“Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste (video)” plus 9 more GazetaBlic |
- Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste (video)
- Lansohet kampanja kundër të korruptuarve në listat zgjedhore
- Pas Kosovës edhe Shqipëria nga sot hyn në fushatë zgjedhore!
- Lufta “Guns vs. Roses”
- Zëri i Amerikës: Ja si u arrit marrëveshja Rama-Basha!
- Shkollat profesionale në Pejë dhe Deçan bëhen me kabinete
- Zëdhënësi i ambasadës gjermane: partitë të kenë kujdes me propozimet e kandidatëve për deputetë
- Shqipëria tejkalon krizën- marrëveshja Rama-Basha: me 16 Korrik zgjedhjet?
- Ambasadorja kroate Kosovës: Ndiqeni shembullin e Kroacisë
- Prezantohet marrëveshja globale për migracionin dhe refugjatët
Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste (video) Posted: 17 May 2017 10:43 PM PDT Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës është biseduar për dikasterin e ekonomisë, para se të arrihej marrëveshja për koalicion."Nuk është diskutuar në veçanti madje as posti i presidentit, sepse e kemi presidentin. Është biseduar që AKR të jetë motor i aspekteve ekonomike. Është biseduar që programi i AKR-së të përdoret për ekonominë, pastaj është biseduar edhe për fushën e sundimit të ligjit, si dhe në mënyrë teknike për radhitjen e deputetëve", ka thënë ai në emisionin Debat në RTV Dukagjini. Sejdiu ka treguar se kërkesa e AKR-së ka qenë që të vendosen në bllogje kandidatët për deputetë. "Ne kemi 22 vende ku numri 2 do të jetë presidenti Behgjet Pacolli, dhe në dy bllogje nga 10 deputetë. Në këtë mënyrë votuesit do ta kenë më të lehtë t'i gjejnë kandidatët tanë", ka thënë ai.
The post Sejdiu: Me LDK-në nuk kemi biseduar për poste (video) appeared first on GazetaBlic. |
Lansohet kampanja kundër të korruptuarve në listat zgjedhore Posted: 17 May 2017 10:42 PM PDT Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim", lanson kampanjën vetëdijësuese #AsUne, e cila ka për qëllim të ndikojë tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive. Ngjarja mbahet në zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës. Ndryshe, edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se partitë politike duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore. The post Lansohet kampanja kundër të korruptuarve në listat zgjedhore appeared first on GazetaBlic. |
Pas Kosovës edhe Shqipëria nga sot hyn në fushatë zgjedhore! Posted: 17 May 2017 10:38 PM PDT Lajmin e mire per arritjen e marreveshjes politike qe i jep fund ngercit ne Shqiperi, lideri demokrat Lulzim Basha zgjodhi t'ia jape personalisht personave qe e mbeshteten ne 3 muaj ne kauzen per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Menjehere pas takimit tre oresh koke me koke me shefin e qeverise, Basha la rreth ores 01:15 te mengjesit kryesine e kuvendit, dhe ju drejtua Cadres se Lirise, sic ai ka 'pagezuar' vendin e protestes se opozites me qytetaret qe rezistuan ne 90 dite. Duke deklaruar mbylljen e cadres, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatet e saj qe ju bashkuan kauzes dhe deri dje i qendruan vendimit per bojkot te zgjedhjeve, nga dita e neserme do te nisin fushaten elektorale per garen ne zgjedhjet parlamentare te dekretuara me 18 qershor. Por sipas paketes McAllister Plus qe palet deklaruan keto ore te para te mengjesit se kane arritur dakordesi, zgjedhjet mund te mbahen edhe me 16 korrik, kohe qe duhet per te vene ne zbatim te gjitha pikat e zgjidhjes se ofruar nga nderkombetaret. "E pamendueshmja e tre muajve me pare, sot eshte realitet. Gjithcka ka ndryshuar. Neser nisim pergatitjet per tu dhene shqiptareve zgjedhje te lira dhe te ndershme", tha Basha duke shtuar se edhe koha qe qytetaret te marrin ne dore fatin e tyre. “Gjithcka do te jete ndryshe, asgje si me pare", – tha Basha. The post Pas Kosovës edhe Shqipëria nga sot hyn në fushatë zgjedhore! appeared first on GazetaBlic. |
Posted: 17 May 2017 10:36 PM PDT Lufta për pushtet për herë të parë në historinë e Kosovës do të bëhet në mes të një blloku politik që në vete ka rreshtuar subjektet e përfaqësuara nga njerëz të krahut të luftës, PDK-në, AAK-në e Nismën, dhe bllokut tjetër që përbëhet nga subjekte të cilat i janë bashkuar LDK-së, partisë që e ka drejtuar rezistencën paqësore,shkruan sot Koha Ditore. Mbështetur në parashikimet e analistëve dhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, beteja "Guns vs. Roses" parashihet të fitohet nga eksponentët e luftës. Por është një forcë tjetër politike që mund t'i prishë matematikat. Është LVV-ja, parti kjo mikse, ngaqë në vete ka njerëz që kishin uniforma, pacifistë, por edhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile. Të mërkurën, kjo parti ka zhvilluar kontakte me përfaqësues të koalicionit "Roses", me qëllimin për të garuar me listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë. The post Lufta "Guns vs. Roses" appeared first on GazetaBlic. |
