 2017 06:27 AM PDT

Piktori Arben Golemi vjen me ekspozitën personale "Tjetërsim" në datat 2-23 qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në hapje të sezonit turistik, kjo ekspozitë vetjake sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve punë të autorit në harkun kohor 2005-2017. Kuratori i ekspozitës Ylli Drishti ka përzgjedhur për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke ...