“Të paktën dy të vdekur nga një shpërthim në Rusi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Të paktën dy të vdekur nga një shpërthim në Rusi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Të paktën dy të vdekur nga një shpërthim në Rusi

Posted: 16 May 2017 09:11 AM PDT

Zyrtarët kanë thënë se nga një shpërthim i gazit, janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 8 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë banimi në qytetin rus të Volgograd. Nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e ndërtesës, dhe mediat ruse kanë cituar zyrtarët të kenë thënë se ka mundësi që edhe persona të tjerë të jenë bllokuar në një dyqan në katin e parë të ndërtesës. Guvernatori rajona, Andrei Bocharov ka thënë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e dëntimit të një gypi të gazit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendëspresidenti iranian del nga gara presidenciale

Posted: 16 May 2017 09:04 AM PDT

Zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri ka dal nga gara presidenciale dhe ka shprehur mbështetjen e tij, për presidentin aktual, Hassan Rohani, i cili po kërkon një mandat të dytë, në zgjedhjet e 19 majit. Jahangiri, një politik reformist, besohet se kishte hyrë në gazën presidenciale, për t'ia rritur gjasat e rizgjedhjes Rohanit dhe për të mbrojtur politikat e qeverisë nëpër debatet televizive. "Besoj se e kam kryer obligimin tim. Unë do të votoj për Roganin", citohet të ketë thënë Jahangiri. Rivali më i madh i Rohanit në këto zgjedhje është kleriku, Ebrahim Raisi, i cili e ka akuzuar presidentin aktual për favorizimin e të pasurve. Më 16 maj, kryetari i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf gjithashtu doli nga gara presidenciale. Ai mbështetë Raisin, i cili besohet se është kandidati favorit edhe i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjenevë: Nisin bisedimet e paqes për Sirinë

Posted: 16 May 2017 08:58 AM PDT

Rebelët sirianë dhe zyrtarët qeveritarë janë duke zhvilluar takime të ndara, me të dërguarin e OKB-së, derisa raundi i ri i bisedimeve për paqe, ka nisur në Gjenevë. Takimet janë në kuadër të raundit të gjashtë të bisedimeve, që po ndërmjetësohen nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura. Pesë raundet paraprake, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje, me qëllim që t'i jepet fund konfliktit gjashtë vjeçar, ku janë vrarë mbi 320,000 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurorët thonë se sulmi në Dortmund nuk ka "prapavijë terroriste”

Posted: 16 May 2017 08:47 AM PDT

Zyra e prokurorëve federalë në Gjermani ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se sulmi ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund, ishte "prapavijë terroriste". "Hetimet e kryera deri më tani nuk kanë treguar asnjë të dhënë që thotë se ky sulm ka pasur prapavijë terroriste", kanë thënë prokurorët në një njoftim. Letrat e lëna në vendin e ngjarjes sugjeronin se militantët islamikë qëndronin pas këtij sulmi. Prokurorët kanë thënë se besojë se i dyshuari Sergei V., me shtetësi të dyfishtë gjernmano-ruse, i cili u arrestua më 21 prill, e ka kryer sulmi "për arsye të pastra monetare".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çitaku në OKB: Kosova e lodhur nga standardet e dyfishta në dialog

Posted: 16 May 2017 08:00 AM PDT

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova është e lodhur nga standardet e dyfishta në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. "Përderisa jemi dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar në dialog, jemi të lodhur nga standardet e dyfishta". "Në njërën anë, Serbia vjen dhe na thotë se janë për paqe dhe pajtim, ndërsa në anën tjetër ata keqpërdorin për çdo ditë Interpolin dhe urdhëresat e deponuara kundër luftëtarëve të lirisë. Si duket ka një model të vjetër të brutalitetit që është e shoqëruar me burokraci të ngathët", tha Çitaku. Si pasojë e kësaj burokracie, tha Çitaku, ndodhi edhe ndalimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. "Ajo çfarë ndodhi ndaj zotit Haradinaj flet shumë për gjendjen e mendësisë që akoma mbizotëron në Serbi", u shpreh ambasadorja Çitaku. Sipas Çitakut, Serbia e di se "e ka humbur betejën në Kosovë. "Serbia e di shumë mirë që e ka humbur betejën në Kosovë. Në aspektin ushtarak, e ka humbur betejën në vitin 1999. Politikisht e kanë humbur më 2008 dhe ndërkombtarisht dhe juridikisht e kanë humbur më 2009 me vendimin e GJND-së", tha ajo. Duke folur për pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorja e Kosovës, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm kur Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës. "Për të ndodhur pajtimi si i tillë, Serbia duhet ta pranojë Kosovën si të barabartë dhe ta pranojë si shtet dhe gjithashtu duhet të pranojë përgjegjësinë që bartë", u shpreh Çitaku. Në këtë takim, Serbia është përfaqësuar nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq. Kuburoviq tha se shteti i saj ka vazhduar të marrë pjesë në dialogun e Brukselit dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe përgjegjëse. Por ajo tha se "trajtimi i Prishtinës në dialog dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga ana e Bashkimit Evropian, është i papranueshëm për Serbinë". "Një sjellje e tillë ndodhi në mars, kur Kosova miratoi një rezolutë, për suspendimin e dialogut për shkak të një personi, i cili akuzohet për krimet më të rënda", tha ajo, duke iu referuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Kuburoviq tha se Serbia e konsideron skandaloze vendimin e një gjykate në Colmar të Francës, që e liroi Haradinajn, pasi siç tha ajo, Haradinaj ka qenë i dyshuar se ka kryer "krimet më të rënda të luftës. "Ky vendim nuk është fitore e Kosovës dhe Metohisë por është fitore e krimit dhe nuk është humbja jonë por është humbja e ligjit dhe drejtësisë". "Autoritetet në Prishtinë duhet ta kuptojnë se ndëshkimi i personave që kanë kryer krime janë pjesë e procesit të normalizimit", tha ministrja Kuburoviq. Seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë në tre muajt e kaluar, nisi me paraqitjen e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së në Kosovë dhe gjendjes së përgjithshme. Raportin e sekretarit të përgjithshëm e ka paraqitur Përfaqësuesi i Posaçëm në Kosovë, Zahir Tanin, dhe ai përfshinë periudhën prej 16 janarit deri më 15 prill. Sekretari Guterres, në raport, ka shprehur shqetësimin e tij me "pengesat në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, si dhe me rritjen e nacionalizmave". Guterres thekson faktin se "dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit me lehtësimin e BE-së, është mekanizmi më i mirë për zgjidhjen paqësore të dallimeve në favor të të dyja palëve" por nënvizon se zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga dialogu në periudhën që po shqyrtohet ka qenë "jashtazakonisht i ngadalshëm". Ai ka konstatuar se "nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë" si dhe ka shprehur shqetësimin me "rritjen e ndjenjave etnike-nacionaliste". Guterres tha se çështja e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur paraqet "një përparësi humanitare që kërkon vendosmëri politike të lidershipit nga të dyja palët" dhe ka nënvizuar edhe faktin e kthimit të ngadalshëm të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Forcat qeveritare e rimarrin kontrollin afër Kunduzit

Posted: 16 May 2017 06:52 AM PDT

Qeveria e Afganistanit thotë se forcat e saj e kanë rimarrë kontrollin në vendbanimin, Qala-i-Zal, afër qytetit verior, Kunduz, që deri tash ishte nën kontroll të talibanëve. Ministria e brendshme afgane tha se sot herët në mëngjes, forcat e sigurisë e kishin filluar operacionin për rimarrjen e këtij vendbanimi, përfshirë, zyrën e guvernatorit, selinë e policisë dhe ndërtesat e tjera të rëndësishme. Gjatë ofensivës është vrarë një militant taliban, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Afganistani. Nuk ka pasur informacione lidhur me viktima eventuale në radhët e forcave qeveritare. Para dhjetë ditëve, militantët talibanë e patën marrë kontrollin ndaj këtij qyteti. Nga ana tjetër, qyteti Kunduz është nën kontroll të qeverisë, por talibanët e kontrollojnë pjesën më të madhe të vendbanimeve rreth tij. Gjatë 18 muajve të kaluar, militantët talibanë kanë arritur që dy herë ta okupojnë qendrën e Kunduzit, por kjo ka ndodhur për periudha të shkurtëra. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çeki: Tërhiqet vendimi për shtetësinë e nderit për Stalinin

Posted: 16 May 2017 06:37 AM PDT

Autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, në Republikën Çeke, e kanë tërhequr vendimin me të cilin diktatorit të dikurshëm sovjetik, Josef Stalin, i ishte dhënë shtetësia e nderit. Ky vendim është miratuar dje nga një organ kompetent i qytetit. Ky qytet në pjesën jugore të Çekisë, në vitin 1945 i kishte dhënë Stalinit shtetësi të nderit, disa ditë pasi Armata Sovjetike i kishte çliruar disa pjesë të qytetit nga okupimi nazist. Së bashku me Stalinin, autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, po ashtu, kanë vendosur që presidentit të parë komunist të Çekosllovakisë së atëhershme, Klement Gottwald, t'i merret shtetësia e nderit, e cila i ishte dhënë në vitin 1946.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë harmonizojnë garancitë për mandatin

Posted: 16 May 2017 06:19 AM PDT

Afati i fundit për të ndarë mandantin presidenti i Maqedonisë për formimin e qeverisë së re të vendit, skadon më 19 maj. Nga kabineti i presidentit nuk japin detaje nëse janë realizuar bisedime në nivel partish ose ekspertësh lidhur me garancat që kërkoi kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë, si kusht për t'i ndarë mandatin Zoran Zaevit i cili kryeson me shumicën e re parlamentare. Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thonë se janë në fazën e fundit të harmonizimit të garancive të kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, që lideri i kësaj partie Zoran Zaev të mund të marr mandatin për formimin e qeverisë së re. "Riafirmimi i programit të qeverisë së re të Maqedonisë e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe në interes të integrimeve euroatlantike, i zhbën të gjitha argumementet e pakuptimta në bazë të cilave presidenti i Maqedonisë arsyeton mos-dhënien e mandatit", kanë theksuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Ndërkohë edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim bëjnë të ditur se do jenë pjesë e garancive. Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se me dorëzimin e garancive nga shumica parlamentare do t'i krijojë një alibi presidentit Gjorgje Ivanov që ai pas presionit të faktorit ndërkombëtar të mund të tërhiqet nga vendimi se nuk do t'ja ndajë mandatin Zoran Zaevit, megjithëse nënvizojnë se kjo praktikë e cila instalohet së fundmi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë. "Konform Kushtetutës dhe ligjeve pozitive që janë në fuqi, mandatari ose çdo zyrtar tjetër i cili zgjidhet në Maqedoni jep betimin para Kuvendit. Maqedonia si shtet ka sistem parlamentar dhe mandatari i ri betohet në Parlament se do të mbrojë Kushtetutën, ashtu siç ka bërë edhe vetë presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov duke dhënë betimin në Kuvend". "Garancitë jepen dhe betimi bëhet në Parlamentin e Maqedonisë para përfaqësuesve të sovranit, Kuvendi dhe deputetët janë ata që përfaqësojnë sovranin, përderisa presidenti përfaqëson republikën dhe ky është dallimi", thekson Shpëtim Nuredini njohës i çështjeve politike i cili ndjek për më shumë vite punën e parlamentit si gazetar. Ndërkaq, Mitko Gaxhovski, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Shkup, thotë se Zoran Zaevi i cili ka mbështetjen e shumicës parlamentare mund ta formojë qeverinë e re të Maqedonisë edhe pa marrë mandatin nga presidenti i Maqedonisë, ndonëse nënvizon se transferimi i pushtetit në të dyja rastet do të shoqërohet me një rezistencë. "Në çdo rast me ose pa mandat, transferimi i pushtetit do të jetë një proces shumë i vështirë në Maqedoni, meqë jemi dëshmitarë se VMRO DPMNE e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski bën obstruksione të shumta ndërkohë që duhet të largohet nga pushteti dhe të veprojë si opozitë konstruktive". "Megjithatë e theksoj se Qeveria e re e Maqedonisë mund të formohet edhe pa e ndarë mandatin presidenti i shtetit, sepse shumica parlamentare e ka fituar mandatin në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht më 11 dhjetor vitin e kaluar", nënvizon Gaxhovski. Ndryshe, kryetari i ri Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi, me katër maj e ka njoftuar presidentin e Maqedonisë për formimin e shumicës së re parlamentare pas çka pret që Ivanov të ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Ai gjatë javës së kaluar ka theksuar se presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov ka afat deri në datën 19 të këtij muaji për të dhënë mandatin. Në rast se kjo nuk ndodh, shumica e re nuk e përjashton mundësinë që Qeveria të votohet edhe pa mandat nga presidenti. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: U kundërshtuan akuzat e SHBA-ve për vrasje masive në burg

