“Tillerson dhe Lavrov takohen me 10 maj në Uashington” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Tillerson dhe Lavrov takohen me 10 maj në Uashington” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Tillerson dhe Lavrov takohen me 10 maj në Uashington

Posted: 08 May 2017 08:59 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus Sergei lavrov do të takohen më 10 maj në Uashington pët të diskutuar konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Po ashtu, temë diskutimi pritet të jenë edhe çështje tjera, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit. Në njoftimin e Departamentit të amerikan të shtetit thuhet se dy diplomatët do të diskutojnë nevojën e ndaljes së dhunës në Ukrainën lindore dhe zgjidhjen e konfliktit sipas, asaj që njihet si "Marrëveshja e Minskit". Sekretari Tillerson "synon përqendrimin e diskutimeve në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian", thuhet në njoftim. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin fazën për zgjidhjen politike të konfliktit. Ndërkaq nga Moska, në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Lavrov dhe Tillerson do të shkëmbejnë mendime rreth problemeve kyçe në botë dhe çështjeve bilaterale. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani paralajmëron se do të sulmojë “bazat e sigurta terroriste” brenda Pakistanit

Posted: 08 May 2017 07:07 AM PDT

Irani ka paralajmëruar Pakistanin se Teherani do të qëlloj bazën e militantëve brenda shtetit fqinj nëse Islamabadi nuk do të konfrontohet me kryengritësit sunitë të cilët po kryejnë sulme ndërkufitare. Media shtetërore ka cituar shefin e Shtabit të Ushtrise, Mohammed Hossein Bagheri i cili ka thënë më 8 maj se Teherani pret që "zyrtarët pakistanezë të kontrollojnë kufijtë, të arrestojnë terroristët dhe të mbyllin bazat e tyre". "Në rast se vazhdojnë sulmet terroriste ne do të qëllojmë mbi bazat e tyre, kudo që ndodhen", ka thënë ai. Dhjetë roja kufitare iraniane u vranë në prill në një sulm që pretendohet të jetë kryer nga grupi militant sunit, Jaish al- Adl. Ministri i jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka vizituar Islamabadin më herët gjatë muajit maj, për të diskutuar sigurinë kufitare me autoritet pakistaneze. Pakistani siguroi Iranin se do të vendoste trupa shtesë përgjatë kufirit të tij. Kufiri në mes te dy vendeveka kohë që është përdorur nga kontrabandistët e drogës dhe militantët, të cilët janë përplasur me forcat e sigurisë iraniane. Jaish al-Adl që ka kryer disa sulme ndaj forcave iraniane të sigurisë, mori përgjegjësinë për sulmet gjatë të cilave u vranë tetë roje kufitare në prill te vitit 2015 dhe 14 roje kufitare në tetor të vitit 2013. Grupi militant tha se sulmet e tyre kanë për qëllim atë që ata e quajnë diskriminim ndaj pakicaveminoritare sunitekryesisht në Iranin shiit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në Maqedoni - e politizuar

Posted: 08 May 2017 06:50 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka vlerësuar se nevojiten reforma të thella që organet e rendit të mund të garantojnë mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët. Duke folur në Ditën e Policisë, Nuhiu, e vlerësoi si shumë problematike mungesën e transparencës në dikasterin e policisë. "Edhe në këtë ditë feste e kam bindjen se reformat e thella në institucionin e policisë do të duhet të vazhdojnë për të pasur prosperitet e progres, për të kultivuar vlerat dhe standardet thelbësore të një policie profesionale, dinjitoze dhe të respektuar. Policia e Shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët", ka deklaruar Agim Nuhiu. Komentet vijnë pas kritikave të shumta nga ekspertët e sigurisë po edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, se pjesë e skenarit të dhunshëm në ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, gjatë zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni ligjvënës, ishin edhe struktura të caktuara policore të cilët nuk e kanë kryer detyrën në përputhje me rregullativën ligjore. Kontrollimi i funksionimit të policisë sekrete mbetet pjesa më e ndjeshme në dikasterin e policisë, thonë ekspertë të fushës, veçanërisht pas publikimit të bisedave të përgjuara. Kjo çoi në ngritjen e padisë për zyrtarët e lartë të kësaj drejtorie për shpërdorim të detyrës zyrtare nga Prokuroria Speciale. Ish ministri Oliver Spasovki nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti kjo e cila kryeson shumicën e re parlamentare, e cila pritet të formojë qeverinë e re të Maqedonisë, thotë se në kuadër të këtij institucioni ka profesionistë, por problemi, thotë ai, që e bën jofunksional dikasterin e policisë është se në pozitat vendimmarrëse qëndrojnë persona partiak, të cilët u shërbejnë drejtuesve të partive politike në pushtet dhe jo ligjeve. "Një nga aktivitetet kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë realizimi i reformave thelbësore në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në përputhje me rekomandimet e Pribesë dhe praktikave që vlejnë në vendet e zhvilluara evropiane. Qeveria e re plotësisht do ta mbështesë kontrollin e komisionit parlamentar ndaj këtij organi", ka theksuar Sasovski. Ekspertët thonë se reformat duhet të përshijnë dhe numrin më të madh të shqiptarëve në pozitat vendimmarrëse, ngase në bazë të hulumtimeve që ka realizuar Universiteti i Tetovës më shumë se 60 për qind e qytetarëve shqiptarë ende nuk kanë besim në organet e policisë. "Në Ministrinë e Punëve të Brendshme akoma ka drejtori dhe sektorë të caktuar, siç është ajo për ndërhyrje të shpejtë dhe sektorë të tjerë të cilët janë shumë larg atij 20 për qindëshi të përfshirjes së shqiptarëve që është e garantuar dhe me ligj", bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Selmani ligjërues në fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Policia e Maqedonisë është kritikuar në vazhdimësi edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian dhe si problematike është fokusuar tejkalimi i kompetencave gjatë aksioneve policore, mungesa e transparencës si dhe politizimi i institucionit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sektori publik nuk i “huq” pushimet dhe festat, ai privat nuk i respekton

Posted: 08 May 2017 06:36 AM PDT

Numri i festave zyrtare në Kosovë, të cilat janë edhe ditë pushimi, po konsiderohen të shumta nga shoqatat ekonomike dhe përfaqësuesit e të drejtave të punëtorëve. Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse. Javë më parë, kalendarit të festave zyrtare i është shtuar edhe Dita memoriale e komunitetit egjiptian. Me futjen e kësaj feste zyrtare, në Kosovë numri i festave ka arritur në 12. Po ashtu, sipas Ligjit, kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasuese të punës. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kosova në aspektin ekonomik humb shumë nga numri i madh i këtyre festave. "Kosova nuk ka komoditet kaq të madh të festojë kaq shume festa dhe rrjedhimisht të ketë kaq shumë pushime për këto festa, derisa kemi një ekonomi kaq shumë të pa zhvilluar. Por, duket se në Kosovë të gjithëve po i pëlqen kjo formë e pushimeve, e sidomos institucioneve publike të cilët janë ata të cilët pushojnë më së shumti", thekson Shahini. Institucionet publike, nwnvizon ai, janë ato, të cilat më së shumti zbatojnë Ligjin për festat zyrtare, derisa sektori privat, jo të gjitha festat zyrtare i bën ditë pushimi. "Në sektorin privat nuk pushojnë në çdo festë zyrtare. Janë tri apo katër festa zyrtare kur sektori privat pushon. Në rastin e Ditës së Evropës e cila me ligj është ditë pushimi dhe institucionet publike të gjithë pushojnë, sektori privat është në punë të rregullt", thekson Shahini. Ndërkohë edhe për përfaqësues të të drejtave të punëtorëve, numri i festave zyrtare që janë edhe ditë pushimi konsiderohet të jetë mjaft i lartë. Megjithatë, sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi këto ditë pushimi janë vetëm për punonjësit në institucione publike dhe jo për ata që punojnë në privat. "Festat në kalendar, janë të shumta. Nuk është dashur të kemi kaq shumë festa. Po lidhem me Ditën e Evropës, atje është dita e Evropës, por punohet derisa ne pushojmë. Kalendari ynë është i stërngarkuar me festa të cilat është dashur t'i festojmë, por jo çdo herë të pushohet apo edhe te lidhen festat me ditë pushimi", thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë. Çështjen e numrit të madh të festave zyrtare kohë më parë e patën diskutuar edhe në Qeverinë e Kosovës, ku ishte kërkuar të reduktohen ditët e pushimit për festa, por që deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë për ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare. Ndryshe, sipas shifrave zyrtare, në Kosovë janë të punësuar mbi 300 mijë persona, nga kjo 80 mijë në sektorin publik, kurse në sektorin privat janë të punësuar mbi 222 mijë punëtorë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë “uzurpojnë” punësimin në arsim dhe shëndetësi

Posted: 08 May 2017 06:17 AM PDT

Arsimi, tregtia dhe kujdesi shëndetësor janë sektorët kryesorë të punësimit për femrat në Kosovë. Por, edhe në këta sektorë, apo profesione tjera, sipas të dhënave zyrtare, vetëm rreth 13 për qind e femrave në moshë pune punojnë, pasi 34 për qind e popullsisë që i takojnë kësaj gjinie nuk janë në marrëdhënie pune. Një gjendje e tillë është evidente pavarësisht që interesimi i grave për të gjetur punë është i njëjtë me burrat. Gjysma e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, llogaritet se i takojnë gjinisë femërore.  Punësimi i numrit më të madh të grave në këta sektorë, ka bërë ndarje tradicionale të profesioneve, ku në mënyrë specifike kërkohen burra për 'profesionet e burrave' dhe gra për 'profesionet e grave'. Po ashtu, barriera tjetër është tek gjuha diskriminuese e shpalljeve për vende të punës, thuhet në një analizë të publikuar të enjten nga Instituti për Studime të Avancuara "GAP". Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se përkundër faktit që Ligji për barazi gjinore i obligon punëdhënësit që me rastin e shpalljes së vendit të lirë të punës të shmangin elementet diskriminuese në bazë të gjinisë, në sektorin privat Ligji pothuajse nuk aplikohet, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkohen gra ose burra për pozita të caktuara. "Në shumicën e konkurseve, ne kemi analizuar mbi 500 konkurse të ndryshme dhe tek gratë kryesisht ofrohen mundësi apo pozita për punë që kanë të bëjnë me sektorin si shitëse, asistente, do të thotë punë kryesisht të thjeshta. Kurse për burra kërkohen pozita si menaxher, inxhinier, arkitekt, drejtor ekzekutiv..", ka thënë Mehmeti. Luljeta Demolli, drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, e konsideron diskriminim gjinor punësimin e grave vetëm në sektorë të caktuar. Ajo madje shpreh shqetësimin se janë krijuar stereotipe për pozita të burrave dhe grave. Kjo çështje, thotë ajo, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi në institucionet arsimore, ka vetëm edukatore dhe mësuese në nivelin e ulët.  "Është një sektor që po i takon vetëm grave. Edukatoret dhe niveli i ulët i shkollimit i takon vetëm grave, gjë që nuk duhet të ndodh. Duhet të ndryshohen stereotipet për profesione. Duhet të fillojmë të kemi edukatorë burra ose djem, pasi fëmijët po krijojnë ide për profesionet që janë tipike për gra dhe për burra, kurse në vendet evropiane kjo ka ndryshuar", thotë Demolli. Sektori publik, sipas Luljeta Demollit, vazhdon të mbetet më i preferuari për femra, për shkak të pagave më të sigurta, pushimeve dhe kompensimeve tjera që gëzojnë të punësuarit në këtë sektor, por edhe rritjes së herë pas hershme te pagave.  Flora Krasniqi, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka zgjedhur të studiojë për edukim, për shkak se, siç thotë ajo, në këtë sektor, konkretisht në atë të arsimit, puna për femra është më e përshtatshme. "Për shkak të sigurisë në punë, orari më i shkurtë, rroga e sigurt, por edhe pushimeve dhe vikendeve. Për këtë kam zgjedhur arsimin", thotë Krasniqi. Interesimi për sektorin publik, arsyetohet edhe me faktin që sektori privat mbetet ende mjaftë i egër, ku nuk zbatohen ligjet, pagat janë më të ulëta, si dhe nuk përfillen të drejtat e të punësuarve. Sipas organizatave joqeveritare, rreth 80 për qind prej tyre, që punojnë në sektorin privat, nuk kanë kontrata të punës, kurse në sektorin publik 12 për qind nuk e gëzojnë këtë dokument që siguron qëndrueshmëri në punë. Rreth 31 për qind e grave, që punojnë në sektorin privat kanë punuar për 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë. Kurse 46 për qind kanë punuar gjatë festave zyrtare dhe 66 për qind e tyre kanë punuar gjatë fundjavës. Po ashtu, rreth 60 për qind, thuhet se nuk kanë marrë asnjë lloj kompensimi për punën jashtë orarit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis: SHBA po e shqyrton me kujdes planin për zonat e sigurisë në Siri

Posted: 08 May 2017 06:05 AM PDT

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis tha se SHBA-ja do ta shqyrtojnë nga afër propozimin e Rusisë për krijimin e disa zonave të ashtuquajtura të sigurta në Siri, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në vendin e përfshirë në konlikt. Megjithkëtë, duke folur me gazetarët të hënën, Mattis paralajmëroi se plani përmbanë shumë pyetje pa përgjigje. Mattis tha se kurifjtë e zonave të propozuara për armë pushim ende po hartohen, megjithëse lokacionet e përgjithshme "janë të mirënjohura" "Kush do të garantojë se ato janë të sigurta? Kush do të nënshkruaj? Kush do mbetet jashtë tyre? Të gjitha këto hollësi duhet të përpunohen",tha ai. Plani u propozua nga Rusia, aleati kryesor i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, me ndihmën e Turqisë, që mbështet opozitën. Irani, një tjetër aleat i madh, gjithashtu e ka mbështetur. Sipas planit katër zona të de-eskalimit do të krijoheshin në Siri për një periudhë prej gjashtë muajsh, që do të mund të zgjateshin nëse tri shtetet nënshkruese do të pajtoheshin. Ai gjithashtu përfshinë edhe krijimin e kushteteve për qasje humanitare, ndihmë mjekësore dhe kthim të refugjatëve në shtëpitë e tyre. Plani, megjithatë, nuk mbulon rajonët e kontrolluara nga militantët e grupit Shteti Islamik, duke i lënë SHBA-vë dhe aleatëve të tyre lirinë për të vazhduar fushatën për rimarrjen e territoreve të mbajtura nga IS-i. SHBA-ja nuk është pjesë e marrëveshjes dhe qeveria e Sirisë si dhe opozita nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen. Por ministri jashtëm I Sirisë Ëalid al-Moualem tha të hënën se Damasku do t'i përmbahet kushteve t ëplanit gjithnjë derisa edhe rebelët të jenë vëzhgues të tij. Mattis tha se Ëashingtoni i detyrohet popullit të Sirisë "të paktën ta shqyrtojë me shumë kujdes". Mattis bëri me dije se shefi I shtatmadhorissë së SHBA-së, Joseph Dunford ka folur për zonat me homologun e tij rus më 7 Maj. "Kjo çështje është diskutuar, por ka shumë hollësi që duhet të përpunohen", tha Mattis. Plani është nisma më serioze për të reduktuar dhunën dhe për të siguruar një armëpushim, I pari i shpallur në dhjetor, që kur shtetet e perëndimit akuzuan Damaskun për sulmin me armë kimike në prill në provincën Idlib që kontrollohet nga rebelët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rebelët sirianë dhe familjet e tyre largohen nga Damasku

Posted: 08 May 2017 04:34 AM PDT

Qindra rebelë dhe familjet e tyre kanë filluar të hipin në autobusë për t'u larguar nga paralagjet e rrethuara të Damaskut, në Barzeh, sipas një marrëveshje me qeverinë, bënë të ditur të hënën mediat shtetërore dhe një grup i vëzhguesve. Televizioni shtetëror njoftoi se evakuimi i luftëtarëve nga Barzeh për rebelët e provincës Idlib në veri perëndim të Sirisë, ka nisur të zbatohet, por nuk dha ndonjë hollësi. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 1.500 veta pritet të largohen nga Barzeh më 8 maj dhe më hapa të tjerë pritet të ndërmerren në javët e ardhshme. Barzeh, që gjendet në veri lindje të Damaskut, ishte një vend i luftimeve intensive ndërmjet rebelëve dhe ushtrisë së Sirisë në muajt e fundit. Dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë në zonat e rrethuara përreth Damaskut, Homsit dhe Aleppos janë dorëzuar pas rrethimeve të zgjatura në këmbim të zhvendosjes në zonat e tjera të kontrolluara nga rebelët në pjesë të tjera të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forcat ajrore afgane goditën objektivat e IS-it

Posted: 08 May 2017 04:15 AM PDT

Forcat ajrore të Afganistanit kanë goditur objektivat e Shtetit Islamik në provincën lindore Nangarhar, ku komandanti I grupit ekstremist u vra në një operacion muajin e kaluar, thanë autoritetet afgane. Ministria e brendshme tha, të hënën, se nga sulmet ajrore u vranë të paktën 34 luftëtarë të IS-sit, gjatë 24 orëve të fundit dhe u shkatërrua një radios stacion që transmetonte në mënyrë ilegale porositë e grupit militant gjithandej provincës. Ministria tha se sulmet ajrore goditën strehimet e IS-it në rajonet Nazyan dhe Achin. Deklarata u publikua pasi zyrtarët e SHBA-së dhe ata afganë, më 7 Maj, njoftuan se në një operacion të përbashkët ushtarak muajin e kaluar u vra Abdul Haseeb Logari, shefi i IS-it në Nangarhar. Logari që u emërua pas vdekjes së paraardhësit të tij Hafiz Saeed, nga një goditje me dron nga SHBA-ja, u vra në një operacion të kryer nga 50 forca speciale të SHBA-së dhe 40 komando afgane, bën me dije përmes deklaratës së përbashkët të forcave të armatosura të SHBA-së dhe atyre afgane. Një deklaratë e publikuar nga zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani, gjithashtu konfirmon vdekjen e Logarit, duke shtuar se ai ishte "përgjegjës për urdhër të sulmit mbi spitalin ushtarak në Kabul në muajin mars me ç'rast 50 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën" Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të ndarë, të paktën gjashtë militant u vranë nga suli me dron i SHBA-së në Provincën qendrore Wardak më 8 Maj, njoftuan mediat afgane duke cituar zyrtarët lokalë. Abdul Rahman Mangal, një zëdhënës i guvernatorit të provincës tha se "komandantë lokalë Taliban" janë në mesin e të vrarëve në sulm që kishte për objektiv militantët në kryeqytetin e provincës Maidan Shahr. Mangal nuk dha hollësi të tjera. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lufta detyron mbi 2 milionë fëmijë të Sudanit J. të ikin nga shtëpitë

Posted: 08 May 2017 02:33 AM PDT

Lufta dhe uria kanë detyruar mbi dy milionë fëmijë në Sudanin Jugor të ikin nga shtëpitë, duke krijuar krizën më shqetësuese të refugjatëve në botë, thanë Kombet e Bashkuara. Lufta civile në Sudanin Jugor ka nisur dy vjet pasi ka fituar pavarësinë nga Sudani fqinj, përkatësisht kur presidenti Salva Kiir ka shkarkuar zëvendësin e tij më 2013. Luftimet që kanë pasuar, e kanë ndarë vendin në vija etnike, kanë shkaktuar inflacion të lartë dhe uri në disa pjesë. "Asnjë krizë me refugjatë sot nuk më shqetëson më shumë sesa Sudani Jugor", tha Valentin Tapsoba, shef për Afrikën në Agjencinë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Në një vend me 12 milionë banorë, gati tre në katër fëmijë nuk shkojnë në shkollë, tha OKB-ja. Mbi një milion fëmijë kanë ikur jashtë Sudanit Jugor, ndërsa një milion të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda. OKB tha po ashtu se mbi njëmijë fëmijë janë vrarë në luftime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin thotë se është i gatshëm të punojë me Macronin

Posted: 08 May 2017 01:39 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar telegram presidentit të zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për t'i uruar fitoren në zgjedhje. Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të punuar me Macronin në çështje dypalëshe dhe globale. "Qytetarët e Francës ju kanë besuar udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë për Evropën dhe gjithë komunitetin botëror. Rritja e kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit militant shoqërohet nga një përshkallëzim i konflikteve lokale dhe destabilizimi i gjithë rajoneve", citoi Kremlini telegramin e Putinit dërguar Macronit. "Në kushte të tilla, është veçanërisht e rëndësishme të kapërcejmë mosbesimin reciprok dhe t'i bashkojmë përpjekjet për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri ndërkombëtare", ka thënë Putin. Macron, gjatë fushatës së tij, ka thënë se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, porse përtej kësaj, "nuk beson se Franca dhe Rusia ndajnë të njëjtat vlera dhe prioritete". Marine Le Pen, rivalja e Macronit në zgjedhje, ka takuar Putinin gjatë fushatës dhe ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti i Nigerisë takoi vajzat që liroi Boko Harami

Posted: 08 May 2017 01:21 AM PDT

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, takoi 82 vjazat e qytetit Çibok, të cilat u liruan pas tre vjetësh robëri nën ekstremistët islamikë të Boko Haramit. Fotografitë e postuara në Twitter treguan dhjetëra vajza në rezidencën e presidentit më 7 maj, një ditë pasi qeveria e tij siguroi lirimin e tyre në këmbim të të burgosurve të Boko Haramit. Pas takimit, këshilltari i presidentit, Femi Adesina, tha se Buhari "ka premtuar se do të bëhet gjithçka e nevojshme për t'i riintegruar vajzat në shoqëri". Adesina tha se zyrtarët e qeverisë do të mbikëqyrin rikthimin e tyre në shoqëri. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili bashkë me Qeverinë zvicerane kanë ndihmuar negociimin e lirimit të vajzave, tha se ato do të bashkohen me familjet e tyre së shpejti. Qeveria nigeriane nuk dha detaje rreth këmbimit, por një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se pesë komandantë të Boko Haramit u liruan në këmbim të vajzave. Vajzat kanë qenë në mesin e 276 nxënëseve të rrëmbyera nga Boko Harami në prill të vitit 2014 nga një shkollë e mesme në qytetin Çibok. Disa vajza kanë arritur të ikin, disa janë liruar në ndërkohë, ndërsa 113 mungojnë ende.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet një shkollë e vajzave në Pakistan

Posted: 07 May 2017 11:55 PM PDT

Policia pakistaneze tha se një shpërthim ka ndodhur pranë një shkolle të vajzave pranë qytetit Peshauar, duke plagosur dy zyrtarë të policisë. "Nxënëset nuk janë lënduar", tha shefi i policisë së Peshauarit, Mohammad Tahir. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët talibanë kundërshtojnë arsimimin e vajzave. Ata kanë bombarduar qindra shkolla në zonat fisnore të Pakistanit. Peshauari, kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhva, ka qenë skenë e sulmit më vdekjeprurës në Pakistan. Në dhjetor të vitit 2014, talibanët kanë sulmuar një shkollë ushtarake atje, duke vrarë mbi 150 njerëz, shumica e tyre fëmijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bota e shqetësuar nga zotimet e Trumpit për klimën

Posted: 07 May 2017 11:18 PM PDT

Shqetësimet për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën ka të ngjarë të jenë fokusi kryesor i bisedimeve të OKB-së, që nisin sot në Bon. Negociatorë nga gati 200 vende diskutojnë për gati dy javë zhvillimin e rregullores për Traktatin e Parisit. Por, shqetësimet se presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015, janë gjithnjë në rritje. Disa delegatë thonë se një hap i tillë do të ishte goditje e madhe për marrëveshjen, e cila merret me zbutjen dhe adaptimin e emetimeve të gazrave serrë, duke filluar nga viti 2020. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është zotuar se do të zvogëlojë emetimet e karbonit për 32 përqind deri në vitin 2030. Por, presidenti i ri ka thënë se ky plan është një pengesë e panevojshme për industritë e thëngjillit, naftës dhe gazit. Reduktimi i gazrave serrë në atmosferë është i rëndësishëm për parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lideri i IS-it në Afganistan është vrarë

Posted: 07 May 2017 11:00 PM PDT

Udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë, konfirmoi Zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani. Ajo tha se Hasib ka vdekur dhjetë ditë më parë në një operacion të forcave speciale të Afganistanit, në provincën Nangarhar. Hasib besohet se ka qenë prapa sulmit në një spital ushtarak në Kabul, në muajin mars, i cili ka lënë të vrarë mbi 30 njerëz. Muajin e kaluar, Pentagoni ka thënë se Hasib me gjasë është vrarë në një sulm të forcave amerikane dhe afgane. Nangarhar është provinca ku më 13 prill ushtria amerikane hodhi bombën më të fuqishme jo-bërthamore, duke vrarë mbi 90 militantë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria procedon demarkacionin nëse i mbijeton mocionit

Posted: 07 May 2017 10:52 PM PDT

Qeveria e Kosovës ka shtyrë procedimin në Kuvend të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në një komunikatë për media, thuhet se pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën. "Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës", theksohet në komunikatë. Marrëveshja ishte paralajmëruar të dërgohet për ratifikim në Kuvend, në javën kur ligjvënësit pritet të votojnë mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë aktuale.   Marrëveshja për demarkacionin po kundërshtohet ashpër nga opozita si dhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet, me pretendimet se nëse ratifikohet si e tillë, përmes saj Kosova do të humbte mbi 8 mijë hektarë tokë. Paqartësitë e krijuara rreth demarkacionit, por edhe rënies eventuale të qeverisë aktuale, i ka komentuar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës. "Është evidente mungesa e vendim-marrjes. Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave", ka shkruar Veseli në Facebook. "Kosova është në prag të 18 vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete", ka nënvizuar Veseli. Sipas tij, ka ankesa dhe pakënaqësi të qytetarëve, ndaj të cilave liderët politik nuk guxojnë të tregohen të shurdhër. "Dua t'i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre", ka adresuar mesazhin e tij Kadri Veseli. Gjendja e krijuar me demarkacionin, por edhe në raportet mes partnerëve të koalicionit, është shqyrtuar në një takim të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi tha se çështja e demarkacionit do të paraqitet në qeveri dhe kuvend pas të mërkurës, më 10 maj, kur do të votohet për mocionin e opozitës. "Besojmë që mocioni nuk kalon dhe është me rëndësi që më pas të ratifikohet demarkacioni dhe të bëhet liberalizimi i vizave, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm brenda 90 ditëve", ka thënë Abrashi. Shtyrja e procedimit të demarkacionit, nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje është cilësuar si dëshmi se qeveria nuk e ka mbështetjen në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes. Sipas Vetëvendosjes, marrëveshja është e dëmshme dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga opozita. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se marrëveshja aktuale e cenon tërësinë territoriale të Kosovës dhe se ajo, sipas tij, është marrëveshje e vdekur. "Kjo qeveri e Republikës së Kosovës tash e dy vite, me kokëfortësinë e vet, asnjëherë nuk ndërmori asnjë hap për ta sanuar marrëveshjen për demarkacion. Është dashur që ta ri-negociojmë atë më Malin e Zi, që ta krijojmë një proces hetimor të Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të tregohet qartë e vërteta për marrëveshjen për demarkacion se si erdhi ajo dhe pse u tentua t'i falet ajo pjesë e tokës së Kosovës, Malit të Zi dhe në këtë mënyrë ta bëjmë një shënjim të duhur dhe të drejtët ë kufirit me Malin e Zi", ka thënë Ymeri. Ndërkaq, Sllavko Simiq, nga Lista Serbe, e cila aktualisht ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se deputetët serbë nuk kanë qenë të përfshirë në çështjen e demarkacionit. "Tash për tash është evidente që nuk ka konsensus politik tek partitë shqiptare të cilat përfaqësohen në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit për të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve", ka thënë Simiq. Sipas tij, edhe nëse përjashtohet numri prej 20 deputetëve nga radhët e pakicave, në Kuvendin e Kosovës janë 100 vende për deputetët shqiptarë të cilë do ta vlerësonin nëse është në interes për qytetarët dhe do ta ratifikonin demarkacionin.  Një tentativë paraprake për ratifikimin e kësaj marrëveshje ishte shënuar edhe më 1 shtator të vitit të kaluar. Por, atë ditë, koalicioni nuk i kishte 80 votat e nevojshme për ratifikim, ndërkohë që edhe gjendja e sigurisë qe përkeqësuar, çka e kishte detyruar kryeministrin Isa Mustafa ta tërhiqte ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi. Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa qeveria po përgatitet të procedojë për herë të dytë demarkacionin në Kuvend, opozita ka deponuar të premten një mocion me nënshkrimet e 42 deputetëve, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë tjera, përfshirë edhe ato në pushtet për rrëzimin e qeverisë aktuale. Mocioni për rrëzimin e qeverisë është caktuar të votohet më 10 maj. Për më shumë lexoni këtë: Mocioni apo demarkacioni - testi i mbijetesës së Qeverisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron: Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën

Posted: 07 May 2017 10:26 PM PDT

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, mbajti fjalimin e fitores përpara mijëra mbështetësve në Paris. Ai tha se do të garantojë unitetin e kombit dhe se do të mbrojë Evropën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA është informuar për arrestimin e një qytetari amerikan në Korenë Veriore

Posted: 07 May 2017 10:01 AM PDT

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë sot se është në dijeni që Koreja e Veriut ka arrestuar një tjetër qytetarë amerikanë nën dyshimin për akte kundër shtetit. Kim Hak Song, i cili është arrestuar më 6 maj, po punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Phenjan, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve verikoreane, KCNA. "Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetim të detajuar mbi veprat që ai ka kryer", ka njoftuar kjo agjenci. Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklarate ka thënë se "është në dijeni për raportimet" se një qytetar amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut. "Siguria e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara është njëra prej prioriteteve më të larta të Departamentit. Kur një qyttar amerikan raportohet se është arrestuar në Korenë e Veriut, ne punojmë me ambasadën suedeze në Penjan, e cila shërben si fuqi mbrojtëse e SHBA-së në Korenë e Veriut", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. Edhe tre qytetarë amerikanë janë duke u mbajtur në Korenë e Veritu, përfshirë Kim Sang Dok, i cili është raportuar se është arrestuar në muajin prill për akte armiqësore. Arrestimi i këtij qyteti amerikan, vjen në kohën kur janë tensionuar raportet në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testimit të raketave nga Koreja e Veriut.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e një kantoni zviceran kundërshtojnë ndalimin e burkas

Posted: 07 May 2017 08:48 AM PDT

Banorët në kantonin Glarus të Zvicrës, kanë marrë pjesë në një një takim, ku kanë kundërshtuar ndalesën për veshjen e burkas, apo veshjes myslimane ku gruaja mbulon komplet trupin dhe fytyrën. Në takimin e mbajtur në sheshin kryesor në Glarus, banorët kanë kundërshtuar dënimin e grave myslimane që mbajnë burka në publik. Më herët, qeveria dhe legjislatura e këtij kantoni ku flitet gjermanisht, ka kundërshtuar një ndalesë të tillë. Ndërkaq kantoni italiano-folës, Ticino është i vetmi kanton nga 26 sa janë në Zvicër, që vitin e kaluar ka votuar pro ndalimit të burkës.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

72 vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit të Mauthausen nga trupat e SHBA-së

Posted: 07 May 2017 07:54 AM PDT

Rreth 7 mijë persona kanë marrë pjesë në një ngjarje në afërsi të qytetit Linz në Austri, për të shënuar 72 vjetorin e çlirimit nga trupat amerikane, të kampit të përqendrimit Mauthausen. Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Christian Kern, kanë bërë thirrje për solidaritet dhe tolerancë. Ata kanë thënë se "me nacionalizëm, me shkeljen e dinjitetit njerëzor, me refuzimin e të huajve, nuk zgjidhet asnjë problem por ndodh e kundërta, krijohen probleme të reja", raporton DPA. Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme. Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngecjet në integrime evropiane, terren për ideologjitë ekstreme

Posted: 07 May 2017 07:16 AM PDT

Ngecja e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, mund të krijojë efekte mjaft negative në vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të integrimeve evropiane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now