| Rama : Rruga e vetme e Shqipërisë është Europa Posted: 06 May 2017 12:36 PM PDT Në përkujtimin e Ditës së Europës, kryeministri socialist Edi Rama tha se historia e politikës së brendshme shqiptare ndodhet në udhëkryq, por shprehu besimin se në 18 qershor shqiptarët do japin mesazhin se rruga e vetme e Shqipërisë është Europa. “Pavarësisht rezistencës së barikadave, mureve që kemi përpara si një pengesë për të filluar zbatimin e reformës në drejtësi, është e qartë se do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara” tha zoti Rama gjatë një aktiviteti zhvilluar në Gjirokastër. “Do të fitojë Europa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj si shprehje e frikës nga e ardhmja dhe nga temrri i drejtësisë” u shpreh ai. Kryeministri dhe kreu i socialistëve shqiptarë për më shumë se një dekadë shprehu keqardhjen që Shqipëria është e vonuar në këtë proces, sikundër janë të vonuar vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. “Pesha e të shkuarës në rajon është më e rëndë sesa kudo tjetër në Europën komuniste që është pjesë e BE” tha zoti Rama. Sipas tij “Të gjitha përpjekt tona për tu afruar me Europën janë përpjekje për t'u shkëputur nga e shkuara. Kjo është sfida me të cilën ne do përballemi dhe kjo është sfida për të cilën ne jemi të përkushtuar. Shpresoj shumë që edhe kjo periudhë udhëkryqi në historinë e brendshme të politikës të jetë një periudhë që ta kapërcejmë me njerëzillëk” u shpreh kryeministri socialist. Duke ju referuar zhvillimeve aktuale ne Shqipëri dhe veçmas zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për t’u mbajtur me 18 qershor, kreu socialist dhe kryeministri i vendit u shpreh “…i bindur që ne do tia dalim, siç jam i bindur që në 18 qershor shqiptarët do të japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa, se në këtë rrugë zbatimi i reformave që na bëjnë një vend europian është i pashmangshëm dhe nuk mund të shtyhet më tutje në kohë”. |
| Kategoria e Parë: Fiton Beslidhja, Adriatiku bie një kategori më poshtë Posted: 06 May 2017 10:00 AM PDT FAZA E TRETË – JAVA 9 GRUPI A Play-off | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 06.05.2017 | 17:00 | Beslidhja – Shënkolli | 4 – 1 | | 06.05.2017 | 17:00 | Erzeni – Burreli | 2 – 2 | Pushim: Kamza | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Kamza | 7 | 4 | 3 | 0 | 11 | 5 | 6 | 39 | | 2. | Beslidhja | 7 | 6 | 1 | 0 | 13 | 2 | 11 | 39 | | 3. | Erzeni | 7 | 1 | 1 | 5 | 10 | 18 | -8 | 23 | | 4. | Burreli | 8 | 2 | 2 | 4 | 11 | 12 | -1 | 21 | | 5. | Shënkolli | 7 | 0 | 3 | 4 | 8 | 16 | -8 | 15 | Play-out | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 06.05.2017 | 17:00 | Tërbuni – Adriatiku | 1 – 0 | | 06.05.2017 | 17:00 | Kastrioti – Besa | 3 – 1 | Pushim: Iliria | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Besa | 8 | 3 | 2 | 3 | 8 | 8 | 0 | 20 | | 2. | Kastrioti | 7 | 3 | 0 | 4 | 9 | 8 | 1 | 20 | | 3. | Iliria | 7 | 4 | 0 | 3 | 9 | 9 | 0 | 19 | | 4. | Tërbuni | 7 | 4 | 1 | 2 | 6 | 4 | 2 | 18 | | 5. | Adriatiku | 7 | 2 | 1 | 4 | 5 | 7 | -2 | 14 | GRUPI B Play-off | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 05.05.2017 | 17:00 | Bylis – Shkumbini | 4 – 1 | | 06.05.2017 | 17:00 | Pogradeci – Tomori | 4 – 3 | Pushim: Lushnja | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Lushnja | 7 | 5 | 2 | 0 | 12 | 6 | 6 | 38 | | 2. | Bylis | 7 | 6 | 1 | 0 | 17 | 4 | 13 | 38 | | 3. | Pogradeci | 7 | 2 | 2 | 3 | 9 | 11 | -2 | 23 | | 4. | Tomori | 8 | 1 | 0 | 7 | 10 | 17 | -7 | 15 | | 5. | Shkumbini | 7 | 1 | 1 | 5 | 7 | 17 | -10 | 15 | Play-out | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 06.05.2017 | 1700 | Apolonia – Turbina | 3 – 3 | | 07.05.2017 | 17:00 | Elbasani – Dinamo | – | Pushim: Sopoti | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Apolonia | 7 | 3 | 3 | 1 | 14 | 8 | 6 | 23 | | 2. | Turbina | 8 | 3 | 2 | 3 | 13 | 12 | 1 | 22 | | 3. | Dinamo | 6 | 2 | 3 | 1 | 4 | 4 | 0 | 18 | | 4. | Elbasani | 6 | 1 | 3 | 2 | 10 | 14 | -4 | 14 | | 5. | Sopoti | 7 | 1 | 3 | 3 | 6 | 9 | -3 | 14 | |
