RTSH: “Kategoria e Parë: Iliria shpëton, Tërbuni në play-off” plus 9 more

RTSH: “Kategoria e Parë: Iliria shpëton, Tërbuni në play-off” plus 9 more


Kategoria e Parë: Iliria shpëton, Tërbuni në play-off

Posted: 13 May 2017 10:00 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 10

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
??.05.2017 ??:?? Kamza – Beslidhja
13.05.2017 17:00 Shënkolli – Erzeni 3 – 3

Pushim: Burreli

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 7 4 3 0 11 5 6 39
2. Beslidhja 7 6 1 0 13 2 11 39
3. Erzeni 8 1 2 5 13 21 -8 24
4. Burreli 8 2 2 4 11 12 -1 21
5. Shënkolli 8 0 4 4 11 19 -8 16

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Adriatiku – Kastrioti 3 – 0
13.05.2017 17:00 Iliria – Tërbuni 1 – 1

Pushim: Besa

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 8 3 2 3 8 8 0 20
2. Kastrioti 8 3 0 5 9 11 -2 20
3. Iliria 8 4 1 3 10 10 0 20
4. Tërbuni 8 4 2 2 7 5 2 19
5. Adriatiku 8 3 1 4 8 7 1 14

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Shkumbini – Pogradeci 1 – 1
14.05.2017 16:00 * Lushnja – Bylis

Pushim: Tomori

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 7 5 2 0 12 6 6 38
2. Bylis 7 6 1 0 17 4 13 38
3. Pogradeci 8 2 3 3 10 12 -2 24
4. Shkumbini 8 1 2 5 8 18 -10 16
5. Tomori 8 1 0 7 10 17 -7 15

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Dinamo – Apolonia 1 – 3
??.05.2017 ??:?? Sopoti – Elbasani

Pushim: Turbina

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 8 4 3 1 17 9 8 26
2. Turbina 8 3 2 3 13 12 1 22
3. Dinamo 8 2 4 2 6 8 -2 19
4. Elbasani 7 1 4 2 11 15 -4 15
5. Sopoti 7 1 3 3 6 9 -3 14

 

Basha: “Kjo nuk është protestë,është referendumi i shqiptarëve për republikën e re

Posted: 13 May 2017 06:54 AM PDT

Pas 18 shkurtit, opozita mbajti protestën e radhës për të inaguruar atë që e ka cilësuar Republika e Re. Konceptuar deri në detaj si protestë paqësore ,me në fokus pjesëmarrje masive qytetare për të përcjellë mesazhin se shqiptarët janë të bashkuar për një ndryshim të madh, Lulzim Basha u shoqërua në këtë protestë, si asnjëherë më parë edhe nga vajzat e tij. "Kjo nuk është protestë, ky nuk është manifestim, është një referendum, referendumi i shqiptarëve për republikën e re. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar.Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojmë, nuk e njohim e nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës" tha Basha. Entuziast se rritja qytetare është shtuar ndjeshëm, kreu demokrat konfirmoi vullnetin e tij për dialog , duke mos hequr dorë nga asnjë kërkesë sikundër janë krijimi i qeverisë teknike që do ti hape sipas tij rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aftësia për dialogu i opozites nuk duhet komentuar si tërheqje e saj nga protestat , do të nënkuptonte Basha, teksa nënvizoi se çadra e pagëzuar prej tij si e lirisë do të vazhdoje deri në përmbushje të misionit . Kryedemokrati konfirmoi sërish qëndresën e opozites, duke theksuar se ajo është e përgatitur për një tjetër marshim të madh. Me bindjen se ka mbështetjen e qytetarëve shqiptare si edhe të faktorit ndërkombëtar, pasi misioni i marr përsipër nga opozita ka në themel standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë protestë ashtu si edhe ajo e 18 shkurtit, para protestuesve ka marrë fjalën vetëm kryedemokrati Basha dhe disa qytetarë. Në ndryshim nga protestat e 4 viteve opozite, Basha u shoqërua nga lideri historik i demokratëve Berisha vetëm në selinë e partisë demokratike pas mbajtjes së mitingut. Ndërkohë që të pranishëm në këtë referendum siç e cilësoi Basha, ishin edhe zërat kundër të aksionit opozitarë të zgjedhur nga Lidershipi Basha.

