“Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete” plus 9 more GazetaBlic |
- Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete
- Sot ditë me shumë befasi, horoskopi ka diçka të mirë për të ju thënë!
- Studentët e UP-së njoftohen për parandalimin e migrimit të parregullt
- Bankat e Shqipërisë u kanë dhënë 720 milionë euro kredi shtetasve të Kosovës
- 20 vite nga rënia e heroit Luan Haradinaj
- Kosova do të merr pjesë në festivalin teatror për fëmijë në Ankara
- SHBA: Senati miraton buxhetin
- Sot procedohet Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës?
- Pse Mustafa paralajmëroi rritjen e pagave në sektorin publik
- Ermonela Jaho është “Madame Butterfly” në Kennedy Center (Video)
| Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete Posted: 04 May 2017 10:46 PM PDT Koordinatori Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, ka bërë me dije se në pjesën e dytë të këtij viti do të fillojnë projektet amerikane të MCC-së në Kosovë. Ai ka bërë me dije se qytetarët do të jenë në fokus të këtyre projekteve. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Selimi ka bërë të qartë se nuk do të shpenzohen mjetet vetëm në trajnime dhe asistencë teknike. "Jemi lodhur me trajnime dhe asistencë teknike, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete që do të kenë efekt për shumë qytetarë, sidomos shtresat më të varfra", është shprehur ai. Selimi ka treguar se programi i MCC-së është i pavarur nga zhvillimet politike dhe mjetet e përfituara nuk i dedikohen Qeverisë. Ai ka theksuar se në dy linja programore kanë paraparë edhe fonde mbështetëse me grante për organizata të shoqërisë civile dhe mediet. The post Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete appeared first on GazetaBlic. |
| Sot ditë me shumë befasi, horoskopi ka diçka të mirë për të ju thënë! Posted: 04 May 2017 10:35 PM PDT Horoskopi për ditën e sotme, e premte 5 maj 2017 Dashi – Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm për çdo gjë qe do thoni e qe do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do jene te interesuar për flirte dhe aventura kalimtare, te cilat për te thënë te vërtetën do jene me shumice. Financat duhet t'i keni me tepër ne vëmendje dhe gjendja ka për t'u përmirësuar shpejt. Demi – Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato qe keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyrë te veçanta. Beqaret nuk duhet kurrsesi te mbyllin sytë dhe te hedhin hapa sepse mund te lëndohen. Për menaxhimin e financave me mire këshillohuni me specialistet dhe do dilni te fituar. Binjakët – Here pas here do jeni ne tension ju te dashuruarit dhe mund te thoni gjera te gabuara. Mundohuni qe gjithmonë te vini arsyen para ne mënyrë qe te mos e prishni atmosferën e ngrohte. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht. Gaforrja – Dite e mbushur me lajme te mire dhe me arritje do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do ndiheni mire dhe te përmbushur. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime te mëdha dhe do i marrin gjerat sa me shtruar. Buxhetin nuk do e mbani dot te stabilizuar. Do jeni te papërmbajtur me shpenzimet madje edhe për gjera te kota. Luani – Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni te flisni sa me hapur me te qe te sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për te pasur vërtet probleme. Beqaret ka mundësi t'i rikthehen një dashurie te shkuar, por kësaj here do përjetojnë emocione shume te forta. Financat do i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin te papritura. Virgjëresha – Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk e lini asnjë moment te lire. Kujdes sepse kjo gjë mund ta mërzitë atë dhe mund ta largoje akoma me tepër. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse mundësitë me te mira do iu jepen pas disa ditëve. Buxhetin për fat do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme. Peshorja – Ju qe jeni ne një lidhje do merrni vendime shume te rëndësishme gjate gjithë kësaj dite. Një etape e re do filloje për ju dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar dhe te gëzuar. Beqaret nuk duhet te fiksohen tek pamja e dikujt sepse me i rëndësishëm se ajo është shpirti. Buxheti ka për te pasur goxha tronditje pasi ju nuk do arrini dot t'iu vini fre shpenzimeve. Akrepi – Mos u tregoni shume mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani ne çdo hap qe hedh ai edhe mund te mërzitet. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohe qe iu pëlqen por nuk ua ka shprehur nga frika se mund te humbe edhe miqësinë tuaj. Dita e sotme do jete e mrekullueshme ne sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për te shpenzuar. Shigjetari – Dashuria për çiftet nuk do shkoje shume mire. Do qëndroni pak larg njeri tjetrit sot, por ne fund te ditës do kuptoni se nuk mund te bëni dot pa te. Edhe për beqaret dita do jete pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni por me vone do e kuptoni se jeni gabuar për atë qe pëlqenit. Financat do jene shume te mira, gjithsesi mire është te tregoheni pak te matur me shpenzimet e tepruara. Bricjapi – Dëshira për te pasur një marrëdhënie te qëndrueshme ne çift do iu beje te merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bere me pare këtë, përsëri nuk është vone. Beqaret do kenë edhe takime por ata ëndërrojnë shume me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Financat do jene ne përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mire sa do prishni. Ujori – Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses. Peshqit – Kjo dite do jete pozitive për ju te dashuruarit. Do i arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes dhe do ndiheni krenare. Pasdite përgatituni për ndonjë surprize nga partneri. Beqaret do kenë disa takime, por me mire te mos nxitohen për t'i dhënë fjalën dikujt. Ne planin financiar do e keni me te qarte situatën ne te cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar me tepër. The post Sot ditë me shumë befasi, horoskopi ka diçka të mirë për të ju thënë! appeared first on GazetaBlic. |
| Studentët e UP-së njoftohen për parandalimin e migrimit të parregullt Posted: 04 May 2017 10:33 PM PDT Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja "Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit", sot do të mbajë ligjëratë në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt. Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Teuta Pustina-Krasniqi, zëvendës rektore për Cilësi dhe Zhvillim në UP, ish-ambasadori Robert Bosch, Peter Schreiner, ekspert i migrimit, Edmond Gashi, koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë "DIMAK". Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim. The post Studentët e UP-së njoftohen për parandalimin e migrimit të parregullt appeared first on GazetaBlic. |
| Bankat e Shqipërisë u kanë dhënë 720 milionë euro kredi shtetasve të Kosovës Posted: 04 May 2017 10:33 PM PDT Shtetasit e Kosovës nuk mjaftohen me marrjen e kredive në 10 bankat komerciale që operojnë në vend. Ata tash janë përfshirë edhe në statistikat e Shqipërisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shuma e kredisë së qytetarëve jorezidentë, kryesisht nga Kosova, arrin në mbi 700 milionë euro të tërhequra brenda dy viteve, shkruan sot Koha Ditore. Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka komentuar për herë të parë arsyet e daljes së kredisë jashtë vendit, ndërkohë që në Shqipëri ka një shtrëngim nga ana e bankave, për dhënien e kredisë. Ka thënë se kredia për jorezidentët kryesisht po shkon nga dy banka në Kosovë. The post Bankat e Shqipërisë u kanë dhënë 720 milionë euro kredi shtetasve të Kosovës appeared first on GazetaBlic. |
