RTSH: “Fiton Skënderbeu ndaj Tiranës, Flamurtari – Partizani barazim” plus 8 more |
- Fiton Skënderbeu ndaj Tiranës, Flamurtari – Partizani barazim
- Hoyt Brian Yee: SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime
- ASIG; takim me akademikë e specialistë në javën e Inovacionit
- Shqipëria dhe Kina intensifikojnë bashkëpunimin
- Shkodër: Çdo ditë një divorc
- Zyrtari i Departamentit Amerikan të shtetit takon Ramën, Metën e Bashën
- Gjykata e Lartë nuk vendos për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza
- VLORE, AMBASADA AMERIKANE INVESTIM NË SHKOLLËN SPECIALE
- Vendimet e marra në mbledhjen e KQZ-së
| Fiton Skënderbeu ndaj Tiranës, Flamurtari – Partizani barazim Posted: 15 May 2017 12:05 PM PDT JAVA 34
* Në RTSH
Flamurtari -6 pikë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Posted: 15 May 2017 11:59 AM PDT Hoyt Brian Yee, një nga zyrtarët më të lartë të DASH gjendet në Tiranë, në atë që po konsiderohet si përpjekja e fundit e Uashingtonit zyrtar për të detyruar palët politike të shkojnë sëbashku drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Gjatë takimit me një grup drejtuesish të mediave shqiptare, zoti Yee tha se “Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim sa më të lartë”. “Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet” tha ai, ndërsa shtoi se “Nëse disa parti vetëpërjashtohen atëherë vetëdëmtojnë veten”. “Asnjë parti që ka bojkotuar nuk ka përfituar” tha Hoyt Brian Yee duke i bërë të qarta adresimet e tij. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ASIG; takim me akademikë e specialistë në javën e Inovacionit Posted: 15 May 2017 07:32 AM PDT Autoriteti Shtetëor Gjeohapsinor në një takim me akademikë e specialistë, ka prezantuar shërbimet e reja të ofruara në portalin unik gjeohapsinor. Drejtori i ASIG Lorenc Cala sqaroi për mikrofonin tonë, se cila është frekuenca e vizitave në portal ai i përgjigjet. Ndërkohë në aspektin akademik e jo vetëm, sipas Ani Shtyllës, Lektor i lëndës së informacionit mbi sistemin gjeohapsinor, përdorimet gjeoportalit janë nga më të ndryshmet dhe përfshijnë një gamë të gjerë. “Portali gjeohapsinor, me kornizën gjeodezike të Shqipërisë, me percaktimin tredimensional të pikave të ndryshme në siperfaqen e tokës, ju shërben si pushtet vendor për planifikim, apo për saktësimin e pronave por edhe institucioneve të ndryshme minerare, energjitike, arsimore apo të mjedisit.” Në javen e inovacionit, ASIG zhvilloi një takim informimi me akademikë e specialistë të ndryshëm. Ky takim, u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të javës së Inovacionit, edicioni i katërt i së cilës ka moton “Tekologjia sjell punësim”. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Shqipëria dhe Kina intensifikojnë bashkëpunimin Posted: 15 May 2017 06:59 AM PDT Shqipëria dhe Kina gjenden në dy skajet e infrastrukturës “Një brez një rrugë”, nisma që tre vjet pas shpalljes së saj duket se do të hedhë hapat e parë reale. Ndërsa në Kinë mbahet Samiti që do të konkretizojë pikërisht këtë, në Tiranë, ambasadorja kineze Jiang Yu siguron se avantazhet e Shqipërisë janë të dukshme. Ndërsa përgëzon arritjen e komisionit ekonomiko tregëtar mes dy vendeve në nivelin më lartë që është ai ministror, numri një i diplomacisë kineze në Tiranë, njofton nënshkrimin e tre memorandumeve të nevojshme për këtë bashkëpunim. “Këtu parashikohet të nënshkruhet tre memorandume. Ai i ndërtimit të përbashkët të “Një brez një rruge”, memorandum për think tankun dhe një tjetër për median” tha për RTSH zonja Jiang Yu. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Posted: 15 May 2017 06:25 AM PDT Për vitin 2016 në Shkodër pothuajse çdo ditë ka patur një divorc, ndërsa në më pak se 5 muajt e parë të këtij viti, kërkesat për zgjidhje martese kanë trend rritës: Arben Zefi Kryetar i Gjykates së Rrethit Gjyqësor Shkodër tha se "gjatë vitit 2016-të në Gjykatën e rrëthit gjyqësor Shkodër janë regjistruar 355 çështje me objekt për zgjidhje martese ndërsa gjatë 5 mujorit të parë janë të regjistruara 215 çështje për zgjidhje martese. E përgjithshmja është kjo, pas viteve 90 ka patur një trend në rritje të zgjidhjeve të martesave, pastaj ka patur një lloj stabilizimi". Arben Zefi shton se gjatë vitit të shkuar janë kërkuar dhe 177 urdhëra mbrojtje e 81 të tjerë në vitin që jemi. Këto kërkesa në 90 % të rasteve vijnë kryesisht për bashkëshortet, ç’ka dëshmon se një ndër faktorët e zgjidhjes së martesës është dhuna në familje: "Shkaku kryesor në zgjidhjet e martesave mbetet emigracioni". Shifrat e divorcit në Shkodër u bënë publike për Televizonin Publik Shqiptar në ditën ndërkombëtare të familjes, shifra të cilat dëshmojnë lëkundjen e këtij institucioni . | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Zyrtari i Departamentit Amerikan të shtetit takon Ramën, Metën e Bashën Posted: 15 May 2017 06:14 AM PDT Pas fjalimit që mbajti në Malin e Zi, Hoyt Brian Yee erdhi në Tiranë me një agjendë të karakterit politik, e cila përkon me kohën kur Shqipëria politike po shkon drejt zgjedhjeve pa opozitën. Deri në orën 13.00 të së hënës së 15 Majit Zv. Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit u takua me kreun e qeverisë Edi Rama në selinë e Këshillit të Ministrave dhe me Kreun e Kuvendit Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Parlamentit. Pas bisedimeve pasoi heshtja. Asnjë prej zyrave të shtypit nuk ka dhënë detaje se çfarë mesazhi ka sjellë në Tiranë njeriu që vjen nga Uashingtoni. Por një gjë është e sigurtë se kushtet e vëna nga opozita, bojkoti i zgjedhjeve prej saj, dështimi i negociatave mes palëve përcaktojnë pikat kryesore të takimeve të zyrtarit amerikan. Jashtë vëmendjes së Hoyt Brian Yee nuk do të mbeten as zërat kritike brenda partisë demokratike. Burimet konfirmojnë se duke nisur nga ora 17 në selinë e Ambasades Amerikane, zyrtari i departamentit të shtetit do të ketë dy takime të ndara nga njëra tjetra. I pari me ish kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe i dyti me zërin me kritik ndaj sjelljes së opozites Majlinda Bregu. Ky është takimi i dytë i nivelit të lartë në Tiranë udhëhequr nga partnerët e shqipërisë. I pari ishte në datën 25 prill kur David Mcallister dështoi t’i bindte palët të arrinin konsensus. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Gjykata e Lartë nuk vendos për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza Posted: 15 May 2017 06:14 AM PDT Gjykata e lartë rrëzoi kërkesën e bërë nga prokuroria për sekuestrimin e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza. Trupa prej 5 gjyqtaresh në vendimin e saj nuk pranoi kërkesën e paraqitur nga prokuroria per krime të rënda. Sipas kësaj kërkese prokuroria pretendonte mbajtjen nën sekuestro të pasurisë së deputetit Peza dhe bashkeshortes së tij. Shkresa drejtuat gjykatës erdhi pasi më parë u be edhe akt-ekspertimi i te ardhurave të familjes Peza ndër vite. Nga ky veprim rezultoi se ato nuk korrespondojnë me të ardhurat e deklaruara prej deputetit dhe bashkëshortes së tij. Këtu sipas prokurorisë nisën dhe dyshimet se deputeti Peza ka fshehur pasurinë. Pak muaj më parë, me iniciativë të saj Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet ndaj deputetit Alfred Peza për akuzën e "fshehjes së pasurisë" dhe "pastrimit të parave" në bashkëpunim. Hetimi nisi pas publikimit në media të disa të dhënave, sipas të cilave deputeti kishte blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlere rreth 1.1 mld lekë. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| VLORE, AMBASADA AMERIKANE INVESTIM NË SHKOLLËN SPECIALE Posted: 15 May 2017 06:13 AM PDT Mbështetja,lehtësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, sidomos për personat me nevoja të veçanta, vijon të marrë vëmendjen maksimale të ambasadës amerikane në Tiranë. Sot u përurua rikonstruksioni i mjediseve të shkollës speciale në Vlorë. David Muniz zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë tha se “Kjo është nga ato ditë që unë ndjehem kaq krenar të përfaqësoj vendin dhe qeverinë time”. “Ajo që është me e rëndësishme këtu është se mundëm të ndihmojmë fëmijët me nevoja të veçanta, gjithsej 86 fëmijë, prindërti, kujdestarët dhe mësuesit. Kjo u realizua me 220 mijë dollarë ndihmë nga zyra e bahkëpunmit ushtarak nën komandën e Rick Jonson” tha zoti Muniz. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Vendimet e marra në mbledhjen e KQZ-së Posted: 15 May 2017 06:06 AM PDT 39 është numri i të dërguarëve afatgjatë të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 18 Qershor 2017. Vendimi u mor në mbledhjen që zhvilloi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku ndër të tjera miratoi edhe kërkesën e Institutit Demokratik Amerikan për akreditimin e 7 vëzhguesve . Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi caktimin e kohës së transmetimit në Radiotelevizionin Publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





