Tirana Observer: “Donald Lu merr vetë në dorë negociatat: Rama dhe Basha do takohen sërish” plus 9 more

Tirana Observer: “Donald Lu merr vetë në dorë negociatat: Rama dhe Basha do takohen sërish” plus 9 more


Donald Lu merr vetë në dorë negociatat: Rama dhe Basha do takohen sërish

Posted: 04 May 2017 07:45 AM PDT

Kthesë të befasishme marrin bisedimet për dialog mes palëve pas deklaratave të prera që Edi Rama bëri sot me gazetarët në konferencë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe shefi i qeverisë, Edi Rama do takohen sërish sonte në Presidencë në një tjetër tentativë për konsensus.

Ky takim i dyti brenda dy ditësh vjen me ftesë të Presidentit Nishani dhe si negociator do të jetë ambasadori i SHBA Donald Lu që këtë herë do bëhet pjesë e bisedimeve në tryezë.

Lu, është takuar brenda pak orëve, dy herë me Ramën sot në Kryeministri.

Këtij takimi i është bashkuar edhe ambasadorja Romana Vlahutin.

“O çun ma boj i kshu, Jarin dhe Edin kapi pa mendje”, Rama tallet me Bashën

Posted: 04 May 2017 07:30 AM PDT

Takimi në Presidencë mes Ramës e Bashës nuk prodhoi marrëveshje, por humor ka prodhuar pa masë!

Një foto që është bërë virale dje nga takimi në Presidencë e ka përdorur edhe kryeministri Edi Rama që e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, me të cilën vë në lojë kryedemokratin Basha.

Nga pozicioni i fotos dhe dixhitura që i kanë vënë faqet e dedikuara të humorit në rrjetet sociale duket sikur kryedemokrati kërkon të dalë bukur në foto, ndërsa kryeministrin dhe presidentin t'i kapin pa mendje.

Historia e veçantë në Tiranë: 8 muaj burg nga dashuria

Posted: 04 May 2017 07:09 AM PDT

Një i ri nga Tirana është duke vuajtur 8 muaj burgim për një takim me shoqen e tij.

Eduart Leti është shpallur fajtor për largim në cilësinë e të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Leti ishte nën hetim i dyshuar për veprën penale të mashtrimit dhe për shkak të kësaj akuze, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Por edhe pse vendimi specifikon qartësisht se nuk lejohet të dalësh nga banesa pa marrë më parë leje apo miratimin e autoriteteve, i riu Leti rrezikoi për të takuar një shoqen e tij.

Dhe pikërisht në atë moment, kur të rinjtë po takoheshin policia bëri verifikim në banesën e Letit duke konstatuar mungesën e tij. Nëpërmjet celularit, policia komunikoi me te riun, i cili u tregoi vendin ku po qëndronte bashkë me shoqen e tij.

Por pavarësisht motiveve, ky veprim i kushtoi të riut arrestimin e menjëhershëm, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 8 muaj burgim për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Në argumentimin e saj, gjykata e cilësoi largimin e të riut nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie, të njëjtë me largimin e të burgosurit nga ambientet e burgut.

E ndërsa i riu kishte arritur t'i shpëtonte burgut për akuzën e mashtrimit, ai ra brenda për të takuar shoqen e tij./TCH

Erdogan uron Metën për zgjedhjen si President dhe e fton në Turqi

Posted: 04 May 2017 07:04 AM PDT

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan uroi sot përzemërsisht Ilir Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit.

Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Ilir Metën.

"Ju falenderoj për kontributin tuaj si Kryetar Kuvendi, në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve", tha Erdogan, i cili ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi.

"Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin.

Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve.

Forcimi i marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit", tha Meta gjatë bisedës telefonike me Erdogan.

12 gjërat që duhet t’i fshini TANI nga Facebook-u

Posted: 04 May 2017 06:57 AM PDT

Duke pasur miliarda përdorues, "Facebook" është kthyer në një nga rrjetet sociale më me influencë në mbarë botën. Me një rrjet social kaq të fuqishëm, ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të dini sesi merreni me të.

Ndërsa "Facebook" thotë se mbrojtja e intimitetit të përdoruesve të tij është prioritet i lartë, ka pjesë të caktuara të informacionit që ju jepni përmes këtij rrjeti social dhe që është më mirë t'i fshihni:

Ditëlindjen

Ditëlindja juaj është një pjesë e rëndësishme, që përfshin gjithashtu edhe emrin dhe adresën tuaj, me të cilat njerëzit mund t'i gjejnë më lehtë të dhënat e llogarisë suaj bankare dhe të dhënave personale.