| 20 vite nga rënia e heroit Luan Haradinaj Posted: 04 May 2017 10:22 PM PDT Sot bëhen 20 vjet nga rënia e ushtarit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj. Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllanë Ramushin dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur afër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur "Qafa e Mullarit", kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar. Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes. Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Izniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës. Për këtë, shoqatat e Luftës së UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ora 17:00. The post 20 vite nga rënia e heroit Luan Haradinaj appeared first on GazetaBlic. |
| Kosova do të merr pjesë në festivalin teatror për fëmijë në Ankara Posted: 04 May 2017 10:22 PM PDT Më 25 prill në Ankara do të fillojë festivali ndërkombëtar i teatrove për fëmijë, "Zonjat e vogla, zotërinjtë e vegjël", pjesëmarrjen në të cilin e kanë konfirmuar edhe trupa teatrore e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA). Në një komunikatë të lëshuar nga Teatrot Shtetërore të Turqisë (TSHT), thuhet se në festivalin i cili mbahet mes datave 25-30 prill, do të prezantohen 23 shfaqje, tetë nga të cilat do të performohen nga teatro të huaj. Organizatori i festivalit njofton se në skenën e teatrit këtë vit do të defilojnë mbi 100 performues nga trupat teatrore nga Kosova, Italia, Rusia, Spanja, Kili dhe Greqia, bashkë me 10 trupa lokale. "Festivali pesë ditorë do ti shfaq publikut loja kukullash, lojra me hije, shfaqje muzikore dhe valle të cilat bëhen më qëllim të argëtimit dhe edukimit të fëmijëve", thanë organizatorët. TSHT organizon festivalin për 13 vjet radhazi dhe i njëjti mbahet për të shënuar 23 prillin, Ditën e Fëmijëve. Emri i festivalit vjen nga një fjalim për fëmijët të cilin e kishte bërë themelues i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk. "Zonjat e vogla, zotërinjtë e vegjël”, ju jeni të gjithë trëndafila, yjet dhe gëzimi i së ardhmes tonë, ata që do ta ngrisin kombin”, kishte thënë ai. Sipas organizatorëve, gjatë 12 viteve të fundit, festivali ka pritur 102 grupe teatrale nga 50 vende ku kanë marrë pjesë rreth 250.000 fëmijë. The post Kosova do të merr pjesë në festivalin teatror për fëmijë në Ankara appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 04 May 2017 10:17 PM PDT Senati i SHBA-së ka miratuar ligjin për buxhetin në vlerë prej 1.1 trilion dollarësh, që do të financojë qeverinë deri në shtator. Pas votimit në Senat, ligji do t'i dërgohet presidentit Donald Trump, i cili pritet ta nënshkruaj. Ky ligj autorizon shpenzimet federale deri në fund të vitit fiskal, që është 30 shtatori. Kongresi dhe Presidenti duhet të kalojnë një ligj të ri për buxhetin për vitin e ri fiskal, i cili nis në muajin tetor. Për të marrë mbështetjen edhe të demokratëve për buxhetin, negociatorët është dashur që të heqin kërkesat fillestare të Trumpit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të mos rrisin shpenzimet për ushtrinë, aq sa presidenti Trump ka kërkuar. The post SHBA: Senati miraton buxhetin appeared first on GazetaBlic. |
| Sot procedohet Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës? Posted: 04 May 2017 10:17 PM PDT Ashtu siç dje edhe ka raportuar Gazeta Blic, Grupi Parlamentar NISMA për Kosovën ka siguruar 41 nënshkrime të deputetëve dhe tashmë i ka votat e mjaftueshme që mund ta dërgojë në kryesinë e Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit, Isa Mustafa. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi në një prononcim për Gazetën Monitor ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dorëzohet në Kuvend të hënën. Mbledhjen e 41 nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë, Krasniqi e ka quajtur këtë si suksesi i parë i kësaj , ndërsa suksesi i dytë do të varet nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, media vendore kanë raportuar që ka gjasa që Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës mund të procedohet edhe sot në Kuvendin e Kosovës. Mbetet të shihet gjatë ditës nëse ky Mocion do të dorëzohet sot apo të hënën. Vet Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur se nesër ose pasnesër do të procedohet në kuvend mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa. "Nuk besoj se mund të kemi seancë nesër por mund të them por nesër pasnesër mund të procedohet. Këto ditë janë vendimtare nëse do të shkohet a jo në zgjedhje. E në këtë mënyrë kuvendi ka 5 ditë kohë për ta proceduar." Në anën tjetër vet Mustafa sot do të udhëtojë në Londër për nënshkrimin e një marrëveshjeje. Për këtë Gazeta Blic ka raportuar në edicionin e mbrëmshëm. Për më tepër Lexoni Dhe
The post Sot procedohet Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës? appeared first on GazetaBlic. |
| Pse Mustafa paralajmëroi rritjen e pagave në sektorin publik Posted: 04 May 2017 09:42 PM PDT Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar rritjen e pagave për sektorin publik duke përfshirë shërbyesit civilë, arsimin dhe shëndetësinë. Ky premtim i tij vjen në vitin kur Kosova mban zgjedhjet lokale, derisa opsion janë edhe zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, për shkak të krizës së koalicionit, i cili ka humbur bazën e fuqishme të numrave në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore. Kryeministri Mustafa nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, të enjten, kërkoi nga Ministria e Financave, që në koordinim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Sipas Mustafës, gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrueshmëri të mirë buxhetore dhe lëvizje të mirë ekonomike, "gjë që mundëson edhe rritjen e pagave". The post Pse Mustafa paralajmëroi rritjen e pagave në sektorin publik appeared first on GazetaBlic. |
| Ermonela Jaho është “Madame Butterfly” në Kennedy Center (Video) Posted: 04 May 2017 09:38 PM PDT Kur interviston Ermonela Jahon, duhet të jesh e kujdesshme. Dikush mund të mendojë se kjo është fare e natyrshme, pasi ajo është soprano me famë botërore dhe soprano të tilla, shpesh konsiderohen diva. Por me Ermonelën duhet të jesh e kujdesshme për të kundërtën: sepse ngrohtësia, energjia dhe komunikimi i saj i drejpërdrejtë të bëjnë të harrosh për një moment që ke shkuar ta intervistosh sepse ajo po interpreton për here të parë në Uashington Cio-Cio Sanin në operan e famshme të Giacomo Puccinit, “Madame Butterfly”. Ermonela thotë se karta e saj më e fortë është vërtetësia dhe se shpreson që të prekë zemrat e audiencës në Uashington. Ermonela vjen në Uashington pas suksesit me të njëjtën opera në Londër, ku kritika e vlerësoi me superlativa interpretimin e saj. Dhe gjasat janë që edhe në Uashington duke fillluar nga e shtuna ajo do të sjellë një Cio-Cio San, japonezja e re që u martua me amerikanin Pinkerton, me gjithë brishtësinë, magjinë dhe tragjizmin e saj, me një rreze emocionesh që ndryshojnë rrënjësisht nga një akt në tjetrin. Ermonela thotë se me çdo përvojë me "Madame Butterfly", personazhi i saj rritet, maturohet, por duke mbetur njëkohësisht po ajo vajzë e re. "Mendoj kjo është aftësia e një artisti sepse ne të gjithë kemi qenë 15 vjeçarë, kemi në atë arkivin tonë, të ekperiencës së jetës sonë, dhe mund t'i kujtojmë ato momente kur kemi qenë aq të rinj, adoleshentë mund të them, e në një farë mënyre atë lloj vulnerabiliteti që të gjithë ne qeniet humane e kemi. Detyra e artistit është ta nxjerrë këtë, të jetë sa më i vërtetë, nëpërmjet zërit, nëpërmjet sjelljeve." Por Ermonela ka edhe një kartë tjetër për portretizimin e heroinës tragjike, e cila ka një përvojë jetësore përtej viteve të moshës së saj. "Çdo qenie humane, çdo lloj vështirësie të jep një lloj pjekurie, pak përpara kohës. E mund të them që edhe ne shqiptarët kemi parë disa gjëra pakëz të parakohëshme për moshën tonë, mund të them se kemi hasur shumë vështirësi që të pjekin në një farë mënyre dhe ky është ai çelësi i emocionit që unë përpiqem të jap në të gjitha rolet që të jap një ndjenjë, atë emocionin, atë pasionin që kemi ne shqiptarët, ballkanasit. Ndoshta tingëllon gjithmonë pak nacionaliste