| Meta fton për vizitë Xhaferrin Posted: 06 May 2017 06:07 AM PDT Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka drejtuar një ftesë për vizitë zyrtare kreut të sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Në këtë ftese ndër të tjera kryeparlamentari Meta, përgëzon homologun për detyrën e re, e thekson se vendi fqinj Maqedonia është shumë i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtetformues. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve do t`i shërbejë paqes, stabilitetit e prosperitetit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimi mes institucioneve të ndikojë në përparimin drejtë perspektives evropiane të Maqedonise – theksohet në ftesën e zotit Meta drejtuar zotit Xhaferri. |
| Vlorë: Dita e parë e Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në Precizion Posted: 06 May 2017 05:47 AM PDT Në bregdetin e Vlorës ka nisur të shtunën paradite Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në fakt, edhe ky transmetim pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternive edhe në RTSH 1 HD, ka qenë një risi në vetvete sa i përket regjisë televizive, duke ofruar pamje spektakolare të rivierës shqiptare, por edhe me komentin e Erjon Xharos dhe pionierit të aeronatikës shqiptare, Alket Islamit, si dhe me lidhjet direkte nga Vlora me gazetarët Brikena Kuka dhe Dëfrim Met’hasani. Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës. Për 10 ditë do të ketë jo vetëm sport ekstrem, por edhe ekspoze turizmi, që do ta kthejë bregdetin vlonjat në skenë të hapur natyrore mes sportit të qiellit dhe trashëgimisë kulturore në tokë. Të shtunën kanë nisur garat e para dhe seanca e paradites ka zgjatur për mëse dy orë. Ndërkohë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë drejtpërdrejt edhe seancën e pasdites, ku të 150 pjesëmarrësit kanë kryer fluturimin e tyre të dytë. |
| Kukan për RTSH: Po përpiqemi ti mbushim mendjen Bashës për dialog! Posted: 06 May 2017 05:30 AM PDT Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, në një intervistë dhënë gazetares së RTSH Arta Tozaj tha se "Po përpiqemi t’i mbushim mendjen kryetarit të partisë demokratike se vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet politike. E nuk heqim dorë nga kjo". Propozimet e kryeministrit Rama i quan “lëshime serioze ndaj opozitës”. Sipas tij, çdo bojkot i zgjedhjeve dhe çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian. Fillimisht zoti Kukan flet për situatën politike në Shqipëri. "Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri, sepse zgjedhjet po vijnë, koha fluturon dhe ne ende nuk kemi kushte të vendosura politike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Për mënyrën sesi shkuan negociatat, ato nuk sollën ndonjë rezultat, edhe pse pati shumë misione, shumë thirrje, diskutime, por sërish nuk ka asnjë marrëveshje. Nga qëndrimet e kryeministrit dhe të liderit të opozitës, kuptoj se takimi nuk ishte i sukseshëm e ne dëshirojmë të shohim se Shqipëria ecën përpara pas zgjedhjeve. Kështu që, çdo bojkot i zgjedhjeve, çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian! Prandaj, ne po mundohemi t'i mbushim mendjen partnerëve tanë, Lulzim Basha dhe partinë e tij, se është e domosdoshme për t'u angazhuar në dialog politik, për zgjidhje politike dhe ne ende nuk heqim dorë nga kjo. E di se është kohë e shkurtër dhe qëndrimet e palëve janë shumë larg, por ne do të vijojmë të dërgojmë të tilla mesazhe në mënyrë që të ketë zgjedhje demokratike e të lira, me pjeswmarrjen e të gjitha partive politike, sigurisht, sepse pa pjesëmarrjen e të gjithave, dëmtohet vendi, lëndohen të gjithë. Ne, më të vjetrit që jemi marrë në këtë punë me Shqipërinë, e dimë tepër mirë se është humbur shumë kohë për shkak të "kokëfortësisë politike" të elitës politike. Kjo duhet lënë mënjanë me të vërtetë dhe ata, të gjithë, duhet të sillen me përgjegjshmëri për vendin e tyre." I shqetësuar, ndjekës-raportuesi për Shqipërinë në PPE, Eduard Kukan, refuzon të spekullojë se çfarë do të ndodhë me PD, në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, ndërkohë që vlerëson ofertën e kryeministrit Rama në tryezë. “Mendoj se ato ishin lëshime serioze ndaj opozitës dhe unë do të kisha dashur që zoti Basha të thoshte se ai donte qeveri teknike e votim elektronik, por dhe se, nëse kishte mundësi të tjera për ta bindur atë se gjithçka do të jetë në rregull, nën kontroll, ai do të kishte qenë i gatshëm për ta marrë në konsideratë atë” tha zoti Kukan. “Përderisa zoti Hahn u përfshi gjithashtu në këto bisedime, ju, z. McAllister sëfundmi, z. Daul telefonon prej një jave e zonja Merkel këshilloi po ashtu në Valeta Z. Basha e z. Gruevski, a nuk keni përshtypjen se anëtari i familjes suaj në Shqipëri nuk po dëgjon asnjërin prej jush?” ishte pyetja e RTSH për zotin Kukan. “Ne e kuptojmë pozicionin e zotit Basha përsa i takon çështjeve në vend që kërkojnë një qasje më radikale, siç përmenda korrupsioni, trafiku i drogës e me radhë, por mbi pjesëmarrjen në zgjedhje, ne jemi shumë …, kjo është çështje e panegocieshme” tha ai. “Standarti europian është që lufta politike të kryhet brenda parlamentit e në zgjedhje dhe ne ende nuk kemi rezultat përfundimtar e refuzoj të komentoj mbi të. Ne ende po përpiqemi të bindim partnerët tanë se është edhe në interes të tyre, por më së shumti në interes të Shqipërisë, që ata të marrin pjesë në zgjedhje” tha zoti Kukan për RTSH. “Në të kundërt? A ka ndonjë "thupër?" ishte pyetja e RTSH. “Në të kundërt do shohim se çfarë do të ndodhë. Unë refuzoj të spekulloj tani. Është shumë sensitive. Ne mund të vazhdojmë të shtyjmë, të këmbëngulim, t'i mbushim mendjen e t'i bindim për zgjedhje normale në Shqipëri. Asgjë më shumë. Gjithësecili në partinë tonë është përfshirë, deri në nivelin më të lartë. Pra, ne po bëjmë vërtët gjithçka” tha eurodeputeti Eduard Kuka. “Po ju them se ne nuk heqim dorë e po bëjmë gjithçka për të patur zgjedhje normale në Shqipëri”. “Ne po e marrim shumë seriozisht të ardhmen e Shqipërisë, rolin e partisë sonë simotër dhe për këtë arsye, ne nuk po heqim dorë e do ta vazhdojmë këtë presion me qëllim që të sigurohen zgjedhjet e lira në Shqipëri” tha zoti Kukan. Ai shprehu shpresën se presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta do të sillet si një president pro-europian. “Do të kishte qenë mirë sikur të ishte zgjedhur me pjesëmarrjen e opozitës në parlament, por nuk ishte. E njoh zotin Meta, prej vitesh dhe kam shpresë vërtet se ai do të sillet si një president pro-europian, si një president që do të ketë në mendje një të ardhme të mirë të Shqipërisë në BE” tha Eduard Kukan ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, në një intervistë dhënë gazetares së RTSH Arta Tozaj. |
| Basha : Në Kavajë rrezikonte një masakër e vërtetë elektorale Posted: 06 May 2017 04:55 AM PDT Në Shqipëri opozita e djathtë ka vendosur që më 13 maj në orën 12 të zhvillojë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë protestën e radhës, sipas saj në mbështetje të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi është marrë nga kryetarët e degëve të PD dhe strukturave në mbledhjen me kreun e partisë Lulzim Basha. "Ftoni miqtë, dhe familjarët tuaj të bashkohen në marshimin e javës së ardhshme, manifestimin më të madh të forcës së vendosur paqësore por të pathyeshme të qytetarëve shqitparë për zgjedhje të lira e të ndershme, themelin e Republikës së re që po agon" u tha zoti Basha përkrahësve të opozitës në çadrën e protestës”. Lideri demokrat tha se krahas vullnetin per dialog, opozita është e vendosur të vijojë edhe me marshimin e protestave, për zgjedhje të lira përmes krijimit të qeverisë teknike. “Nuk do të pranojmë kurrë zgjedhje të dikutara nga krimi e droga. Të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë do të jenë zgejdhejt e lira e të ndershme, të lira nga krimi, droga e monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira. E di se për ku jemi nisur dhe e shoh dritën e ditës së parë të Republikës së re” këmbënguli zoti Basha. Kreu i PD deklaroi i vendosur se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor, ndërsa ia atribuoi çadrës së protestës meritën e shtyrjes se zgjedhjeve në Kavajë. “Tërheqja e Edi Ramës nga zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi në Kavajë janë vetëm rezultat i betejës tuaj, i qëndresës tuaj. Gjithçka ishte përgatitur për zgjedhje fasadë, votime fasadë, paratë ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar. Bandat e krimit brenda pushtetit kishin bërë gjithçka gati për një masakër të vërtetë elektorale në Kavajë” tha zoti Basha. Ai shtoi se këto zhvillime “…i dinë edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja këtu në Tiranë, por askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë. Ambasadat u kufizuan me deklarata, nganjëherë dhe pa deklarata fare. Socialistët në Kavajë ulën kokën para krimit”. Për kreun e opozitës sqhiptare “Tërheqja nga Kavaja nuk është dhuratë dhe nuk është lëmoshë, por është sprapsje e detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për tu keqpërdorur ditën e dielë dhe është sprapsje e tmerruar nga projektimi i bashkimit më të madh të qytetarëve që ishte bërë gati të marshonte drejt Kavajës, të çlironte Kavajën dhe nga Kavaja të niste çlirimin i Republikës së Re anë e mbanë Shqipërisë" tha kreu i PD Lulzim Basha. Deklaratat e zotit Basha erdhën pasi kryeministri Edi Rama njoftoi të premten tërheqjen e kandidatit socialist nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ndërsa akuzoi opozitën se kishte përgatitur një plan që mund të destabilizonte vendin. Xhesti i tij u përkrah menjëherë nga ambasadat kryesore në Tiranë dhe u konsideruar si një hap drejt vazhdimit të dialogut mes palëve. |
| Maxhar: Vllaznia synon pikë në Korçë Posted: 06 May 2017 03:35 AM PDT Të shtunën, duke nisur nga ora 19:00, Vllaznia e Shkodrës përballet në Korçë me Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të. Për ndihmëstrajnerin malazez të shkodranëve, Aleksandar Maxhar, skuadra shkon për të marrë pikë ndaj dhe konsiderohet një sfidë. "Është ndeshje shumë e vështirë pasi dihet tashmë edhe barazimi që kemi marra me Korabin javen e kaluar. Mendoj se është një ndeshje shumë e fortë, por ne kemi forca të arrijmë të përballojmë Skënderbeun dhe të marrim edhe pikë” tha traineri maxhar për RTSH. “Ne shkojmë atje për të luajtë futboll dhe për të bërë një ndeshje të mirë. Sigurisht që ne shkojmë për të marrë tre pikë normal në qoftëse mundemi. Nuk shkojmë atje për të toleruar diçka, por për të dhënë maksimumin, dhe për këtë do të japim më të mirën që kemi për të pasë një rezultat sa më të mirë" shtoi më tej ai. Duke folur për mungesat e kuqbluve në këtë ndeshje, traineri Maxhar tha: “Po, është e vërtetë kemi mungesa, pasi janë lojtarë të skualifikuar me kartona të verdhë dhe të dëmtuar, por në të njëjtën kohë kemi edhe lojtarë që do t'i zëvendësojnë dhe do ta përballjnë ndeshjen në fjalë duke dhënë maksimumin e tyre. Të gjithë ato që do të luajnë të shtunën, të gjithë janë të motivuar dhe nuk ka arsye që të neglizhojnë për të dhanë maksimumin e tyre. Në këtë listë është edhe Bardulla i dëmtuar dhe do të na mungojë". Ndërsa, në lidhje me mundësinë e renditjes në vendin e katërt, traineri Maxhar është i bindur se Vllaznia do ta arrijë një objektiv të tillë duke theksuar se "unë besoj se mund të jemi në vendin e katërt, veçanarisht në qoftëse fitojmë në ndeshjen direkte me Luftëtarin, ajo ndeshje do ta vendosë se kush është për vendin e katërt". Duke folur për të ardhmen e tij tek Vllaznia, Aleksandar Maxhar kujton se kontrata mbaron me 1 qershor. “Dëshira ime është të qëndrojë këto, por nuk është se varet tek unë. E ripërsëri që unë kam shumë dëshirë të qëndroj këtu". Malazezi ka bërë të ditur se qëndrimi i tij tek Vllaznia lidhet edhe me vazhdimin apo jo të Armando Cungut në drejtimin e Vllaznisë. |
| Shqiptari Eugert Zhupa në Xhiron e Italisë Posted: 06 May 2017 03:25 AM PDT Eugert Zhupa vazhdon të spikasë në çiklizmin ndërkombëtar. Çiklisti shqiptar ka bërë një figurë të mirë në etapën e parë të Xhiros së Italisë, ndonëse në përfundim u rendit i 84-ti. 27-vjeçari i lindur në Rrogozhinë, por që prej vitesh jeton dhe garon në Itali, po merr pjesë për herë të dytë radhazi në Xhiron e Italisë që sëbashku Turin e Francës janë garat çiklistike më prestigjioze në botë. Dhe shqiptari, i cili garon për ngjyrat e skuadrës Uilier Triestina, ka qenë në 4-shen e të parë që udhëhoqën në 200 km e para të etapës së parë, Algero-Olbia, 206 km e gjatë, në terrenin e ishullit të Sardenjës. Por përvoja ka bërë diferencën. Fituesi i kësaj etape, austriaku Pëstlberger triumfoi në mënyrë të papritur falë një shpërthimi në fund të garës. Sa i përket renditjes së pikëve, ai mban vendin e 4-t, me 28 pikë të grumbulluara në etapën e parë, ndërsa është i dyti, me 4 pikë, në renditjen e malores. |
| Britani e Madhe, zgjedhjet lokale favorizojnë konservatorët Posted: 06 May 2017 03:12 AM PDT Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale britanike favorizuan konservatorët, një lajm i mirë për kryeministren, Theresa May në perspektivën e zgjedhjeve legjislative më 8 qershor. Në 26 këshilla nga 88 që shpallën rezultatet e tyre, konservatorët kishin kontrollin e 10 këshillave duke marrë 636 vende, një rritje prej 179 vendesh në raport me zgjedhjet e mëparshme. Laburistët kontrollonin pesë këshilla me 466 vende, një humbje prej 137 vendesh. "Konservatorët kanë arritur për momentin rezultatet e tyre më të mira në zgjedhjet lokale që prej 10 vitesh dhe ndoshta 25 vjet", nënvizojnë analistët. Partia e Mayt përfiton nga rënia e laburistëve por, gjithashtu nga dështimi i partisë eurofobe UKIP, "viktimë e suksesit të saj", sipas liderit të formacionit Paul Nuttall. Partia nuk ka marrë për momentin asnjë vend. "Nëse çmimi për të paguar për të parë Britaninë e Madhe të largohet nga BE-ja është një avancim i konservatorëve që janë përfshirë në këtë kauzë patriotike, atëherë është një çmim që UKIP është i gatshëm të paguajë", theksoi ai në një deklarate. |