Parada LGBT: “Jo qejf por Aksion”

Posted: 13 May 2017 06:37 AM PDT

Anëtarë të komunitetit LGBT, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të kauzës, pedaluan sot për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Pas shumë pikëpyetjesh nëse protesta e opozitës do ta ndalonte pedalimin, kjo nuk ndodhi. Kristi Pinderi, aktivist LGBTI, tha për s"Kishim dy opsione një të shkonim nga liqeni dhe të përfundonim tek kopshti zoologjik ose dy të qëndronim në shtëpi. Zgjodhëm një opsion të tretë të vazhdonim me planin tonë sepse komuniteti LGBTI nuk mund të fshihet gjithë jetën". Xheni Karaj, një tjetër aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBTI, tha se kjo nuk është festë por protestë. "Parada jonë nuk është qejf por një aksion politik. Një aksion politik që këtë vit kërkon t'iu tregojë njerëzve që koha e premtimeve ka skaduar dhe ka filluar koha e rezultateve konkrete", tha Karaj për Historia. Parada nisi nga pallati i kongreseve ndërsa pjesmarrësit pedaluan në pjesën e mbetur bosh nga protesta në bulevard për të vijuar përmes bllokut e përgjatë lumit Lana deri tek ura në shkollën Vasil Shanto.

Tiranë: Panair me prodhime ” Made in Albania “

Posted: 13 May 2017 06:13 AM PDT

Një panair një ditor është mbajtur sot në Tiranë ku produktet ishin tërësisht shqiptare . 40 prodhues paraqiten produktet e tyre në këtë panair i cili do të organizohet çdo vit. Promovimi i vlerave të ushqimeve dhe produkteve shqiptare duhet ruajtur dhe tejçuar për të na veçuar nga pjesë tjetër e rajonit por edhe për të rritur ekonominë vendase theksoi një nga organizatorët . Vera, rakia, çaji, dhjathi ishin disa nga produktet kryesore të paraqitura në këtë panair dhe prodhimi i tyre ishte i gjerë gjeografikisht pasi vinin nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Portugali: Papa Françesku shenjtëroi dy fëmijë në qytetin Fatima

Posted: 13 May 2017 05:22 AM PDT

Papa Françesku, i cili po viziton Portugalinë, ka shtuar dy fëmijë në listën e shenjtorëve katolikë, duke nderuar kështu vëlla e moter të cilët, pas shfaqjes së Shën Mërisë një shekull më parë në një fermë të qytetit Fatima, e kanë shndërruar atë në një nga tempujt më të rëndësishëm katolike të botës. Papa i shenjtëroi dy fëmijët duke shënuar kështu edhe njëqind vjetorin e ngjarjes. Qindra mijëra pelegrinë u mblodhën në Fatima duke u lutur për paqe. Me rastin e vizites në këtë qytet, papa Françesku takoi edhe një familje refugjatësh palestineze.

Urdhri i Ramës, administrata dhe makinat “jo” në fushatë

Posted: 13 May 2017 05:13 AM PDT

Me urdhër kryeministri Edi Rama ka ndaluar përdorimit të administratës në zgjedhje. Në këtë urdhër kryeministri ndalon që makinat shtetërore dhe burimet njerëzore të përdoren në fushatë. Titullarët e ministrive, institucioneve, organeve të varësisë të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme thuhet në këtë urdhër të garantojnë zbatimin e detyrimeve ligjore për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike për zgjedhjet e Kuvendit 18 qershor 2017. Ndalohet sipas këtij urdhëri të kryeministrit edhe pjesmarrja e punonjësve publike në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës po ashtu i ndalohet pjesëmarrja edhe studentëve gjatë orarit mësimor.

Brajan Ji: SHBA-ja do mbështesë anëtarësimin në NATO të të gjitha vendeve të Ballkanit

Posted: 13 May 2017 05:03 AM PDT

Shtetet e Bashkuara do të angazhohen edhe më tej që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare në NATO për sa kohë e dëshirojnë këtë. Kështu deklaroi zv.ndihmës sekretarit amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, në Budva, ku po mbahet forumi i sigurisë euroatlantike për evropen juglindore. Ai tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një ndryshim dramatik për mirë. Kemi parë retorikë nacionaliste të frikshme dhe politika të ndarjes, kemi parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kërcënime nga politikanët e Serbisë, sulme në Parlamentin e Shkupit, bojkot nga opozita e Malit të Zi. Në mënyrë që të iket nga këto, udhëheqësit duhet të gjejnë guxim politik për reformat e nevojshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj që kryeministri i ri i Kosovës do ta gjejë kurajon për të miratuar marrëveshjen kufiritare me Malin e Zi", deklaroi zoti Ji në forum.