kur e them këtë gjë, por është e vërtetë". Megjithëse ka 25 vjet që është larguar, Ermonela thotë se Shqipëria është brenda saj, madje ajo thotë është "pikërisht ai zjarri, ai emocioni, ai vulnerabiliteti i të gjitha ngjyrave emocionale që unë kam jetuar në Shqipëri, që marr dhe larg vendit tim, ato japin diçka të veçantë, më japin diçka të veçantë edhe mua si artiste, shpirtit tim"… "…një e qarë me ligjërim, për shembull. Kur kam kënduar 'Suor Angelica-n', 'Madame Butterfly', ka momente dëshpërimi të një nëne kur do t'i marrin fëmijën dhe çdo nënë, çdo femër e ka atë dhimbje. Por ndoshta neve na kanë ngelur që të vegjël në mendje gjyshet, prindërit tanë, nënat tona, mënyrën se si ato e përjetojnë një dhimbje të atillë. Është një gjë që vetëm kur e mendoj tani, të këput shpirtin". Ajo ia atribuon thellësinë me të cilën përcjell personazhet, pikërisht intensitetit me të cilin shqiptarët siç thotë Ermonela shprehin gëzimet dhe hidhërimet, por edhe përvojës së saj personale jetësore. "Unë kam humbur prindërit dhe një gjë të tillë nuk arrija dot ta shprehja edhe pse isha, jam pjesë e asaj kulture. Në skenë ndoshta … Muzika është gjuhë e shpirtit dhe në një farë mënyre të çliron dhe për mua është një çlirim shpirtëror", thotë ajo. Por megjithëse ndoshta forca e shprehjes mund t'i vijë nga temperamenti dhe banka e emocioneve jetësore, Ermonela thotë se kur është në skenë shkrihet me rolin, sepse ato që këndon janë ndjenja universale humane. "Para qindra vitesh është folur për dashurinë, jemi këtu sot flasim prapë për dashuri, për sakrifica etj, etj. Ndryshon vendi, ndryshojnë rrethanat ekonomiko-shoqërore dhe të gjitha këto kushtet, por në fund të fundit, duhet një histori, një vend ku ta vësh një personazh". Kjo shkrirje e universales me individualen, tërhoqi vëmendjen e Operas Kombëtare të Uashingtonit që që para dy vjetësh e zgjodhi Ermonelën për rolin e Cio-Cio Sanit. "E kisha dëgjuar që të këndonte në Paris dhe nuk kam parë kurrë një audiencë të reagonte me aq shumë entuziazëm, sa ç'reagoi ndaj saj atë ditë. Prandaj kur po kërkonim të zgjidhnim sopranon për 'Madam Baterflaj', ky rol e vuri atë të në krye të listës. Ajo po bëhet nga një sopranot më të rëndësishme dhe roli (i Cio-Cio Sanit) ndër më të rëndësishmit e saj. Kur përpiqemi të zgjedhim interpretuesit për Kennedy Center, ne kërkojmë më të mirët dhe e kishim të qartë që duhet të angazhonim Ermonelën, thotë Andrew Jorgensen, Drejtor i Planeve Artistike në Operan Kombëtare të Uashingtonit. "Madame Butterfly" në Kennedy Center ka si dizenjator, artistin abstrakt japonez Jun Kaneko, dhe paralelisht me shfaqjen e operas, një ekspozitë me skulptura të tij abstrakte shfaqet në Hollin e Shteteve në Kennedy Center. Kaneko ka dizenjuar edhe veshjet e Ermonelës për operan, një kimono e bardhë për aktin e parë të dasmës, dhe me ngjyra të forta me topa. Ermonela ra në dashuri me operan kur pa Traviatën e Giuseppe Verdit në Teatrin e Operas dhe Baletit për herë të parë kur ishte adoleshente dhe i premtoi vetes se një ditë do të interpretonte Violetën. "Unë do të bëhem këngëtare operistike dhe nuk do vdes pa e kënduar një here Traviatën. E kam kënduar tani 240 herë", kujton ajo se si i tha të vëllait kur dolën së bashku nga Opera. Ndër rolet dramatike te preferuara të saj përveç Violetës dhe Cio-Cio Sanit, janë Anna Bolena e Donizzettit dhe Suor Angelica e Puccinit. Dhe për të gjitha rolet e deritanishme dhe ato që do të vijnë më pas, Ermonela mbështetet tek arma e saj më e rëndësishme si artiste. "Nuk ka rëndësi vjen nga Shqipëria, vjen nga çdo lloj vendi i botës, në momentin që flet në gjuhën e zemrës dhe je i sinqertë në skenë, është e pamundur të mos prekësh, të mos rezonosh me zemrat e kujtdo nacionaliteti. Dhe ky ka qenë çelësi im që deri tani ka funksionuar dhe shpresoj të funksionojë akoma", thotë ajo. The post Ermonela Jaho është "Madame Butterfly" në Kennedy Center (Video) appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