Numrin e telefonit

Skenari më i mirë këtu është t'ju marrë një admirues i sjellshëm. Skenari më i keq? Një maniak i cili ju telefonon vazhdimisht.

Shumicën e "miqve"

Profesori i psikologjisë së Oxfordit Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme.

Fotot e fëmijës suaj / anëtarit të ri të familjes

Victoria Nash, drejtoreshë e "Institutit të Internetit" në Oksford, paraqiste një pyetje vërtet të mirë për këtë temë dhe ka të bëjë me pëlqimin: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin për veten e tyre kur të rriten?

Ku jeni ju dhe fëmija juaj

Sipas "NSPCC" numri i ngacmimeve seksuale të regjistruara është rritur gjatë vitit të kaluar.

Shërbimet e vendndodhjes

Shërbimet e vendndodhjes janë të disponueshme vetëm në Android ose në iPhone. Në vitin 2015, TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues arritën në "Facebook" vetëm nga celularët e tyre, gjë që do të thotë se numri i njëjtë ka potencialin për të transmetuar vendndodhjen e tyre në internet dhe kushdo që mund ose nuk dëshiron të të dëmtojë tani e di se ku je.

Shefin tuaj

Facebook është një platformë e mediave sociale dhe në një farë mënyre ndërveprimet tuaja duhet të jenë të relaksuara pa e vrarë mendjen. Por nëse drejtuesi i kompanisë suaj mund të hyjë në faqen tuaj ai / ajo ka qasje në çdo status të përditshëm tuajin që përfshin edhe atë për punën.

Mjaft etiketuat vendndodhjen tuaj

Njerëzit harrojnë faktin se etiketimi i vendndodhjes suaj në të vërtetë u jep të tjerëve adresën tuaj.

Kur dhe ku po shkoni për pushime

Ata të cilët janë të zhytur në punë gjatë kohës që janë në pushime, nuk mund të marrin siguracion në qoftë se ata kanë postuar planet e tyre të pushimeve në llogaritë e tyre të mediave sociale.

Statusin e marrëdhënies tuaj

Nëse doni të festoni lulëzimin e një marrëdhënieje të re, mos e bëni në Facebook. Mund të mos funksionojë, dhe ndryshimi i statusit nga "në një marrëdhënie" në "single" do t'ju bëjë të ndiheni më keq.

Detajet e kartës së kreditit

Asnjëherë. Kjo nuk është kurrë një ide e mirë.

Biletat e avionit

Publikimi i një fotoje të biletës është shpesh një mënyrë për t'u mburrur, por mos u tundoni! Barkodi është unik për ju dhe mund të përdoret për të gjetur informacionin që i keni dhënë kompanisë fluturuese.

Përse truri ynë funksionon si një faqe e Wikipedias?

Posted: 04 May 2017 06:56 AM PDT

Çdo herë që tërheqim një kujtim nga truri, ai ndryshon, qoftë për shkak të humorit tonë, qoftë si rezultat i informacionit të ri që nuk ishte në dispozicion për ne atë kohë.

Është si një skedar kompjuteri që vazhdimisht përditësohet dhe vetëm versioni më i fundit është në dispozicion. Eksperimentet kanë treguar se njerëzit kujtojnë të njëjtën ngjarjen në mënyra të ndryshme, varësisht se si e përpunojnë atë në kujtesën e tyre. Një studim zbuloi se diçka aq e thjeshtë, sa një bisedë me një grup njerëzish rreth një përvoje të përbashkët, mund të ndryshojë kujtesën tuaj mbi ngjarjen.

Me kalimin e kohës, dhe me biseda të përsëritura rreth ngjarjes, kujtesa juaj gradualisht do të konvergojë me atë të grupit.

E kaluara jonë bëhet më e shkurtër, më e ndjeshme dhe më e adaptueshme. Ne të gjithë besojmë se e bazojmë ndjenjën tonë të vetvetes, mbi përvojat tona individuale.

Çdo gjë është e përkohshme, por të paktën kujtimet tona na përkasin vetëm ne. Në të vërtetë e kundërta është e vërtetë: Kujtimi është një proces social.

Gabimet e supozuara në kujtimet tona mund të korrigjohen me detaje të reja, thjesht sepse ato 'përshtaten' mirë. Dhe sa më e qëndrueshme është historia e re, aq më kollaj bëhet një kujtim. Pra, në realitet kujtesa jonë është si një faqe në Wikipedia: ne mund të ndërhyjmë në çdo kohë dhe ta redaktojmë – po kështu mund ta bëjë edhe dikush tjetër. Dhe ne shohim vetëm versionin më të fundit.

Naomi Campbell me ide të qarta, 46-vjeçarja: Çdo minutë të jetës mendoj të bëj një fëmijë

Posted: 04 May 2017 06:54 AM PDT

"Në çdo moment të jetës mendoj të kem një fëmijë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për "Es Magazine", supermodelja e njohur, Naomi Campbell, e cila është shprehur se ka shumë dëshirë të krijojë një familje.

Edhe pse në moshën 46-vjeçare "pantera e zezë" është shprehur se me ndihmën e shkencës në ditët e sotme mund të arrihet gjithça."Idetë i kam shumë të qarta në kokën time, dëshiroj shumë shpejt të krijoj një familje.

Edhe pse jam 46 vjece shkenca ka përparuar dhe unë mund të bëhem nënë në momentin që unë dëshiroj," ka thënë supermodelja. Intervista shoqërohej edhe me një set të mrekullueshëm fotosh shkruan Tgcom.

 

A është mbrojtja e Juves, më e mira e të gjitha kohërave?

Posted: 04 May 2017 06:38 AM PDT

A jemi përballë mbrojtjes më të mirë të të gjitha kohërave? Shifrat të detyrojnë ta bësh një pyetje të tillë. Nëse rishikojmë atë që ka ndodhur në fushën e lojës është e vështirë të mendosh për mbrojtje të tjera që të jenë në të njëjtin nivel me atë të Juventus-it.

Higuain ka qenë heroi i mbrëmjes kundër Monaco, por numri i golave të pësuar vazhdon të jetë zero. Një lojtar i vetëm mund të të ndihmojë të fitosh një ndeshje, por mbrojtjet të ndihmojnë të fitosh kampionatet dhe trofetë. Ajo e Juventus-it, e këtij edicioni, është e destinuar të futet në histori, shkruan Gazzetta dello Sport.

SHIFRAT

Ta nisim nga të dhënat. Në Europë, kur përqendrimi është maksimal dhe duhen minimizuar gabimet, ato të dhëna janë të jashtëzakonshme: gjashtë ndeshje pa pësuar gol, 621 minuta pathyeshmëri, 11 ndeshje të mbyllura me rrjetën e portës të paprekur. Messi i neutralizuar, ashtu si Suarez, Neymar, Mbappe, me këtë të fundit që kishte shënuar në çdo ndodhje që nga 1/8-at, dhe Falcao. Gjithkush që nuk quhet Tolisso apo Pareja nuk ka arritur ta kalojë murin bardhezi. Goditje me kokë, pritje dhe ndërhyrje vendimtare.

AKTORËT

Interpretuesit: shfaqja e fundit ka pasur për protagonistë ata, "BBC". Barzagli-Bonucci-Chiellini: janë gjithmonë ata, kanë disa vite më shumë mbi kurriz, por ndoshta janë më të mirë se në të kaluarën. Sepse mekanizmat janë më të vajosur, sepse disa mangësi maskohet më mirë, sepse ekipi i mbron më shumë. Alex Sandro ka mësuar të mbrojë në një vit e gjysmë, Dani Alves mund të bëjë gjithçka kur do. Pjanic mbulon hapësirat dhe i mbyll ato me zgjuarsi. Më pas është Buffon, i cili e rrit nivelin e lojës së tij në varësi të rëndësisë së ndeshjes. Gigi më i mirë i kohëve të fundit. Edhe për këtë arsye, mbrojtja e Juventus duket shumë më superiore se atë të së kaluarës. Për më tepër, nga ky repart nisin sulmet, thelbi i kësaj skuadra nuk është vetëm mbrojtja.

KRAHASIMET

Cilat mbrojtje të tjera, në historinë e futbollit italian, kanë qenë më të mira? Ajo e Interit të Mourinhos, që ndërtoi "Tripletën" duke i hequr hapësirat dhe oksigjenin kujtdo, duke përfshirë edhe Messi-n? Ndoshta. Mbrojtja legjendare e Milanit të Sacchi-t, që do të kishte nxjerrë në pozicion jashtë loje një botë të tërë? Është në garë. Milan-i tjetër i Capello-s, me rekordet e Sebastiano Rossi-t dhe 1-0-n si rezultat klasik? Ndoshta.

Mbrojtja e Italisë kampione e Botës në 2006-ën, që ka pësuar gol vetëm nga Zaccardo (autogol) deri në finale? Të kujton mbrojtjen e sotme bardhezi. Dhe jo rastësisht mbrojtësi i fundit ka qenë i njëjti, Gigi. Mbeten dy ndeshje për të shkruar një tjetër faqe të historisë dhe për t'u kthyer në legjendë.

Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria në vendin e 66

Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion në klasifikimin e FIFA-s për këtë muaj. Edhe këtë radhë, kuqezinjtë tanë, që në këtë periudhë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, e shohin veten në vendin e 66, me 533 pikë.

Ajo që ka pësuar ndryshim në këtë renditje të FIFA-s është skuadra përfaqësuese e Kosovës, që ka zbritur 2 shkallë, për tu pozicionuar në vendin e 172, me 112 pikë.

Klasifikimi i FIFA-s edhe këtë muaj kryesohet nga Brazili me 1661 pikë, i ndjekur nga rivalët e Argjentinës në vendin e dytë, me 1603 pikë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga kampionët e botës, Gjermania.

Klasifikimi vijon me Kilin në vendin e katërt, Kolumbinë dhe Francën. Spanja dhe Italia, që janë në grupin tonë kualifikues të Botërorit 2018, renditen respektivisht në vendin e 10 dhe të 12.

Kriza politike, Vasili në gjurmët e Metës: Jemi gati për çdo sakrificë, lëmë edhe postet tona

Posted: 04 May 2017 06:32 AM PDT

"Sigurisht është një situatë krize politike. Këtë nuk kemi arsye pse ta fshehim. Është një krizë që kërkon maturi dhe largpamësi. Maturi për t'u menduar dhe largpamësi për të kuptuar efektin e veprimeve të sotme për të ardhmen e vendit. Ndaj ne kemi inkurajuar çdo zgjidhje që siguron zgjedhje të lira dhe me standarde. Edhe dje kam theksuar me gatishmëri e sinqeritet që në funksion të kësaj zgjidhjeje kemi vënë të gjitha postet tona në qeveri. Kam afirmuar zgjidhjen që ka dhënë zoti Meta më parë. Asnjë sakrificë nuk është më e madhe se rëndësi e zgjedhjeve me standarde e të lira. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë edhe në moment edhe në ditët në vijim", deklaroi Vasili.

I pyetur për propozimet që maxhoranca i ka ofruar opozitës, duke qenë se LSI nuk ka qenë pjesë e negociatave të djeshme, Vasili tha se është njohur me variantin e zgjidhjes duke e cilësuar realist.

"LSI, siç e cituat në mënyrë korrekte nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi. Ka qenë negocim biletaral. Jemi njohur sigurisht me variantin e zgjidhjes, nuk do më pëlqente ta quaja ofertë, variantin e ofruar nga PPE. Ka qenë variant realist që hapte hapësira për zgjidhje, i jepte garanci të rëndësishme PD-së që ajo të bëhej pjesë e procesit dhe jo rastësisht propozimin për t'iu drejtuar PPE-së e ka bërë zoti Meta", tha Vasili.

Ai u shpreh se do ishte e mirëpritur sërish që PPE të thoshte fjalën e saj për ta bërë zgjidhjen më të pranuar.

"Mendoj se sërish do ishin të mirëprituara që Partitë Popullore ta thoshin fjalën e tyre sepse e bën çdo zgjidhje më të pranuar.

Stabiliteti i vendit, e ardhmja e tij që lidhen vetëm me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kërkon dhe do kërkojë sakrifica. LSI ka qenë e gatshme, ne kemi qenë të gatshëm për t'u vënë në dispozicion maksimalisht në funksion të zgjidhjes", theksoi kreu i LSI-së Petrit Vasili.

 

Shkelen rregullat e BB/ Banorët paralajmërohen: Të shtunën pasoja të rënda

Posted: 04 May 2017 06:09 AM PDT

Në shtëpinë e Big Brother ka shkuar një zarf i zi, në të cilin paralajmërohen masa ekstreme që do të merren nga "Vëllai i Madh" për një prej banorëve, i cili ka thyer rregullat bazë të këtij programi.

"Një prej banorëve të shtëpisë ka thyer rregullat bazë të këtij programi. Të shtunën, gjatë transmetimit live, do të ketë pasoja të rënda. Përgatituni!", thuhet në komunikimin e "Big Brother", të cilën për banorët e shtëpisë e lexon Danjeli.

Komunikim që për disa momente i lë në heshtje dhe të shokuar banorët, që fillojnë e të mendojnë se çfarë rregulli është shkelur dhe se ky vendim do të prekë edhe partnerin/partneren e banorit të banorit që ka shkelur rregullin. Mbetet për t'u parë të shtunën mbrëma se kush është banori që ka thyer rregullat bazë dhe cili do të jetë masa që do të ndërmerret në shtëpi.