RTSH: “Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje, por jo vota” plus 9 more |
- Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje, por jo vota
- Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje!
- Historiku i BE-së
- Rama: Opozita nuk ka më shans të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit
- Filmi dokumentar “Një brez, një rrugë”, bashkëpunim i RTSH dhe Radiotelevizionit Kinez
- Basha: Rama shkon në kongres me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara
- ISHP: Rritet përdorimi i kanabisit tek adoleshentët
- Festivali i Filmit Dokumentar në Tiranë
- Alarmi: 3360 raste të reja në vit me insufiçenca kardiake
- Libri i parë artistik i Bill Klinton
| Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje, por jo vota Posted: 09 May 2017 02:26 PM PDT Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në natën finale të Eurosong 2017, që nisi të martën në mbrëmje në Kiev. Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë”, ndonëse korri duartrokitjet e publikut në sallë, duket se nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga publiku europian që ndoqi Festivalit Europian të Këngës nëpërmjet Eurovizionit. Në ankth artëdashësit shqiptarë, nuk e dëgjuan emrin e Shqipërisë ndër dhjetë vendet që u përzgjodhën për natën e tretë të Eurosongut 2017. Megjithatë kjo natë, e cila u soll drejtëpërdrejtë nga RTSH1HD dhe live stream në www.rtsh.al, ishte për tu mbajtur mend për këngëtaren e shquar shqiptare nga Kosova e cila e kishte sfidën e parë artistike në një aktivitet të këtyre përmasave. Vetë këngëtarja shkruajti në Fejsbuk “Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit”. |
| Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje! Posted: 09 May 2017 12:41 PM PDT Me këngën “Botë” këngëtarja Lindita Halimi korri duartrokitje në natën e parë të Festivalit Europian të Këngës, Eurosong 2017, që nisi sot në mbrëmje në Kiev të Ukrainës. Përfaqësuesja e Shqipërisë doli e katërta në skenë dhe u mbështet me dashamirësi nga të pranishmit, ndërsa përshëndetja e saj në shqip dhe anglisht ishte mbresëlënëse. Kjo ishte dhe sfida e parë artistike në një aktivitet të këtyre përmasave e Lindita Halimit. Festivali po transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH1HD si dhe në live stream në www.rtsh.al. Ndërsa në faqen e festivalit në Fejsbuk Eurovision Song Contest brenda 30 minutave sekuencat kryesore të këngës “Botë” të Lindita Halimit u panë nga rreth 25 mijë shikues. |
| Posted: 09 May 2017 07:03 AM PDT Pas vitit 1945, në një kontinent të rrënuar nga lufta dhe uria, popujt e evropës kërkuan mënyrën për të rindërtuar të ardhmen. Të zhvendosurit u kthyen për të rindërtuar shtëpitë, siç kishin vepruar prej shekujsh. Një grup udhëheqësish politike vendosi se mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet e reja ishte të bashkonin ato gjëra për të cilat ishin përleshur mes tyre shtetet, duke krijuar lidhjet më të ngushta miqësie e besimi. Hapi i parë ishte krijimi i bashkësisë evropiane të qymyrit dhe çelikut. Pak muaj më vonë, nënshkrimi i traktatit të Romës solli krijimin e komunitetit ekonomik evropian, baza e bashkimit evropian të sotëm. Falë këtij traktati, u hartuan politika të reja të përbashkëta. U krijua tregu i përbashkët pa kufij e barriera, për mallrat, njerëzit , kapitalet dhe shërbimet, që i dha lulëzim tregtisë ndërkufitare. Kjo i bëri të pamendueshme konfliktet mes shteteve kufitare dhe solli mirëqënie dhe mundësi për miliona evropianë, si kurrë më parë. Miratimi i këtyre 4 lirive themelore e zhvilloi shumë ekonominë evropiane duke e çuar në krijimin e bllokut më të madh tregtar të botës. Politika e përbashkët bujqësore u miratua gjatë viteve kur evropa e njihte ende mirë politikën e racioneve dhe urisë. E dinin që ushqimi ishte pika ndarëse mes jetës e vdekjes, shëndetit e sëmundjes. Në 60 vitet e fundit, garantimi i sasisë dhe i cilësisë së ushqimit që hamë ka qënë përparësi absolute e bashkimit evropian. Pas Luftës së 2 botërore, evropianët kërkuan një politikë të fortë sociale për të ndihmuar më të dobëtit dhe traktati i romës themeloi fondin social evropian. Sot, një e treta e buxhetit të BE-së shpenzohet për kohezionin ekonomik e social. Bashkimi evropian u themelua mbi qymyrin dhe çelikun, sot, bashkimi energjetik garanton energji të sigurt, të mjaftueshme dhe në respekt të mjedisit. Përdorimi i mençur i burimeve dhe efikasiteti më i madh energjetik janë thelbësore kundër ndryshimeve klimatike duke nxitur krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen dhe investimet në evropë. Sot evropa përballet me sfida të reja si zhvillimi teknologjik, globalizimi dhe zgjerimi i BE-së, sfida që kërkojnë zgjerimin më tej të lirive ekzistuese. Në maj 2015, komisioni nisi strategjinë për tregun e përbashkët digjital, duke u ofruar qytetarëve dhe ndërmarrjeve mundësi të reja për shfrytëzimin e të mirave që sjell ekonomia dixhitale. Në 2016, kryetari i komisionit evropian, Zhan Klod Junker, u bëri thirrje aktorëve sociale të vendeve të zonës Euro tu bëjnë ballë sfidave me rëndësi thelbësore si varfëria dhe thellimi i dallimeve. Komisioni krijoi trupën evropiane të solidaritetit për tu ofruar mundësi më të mëdha të rinjve evropianë. Në 60 vjet jetë, traktati i Romës ka evoluar, së bashku me Bashkimin Evropian dhe doli nevoja e traktateve të reja për të qëndruar në të njëjtin hap me zhvillimin e rritjen. Natyra e bashkimit evropian e zhvillur sipas këtyrë traktateve është e një natyre të paparë deri më sot. Kemi shijuar mbi 70 vjet paqe si kurrë më parë në kontinent. Rruga nuk ka qënë e lehtë. Është një histori njerëzish, jetësh, por edhe histori institucionesh e drejtuesish , është historia e vlerave, objektivave standardeve dhe politikave të zhvilluara bashkarisht , që e çuan në krijimin e një bashkimi më të fortë mes evropianëve. Sot më shumë se kurrë, në botën globale, vetëm të bashkuar mund ta gjejnë në të vendin tonë. |
| Rama: Opozita nuk ka më shans të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit Posted: 09 May 2017 06:42 AM PDT Nga Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, Kryetari i partisë dhe kryeministri Edi Rama, rikonfirmoi se asgjë nuk do të ktheje pas 18 qershorin si datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ai tha se ka nisur nga e marta, 9 maj, prodhimi i fleteve të votimit, duke theksuar se s’ka më asnjë shans për opozitën të jetë pjesë e zgjedhjeve. Zoti Rama tha se bojkoti i zgjedhjeve të 18 qershorit nga opozita tregon frikën e madhe nga vettingu. |