Posted: 16 May 2017 06:17 AM PDT

Qeveria e Sirisë thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara për vrasje masive në burg dhe për përdorim të krematoriumit për shkatërrim të kufomave, janë "krejtësisht të pabaza". Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Sirisë, të publikuar sot nga agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, këto akuza përshkruhen si "një komplot Holivudian" që ka për qëllim arsyetimin e "agresionit dhe intervenimit" të Shteteve të Bashkuara. Ky reagim u bë dy ditë pasi Departamnti amerikan i shtetit e ka akuzuar qeverinë e Sirisë dhe presidentin, Bashar al-Assad, për kryerje të vrasjeve masive të mijëra personave të burgosur dhe djegien e trupave të tyre në një krematorium të madh në burgun, Sajidnaja, afër kryeqytetit Damask. Kjo deklaratë siriane, po ashtu, u bë derisa sot në Gjenevë të Zvicrës është hapur një rund i ri i bisedimeve paqësore ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës. Të pesë rundet e mëparshme të negociatave të mbështetura nga Kombet e Bashkuara, për përfundimin e konfliktit gjashtëvjeçar, nga i cili janë vrarë më tepër se 320 mijë njerëz, kanë dështuar të arrijnë ndonjë rezultat konkret. Lexo edhe këtë lajm: SHBA akuzon Qeverinë e Assadit për ekzekutime masive  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkencëtarët e intensifikojnë studimin për nxehjen e shpejtë të rajoneve polare

Posted: 16 May 2017 06:00 AM PDT

Shkencëtarët do ta intensifikojnë studimin e rajoneve polare të Tokës në kuadër të fushatës dyvjeçare për përmirësimin e parashikimeve të motit global dhe për minimizimin e rreziqeve të ndërlidhura me ndryshimin e shpejtë klimatik. Organizata Botërore e Meteorologjisë ka njoftuar se më se 50 organizata nga më se 20 vende, do t'ia kushtojnë nga një vit të plotë studimit për përmirësimin e kapaciteteve parashikuese në Arktik dhe Antarktik. Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në rajonet polare, duke u nxehur dyfish më tepër se pjesa tjetër e botës, me ç'rast ndodhin shkrirje të shpejta të akullnajave dhe akullit detar. Por, për shkak të klimës së ashpër, këto rajone janë të lëna pasdore nga shkencëtarët, megjithqë kanë rëndësi të madhe në ndikimin e sistemeve të motit dhe në territoret në jug ose në veri të ekuatorit, ku jetojnë miliarda njerëz. "Ngrohja e masave ajrore të Arktikut dhe zvogëlimi iakullit detar besohet se kanë ndikim në qarkullimin oqeanik dhe rrymave ajrore, që potencialisht janë të ndërlidhura me fenomenet ekstreme, siç janë periudhat e të ftohtit, valët e nxehta dhe thatësia në hemisferën veriore", tha mbrëmë shefi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Petteri Taalas. Parashikimet më të mira të motit dhe të kushteve të akullit detar në rajonet polare, do të mundësonin që liderët globalë "t'i reduktojnë rreziqet e së ardhmes", të ndërlidhura me ndryshimet e shpejta klimatike, ka thënë zoti Taalas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OBSH: Mbi 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit

Posted: 16 May 2017 05:32 AM PDT

Mbi 3,000 adoleshentë vdesin çdo ditë nga shkaqe kryesisht të parandalueshme, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerëve të saj. Në total bëhet fjalë për rreth 1.2 milion adoleshentë të vdekur çdo vit. "Në vitin 2015, mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të vogla ose të mesme, në Afrikë dhe në Azinë Juglindore", thuhet në raport. Sipas tij, shkaktarët më të mëdha të vdekjes së adoleshentëve janë plagët në trafikun rrugor, infeksionet respiratore dhe vetëvrasjet. "Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen me shërbime të mira shëndetësore, edukim dhe mbështetje sociale. Por, në shumë raste, adoleshentët që vuajnë nga çrregullime mendore, përdorimi i substancave ose kequshqyerja, nuk mund të marrin masa parandaluese ose kujdes, sepse shërbimet e tilla nuk ekzistojnë ose ata nuk dinë për to", thotë raporti i OBSH-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse nuk mbijetojnë qeveritë në Kosovë?

Posted: 16 May 2017 05:26 AM PDT

Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh. Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, që prej afro dhjetë vjetësh, ka hyrë në mocione mos-besimi dhe është detyruar të dorë hiqet duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore. Analistët thonë se një nga arsyet më të mëdha është se marrëveshjet e koalicioneve qeverisëse kanë qenë të rastësishme dhe për faktin e mosprofilizimit të partive politike në Kosovë. Analisti politik Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveritë në Kosovë nuk po mund ta çojnë deri në fund mandatin pasi sipas tij Kosova është një shtet i ri dhe ende në tranzicion. "Partitë në Kosovë nuk janë të profilizuara politikisht dhe ideologjikisht. Ka interesa grupore dhe klanore, por edhe krahinore e rajonale. Gjithashtu kemi lëvizje të anëtarësisë dhe të deputetëve nga një krah në tjetrin. Elitat politike nuk janë të kënaqura me ndarjen e pushtetit dhe e sfidojnë edhe kur kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë. Kjo bën që Kosova të shkojë në zgjedhje më shpesh sesa që është mandati i rregullt", tha Tahiri. Por, për profesorin shkencave politike, Belul Beqajn, mos përfundimi i mandateve qeverisëse është pasojë e paqëndrueshmërisë së vetë koalicioneve. "Zakonisht koalicionet kanë qenë produkt i marrëveshjeve të 'rreme' apo të rastit dhe pikërisht kur kanë vendosur që të jenë pjesë e pushtetit, partnerëve të koalicionit u ka konvenuar diçka e tillë. Ndërkaq esenca e kundërthënieve të interesave ka dal në sipërfaqe varësisht nga koha pas një ose dy vitesh dhe përfundimisht kur nuk ka qenë interesi unik. Koha e ndarjes së partnerëve është përcaktuar varësisht prej momentit kyç kur ka qenë e nevojshme për ndonjërin nga partnerët kryesor të koalicionit", tha Beqaj. Një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, javën e kaluar nuk i mbijetoi Qeveria Mustafa, dhe vetëm një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit, u përcaktua data 11 qershor, si ditë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. LDK dhe PDK sërish prishën koalicionin qeverisës, sikurse edhe në vitin 2010, kur në krye të qeverisë ndodhej presidenti aktual Hashim Thaçi.   Tronditjet politike në Kosovë, vlerësojnë analistët politikë, kanë penguar edhe përfundimin e një numri projektesh madhore dhe njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik. Analisti Ramush Tahiri thotë se prishjet e koalicioneve qeverisëse dëmtojnë sidomos reformat e ndryshme themelore në arsim, në shëndetësi, në politika sociale... "Gjithashtu zhvillimi i bujqësisë dhe sidomos punësimi i të rinjve që janë sfida për secilin shtet. Këto janë edhe pasoja të mos sinqeritetit në prezantimin apo përfaqësimin politik dhe gjithashtu shprehen në mos realizimin e programeve qeverisëse dhe mos shqyrtimin e programit qeverisës", tha Tahiri. Ndërkaq, për Behlul Beqajn me rënien e një qeverie mbesin në gjysmë shumë punë të nisura për të përfunduar. "Projektet mbesin të pa përfunduara edhe sikur të vazhdohet me kundërthënie të brendshme mendoj se dëmtohen edhe ato raporte të interesit që krijohen dhe që janë një lloj produkti i marrëveshjeve politike. Kështu që në mes të një projekti të madh, që nuk po përfundon dhe problemit të vogël, që mbetet projekti i parealizuar, por me mundësi që në afatin tjetër me një koalicion tjetër të realizohet, megjithatë unë mendoj se është zgjidhje e problemit më të vogël karshi atij më të madh", tha Beqaj. Një numër çështjesh të nisura prej fundit të vitit 2014, ku edhe u krijua koalicioni qeverisës, PDK-LDK, nuk arritën të përfundonin deri në mocionin e mosbesimit. Fillimisht dy procese u bllokuan në Kuvendin e Kosovës, ai i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që u kundërshtuan me forcë nga opozita në Kosovë. Demarkacioni ndërkaq vazhdon të jetë një prej kushteve themelore të Këshillit të Evropës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Posted: 16 May 2017 04:35 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, në largim, njëkohësisht kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, tha të martën se pas konsultave me drejtues të partisë është përcaktuar që Avdullah Hoti të jetë kandidati i këtij subjekti për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. LDK hyri në një process të përzgjedhjes së kandidatit për kryeministër, pak ditë pasi zoti Mustafa në një tubim partiak në Istog, paralajmëroi mos-kandidimin e tij për këtë post. Kandidimi i zotit Hoti erdhi në ditën kur pritet të përmbyllet afati kohor për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore. Isa Mustafa tha se zoti Hoti ka marrë mbështetjen "e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe nënkryetarët e partisë, që njëkohësisht janë edhe kryetarë të tri komunave në Kosovë". Avdullah Hoti, ministër i financave në largim është një prej anëtarëve të rinj të partisë dhe në periudhën kur Isa Mustafa ishte kryetar i Prishtinës, kreu detyrën e nënkryetarit të tij. Ai tha se "ka marrë mbështetjen e plotë të LDK-së dhe pas dy vitesh e gjysmë të qeverisjes, ajo po ia vlerëson rezultatet e punës si ministër". "Besoj në kauzën tonë të përbashkët dhe parimet që i ka LDK-ja", tha Hoti. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike për afro dy vjet e gjysmë deri javën e kaluar kur qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk i mbijetoi një mocioni të mosbesimit të ngritur nga opozita, por të mbështetur edhe nga partneri në koalicionin qeverisës. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe ato mbahen më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzë kundër Z.V. për krime lufte kundër popullsisë civile

