RTSH: “Rama dhe Basha në takim kokë më kokë” plus 9 more |
- Rama dhe Basha në takim kokë më kokë
- Mogherini fton Ramën në Bruksel
- Fushata zgjedhore në RTSH, të enjten hidhet shorti
- Rama vazhdon inagurimet
- Nisin hetimet për vdekjen e 16 vjeçares
- Erozioni kërcënon banesat në Bahçallek
- Opozita tërhiqet nga kushtet, por akuzon Ramën
- Vasili: LSI – parti e veprimit dhe aksionit
- PS: Shpresojmë në një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje
- Plazhi i Divjakës i ndotur, braktiset nga pushuesit
| Rama dhe Basha në takim kokë më kokë Posted: 17 May 2017 02:37 PM PDT Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha, kanë nisur rreth orës 22 të së mërkurës një takim kokë më kokë, i cili shpresohet të përfundojë me marrëveshjen e shumërpitur për të shkuar bashkë në zgjedhjet e përgjithshme. Në qendër të takimit është data e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve e cila më parë ishte dekretuar më 18 qershor. Data e re që po diskutohet është 16 korriku, por zoti Rama këmbëngul tek 18 qershori. Më parë krerët e partive parlamentare u mblodhën në një takim në kryesinë e kuvendit pas një iniciative të ndërmarrë nga kreu republikan Mediu dhe ai i PBDNJ Dule. Opozita duket se i ka pranuar të gjitha propozimet e asaj që po konsiderohet si paketa McAllister Plus. Bie në sy se ajo ka hequr dorë nga kërkesa e saj këmbëngulëse për qeveri teknike. |
| Mogherini fton Ramën në Bruksel Posted: 17 May 2017 09:58 AM PDT Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Bruksel, javën e ardhshme. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini, ka ftuar 6 kryeministrat e vendeve të Ballkanit për një darkë informale, më 24 Maj, siç konfirmon zëdhënsja Maja Koçijançiç. Sipas saj, gjatë këtij takimi do të "diskutohet mbi situatën në rajon, pas zhvillimeve të fundit, për të parë sëbashku mënyrat për të ecur përpara". Darka informale e javës së ardhshme shërben dhe për ndjekjen e ngjarjeve në rajon, që pas vizitës së Përfaqësueses së Lartë në Mars, të këtij viti. (Përgatitit Arta Tozaj) |
| Fushata zgjedhore në RTSH, të enjten hidhet shorti Posted: 17 May 2017 06:34 AM PDT Në zbatim të vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për caktimin e kohës së transmetimit në Radio Televizionin Shqiptar të fushatës së partive politike të rregjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 Qershor, lajmërohen të gjitha partitë e rregjistruara në zgjedhje, se të enjten në datë 18 maj, në orën 12:00 në ambjentet e RTSH do të hidhet shorti. Sipas tij do të bëhet e ditur renditja dhe koha radio televizive që partitë përfitojnë për minutazhin falas sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor. RTSH fton përfaqësuesit e partive politike të rregjistruatra në zgjedhje të marrin pjesë në hedhjen e këtij shorti.
