“Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Infermierisë” plus 9 more GazetaBlic |
- Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
- Emily Ratajkowski është zhveshur sërish (FOTO)
- Rrëfimi rrëqethës i gruas, që në moshën 12-vjeçare kishte mbetur shtatzënë dhe familjarët e kishin lënë të vdes (Foto)
- Ja çfarë bëjnë praktikantët nga Kosova në shtëpitë e pleqve në Gjermani
- Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju sot!
- Dita Botërore e “Lupus”
- Shënohet Dita e Vetëpunësimit
- Sot mocioni i mosbesimit për Qeverinë
- I zmadhon të pasmet, nuk mund të ulet për gjashtë muaj (Foto)
- Halil Matoshi: Unë vendosi për hyrje në politikë, e jo portalet!
| Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Infermierisë Posted: 09 May 2017 10:44 PM PDT Me rastin e shënimit të 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në Kosovë organizohet debati "Infermieria zëri që udhëheq". Me rastin e shënimit të 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institucioni i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore (IEJL-ASHI) organizon debat me temën "Infermieria zëri që udhëheq – Të drejtat e profesionistit shëndetësor, sfidat e avancimit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri". Pjesëmarrës në debat do të jenë institucionet relevante; Ministria e Shëndetësisë, Oda e Infermierëve, Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Shëndetësisë Kosovare, OJQ-të, Ministria e Arsimit, kryeinfermierë të tri niveleve shëndetësore publike dhe private në Kosovë si dhe mysafir dhe partnerë nga Gjermania. Ndërsa panelistë në debat do të jenë; Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtori i SHSKUK, Curr Gjocaj, Zv.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludi Krasniqi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Arben Vitija, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj.Teuta Haxhiu dhe Nehat Baftiu, Kryetari i Odës së Infermierëve, z.Naser Rrustemi, Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Heimerer, z.Petrit Beqiri. The post Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Infermierisë appeared first on GazetaBlic. |
| Emily Ratajkowski është zhveshur sërish (FOTO) Posted: 09 May 2017 10:44 PM PDT Ajo u bë e famshme falë paraqitjes në videon muzikore të shumëpërfolur të Robin Thicke, "Blurred Lines" në 2013. Që nga ajo kohë, Emily Ratajkowski ka vazhduar të çmend fansat e saj duke postuar foto provokuese në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e hënë, duke publikuar një foto "topless" në rrjetin social "Instagram". Modelja 25-vjeçare ka ngritur temperaturat duke publikuar një foto teksa mbulon gjoksin saj me dorë sa për modesti.
The post Emily Ratajkowski është zhveshur sërish (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 09 May 2017 10:36 PM PDT "Kam dëgjuar për vajzat tjera që janë dërguar në ishullin e dënimit, por kjo ka qenë para shumë vitesh. Kam dëgjuar që nëse ndonjë vajzë mbetet shtatzënë, do ta dërgojnë atje", këto janë fjalët e para të Mauda e cila ka rrëfyer tmerrin që e kishte përjetuar. Nëse ju marrin nga shtëpia dhe ju dërgojnë me anije në ishullin e dënimit ku askush tjetër nuk është përveç jush, a nuk do të ishit frikësuar edhe ju? Pikërisht këtë e ka përjetuar Mauda Kjitaragabirve nga familjarët e saj, vetëm pse kishte mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi. Mauda është dashur të vdes në ishullin e vogël në liqenin Bunjonji në pjesën jugperëndimore të Ugandës, ku asokohe ajo ishte vetëm 12-vjeçe. "Kam dëgjuar për vajzat tjera që janë dërguar në ishullin e dënimit, por kjo ka qenë para shumë vitesh. Kam dëgjuar që nëse ndonjë vajzë mbetet shtatzënë, do ta dërgojnë atje. Më dukej vetja thuajse satani më kishte prekur dhe kisha mbetur shtatzënë, dhe për këtë më kishin dërguar atje", ka deklaruar Mauda. "I kam kaluar katër netë në këtë ishull dhe isha tmerrësisht e uritur. Vdisja, ndërsa shtatzënia ishte në fazën e parë, dhe ende pa arritur atje humba fëmijën", ka shtuar Mauda duke mos mundur të ndal lotët. Por është interesant fakti se si të gjithë meshkujt e kësaj zone që nuk arrinin të gjenin një vajzë të virgjër, vizitonin këtë ishull për ta gjetur një grua me të cilën do të kalonte jetën. "Falë zotit, një ditë erdhi një burrë, ishte peshkatar i cili më tha se do të më dërgojë në shtëpinë e tij. Në fillim isha skeptike për këtë. E pyesja nëse po tenton të më mashtrojë që të më hedh në liqen. Por ai më thoshte: "Jo, po të dërgojë në shtëpi". Dhe më duhet të pranojë që më ka dërguar", kujton momentin rrëqethëse kjo grua. "Ai vërtetë më donte dhe kujdesej për mua. Më thoshte: "Të kam marrë nga egërsirat dhe nuk do të lejoj të vuash", ka përfunduar rrëfimin Mauda. The post Rrëfimi rrëqethës i gruas, që në moshën 12-vjeçare kishte mbetur shtatzënë dhe familjarët e kishin lënë të vdes (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
| Ja çfarë bëjnë praktikantët nga Kosova në shtëpitë e pleqve në Gjermani Posted: 09 May 2017 10:30 PM PDT "Është me të drejtë mbresëlënëse: njerëz të motivuar, që sjellin me vete kualifikimet e tyre, vijnë nga një vend që ka shumë të rinj por pothuaj fare vende pune, në një vend që po plaket, që ka shumë vende pune, por fare pak të rinj për t`i zënë ato vende", shkruan gazeta gjermane "Sudkurier". Ky këmbim i ka shkuar përdore një projekti, përmes të cilit "Evangelische Altenhilfe" (ndihma për të moshuarit në kuadër të Kishës së reformuar) të rinjve nga Kosova u është mundësuar një praktikum ose një trajnim. Kur Blinera Maloku, Nebahate Murseli, Artbenit Pllana dhe Qëndrim Azemaj javën e kaluar e filluan praktikumin e tyre, ata po shkelnin një tokë të panjohur, transmeton albinfo.ch. Jo vetëm për faktin se kosovarët e rinj të moshave në mes 19 dhe 26 vjeçare kishin ardhur për herë të parë në Gjermani për të punuar por edhe për faktin se ata nuk e njihnin fare këtë institucion: shtëpinë e pleqve. "Shtëpitë e pleqve, të tilla çfarë i kemi në Gjermani, në shtetin më të varfër ballkanik nuk ekzistojnë", thotë artikullshkruesi. "Ne na pëlqen shumë puna edhe pse për ne është e re", thotë Azemaj. Deri më 13 maj ai dhe kolegët e tij e mbarojnë praktikumin ndërsa në vjeshtë "ua bën me sy" nga një vend kualifikimi. Projekti që po vazhdon prej tri vitesh, nuk është thjesht një aksion social për ndihmë të moshuarve për t`u ofruar disa kosovarëve pak ardhmëri, përcjell albinfo.ch. Dhe po kështu nuk është një përpjekje rasti stimulimin e fuqisë profesionale kaq të munguar për profesionet e përkujdesjes. Sepse: "Nuk është që ne nuk kishim konkurrues ose nxënës gjermanë", thotë Florije Sula, shefe e personelit në "Altehilfe" dhe kosovarët duhet të plotësojnë kërkesat tona të qarta. Ata nuk bën të jenë më të vjetër se 30 vjeçarë, duhet të kenë të mbaruar 12 vjet shkollim, prej të cilave 4 vjet shkollë të mjekësisë. Dhe, para se të fillojmë kualifikimin, duhet të kalojmë një provim të gjermanishtes", thotë Azemaj. Tash na ndihmojnë vetë banorët e shtëpisë së pleqve. Ata janë shumë të sjellshëm dhe flasin më ngadalë, në mënyrë që ne t`i kuptojmë". Por praktikantët nuk është se do të kursehen. "Ata duhet ta dinë se si është puna", thotë Sula. Dhe kjo do të thotë: ndërrime të hershme dhe të natës, punë gjatë fundjavës, transmeton albinfo.ch. "Sa më normale që të jetë e mundur", është motoja. "Te kosovarët e vitit të dytë të kualifikimit nuk vihet re pothuajse asnjë ndryshim me vendësit. Ata janë së paku po kaq të mirë", e vërteton Michael Werler, udhëheqës i shërbimit të përkudjesjes së pleqve në Lorenzhaus. Sipas tij, me këtë projekt fitojnë të gjithë. The post Ja çfarë bëjnë praktikantët nga Kosova në shtëpitë e pleqve në Gjermani appeared first on GazetaBlic. |
| Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju sot! Posted: 09 May 2017 10:28 PM PDT Lexo shenjën tënde: Dashi – Nëse doni qe gjerat ne jetën tuaj ne çift te ecin mire dhe te kenë akoma me shume përmirësime mundohuni qe sot te përkujdeseni me tepër për atë qe keni ne krah. Mos ngurroni te bëni edhe ndonjë surprize te këndshme. Beqaret me ne fund do ndihen me te çliruar dhe do ja shprehin ndjenjat dikujt. Financat nuk do jene te mira, por ne asnjë mënyrë mos kërkoni borxhe. Mundohuni t'ia dilni me aq sa do keni. Demi – Jeta juaj ne çift do vazhdoje te jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Do kaloni momente sensuale me partnerin dhe do e ndieni se ende ndjenjat për njeri-tjetrin janë te forta. Beqaret duhet t'i vene vetes fre dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te hedhin hapa për te cilat nesër mund te pendohen. Maturia është gjithmonë e mire. Ne planin financiar do vazhdoni te bëni gabime dhe gjendja do rendohet me tepër. Binjakët – Yjet do favorizojnë qetësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin sot për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Ju do jeni ata qe do hidhni hapat e pare edhe për ndonjë moment me romantik. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin dhe zemra do ju rrahe shume fort. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj duhet te tregoheni shume here me te kujdesshëm nga me pare. Gaforrja – Dite e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe shume do ju kenë zili. Beqaret do takojnë shume persona, por me e mira është te qëndrojnë me pranë personave te shenjës se Peshqve dhe Peshores dhe duhet patjetër te shmangin ata te Akrepit dhe Bricjapit. Financat do jene goxha me te mira nga me pare. Luani – Jeta ne çift ne tërësi do jete e qëndrueshme, përveç disa momenteve kur mund ta ngrini pak me shume zërin për gjera qe nuk do ju pëlqejnë. Beqaret me ne fund do i konkretizojnë ëndrrat e tyre dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar yjet do i keni ne anën tuaj. Mund ta provoni vetëm edhe me lojërat e fatit, por pa rrezikuar shume. Virgjëresha – Asgjë nuk do ece mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh luhatje humori dhe do thoni gjera vërtet shume te gabuara. Beqaret me mire te mos tentojnë sot te joshin e te mundohen ta ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shpejt. Buxheti gjithashtu do jete i trazuar, jo për fajin tuaj, por për shkak te vonesave me pagesat qe do ju bëhen. Tregohuni sa me strikte me shpenzimet. Peshorja – Jeta juaj ne çift do konsolidohet tej mase sot. Si ju ashtu edhe partneri do kontribuoni njëkohësisht për te mirën e marrëdhënies qe keni ndërtuar. Beqaret vërtet do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra fort, por shume persona do mundohen qe ne fillim t'ua prishin planet. Ata duhet te luftojnë fort me çdokënd. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Akrepi – Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë do jeni gati te luftoni edhe me disa familjare. Beqaret nga ana tjetër kane për te pasur një dite shume here me te mire nga sa e kishin menduar. Nuk do ketë vetëm takime, por do fillojnë histori vërtet impresionuese. Financat do përkeqësohen goxha për shkak te pamaturisë qe ju do tregoni. Shigjetari – Yjet do i keni gjithë kohës pranë sot dhe ato nuk do lejojnë qe t'iu ndodhin gjera te këqija ne jetën ne çift. Do kujdeseni ne çdo moment për mirëqenien e njeri-tjetrit. Beqaret do jene lozonjare, te ëmbël dhe te qete prandaj do marrin propozime pafund. Shpenzimet kryejini me maturi dhe përkujdes pasi vetëm kështu do arrini ta mbani gjendjen te qëndrueshme. Bricjapi – Rrethanat do bëjnë qe te keni edhe debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Kjo do ju lëndojë shpirtërisht dhe shpesh do mbylleni ne vetvete e do qani. Hëna për fat te mire do favorizoje beqaret dhe do ju krijoje mundësi për te realizuar takime. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ketë ndikimin me te madh dhe do ju nxite t'i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri ato. Nuk priten probleme. Ujori – Dite shume qete dhe pa asgjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Komunikimi i hapur do beje qe mes jush dhe partnerit te mos krijohen debate. Beqaret do përjetojnë një eksperience te jashtëzakonshme e cila do i beje te ndihen si mbi re. Nëse me financat tregoheni te pakujdesshëm e te pamatur do keni tronditje te forta shume shpejt. Peshqit – Sot do i shprehni me lehtësisht ndjenjat ju qe jeni ne një lidhje dhe kjo gjë do nxite përmirësimin e marrëdhënies qe keni ndërtuar. Buzëqeshja do mbizotërojë ne çdo moment ne fytyrën tuaj. Beqaret nuk do mërziten aspak edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Miqtë do i ftojnë diku dhe do i argëtojnë. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por do keni mjaftueshëm para sa për t'ia dale mbanë. The post Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 09 May 2017 10:23 PM PDT 10 Maji në gjithë botën është Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës "Lupus". Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve, transmeton KP. Ai mund të jetë e vështirë për t'u diagnostikuar, sepse shenjat dhe simptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture. Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja. Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror Lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia. Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit. Edhe pse 90% e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt edhe fëmijët. The post Dita Botërore e "Lupus" appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 09 May 2017 10:20 PM PDT Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shënojnë sot Ditën e Vetëpunësimit. Dita do të shënohet me një panair njëditor ku do të marrin pjesë më se 30 biznese të vogla, fitues të granteve për zhvillim të bizneseve përmes programit për vetë-punësim, produketet dhe shërbimet e të cilëve – si rrobaqepsi dhe përpunim të ushqimit – janë treguar të sukseshëm. Që nga viti 2015, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë mbështetur më shumë se njëqind individë të papunë me ide të qëndrueshme të biznesit për të nisur udhëtimin e tyre sipërmarrës. Nga trajnimet deri te konsulencat e marketingut e mbështetja financiare, programi i vetëpunësimit përqëndrohet në identifikimin e ideve inovative që prodhojnë rezultate të qëndrueshme. The post Shënohet Dita e Vetëpunësimit appeared first on GazetaBlic. |
| Sot mocioni i mosbesimit për Qeverinë Posted: 09 May 2017 10:16 PM PDT Sot Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare, lidhur me mocionin e mosbesimit për Qeverinë. Seanca fillon në ora 10:00 dhe mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së. The post Sot mocioni i mosbesimit për Qeverinë appeared first on GazetaBlic. |
| I zmadhon të pasmet, nuk mund të ulet për gjashtë muaj (Foto) Posted: 09 May 2017 10:12 PM PDT Ylli televiziv, Chloe Khan duket se ka një problem të madh me të pasmet e saj. Khan ndërhyrjen e ka kryer në Turqi me qëllim që të ketë të pasme sikurse të të famshmes Kardashian. The post I zmadhon të pasmet, nuk mund të ulet për gjashtë muaj (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
| Halil Matoshi: Unë vendosi për hyrje në politikë, e jo portalet! Posted: 09 May 2017 04:42 PM PDT
Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj raportimit të disa portaleve se ai mund të aderoj në ndonjë parti politike. Matshi në një shënim në Facebook tha se është ai vetë që vendos nëse do të hyjë apo jo në politikë, e jo portale, raporton Gazeta Blic. Emri i tij u lakua për një kalim të mundshëm në LDK ose në AAK, mirëpo që publicisti duket se u ka dhënë fund spekulimeve.
The post Halil Matoshi: Unë vendosi për hyrje në politikë, e jo portalet! appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