Posted: 16 May 2017 04:00 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë kundër personit Z.V. për veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile.   Sipas aktakuzës, i pandehuri, gjatë kohës sё konfliktit të armatosur nё Kosovё, mё 5 maj 1999, nё Vushtrri, në bashkëkryerje, "ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë tё identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu". "Duke vepruar nё mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve tё nacionalitetit shqiptar, me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende", thotë aktakuza. Po sipas saj, i pandehuri, "me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur tё holla nё shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilet e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 tё dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë".    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko bllokon ueb-faqet ruse në Ukrainë

Posted: 16 May 2017 03:44 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, vendosi sanksione mbi disa rrjete sociale të Rusisë, ashtu si edhe shërbime të internetit, duke urdhëruar kufizimin ose bllokimin e qasjes në to nga Ukraina. Në mesin e të sanksionuarve janë rrjetet sociale VKontakte dhe Odnoklassniki, motori i kërkimeve Yandex dhe shërbimi i emailit Mail.ru. Dekreti i postuar në ueb-faqen e Poroshenkos urdhëron "kufizimin ose ndërprejen" e qasjes në ueb-faqet e përmendura dhe të tjera. Vendimi i presidentit mund të rezultojë me reagime kundërthënëse brenda Ukrainës, pasi vetëm VKontakte ka rreth 15 milionë përdorues në Ukrainë, ndërsa Odnoklassiki është po ashtu shumë popullor. Marrëdhëniet Rusi-Ukrainë janë tensionuar keq qysh në vitin 2014. Kur presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është rrëzuar nga pushteti më 2014, trupat ruse kanë hyrë në gadishullin ukrainas të Krimesë dhe Qeveria në Moskë e ka aneksuar atë. Konflikti ka vazhduar me shpërthimin e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KE: Gjuha nxitëse në Serbi sikur në vitet ‘90

Posted: 16 May 2017 02:53 AM PDT

Autoritetet në Serbi duhet të pranojnë gjenocidin në Srebrenicë, të çrrënjosin racizmin te tifozët e futbollit dhe të rrisin vëmendjen te dhuna kundër popullatës rome dhe komunitetit homoseksual, thuhet në raportin e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, të publikuar sot, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Komisioni, i cili është themeluar nga Këshilli i Evropës, thekson se që nga raporti i fundit në vitin 2010, Serbia ka bërë përparim të konsiderueshëm në shumë fusha, porse mbetet shumë për t'u bërë në fushën e gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. "Politikanët dhe mediat përdorin gjuhë nxitëse, pezhorative dhe nacionaliste, ndërsa tensionet në rajon janë rritur dukshëm. Diskursi publik kujton situatën në prag të luftërave të viteve '90", thanë ekspertë të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, duke shtuar se gjuha e tillë shrihet gjithnjë e më shumë përmes internetit, por edhe përmes grupeve huligane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A nis në korrik mbledhja e parave për sigurimet shëndetësore?

Posted: 16 May 2017 02:10 AM PDT

Mbledhja e premiumeve në kuadër të ligjit për Sigurimet Shëndetësore, që mendohej të niste nga muaji korrik, mund të jetë vënë në diskutim pas rënies së Qeverisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Kuvendit dhe njëkohësisht është cilësuar si i kundërligjshëm nga sindikalistët shëndetësorë. Por, për zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë mbledhja e premiumeve për Ligjin për sigurime shëndetësore, pavarësisht ndryshimeve në qeverisjen e Kosovës, do të nisë në përputhje me planin e paraparë dhe 1 korriku i këtij viti është futur në kalendarin e fillimit të punës. Ligji fillimisht u parapa të niste së zbatuari në janar të këtij viti, por projekti u tha se shtyhet për në muajin korrik, me arsyetimin e qartësimit të mëtejmë të tij. Ekspertët vlerësojnë se për një vit premiumet do të sillnin rreth 60 milionë euro të mbledhura, derisa sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me kalimin e viteve dhe futjen në sistem të të gjithë kontribuesve, buxheti mund të shkonte edhe deri në 100 milionë euro në vit. Zëvendës ministri i shëndetësisë, Valbon Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se 1 korriku i këtij viti është data e përcaktuar dhe synimi që të nis mbledhja e premiumeve për Ligjin për sigurime shëndetësore. "Ministria e shëndetësisë po vazhdon të punojë sipas planit të paraparë sa i përket themelimit të fondit për sigurime shëndetësore. Ministria e ka dorëzuar në Qeveri një plan deri në fillimin e mbledhjes së premiumeve dhe ne po vazhdojmë me proces. Nuk kemi ndryshim të aktiviteteve".  "Shumë shpejtë do të fillojmë edhe me fushatën e sigurimeve shëndetësore për të informuar qytetarët për fillimin e mbledhjes së premiumeve dhe gjitha proceset që ndërlidhen me këtë ligj. Nuk ka ndryshim sa i përket datës dhe nuk ka ngecje ose kërkesa për të prolonguar procesin përkundrazi kemi përkushtim për të vazhduar aktivitetet sipas planit". Mbledhja e premiumeve, thotë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, është e kundërligjshme, për faktin e rënies së Qeverisë. "Ne kemi një Qeveri në dorëheqje. Qeveria i ka pasur disa detyra, si atë të ndryshimit të legjislacionit, Ligji i sigurimeve shëndetësore dhe Ligji i shëndetësisë dhe nuk i plotëson kushtet për mbledhjen e premiumeve. Përveç se është vendim politik. Por, në këtë rast është edhe shkelje e ligjit", tha ai. Por për njohësit e çështjeve ligjore, Ligji nuk është në shpërputhje dhe vendimet e qeverisë janë të plotfuqishme deri në një vend tjetër që mund të marrë institucioni. Kështu tha Ehat Myftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë. "Vendimet që i ka marrë Qeveria e Kosovës në kohën kur nuk ka qenë në dorëheqje, janë vendime që duhet të zbatohenn dhe është obligim i institucioneve për zbatimin e tyre". "Qeveria në dorëheqje që nga koha kur ka marrë vendvotimin nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria ka mandate me marrë vendime teknike, por nuk ka fuqi të merr vendime madhore, e që të njëjtat kërkohet të miratohen në Kuvend. Vendimet që janë marrë ma herët janë valide dhe është obligim nga institucionet që të zbatohen". Qeveria e Kosovës miratoi vitin e kaluar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke planifikuar ndarjen e 17 milionë eurove për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton formon një organizatë politike anti-Trump

Posted: 16 May 2017 01:52 AM PDT

Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, nisi një organizatë të re politike, me synimin për të nxitur shtetasit amerikanë të përfshihen në politikë dhe të mbështesin grupet që kundërshtojnë administratën Trump. Me organizatën "Së bashku përpara", Clinton kthehet në arenën politike, pas humbjes nga republikani Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. "Muajt e fundit, kam reflektuar, kam kaluar kohë me familjen dhe, po, kam ecur nëpër pyje", tha Clinton, 69 vjeçe. "Më shumë se kurrë, besoj se angazhimi i qytetarëve është jetik për demokracinë tonë. Jam e frymëzuar nga të gjithë ata që ngrihen për të organizuar dhe udhëhequr", tha Clinton në një seri të postimeve në Twitter. "Këtë vit nuk ka ndodhur ajo që kam parashikuar, por e di se për çfarë vazhdoj të luftoj: Një Amerikë më të mirë, me zemër më të madhe, më gjithëpërfshirëse. Përpara", shkroi Clinton. Ajo përmendi pesë grupe me prirje majtiste që do t'i mbështesë lëvizja e re. Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar Republikan, Michael Ahrens, e kritikoi lëvizjen e Clintonit. "Nëse demokratët do të ishin të zgjuar, do ta kuptonin se është kohë për të lëvizur përpara pa Hillary Clintonin", tha ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Manjati rus i aluminit hedh në gjyq AP-në

Posted: 15 May 2017 11:55 PM PDT

Një miliarder i lidhur me Kremlinin hodhi në gjyq agjencinë e lajmeve The Associated Press për, siç thuhet, shpifje të një raporti për lidhjet e tij biznesore me ish-kryetarin e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump. Në padinë e ngritur në një gjykatë në Uashington, manjati i aluminit, Oleg Deripaska, tha se artikulli i AP-së në muajin mars, për lidhjet e tij me Paul Manafort, e akuzon rrejshëm atë për veprimtari kriminale. AP tha se qëndron prapa artikullit që ka shkruar. Sipas këtij artikulli, Manafort, derisa ka punuar për Deripaskan disa vite më parë, ka propozuar një plan, me synim ndikimin në politikë, në marrëveshje biznesore dhe në mbulimin e lajmeve në SHBA, Evropë dhe ish-Bashkimin Sovjetik, në mënyra që do të favorizonin presidentin rus, Vladimir Putin. Pas publikimit të artikullit, Deripaska ka blerë reklama në gazetat e SHBA-së, duke akuzuar AP-në për gjenerimin e një "fushate masive dhe mashtruese" kundër tij. Manafort ka dhënë dorëheqje si udhëheqës i fushatës së Trumpit në gusht të vitit 2016, pas akuzave se ka marrë fonde të paligjshme nga një parti politike ukrainase.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 180 të vdekur nga kolera në Jemen

Posted: 15 May 2017 11:27 PM PDT

Kolera ka vrarë 184 njerëz në Jemen që nga muaji i kaluar, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare. Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit. Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now