Zëri i Amerikës: Ja si u arrit marrëveshja Rama-Basha! Posted: 17 May 2017 10:27 PM PDT Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t'i dhënë fund krizës politike. Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë. Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arritjen e kompromisit, por pa dhënë detaje. Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën "Platforma McAllister Plus" e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor. Zoti Basha tha se marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme. Zoti Rama nga ana e tij u mjaftua të deklaronte se ishte plotësisht dakord me pohimet e kreut të opozitës. Të dy më pas u ndanë duke shtrënguar duart me një gjest sportiv dhe aspak protokollar, si shenjë e një marrëveshjeje që i kishte kënaqur të dyja palët. Ndonëse për afro tre muaj këmbënguli për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, opozita pranoi dje një tërheqje, përfshirë dhe nga disa kërkesa të tjera, duke deklaruar se është plotësisht dakort me propozimin e integruar të paraqitur ditën e hënë nga zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit Hoyt Yee. Një propozim i cili përfshinte të ashtuquajturën "Paketa McAllister" si dhe propozimet që më pas kryeministri Edi Rama bëri në dy takimet që ai pati me zotin Basha, ku oferta e shumicës kushtëzohej me përfshirjen e opozitës në komisionet parlamentare që do të duhet të përzgjedhin anëtarët e strukturave të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Siç saktësoi dhe një deklaratë e koalicionit opozitar, përgjigja për zotin Hoyt Yee, duhej të ishte vetëm një 'PO' ose një 'JO', dhe se çdo propozim shtesë do të konsiderohej refuzim. Opozita deklaron se ka thënë 'PO', përfshirë dhe votën për Vettingun. "Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga zoti Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës", thekson deklarata e koalicionit opozitar, duke shtuar se "tani është koha që Zoti Rama të thotë 'PO', dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm". Në një letër dërguar kryeministrit, zoti Basha ritheksoi pranimin e propozimit të integruar të paraqitur nga zoti Hoyt Yee dhe i bëri thirrje atij që të konfirmonte publikisht "pranimin pa kushte të propozimit amerikan". Kryeministri është përgjigjur shkurtimisht përmes një postimi në Twitter, duke i kërkuar kreut të opozitës që të lerë letrat publike dhe të fokusohet te oferta që ka në tryezë. The post Zëri i Amerikës: Ja si u arrit marrëveshja Rama-Basha! appeared first on GazetaBlic. |
Shkollat profesionale në Pejë dhe Deçan bëhen me kabinete Posted: 17 May 2017 10:26 PM PDT Sot inagurohen kabinetet në shkollat e arsimit profesional në Shkollën Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë dhe në Shkollën Teknike “Tafil Kasumaj”, në Deçan. Të dy shkollat janë në mesin e tetë shkollave profesionale, që janë duke u përkrahur nga Projekti ALLED dhe që janë pajisur me punëtori dhe pajisje laboratorike me buxhet prej përafërsisht 800,000.00 euro, e cila do të mundësojë një zbatim më praktik të kualifikimeve/programeve të reja të zhvilluara në fushën e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe inxhinierisë mekanike. Shkolla Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë po zbaton dy programe të reja të zhvilluara në bujqësi dhe përpunim të ushqimit dhe Shkolla Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan po zbaton programin e sapo zhvilluar në mekatronikë. The post Shkollat profesionale në Pejë dhe Deçan bëhen me kabinete appeared first on GazetaBlic. |
Zëdhënësi i ambasadës gjermane: partitë të kenë kujdes me propozimet e kandidatëve për deputetë Posted: 17 May 2017 10:25 PM PDT Pas Shteteve të Bashkuara edhe një shtet tjetër i QUINT-it ka kërkuar nga partitë politike të mos i përfshijnë në lista ata që kanë probleme me ligjin, shkruan sot Koha Ditore. Zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Marten Menger, ka thënë se subjektet politike duhet të ketë kujdes me emrat të cilët do t'i fusin në listat zgjedhore për deputetë. The post Zëdhënësi i ambasadës gjermane: partitë të kenë kujdes me propozimet e kandidatëve për deputetë appeared first on GazetaBlic. |
Shqipëria tejkalon krizën- marrëveshja Rama-Basha: me 16 Korrik zgjedhjet? Posted: 17 May 2017 10:18 PM PDT Ngërçi politik në Shqipëri mori fund, Rama dhe Basha në orët e para të së enjtes rreth orës 01:15 jashtë kryesisë së Kuvendit në prononcimin për mediat kanë shtrënguar duart pas takimit kokë më kokë për më shumë se 3 orë në kryesinë e kuvendit, ku kanë arritur edhe marrëveshjen politike për dhënien fund të bojkotit të opozitës, hyrjen e opozitës në zgjedhje dhe stabilitetin e situatës politike. Basha deklaroi në dalje të takimit se është arritur marrëveshja sipas propozimeve të SHBA, dhe më pas Rama u shpreh se ishte 100% dakord me fjalët e kreut të PD-së. Tashmë përveç zbatimit të të paketës "McAllister Plus" pritet që palët të bëjnë publik edhe datëne zgjedhjeve. Por çfarë përmban paketa ("McAllister Plus")paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017. Më poshtë keni një përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar ("McAllister Plus")paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee. 1-Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita; 2-Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor; 3-Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita; 4-Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita; 5-Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme; 6-Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse) 7-Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik. 8-Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike. 9-Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet. 10-Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse. 11-Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor 12-Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike. 13-Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP. 14-Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!) 15-Droga: –Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit. –Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës. 16-Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike) –Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit. –KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor) –Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t'u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve. 17-Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve. 18-Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës. 19-Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë. 20-Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut. The post Shqipëria tejkalon krizën- marrëveshja Rama-Basha: me 16 Korrik zgjedhjet? appeared first on GazetaBlic. |
Ambasadorja kroate Kosovës: Ndiqeni shembullin e Kroacisë Posted: 17 May 2017 10:18 PM PDT Ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq, i ka sugjeruar Kosovës ta ndjekë shembullin e Kroacisë kur është fjala për ndërtimin e konsensusit nacional në çështjet me rëndësi për shtetin, shkruan sot Koha Ditore. Sipas saj, pozita dhe opozita janë bashkuar për ta përshpejtuar integrimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ajo ka sugjeruar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me punë dhe udhëheqje të procesit nga vendorët, por jo duke ngritur pritje jorealiste. Ambasadorja kroate ka folur edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në aspektin politik dhe ekonomik. Ajo është ankuar se biznese nga shteti i saj jo rrallë kanë shprehur ankesa dhe janë dekurajuar për shkak të parregullsive në procedurat e tenderimit publik. The post Ambasadorja kroate Kosovës: Ndiqeni shembullin e Kroacisë appeared first on GazetaBlic. |
Prezantohet marrëveshja globale për migracionin dhe refugjatët Posted: 17 May 2017 10:16 PM PDT Zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha dhe Milan Radojeviq, sot do të marrin pjesë në prezantimin e marrëveshjes globale për migracionin dhe refugjatët. Kjo ngjarje organizohet nga misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencioni Kombeve të Bashkuara për Migracionin dhe Misioni Zyrës së Lartë të OKB-së për Refugjatë në Kosovë. The post Prezantohet marrëveshja globale për migracionin dhe refugjatët appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |