RTSH: “Hojt Brajan Ji u takua me presidentin Ivanov” plus 9 more |
- Hojt Brajan Ji u takua me presidentin Ivanov
- Si festohet 1 maji nëpër botë?
- Vlora në pritje të Botërorit të Aeronautikës
- SHBA: Tornadot shkaktojnë dhjetëra viktima
- Itali: Mateo Renzi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike
- Francë: Profili i Brizhit Tronjë
- Vazhdojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit
- Protesta të vakëta të punonjësve shqiptarë më 1 maj
- Basha: Më 7 maj nis mosbindja civile, përfundon më 18 qershor!
- Pejiç – makina e golave
| Hojt Brajan Ji u takua me presidentin Ivanov Posted: 01 May 2017 06:23 AM PDT Zv/ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, ditën e dytë të vizitës në Maqedoni e filloi me takimin me presidentin George Ivanov. Zoti Ji foli me kreun e shtetit për krizën politike, formimin e qeverisë së re dhe hapat që duhen ndërmarrë për të kapërcyer ngecjen në reformat euroatlantike të Maqedonisë. Takimi ndodhi një ditë pasi zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit takoi udhëheqësit e partive politike. Pas takimit me Ivanovin, zoti Ji u takua me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, të cilit i konfirmoi mbështetjen për shumicën e re parlamenmtare. Pas takimit, zoti Xhaferri u shpreh se ai do të jetë kryeparlamentari i të gjithë deputetëve pa marrë parasysh orientimet partiake. Zoti Xhaferri u uroi shërim të shpejtë edhe të plagosurve gjatë trazirave në mjediset e parlamentit të Maqedonisë.
|
| Si festohet 1 maji nëpër botë? Posted: 01 May 2017 06:12 AM PDT Në mbarë botën, punëtorët përkujtuan sot 1 majin, ditën e tyre, duke kërkuar respektimin e të drejtave. Sipas traditës shekullore, në shumicën e vendeve dita shënohet me protesta e marrshime. Në Stamboll, dhjetëra mijëra njerëz marshuan dret sheshit Taksim me flamuj e parrulla në duar. Në disa organizime më të vogla me organizata majtiste pati përplasje me policinë. Në vendet e amerikës latine, protestat kanë qënë gjithandej masive e për shkak të kushteve jo të mira ekonomike të klasës punëtore dhe e krizave të herë pas hershme. Në Venezuelë, ku protestat kanë shkaktuar rreth 30 viktima gjatë javës së kaluar, presidenti i venezueles Nikolas Maduro, lajmëroi rritjen nga sot të pagave minimale me 60 % si dhe shpërndarjen falas të qindra apartamenteve falas për familjet në nevojë strehimi. Në Rusi, tradita e periudhes sovjetike me parakalime festive për 1 majin nuk është harruar. Në sheshin e Kuq në Moskë, rreth 130 mijë njerëz parakaluan në një veprimtari organizuar nga kryetari i bashkisë. Parakalimi u mbajt nën moton për punë, rroga e jetë të drejtë. Kurse në Korenë komuniste të veriut, 1 maji është ditë feste. Punëtorët u organizuan sipas ndërmarrjeve dhe morën pjesë në veprimtari sportive dhe argëtuese, duke uruar partinë për përmbushjen e të gjitha kushteve për punë dhe me parrullat kundër imperializmit. Origjina e 1 majit si ditë e punëtorëve vjen nga lufta e klasës punëtore për të siguruar një orar pune tetë orësh. Në Shtetet e Bashkuara, sindikatat organizuan me 1 maj 1886 nje grevë te përgjithshme. Në Cikago, punëtorët u përleshen me policinë dhe në trazira pati shumë viktima. Më pas, në takimin e internacionales së dytë socialiste, të vitit 1889, në Paris, u vendos që për çdo 1 maj të mbaheshin manifestime në të cilat do të kërkohej shkurtimi në 8 orë i orarit të punës, pasi që në atë kohë orari i punës në vendet e zhvilluara ishte 10 orë ose më shumë. 1 maji përkujtohet në shumicën e vendeve të botës si dita e punëtorëve prej gati 100 vjetësh. |
| Vlora në pritje të Botërorit të Aeronautikës Posted: 01 May 2017 05:58 AM PDT Vlora po përgatitet të mirëpresë Botërorin e Aeronautikës, në disiplinën fluturime me preçizion. Prej disa ditësh, pilotët që do të marrin pjesë kanë nisur të tejmbushin qytetin, duke nisur provat në zonën e plazhit të ri përgjatë Lungomares. |
| SHBA: Tornadot shkaktojnë dhjetëra viktima Posted: 01 May 2017 05:56 AM PDT Moti i keq i shoqëruar me disa tornado shkaktoi gjatë natës të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara. Si pasojë e erës së fortë u shkatërruan shumë shtëpi, makina, si dhe u thyen pemë e shtylla elektrike. Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteorologjik numëroi të paktën katër tornado të shoqëruara edhe me reshje të dendura shiu. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur. Në Arkansas u raportuan pesë viktima, njoftuan shërbimet e emergjencës ndërsa dy të vdekur u konfirmuan në Misisipi, përfshirë një fëmijë. Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri ndërsa numri i të plagosurve për shkak të motit të keq është rreth 50. |
| Itali: Mateo Renzi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike Posted: 01 May 2017 05:50 AM PDT Ish kryeministri italian Mateo Renzi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në qeverisje. Renzi u zgjodh kryetar i partisë me 70% të votave të anëtarëve. Pozicioni politik e nxjerr sërish Mateo Renzin në ballë të skenës politike italiane. Ai dha dorëheqjen pas dështimit të një referendumi për reforma vitin e shkuar. Renzi falenderoi pjesëmarrësit që bënë të mundur votimin, zgjedhjen e lirë dhe demokracinë brenda partisë.
|
| Francë: Profili i Brizhit Tronjë Posted: 01 May 2017 05:24 AM PDT Ditën e votimeve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë më 23 prill, kandidati Emanyel Makron 39 vjeçar gati nuk ia lëshoi dorën gruas së tij Brizhite, 64 vjeçare. Dallimi mbi 24 vjet në moshë mes tyre doli në pah nga shumë media dhe në biseda njerëzish, po çfarë dihet më tepër për gruan që pritet të bëhet zonja e parë e Francës? Brizhit Tronjë lindi në qytezën Amiens në një familje të pasur, pronare e një fabrike çokollatash. Ka 3 fëmijë me bashkëshortin e parë dhe, deri para dy vitesh, punonte si mësuese. Çifti i famshëm i Francës është njohur kur nxënësi i atëhershëm 17-vjeçar Emanyel Makron dhe mësuesja 41-vjeçare punonin së bashku për vënien në skenë të pjesës "Arti i Komedisë", kohë gjatë së cilës lindi edhe dashuria mes tyre. U martuan në vitin 2007. Kur Makroni u bë person i njohur publik, francezët fillimisht e paten të vështirë të mësoheshin me çiftin me dallim moshe. Tani kjo lidhje e pazakontë nuk habit më njeri, madje femrat e quajnë të guximshëm përkushtimin publik të Makronit për këtë grua. Brizhit Makron e ka ndihmuar shumë bashkëshortin në fushatën zgjedhore. Ajo ka luajtur rol aktiv edhe në strategjinë e fushatës dhe në organizimin e takimeve publike. Madje, ajo bën edhe shaka me moshën e saj. Pse duhet të zgjidhet Makroni president këtë vit? Sepse 2022 është shumë vonë, mendoni pak si do të dukem unë në atë vit, thotë ajo.
|
| Vazhdojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit Posted: 01 May 2017 05:06 AM PDT Shkarkimet në nivele të ndryshme drejtuese të Policisë së Shtetit kanë vazhduar. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit janë shkarkuar nga detyra Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Boke Budini dhe në vënd të tij është emëruar Lindida Nushi. Shkak për firmosjen e shkarkimit të tij mësohet se është bërë dhe sasia prej 10 ton drogë të zbuluar pak kohë më parë nga policia italiane, sasi e cila dyshohet të ketë kaluar nga porti më i madh në vënd. Ndërkohë mësohet se është larguar nga detyra edhe drejtori i laboratorit të kriminalistikës Dritan Zoto. Pas ndryshimit të kreut të Ministrisë së Brendshme, ardhjes në këtë post të zotit Fatmir Xhafaj, ky është shkarkimi i 30 i drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit. Po kështu janë ndryshuar 10 drejtorë qarqesh si dhe 29 drejtues të tjerë krysisht shefa hetimi dhe shefa kufiri. |
| Protesta të vakëta të punonjësve shqiptarë më 1 maj Posted: 01 May 2017 04:41 AM PDT Edhe këtë 1 maj, klasa e punëtore shqiptare dëshmoi se mbetet ende larg kulturës së organizmit dhe protestuarit për të drejtat e saj. Në qendër të Tiranës, në një organizim tepër modest për nga pjesëmarrja, disa sindikalistë protestuan për probleme të mprehta të statusit të punëtorit në Shqipëri. |
| Basha: Më 7 maj nis mosbindja civile, përfundon më 18 qershor! Posted: 01 May 2017 03:24 AM PDT Kreu i opozitës së djathtë Lulëzim Basha ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile, e cila sipas tij do të synojë rrëzimin e republikës së vjetër të kryeministrit Rama. Duke folur të hënën nga çadra e protestës para selisë së qeverisë, zoti Basha në një fjalim, i cili më së shumti i drejtohej në vetë të parë zotit Rama, tha se aksioni do të nisi më 7 maj, ditën e votimeve në Kavajë dhe do të shtrihet më pas në të gjithë Shqipërinë deri më 18 qershor. “Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve të dielën e ardhshme në Kavajë më 7 maj për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi, droga e zgjedhjet fasadë” tha zoti Basha. “Çfarëdo që të kesh planifikuar më 18 qershor, nuk do të qeverisësh asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Lëvizja popullore e bashkuar është totalisht e vendosur për republikën e re ndaj ke vetëm një rrugë: bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër” ju drejtua zoti Basha kryeministrit socialist. |
| Posted: 01 May 2017 02:56 AM PDT Historia e golashënuesve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit përfshin disa emra mbresëlënës. Dhe në 10-shen e parë të tyre është edhe një huaj. Pero Pejiç është tashmë 35 vjeç dhe në vitin e tij të 10-të të tij në Shqipëri, me ndonjë ndërprejre të shkurtër, është shndërruar padyshim në një nga lojtarët më të spikatur të 17 viteve të para të këtij mijëvjeçari. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