|
| Posted: 17 May 2017 06:28 AM PDT Kryeministri Edi Rama, zgjodhi kopshtin nr.38 në njësinë administrative nr.6 në Kombinat, për të parë rikonstruksionin dhe kushtet që u ofrohen fëmijëve në këtë qendër edukimi parashkollor. Kryeministri kaloi një kohë të bukur me fëmijët e këtij kopshti në vemendje të Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga kreu i saj Erion Veliaj. Madje zoti Rama dhe zoti Veliaj u kujdesën personalisht që t’ju ndanin ushqimin fëmijëve. |
| Nisin hetimet për vdekjen e 16 vjeçares Posted: 17 May 2017 06:26 AM PDT Policia i ka referuar Prokurorisë materialet për hetimet e mëtejshme për tre mjekët që asistuan në operacionin e vajzës 16 vjecare Blerta Pepa në spitalin privat në kryeqytet. Me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj adoleshentes, janë proçeduar mjekët Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf. Ky i fundit ka qenë edhe mjeku kirurg i cili ka bërë ndërhyrjen. Ndërkohë, i proçeduar është edhe mjeku anestezist, Tefik Zhudra, i cili pasi 16-vjeçarja ndërroi jetë tentoi vetëvrasjen, ndërsa më pas pësoi edhe infarkt. Televizioni shqiptar u interesua pranë mjekësisë ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes së 16 vjeçares. Burime thanë se autopsia do të kërkojë kohë për të dalë në përfundim zyrtar por paraprakisht mësohet se shkaku i vdekjes së vogëlushes ka qenë hipertermia malinje, një komplikacion i shfaqur gjatë operacionit. Gjithashtu, ekspertiza bën të ditur se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi “Dantrolen”, i pretenduar se ka munguar gjatë operacionit. Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, 16 vjecarja nuk ka mundur ti mbijetojë komplikacionit shëndetësor, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit. Sot reagoi edhe ministria e shëndetësisë e cila ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen thotë se po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira në Spitalin Universitar të Traumës. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe garanton se do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë. |
| Erozioni kërcënon banesat në Bahçallek Posted: 17 May 2017 06:13 AM PDT Në vetëm pak vite uji i lumit Drin në lagjen Bahçallek të Shkodres, ka gërryer një pjesë të madhe të tokës duke iu afruar ndjeshëm banesave. Problemin banorët sot e bënë prezent edhe përmes medias dhe kërkesa e tyre është ndërtimi i një argjinature të qëndrueshme: "Drini ka degraduar në një mënyrë të tillë që duhen të merren masa sa më shpejt pasi është e vështirë me ndalu dëmët që do bëje. Ne kërkojmë një argjinaturë që të jetë e qëndrueshme me na i mbrojtë ktë pasuri që e kemi vënë me djersë të ballit". Është lagje e vjetër që ka pasur gjithmonë probleme nga Drini por në këtë gjendje Drini nuk ka qënë asnjëherë". Sot e shohim të arsyeshme dhe urgjente me ardh me ndërhy sepse nesër do të jetë vonë". Gazetarët sot nuk morën dot përgjigje nga Bordi i Kullimit, pasi personi përgjegjës nuk ishte në gjendje të shpjegonte situatën. Ndërsa bashkia Shkodër është në dijeni të gjendjes, por shton se ndërhyrja i takon Bordit të Kullimit: "Në dijeninë time ndërhyrja në Bahçallek ka qënë një ndër tre prioritetet kryesore që edhe Bordi i Kullimit ka patur por mesa duket nuk ka arritur ti realizoje. Mesa duket nuk është në planet e tyre gjatë këtij viti. Shpresojmë që ndërhyrja të bëhet shumë shpejt" tha Arben Gjuraj N/Kryetar i Bashkisë Shkodër. |
| Opozita tërhiqet nga kushtet, por akuzon Ramën Posted: 17 May 2017 06:09 AM PDT Opozita e djathtë ka zbardhur ecurinë e negociatave me zyrtarin e lartë amerikan Yee, duke bërë në këtë mënyrë edhe publike qëndrimin pro paketes së quajtur McAlister plus, por edhe vullnetit për arritjen e një kompromisi politik me shumicën mbi këtë bazë. Sipas kësaj pakete Partia Demokratike tërhiqet nga kushti për të hyrë në zgjedhje pa Ramën kryeministër, por duke propozuar të ketë të drejtën e një zv/kryeministri të përkohshëm si edhe 4 ministrave. Sipas opozitës Paketa McAllsiter, propozon shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ajo mendon se data 16 korrik është optimale për mbajtjen e tyre. Në funksion të arritjes se një kompromisi, Partia Demokratike dhe aleatët tërhiqen edhe nga kushti për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, edhe pse është ngritur pretendimi për identifikimin biometrik të votuesve dhe numurimin elektronik. |
| Vasili: LSI – parti e veprimit dhe aksionit Posted: 17 May 2017 05:56 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në bashkinë e Vorës. Kryetari Petrit Vasili tha se forca që drejton nuk ka qenë parti e fjalëve, por parti e veprimit dhe aksionit me idenë e vetme për të krijuar një shans për të gjithë. “LSI nuk ka qenë parti e fjalëve, ka qenë parti e veprimit, e aksionit, e idesë së vetme që të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë” tha ai. “Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë. Të rinjtë janë ata që thonë fjalën e tyre. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë” u tha zoti Vasili të rinjve entuziastë. Në takimin me te rinjte dhe në kuadër të turit falënderues presidenti i zgjedhur Ilir Meta shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe të rejat që bëjnë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës. |
| PS: Shpresojmë në një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje Posted: 17 May 2017 05:45 AM PDT Partia Socialiste i ka konsideruar abuzime mediatike disa deklarime të PD në opozitë, ndërsa i kujton se momenti është mundësia e fundit për Partinë Demokratike për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike. Në një deklaratë për shtyp nënvizohet se “Partia Socialiste e mbështet fuqimisht këtë përpjekje të fundit dhe do të presë me durim, duke shpresuar deri në sekondën e rënies së gongut të fushatës zyrtare, për një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje”. Sipas PS “rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtare”. Deklarata e plotë e Partisë Socialiste Angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikanë, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve europianë të Shqipërisë (dhe të vetë Partisë Demokratike), është mirëpritur dhe konsiderohet prej nesh si mundësia e fundit për Partinë Demokratike për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike. Partia Socialiste e mbështet fuqimisht këtë përpjekje të fundit dhe do të presë me durim, duke shpresuar deri në sekondën e rënies së gongut të fushatës zyrtare, për një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje. Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtare. Filozofia e Partisë Socialiste, e mishëruar në programin e në betejë e përditshme të qeverisë sonë për të bërë shtet, nuk përjashton askënd dhe për asnjë arsye. Rregullat e bashkëjetesës demokratike, nuk vlejnë vetëm për qytetarët po edhe për partitë politike. Asnjë parti politike dhe as të gjitha partitë politike së bashku, nuk mund të pretendojnë as të dalin mbi këto rregulla, e as të bëjnë pazare me këto rregulla. Përkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet të jetë forca e shembullit në përpjekjen për të bërë shtet dhe jo shembulli i forcës që thyen rregullat që asnje qytetari nuk i lejohet të thyejë. Shqipëria Europiane për Partinë Socialiste nuk është sllogan, po një shtet dinjitoz, ku askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin". |
| Plazhi i Divjakës i ndotur, braktiset nga pushuesit Posted: 17 May 2017 05:25 AM PDT Plazhi i Divjakës, por dhe zona përreth tij janë një tjetër dëshmi se sa e vlerësojmë mjedisin dhe resurset natyrore. Mbetjet plastike dhe ato prej druri kanë pushtuar sipërfaqen e plazhit publik, ndërsa frekuentuesit besnikë të tij mbeten kuajt. Punonjësit e Shërbimeve Publike të bashkisë Divjakë kanë nisur këto ditë pastrimin,por që t’ia dalin drejtori i shërbimeve në bashkinë Divjakë, Dilaver Zela thotë se do kërkojnë edhe mbështetjen e operatorëve private: " Për momentin mbledhim pjesën organike, plastike dhe pastaj do vazhdojmë me rërë pastruesën ku do pastrohet deri në 40 cm thellësia e rërës. Normalisht na duhen më tepër forca por kaq është fuqia ekonomike e bashkisë por kemi operuar me operator privat që ta pastrojmë me rërë pastruese plazhin e rërën". Përveç sipërfaqes së plazhit, edhe pylli i Divjakës është pushtuar nga mbeturinat. E kjo situatë nuk është e re. Mosmenaxhimi i mbetjeve po ndikon në braktisjen e këtij plazhi i cili vitin e shkuar shënoi numrin më të ulët të pushuesve në dhjetëvjeçarin e fundit . |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