Samiti i G7 mblidhet në Itali

Posted: 13 May 2017 04:56 AM PDT

Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qëndrore të 7 vendeve më të industrializuar të botës, të mbledhur në qytetin italian të Barit në takimin 3 ditor, diskutuan gjerësisht për uljen e pabarazisë dhe nxitjen e tregtisë së lirë. Pjesëmarrësit vlerësuan se prirjet për rritjen ekonomike shfaqen pozitive, ndërsa shqetësimi i vetëm vjen nga pasiguria e politikës amerikane lidhur me një sërë marrëveshjesh tregtare. Ministrat e financave të G7-es i kërkuan FMN-së të kontrolloje me nga afër politikat e kontrollit të kapitalit nga qeveria kineze, një praktikë që mund të dëmtoje punën e kompanive të huaja. Pjesëmarrësit e pranuan se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ka ardhur duke u zgjeruar për shkak të globalizmit ekonomik dhe nxiten qeveritë të investojnë më tepër në programe sociale që do të rishpërndanin më drejt të ardhurat.

Xhaferri: Qeveria e re do të zgjidhet e miratohet nga parlamenti

Posted: 13 May 2017 04:31 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, deklaroi se shpreson që presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, t'ia japë mandatin për formimin e qeverisë udhëheqësit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev. Por ai shtoi se, nëse kjo nuk ndodh deri në 20 maj, atëherë fati i krijimit të qeverisë dhe institucioneve varet tërësisht nga shumica parlamentare në Kuvend. Xhaferri tha se shkuarja e VMRO-së në opozitë është realitet dhe se zgjedhja e tij në krye të parlamentit është fillimi i fundit të krizës politike. I pyetur nëse pret që Ivanovi sërish të bëjë përpjekje për të shmangur dorëzimin te Zaevi të mandatit për formimin e qeverisë së re, Xhaferri tha se dëshiron që presidenti ta bëjë atë brenda kohës së përcaktuar me Kushtetutë, por nuk e përjashtoi edhe të kundërtën. "Duhet të jem i gatshëm për çdo variant si kryetar i parlamentit dhe, brenda kompetencave që kam, të veproj me kërkesën e shumicës së deputetëve", tha Xhaferri. Sipas tij, zgjedhja e qeverisë me kërkesën e shumicës parlamentare është tërësisht legjitime, sepse, siç tha, Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës parashohin juridiksionin e parlamentit për zgjiedhjen e qeverisë dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta parandalojë.

Sulm kibernetik në 36 mijë ndërmarrje private e agjenci shtetërore nëpër botë

Posted: 13 May 2017 04:24 AM PDT

Sulmi kibernetik që nisi të premten në Britaninë e Madhe, mori përmasa alarmante pasi u përhap në shumë vende të botës. Në qendër të sulmit ishin kompani në Britani, Spanjë, Itali, Portugali, Rusi, Vjetnam, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Gjithsej janë sulmuar 36 mijë ndërmarrje private dhe agjenci qeveritare, por ende nuk është e qartë nëse sulmet janë të ndërlidhur mes tyre. Rrjetet kompjuterike të tyre janë prekur nga virusi i quajtur Uona Kraj, i cili nxjerr në ekrane një figurë ku kërkohet pagesë me monedhën virtuale Bitkoin. Sulmi preku edhe spitalet, ku kompjuterat dhe telefonat nuk punuan, duke shkaktuar vështirësi në punë. Po ashtu, virusi preku kompani energjetike, telefonike, kompani të gazit e mjaft të tjera. Virusi prek sistemin operativ Windows dhe shkakton mosfunksionimin e tij duke e quajtur peng. Kompjuteri lirohet vetëm pasi pronari i tij bën pagesën e kërkuar prej 300 bitkoin, që do të thotë rreth 500 mijë dollarë.