Tani me versionin më të fundit të Chrome në Android, do jetë edhe më e lehtë ruajtja e faqeve për t’i lexuar edhe kur jeni offline.
Pavarësisht sesa të shpejtë bëhen telefonët tanë, ato shpesh kufizohen në këtë drejtim sipas rrjeteve tona celulare. Tani Google po ndërmerr hapat e nevojshëm, që interneti të mos jetë problem për punën tuaj me telefonin.
Vitin e kaluar Chrome erdhi me një buton shkarkimi me të cilin mund të ruani website-et kur është shkëputur interneti. Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se 45 milionë faqe janë shkarkuar çdo javë me këtë funsionalitet.
Në vend që të hyni në menunë e shfletuesit për të kërkuar butonin e shkarkimit tashmë do të merrni opsionin në fjalë sa herë që mbani të shtypur për një kohë të gjatë lidhjen. Gjithashtu do të jetë më e lehtë kërkimi i faqeve të ruajtura si dhe Chrome do të tregojë shkarkimet më të fundit për akses më të shpejtë.
Shkarkimet mund t’i menaxhoni dhe shikoni nga faqja e shkarkimeve të përgjithshme.
Versioni i ri i Chrome është i disponueshëm në Android. Nëse nuk dëshironi të prisni derisa të shfaqet në Play Store, atëherë shkarkojeni nga APKMirror.






