RTSH: “Një shpërthim i fortë tronditi sot kryeqytetin italian” plus 9 more |
- Një shpërthim i fortë tronditi sot kryeqytetin italian
- Ndërkombëtarët: Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë
- Ministria e Turizmit: Shpallen 11 projekte turistike fituese për 2017
- Rama: Do garantojmë administratë profesioniste
- Nishani: Shqipëria dhe Kosova të intensifikojnë marrëdhëniet institucionale
- Mbi 1500 forca policie të angazhuar për protestën e neserme të PD-së
- Botërori i Aeronautikës, Dita e 7-të, era ndal garimin
- Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”
- Alpha Bank me degë të re në Elbasan
- FIER: ÇELET PANAIRI I 4-T KOMBËTAR I LIBRIT
Një shpërthim i fortë tronditi sot kryeqytetin italian Posted: 12 May 2017 06:44 AM PDT Kryeqyteti italian, Rome, u trondit sot nga një shpërthim i fortë. Shpërthimi shkatërroi një makinë por, për fat të mirë nuk shkaktoi dëme në njerëz. Shpërthimi ndodhi pranë një zyre postare dhe shkaktoi panik. Ekipet e ekspertëve të bombave dhe zjarrfikësit mbërriten në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe nisi hetimet. Mendohet se shpërthimi ka qënë akt demontrativ, arsyet e të cilit po hetohen. Siguria në Romë është rritur këtë muaj pasi presidenti amerikan Donald Tramp ka lajmëruar se do të vizitoje Vatikanin për një audiencë me Papa Françeskun. |
Ndërkombëtarët: Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë Posted: 12 May 2017 06:31 AM PDT Një ditë para protestëss së paralajmëruar të opozitës së djathtë, faktori ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për situatën në Shqipëri. Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, duke mbështetur mesazhin e Johannes Hahn të një ditë më parë për shqiptarët, ndan faktin që pas bisedimeve në SHBA, “jemi të trishtuar për situatën. E qartë se mbi kë rëndon përgjegjësia", konkludon konciz mesazhi i eurodeputetit gjerman. Johannes Hahn dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor. " Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme, më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Dënojmë fuqimisht çdo thirrje për "aksione" që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore, këto aksione nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian", cilëson komisioneri Hahn. |
Ministria e Turizmit: Shpallen 11 projekte turistike fituese për 2017 Posted: 12 May 2017 06:26 AM PDT Janë shpallur sot 11 projekte turistike fituese për vitin 2017, financuar plotësisht apo pjesërisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. E 11 fituesit kanë pasur tema si pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe, edukimi mjedisor për këtë, projekte për turizmin e gjelbër, Ullirin,Verën dhe Rakinë si Shije të Traditës shqiptare”, apo një tjetër ide fituese ka qenë karta e turistit si një sistem i menaxhimit të informacionit, projekti pilot ky në Vlorë-Llogara. Të tjera projekte janë ai për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit e veçanërisht në Kepin e Rodonit apo projekti për video nga Jugu në Veri, për zhvillimin e Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës, por projekte fituese edhe në fushën e kulturës, e cila është e lidhur ngushtë me turizmin, si Festivali i Fustanellës, Festivali i përvitshëm ndërkombëtar i Jazz-it, si dhe Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar. |
Rama: Do garantojmë administratë profesioniste Posted: 12 May 2017 06:06 AM PDT Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që janë shpallur fitues për të qënë pjesë e administrates publike,i garantoi ata se merita është në qendër të punës për ndërtimin e një administrate profesionale dhe të qëndrueshme. "Në harkun e një 10-vjeçari administrata do të jetë komplet një gjë tjetër. Administrata është gjëja më e vështirë për tu ndërtuar tamam siç duhet" tha kryeministri Rama.Ndërsa ministrja e shtetit për inovacionin dhe administratën publike zonja Milena Harito tha se "kanë kandiduar rreth 50 mijë vetë që nga 2014 dhe nëse nuk gaboj janë rreth 2500 që kanë hyrë". Të rinjtë fitues të konkursit u shprehen se u janë nënshtruar trajnimeve dhe praktikave profesionale. Kryeministri shprehu sigurinë që në 10 vitet e ardhshme vendi do të ketë një administratë krejt tjetër, me shumë profesionistë dhe larg ndikimeve politike. |
Nishani: Shqipëria dhe Kosova të intensifikojnë marrëdhëniet institucionale Posted: 12 May 2017 05:59 AM PDT Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i cili po viziton Kosovën, është shprehur për një platformë të matshme pune që do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve institucionale mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në takimet me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, dhe atë të Vetevendosjes Visar Ymerin, presidenti Bujar Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes insitutcioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, në dobi të qyetarëve dhe çështjes kombëtare. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, zoti Nishani çmoi tejkalimin me shumë dinjitet të sfidës me të cilën u përball padrejtësisht zoti Haradinaj, duke i përcjellë atij përkrahjen e plotë të institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë. |
Mbi 1500 forca policie të angazhuar për protestën e neserme të PD-së Posted: 12 May 2017 05:47 AM PDT Më shumë se 1500 forca policie nga komisariatet, ato të rendit, njësia speciale, shqiponjat, forcat operacionale, policia rrugore si dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, janë angazhuar për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike e cila do të zhvillohet mesditën e të shtunës. Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e tubimit nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri tek kryqëzimi i Rrugës "Ismail Qemali" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Zhan D'Ark", Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Bajram Curri". Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës "Myslym Shyri" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me Rrugën "Ismail Qemali", nga mesdita deri në orën 16:00. Burimet i thanë Televizionit shqiptar se në vijën e parë të protestës do të rreshtohen efektivë të patrullave të kryeqytetit kryesisht efektivet gra e vajza. Ndërsa në gadishmëri do të jenë njësitë speciale, shqiponjat, forcat operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk do të mungojnë edhe strukturat e emergjencave si ambulancat apo zjarrëfikëset. Pika kontrolli do ngrihen edhe në akset kryesore të hyrje-daljet në tiranë, të cilat kontrollojnë persona të dyshuar se mund të jënë problematik dhe të armatosur. |
Botërori i Aeronautikës, Dita e 7-të, era ndal garimin Posted: 12 May 2017 05:36 AM PDT Kampionati i 9-të Botëror të Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, i cili ka patur të enjten pushim, pas 5 ditësh konkurrim të pandërprerë, e ka vijuar pushimin edhe sot paradreke. Por ndryshe nga dje, shkak për pushimin e gjysmës së parë të ditës ka qenë era e fortë. Sikundër e parashikon rregullorja e këtij kampionati, që po zhvillohet në Vlorë, nëse era kalon kufinjtë e 7 metrave për sekondë, pezullohet garimi. Dhe, sot paradite, era ka qenë mjaft e fortë, 9 metra për sekondë. Në varësi të uljes së shpejtësisë së erës, shpresohet që gara të vijoji pasdite me turin e 9-të. Pas 8 tureve të para, në renditjen ekipore, Kina mban vendin e parë, Serbia është e dyta, e ndjekur nga Indonezia, ndërsa Shqipëria mban vendin e 15-të. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. |
Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit” Posted: 12 May 2017 05:33 AM PDT Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani u nderua të premten me titullin "Qytetar Nderi i Gjilanit".Zoti Nishani ishte vetë i pranishëm në cermonminë e mbajtur në këtë qytet kur kreu i komunës Lutfi Haziri i dorëzoi titullin e lartë."Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qenia në këtë pozicion dhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë, të këtij qyteti, të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike" tha zoti Nishani. |
Alpha Bank me degë të re në Elbasan Posted: 12 May 2017 05:28 AM PDT Alpha Bank Albania inaguroi ambientet e reja të degës në qytetin e Elbasanit. Drejtoresha e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania, Brunilda Isaj tha se dega është konceptuar për t'i shërbyer një numri më të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit. "Që prej vitit 2000, kur Alpha Bank Albania filloi aktivitetin e vet në qytetin e Elbasanit, kemi pasur kënaqësinë të mbështesim klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta dhe të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë të tyren, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit". Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjërë degësh në vënd dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS). |
FIER: ÇELET PANAIRI I 4-T KOMBËTAR I LIBRIT Posted: 12 May 2017 05:06 AM PDT Nga e enjtja e për 3 ditë me radhë Fieri, do jetë për herë të katërt mikpritësi i panairit kombëtar të librit. Rreth 100 botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF, etj, nga të gjitha trevat shqipfolëse, kanë sjellë para lexuesit fierak botimet e tyre më të spikatura: "Elita e një shoqërie janë lexuesit nuk janë ata që shkruajnë sepse po të ishte kështu do ishte numër shumë i vogël dhe kjo të gëzon në fakt që edhe në një qytet si Fieri i cili po transformohet dita ditës në një qytet shumë të zhvilluar, oraganizohet një panair i përmasave të tilla. Është mbresëlënëse faktikisht duke pasur parasysh edhe panairet e tjera që oraganizohen në kryeqytet" tha Zef Çuni-Zv.ministër i Kulturës. Gjatë këtyre ditëve lexuesit do kenë mundësi të ndajnë mendime e të dëgjojnë fjalën e urtë të personaliteteve më të njohura të letrave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Po kështu për një njohje më të thellë për disa shkrimtarë, gjatë këtyre ditëve do mbahen Konferencat Shkencore si :"110 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit" ,"Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë","Libri i përkthyer, problematikat aktuale" ku do të referojnë shkrimtarë e kritikë të njohur, ndërsa do ketë dhe disa promovime librash. Në mbyllje të Panairit, i cili këtë vit organizohet nga fondacioni " Harpa" dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Kultures dhe Bashkisë Fier do të jepen katër çmime për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |