RTSH: “Hahn deklaratë publike: Shpreh keqardhje të thellë për vendimin e opozitës, por procesi demokratik duhet të vazhdojë” plus 8 more |
- Hahn deklaratë publike: Shpreh keqardhje të thellë për vendimin e opozitës, por procesi demokratik duhet të vazhdojë
- Konçesionet Beqja, prokuroria pushon hetimet
- Çështja Vllahutin, KE: “Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme”
- Ulja e TVSH në turizëm, FMN : Zbatoni ligjin, pastaj ulni taksat!
- Junker: Anëtarësimi i Rumanisë në BE ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë”
- Itali: Arrestohen 27 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë
- Fushata zgjedhore, Xhafaj pret ambasadorët
- Kolegji Zgjedhor pritet të vendosi për “18 Qershorin “
- Analistë e gazetarë kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë
| Posted: 11 May 2017 11:51 AM PDT "Me tepër shqetësim të madh", Komisioneri Johannes Hahn ju drejtohet qytetarëve shqipëtarë përmes një deklarate publike, ku shpreh keqardhjen për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit, në përfundim të përpjekjeve disa-javore të partnerëve ndërkombëtarë për të kundërtën. |
| Konçesionet Beqja, prokuroria pushon hetimet Posted: 11 May 2017 07:12 AM PDT Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka vendosur të pushojë hetimet për ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i akuzuar për "shpërdorim detyre" në lidhje me dhënien me koncesion të tre shërbimeve në vlerë 300 milion dollarësh. |
| Çështja Vllahutin, KE: “Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme” Posted: 11 May 2017 07:07 AM PDT Komisioni Evropian ka reaguar i pyetur nga media investigative BIRN për kërcënimet e bëra në adresë të ambasadorës së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. "Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme" thuhet në qëndrimin pas interesimit të gazetarëve. |
| Ulja e TVSH në turizëm, FMN : Zbatoni ligjin, pastaj ulni taksat! Posted: 11 May 2017 06:58 AM PDT Deklarimi i përfaqësuesit të zyrës së FMN në Tiranë se "Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në sektorin e turizmit nuk paguajne TVSH" dhe rekomandimi i tij se "do të kishte qënë më mirë që të ishte filluar nga përmirësimi i zbatimit të ligjit të turizmit, sepse do kishte pasur më shumë përfitime nga pikëpamja e të ardhurave" sjell në vëmendje një tjetër mosdakortësi mes autoritetit të lartë të Uashingtonit dhe qeverisë shqiptare, pasi kjo e fundit sapo ka vendosur reduktimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6 përqind nga 20 përqind. |
| Junker: Anëtarësimi i Rumanisë në BE ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë” Posted: 11 May 2017 06:48 AM PDT Anëtarësimi i Rumanisë në Bashkimin Evropian ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë,” tha presidenti i Komisionit Evropian Xhan Klod Junker, i cili vizitoi sot Bukureshtin, me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Në një fjalim që mbajti në parlamentin vendas, zoti Junker tha se rumunët janë një popull i guximshëm dhe i përkushtuar. Anëtarësimi i Rumanisë në BE në vitin 2007 e zgjeroi shtrirjen e bllokut deri në Detin e Zi, tha ai. Në BE, kurrë nuk i kemi ndarë anëtarët në vende të dorës së parë e të dorës së dytë, tha Junker. Evropa ka qenë e ndarë në të kaluarën, dhe kjo nuk duhet të ndodhë përsëri. Ne mund të ecim përpara së bashku, por me ritme të ndryshme. Një Evropë me disa shpejtësi është e parashikuar në traktatet e saj. Ai shtoi se Rumania e meriton të jetë anëtare e zonës Shengen sa më shpejt të jetë e mundur. Juncker kujtoi se një nga objektivat që i ka vetes është që Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Verifikim për Rumaninë dhe Bullgarinë të hiqet deri në fund të mandatit të tij. |
| Itali: Arrestohen 27 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë Posted: 11 May 2017 06:42 AM PDT Policia italiane në kuadër të një operacioni të gjërë kundër krimit të organizuar, ka arrestuar 27 persona, të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, dhunë, vjedhje, armëmbajtje pa leje e tentativa vrasjeje. Operacioni që u shtri në Monza, Milano, Bergamo, Mantova, Asti dhe Mesina vuri në pranga edhe një numër qytetarësh shqiptarë, krahas disa italianëve dhe afrikanoverioreve. Të arrestuarit, 4 prej të cilëve u lanë në arret shtëpie dhe të tjerët u dërguan në burg, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në provincat e Monzës dhe Milanos. Operacioni i koduar "Velarium", sipas mediave italiane nisi pas përpjekjes për vrasjen e një të riu shqiptar, i cili u godit me thikë nga dy bashkëkombas, më shtator 2015 për pazare droge. Hetuesit zbuluan një rrjet të tërë të shpërndarjes së drogës, pjesë e të cilit ishte edhe një familje shqiptare, mes personave të tjerë. Nën hetim gjenden 40 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në itali. |
| Fushata zgjedhore, Xhafaj pret ambasadorët Posted: 11 May 2017 06:39 AM PDT Tre diplomatët më të rendësishëm në vend kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Anmerikës, OSBE-së dhe BE-së janë parë këtë mëngjes të hynë në zyrën e ministrit Xhafaj, ndërsa zyra e shtypit nuk ka dhënë detaje për arsyet e këtij takimi. Por burime të besueshme thanë për RTSH se takimi është përqëndruar në lidhje me sigurinë dhe rendin në vend, sidomos kur pas dy ditësh opozita ka lajmëruar mbajtjen e një tubimi masiv në kryeqytet. Gjithashtu në takim është diskutuar për rolin e policisë në mbarvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit. |
| Kolegji Zgjedhor pritet të vendosi për “18 Qershorin “ Posted: 11 May 2017 06:26 AM PDT Kolegji Zgjedhor përcaktoi me short 5 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e "18 qershorit", shqyrtimin e kërkesës për pavlefshmërinë e regjistrimit të listave të kandidatëve. Kërkesa e bërë nga Partia Agrare Ambientalise, si i vetmi subjekt opozitar i regjistruar në zgjedhje, ndërsa palë e interesuar në proçes janë dy partitë e mëdha. Shorti përzgjodhi 5 anëtarët e kolegjit që do shqyrtojnë kërkesën, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ishin të pranishëm për arsye të ndryshme, por kishin përfaqësuesit që tërhoqën goglat. Shorti zgjodhi si relator të saj gjyqtarin Gjin Gjoni. Opozita këmbëngul se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, duke pretenduar se data përfundimtare ka qënë 28 prilli, në orën 24:00 dhe jo 29 prilli, ditë kur partitë dorëzuan listat me emrat e kandidatëve. PAA u regjistrua por më pas bëri kërkesë për çrregjistrim dhe nuk ka paraqitur listën e kandidatëve për deputetë. Kreu i KQZ-së, e cilëson si të padrejtë antikimim e kësaj Parti pasi nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor.
|
| Analistë e gazetarë kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë Posted: 11 May 2017 06:19 AM PDT Përballja e opinionit publik ditën e martë me arrestimin e një gazetari për shkak të gjuhës fyese dhe nxitje së urrejtjes, ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda komunitetit të gazetarëve. Që nga mosprekja e fjalës së lirë e deri te diskutimi se çfarë përfaqëson për këtë fjalë gazetari në fjalë, unioni i gazetarëve shqiptarë dhe gazetari i lirë Enkel Demi ballafaqojnë ide të ndryshme. "Rasti i publicistit Myftaraj është një rast që ka shkaktuar ndjeshmëri të lartë publike për arrestimin, por kjo nuk do të thotë se ne si organizatë nuk distancohemi nga gjuha fyese, nga dhuna verbale në përgjithësi dhe nga krimi verbal që prevalon në të ashtu quajturin debat publik në shoqërinë e sotme shqiptare" tha kryetari unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa. Ndërsa gazetari Enkel Demi "ai që ka lëshuar ato fjalë për zonjën Vlahutin nuk është gazetar. Domethënë unë nuk mund të pranoj që ushtroj të njëjtin profesion si ai. Ai është përfaqësuesi tipik i gjirizit shqiptar ku për fat të keq media dhe rrjetet sociale i kanë dhënë zë ca njerëzve që janë të lojtur nga fiqiri. Ai duhet të iki të kurohet". Ngjarja për të cilën shkrimtari i madh Ismail Kadare reagoi me autoritetin e tij krijues, që mori falenderimet e mbështetjen edhe të komisionerit Hahn, ka dhe anën tjetër të medaljes publike nëse konsiderohet shkak apo jo qëndrimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend. "Ne si organizatë kemi një simpati për reagimin intelektual të shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili në emer të mbrojtjes dhe partneritetit me institucionalizmin ndërkombëtar dhe sidomos me diplomacinë preventive që është në shqipëri kerkon që të ketë distancime të kësaj natyre. Personalisht i përfshihem këtij distancimi" tha zoti Çipa. "Unë vetë mendoj që zonja Vlahutin nuk ka qënë në lartësinë e duhur të një ambasadoreje te Bashkimit Europian por kjo nuk do të thotë që unë mund të marr përsipër të ngrej një koloni ndëshkimore për zonjën Vlahutin, për zotin Withers që ka qënë dikur ku ka pasur edhe ai një problematikë të kësaj natyre, për zotin Lu apo për çdo lloj mysafiri që ne e kemi të akredituar në shqipëri" tha nga ana e tij gazetari Enkel Demi. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





