“UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi” për punën praktike të studentëve” plus 5 more Ferizaj Press |
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi” për punën praktike të studentëve
- Përkujtohen e nderohen dëshmorët Hasan Çerkini e Ramadan Salihu në fshatin Zaskok si dhe dëshmorët e familjes Haxhidema në fshatin Manastirc
- Rregullohet rruga “Halil Alidema” në qendër të Ferizajt
- KRM ”Pastërtia” në hall me mosrespektim të orarit nga qytetarët (Foto)
- INJORIMI I DIASPORËS MUND TI KUSHTOJË SHTRENJTË KOSOVËS
- PDK: Vazhdojnë emërimet politike në shkollat e Ferizajt
UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi” për punën praktike të studentëve Posted: 30 May 2017 06:57 AM PDT Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë"Fetoshi", në Rahovec, e cila është njëra ndër Kompanitë udhëheqëse në vend për prodhimin dhe tregtimin e materialeve ndërtimore dhe izoluese. Qëllimi i Marrëveshjes është që t'iu mundësoj studentëve që të realizojnë pjesën praktike në këtë kompani, por edhe të zhvillojnë temat e diplomës. Po ashtu, edhe Kompania do të përfitoj nga kjo Marrëveshje sepse studentët dhe profesorët do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të Kompanisë. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari u shpreh i kënaqur që UShAF po vazhdon me traditën e marrëveshjeve me biznese vendore dhe falënderoi kompaninë "Fetoshi"që pranoi të ndihmoj studentët e UShAF në përgatitjen e tyre profesionale. Ndërsa, drejtori menaxhues i Kompanisë "Fetoshi", z. Nexhmedin Fetoshi u shpreh i kënaqur që edhe kjo Kompani do të jetë pjesë e Universitetit duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve. |
Posted: 30 May 2017 06:38 AM PDT Ferizaj.30.05.2017. Banorët e fshatit Zaskok , familjarë , bashkëluftëtarë e strukturat të komunës së Ferizajt kanë përkujtuar sot me homazhe dëshmorët e kombit Hasan Çerkini e Ramadan Salihu në fshatin Zaskok. Në këtë tubim përkujtimor mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili tha se vepra e tyre heroike meriton një nderim të përjetshëm. Ai ka ripërsëritur se kontributi i dëshmorëve nuk matet me asgjë, por puna institucionale dhe edukimi i brezave të rinjë për këto histori duhet të njet një motiv më shumë që amaneti i tyre dalëngadalë po plotësohet. " Në këto momente përkujtimi shprehim përkushtimin e thellë të institucioneve të komunës së Ferizajt për nderimin e vlerave të luftës dhe për vlerësimin e akteve heroike të këtyre luftëtarëve të cilët i dhanë dritë dhe shkëlqesi lirisë të cilën po e gëzojmë ne sot. Ne do të punojmë deri në përulje para këtyre vlerave për të kultivuar tërë atë patriotizëm të lartë edhe tek gjeneratat e reja. Këtë sakrificë sublime si akti më i lartë historik do ta nderojmë për jetë. Zbrazëtia që krijon humbja e njerëzve të dashur duhet të zëvendësohet me kujtime të mira për ta dhe nderim të veprës së tyre heroike" u tha familjarëve të dëshmorëve dhe të gjithë të pranishmëve kryetari Svarqa. "Djemtë tanë kishin jetën e mirë në Gjermani, por nuk mundën të duronin robërinë e atdheut dhe lanë shkollën e punën edhe pse e dinin se mund të vdisnin dhe më 15 prill të vitit 1999 u nisën për në Kosovë . Unë jam krenar për atë se çka ka bërë djali im ndërsa më vie mirë dhe edhe shteti nuk po i harron dhe po punohet për të mirën e brezave të ardhshëm" u shpreh Gani Salihu babai i dëshmorit Ramadan Salihu. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pas homazheve në fshatin Zaskok ka bërë homazhe edhe në fshatin Manastric tek lapidari dëshmorëve të familjes Haxhidema. Edhe me këtë rast u çmua lart kontributi i të gjithë atyre që mundësuan formimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës.
|
Rregullohet rruga “Halil Alidema” në qendër të Ferizajt Posted: 30 May 2017 06:35 AM PDT Komuna e Ferizajt ka filluar sot punimet për rregullimin e kanalizimit dhe të shtruarjes me kubëza në rrugën "Halil Alidema" në qendër të Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast ka thënë se po punohet në vazhdimësi që kushtet infrastrukturore të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e Ferizajt. "Sot jemi në rrugën "Halil Alidema" e cila po fillon të rregullohet me gjithë infrastrukturën nëntokësore që nënkupton kanalizimin dhe shtruarjen e një pjese me kubëza. Kështu do të krijohet një pamje më e mirë për vet qytetin, por do të zgjidhet edhe problemi i ujërave të zeza. Natyrisht që është një projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje i cili ka një gjatësi prej 400 metrash, ndërkaq gjerësia do të jetë sipas kufijëve ekzistues të rrugës. Këtu ka qenë një pjesë edhe më herët e shtruar me kubëza ndërsa kubëzat e hequra nga qendra e qytetit unë e kam marr një vendim që të ruhen edhe si vlerë edhe si gjurmë simbolike kah kanë shkelur qytetarët e komunës së Ferizajt për një kohë të gjatë dhe të vendosen këtu . Ndërkaq pjesa tjetër do të shtrohet me kubëza të reja" ka thënë me këtë rast kryetari Svarqa. Banorët e kësaj pjese e kanë mirëpritur investimin e komunës për të rregulluar rrugën ,e veçanërisht sanimin e kanalizimit për të cilin thanë se kanë qenë në vështirsi. Projekti i rregullimit të rrugës "Halil Alidema" i ka kushtuar komunës së Ferizajt mbi 30 mijë euro.
|
KRM ”Pastërtia” në hall me mosrespektim të orarit nga qytetarët (Foto) Posted: 30 May 2017 12:49 AM PDT Në mungesë të masave ndëshkimore, gjendja e mjedisit sa shkon e ndotet më shumë nga qytetarët të cilët nuk e respektojnë orarin për hudhjen e mbeturinave dhe në vendet e caktuara për grumbullimin e tyre. Në dy ditë të fundjavës, Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastërtia", gjegjësisht njësia operative e Ferizajt ka hequr mbi 30 tonelata mbeturina vetëm në disa pika grumbulluese brenda qytetit, pa I përmendur edhe të tjerat në orare të zakonshme. Gjendja e mjedisit të ndotur sa shkon e rritet këtyre ditëve të fundit, e krejt kjo në mungesë të respektimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit gjegjësisht të Urdhëzimit Administrativ 14/2015, me çrast organet kompentente nuk gjobisin ndotësit apo ata që nuk respektojnë orarin dhe vendin e hudhjes së mbeturinave. KRM "Pastërtia", disa herë edhe publikisht ka ftuar këto dy organe që të respektojnë këtë Udhëzim Administrativ, por tani edhe njëher e ripërsëritë thirrjen për shkak se me ngritjen e temperaturave dhe ardhjen e mërgimtarëve (kur edhe rritet numri I banorëve), kompania nuk do të mund të përballojë që të vazhdoje me tempo të stërngarkuar dhe kosto tejet të madhe. Në dy ditët e fundjavës angazhimin e Njësisë Operative të KRM "Pastërtia" në Ferizajt, mund ta shihni përmes fotove më poshtë, kur vetëm pak orë pas bartjes së mbeturinave dhe pastrimit të vendit, vetëm pas pak orëve qytetarë të pandërgjegjëshëm kanë mbushur jo vetëm kontejnerët por edhe pjesën sipër e përreth, madje edhe me kafshë të ngordhura. Vlen të përmendet se këto mbeturina nuk janë vetëm të banorëve të qytetit, por sipas informacioneve nga qytetarët ato vijnë edhe nga vendbanimet e ndryshme rurale të komunës së Ferizajt.
|
INJORIMI I DIASPORËS MUND TI KUSHTOJË SHTRENJTË KOSOVËS Posted: 29 May 2017 03:43 PM PDT Mosreprezantimi edhe kësaj radhe i diaspores në organet ligjëmarrëse dhe qeverisëse si dhe pamundësimi në plotni për të ushtruar të drejtën e votës (përkunder afatit të shkurte ligjor) është edhe një shkurtëpamësi e radhës e kastës politike. Mërgata Shqiptare që nga Rilindja Kombëtare e deri sot ishte prezente dhe vendimtare në të gjitha fazat e çlirimit dhe krijimit të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. Mos harroni edhe një fakt se edhe 10 vjet do t’i keni efektive gjeneratat që kane linde dhe rritë në diaspore. Kosova është për ta vetëm vendlindja e babës e jo e tyre dhe nëse silleni me ta në këte formë injoruese dhe nëse nuk dini me i joshë do të keni probleme. Urojë që të kthjelleni për të mirën e këtij vendi dhe të ardhmen e femijëve tuaj. Mos e injoroni diasporën Ilaz Hysaj. |
PDK: Vazhdojnë emërimet politike në shkollat e Ferizajt Posted: 29 May 2017 07:36 AM PDT Përmes një komunikate për medie PDK dega në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e Ferizajt se po bënë emërime politike nëpër pozita udhëheqëse. Më këtë rast PDK ka përmendur emërimin e drejtorëve pa konsultime më Drejtorinë e Arsimit dhe pa konkurse. Komunikatën e plotë lëshuar nga PDK mund ta lexoni në vazhdim
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |