Të ndahet politika nga ekonomia (VIDEO) Gazeta Tribuna

Të ndahet politika nga ekonomia (VIDEO) Gazeta Tribuna


Të ndahet politika nga ekonomia (VIDEO)

Posted: 01 May 2017 12:59 PM PDT

Kushtet e vështira të punëtoreve,mungesa e kontratave të punës ,paga e ulet ,gjobat e larta janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët.

Agim Millaku zëvendës inspektor i punës thotë se inspektorati i punës ka në plan të veprimit që të ndërhyj në përmirësimin e kushteve të punës , e gjithë këtë ai mendon ta realizojë duke gjobitur bizneset .
Sipas tij,ndëshkimi me gjoba i bizneseve po bëhet me qëllim që të mos shfrytëzohen punëtoret .

Ai tregon edhe vlerën e gjobave që mund të marrin bizneset në rast se nuk ju ofrojnë kontrata të punës ,apo edhe nuk krijojnë kushte të punës për punëtoret .

Ndërsa,Brahim Selimaj ,Kryetar i shoqatës së ndërtuesve thotë se ne duhet të ndajmë politiken nga ekonomia .
Madje ky i fundit thotë se duhet të kërkojmë nga qeveria të krijoj fonde të veçanta për pagesat e punëtorëve .

 

The post Të ndahet politika nga ekonomia (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.