| Filmi dokumentar “Një brez, një rrugë”, bashkëpunim i RTSH dhe Radiotelevizionit Kinez Posted: 09 May 2017 06:24 AM PDT Është promovuar në Radiotelevizionin Shqiptar filmi dokumentar "Një brez, një rrugë". Një bashkëpunim i suksesshëm mes këtij institucioni dhe Radios së Jashtme të Kinës, filmi brenda 35 minutave i rrëfen publikut historinë e Rrugës së Mëndafshit. Dokumentari është realizuar nga regjisori Ylli Pepo me skenar të Iliaz Spahiut, kamera të Xhemal Reçit dhe producente Burbuqe Reçin, brenda 14 ditëve. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të radiotelevizionit Shqiptar Thoma Gëllçi, filmi është në vazhdën e bashkëpunimit disavjeçar institucionit që ai drejton dhe radiotelevizionit shtetëror të Kinës. "Falë këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë në 25 vitet e fundit dy mediat tona kanë arritur të nënshkruajnë disa marrëveshje të përbashkëta në fusha të ndryshme. Si rezultat shkëmbimet e delegacioneve të drejtuesve të radiotelevizioneve, të gazetarëve,operatorëve,regjizorëve dhe teknikëve kanë forcuar edhe më shumë marrëdhëniet tona në dobi të dyanshme" tha drejtori i përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi. E pranishme me promovimin e filmit ambasadorja kineze Jiang YU shpjegoi se filmi është realizuar si pjesë e strategjisë së propozuar nga presidenti i Kinës që në vitin 2013, "Një brez, një rrugë". Strategjia "Një brez, një rrugë", e cila finalizohet me një takim ndërkombëtar në datat 14 dhe 15 maj, ka për qëllim lidhjen dhe bashkëpunimin mes shteteve të Evropës dhe Azisë. Pjesë e kësaj rrugë do të jetë edhe Ballkani. |
| Basha: Rama shkon në kongres me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara Posted: 09 May 2017 06:23 AM PDT Kongresi elektoral i PS ka qenë në vemendjen e fjalës së kreut të PD Lulzim Basha në ditën e 81 të protesës në çadrën para selisë së qeverisë. Plot ironi, por edhe revoltë zoti Basha tha se kryeministri Rama po shkon në kongresin zgjedhor të socialistëve, që përkon në Ditën e Europës, me një bilanc zero të premtimeve të mbajtuara. Sipas tij si Rama ashtu edhe Meta kanë destabilizuar vendin për shkak të drogës, krimit, korrupsionit, që do të thotë regres edhe në procesin integrues. |
| ISHP: Rritet përdorimi i kanabisit tek adoleshentët Posted: 09 May 2017 06:01 AM PDT Konferenca vjetore e ISHP nuk erdhi aspak me lajme të mira për sa i takon përdorimit të drogave tek të rinjtë. Rezultatet e studimeve të kryera më herët ju referuan përfaqësuesve të OBSH që kishin ardhur enkas nga Kopenhageni për këtë qëllim. "Ky studim që po citoj lidhet vetëm me përdorimin e drogave dhe vihet re një rritje e përdorimit të kanabisit sidomos nga të rinjt, rritje më e theksuar nëqoftëse e krahasojmë me numrin e popullatës" thotë Genta Qiriako shefe e promocionit në ISHP. Sipas studimit, përdorimi i kanabisit , lidhej shumë me performancën në shkollë. Nga 197 klasa të 9 dhe të dhjeta të marra në studim, rezultoi se ata me mesatare notash 9 kanë akses më të dobët tek kjo substancë se ata me mesatare notash 5. Konkretisht 4,3% me 20.1%. Po kështu edhe rezultati mbi ndikimin e strukturës së familjes në kontrollin e përdorimit të kanabisit tek këto mosha ishte shumë domethënës. Adoleshentët që jetonin me njërin nga prindërit biologjik ose me dy ku njëri është biologjik dhe tjetri njerk, kishin përdorim më të lartë të kanabisit se ata që jetonin me të dy prindërit biologjik. Konkretisht 8,3% me 5,9 % . Përdorimi i Kanabisit 197 klasa të 9-ta dhe të 10-ta: 4.3% – Nxënës me notë mesatare 9 20.1% – Nxënës me notë mesatare 5 8,3% – Nxënës me prinder të ndarë dhe njerk 5,9 % – Nxënës me prindër biologjik |
| Festivali i Filmit Dokumentar në Tiranë Posted: 09 May 2017 05:48 AM PDT Prurjet më të reja të filmit dokumentar do të pushtojnë Tiranën përreth një javë duke nisur nga data 10 Maj me Festivalin Docuttiff. |
| Alarmi: 3360 raste të reja në vit me insufiçenca kardiake Posted: 09 May 2017 05:37 AM PDT Nga se vuani? Nga zemra, nga diabeti, nga tensioni. Si te duket jeta me këto sëmundje? I ngarkuar jam. I ngakuar me ilaçe, se unë nuk kam bërë ndonjëherë ilaçe, nuk jam mësuar me ilaçe dhe tani që po më bëjnë kaq shumë, them se jam edhe i rënduar por edhe i frikësuar tha një nga pacientët. Sëmundjet kronike janë kthyer në shqetësim madhor për shëndetim e shqiptarëve. Mjekët specialistë japin alarmin e rritjes së rasteve të personave që vuajnë nga insufiçenca kardiake (IK), ndërkohë që vetëm gjatë një viti janë diagnostikuar 3360 raste të reja, çka do të thotë se minimalisht çdo ditë preken 9-10 persona. "Në Shqipëri ashtu si edhe në të gjithë botën , ka një prevalencë në rritje të insufiçencës kardiake. Me rritjen e sëmundshmërisë, prekjes së njerëzve nga hipertensioni, nga sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet koronare apo nga prekja e valvulave të zemrës rrjedhimisht është rritur edhe prekshmëria nga insuficenca kardiake.Gjthmonë e më shumë në rritje po shohim të rinj që preken nga këto probleme. Flas edhe për mosha nën 40 vjeç" u shpreh Elton Qeli, specialist kardiolog. Stili i jetesës është një ndër shkaqet që akuzohet më shpesh për rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Stili i jetës është një nga shkaqet. Flas për jetën sedentare. Flas për mënyrën e ushqyerjes. Pa evituar këtu edhe stresin i cili është një faktor shumë i rëndësishëm që rrit faktorët e riskut që çojnë në insifiçence kardiake. Po cilat janë shenjat që duhet të na drejtojnë të mjeku ? Shqetësimet të tipit vështirësi në frymarrje, lodhje, këputje trupore, enjtje të këmbëve, të gjymtyrëve të poshtme, dhe është mjeku specialist ai që bën diferencën nëse këto shqetësime kanë lidhje direkte me zemrën. Nëse insufiçenca kardiake dallohet në kohën e duhur dhe trajtohet siç duhet, pacientët mund të kenë jetë të gjatë dhe cilësore por problemi sipas mjekëve është mosrespektimi i mjekimit dhe protokolleve nga ana e pacientëve çka sjell tek ata rezultate më të dobëta. Pa ndihmën time ai nuk i merr ilacet sepse është shumë kokëfortë dhe nuk i pi . Me zor të madh. Të gjithë të sëmurët kroninë duhet të jenë të kujdeshëm në pirjen e ilaçeve, në orar, në vizitat që duhet të bëjnë. Sipas statistikave zyrtare, afërsisht 140 mijë shqiptarë vuajnë nga sindroma e stadit përfundimtar të sëmundjes së zemrës . |
| Libri i parë artistik i Bill Klinton Posted: 09 May 2017 03:39 AM PDT Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, po bashkëpunon me një romancier të njohur amerikan për të shkruar librin e tij të parë artistik. Romani, i cili titullohet "Presidenti është zhdukur", do të kete si bashkautore Bill Klintonin dhe Xhejms Patersonin dhe do të dalë në treg në qershor të vitit 2018. Libri do të sjellë prapaskenat nga korridoret më të larta të pushtetit; do të tregoje edhe hollesi që vetëm një president mund t'i dijë, bënë të ditur botuesit që po bashkëpunojnë për nxjerrjen e veprës Alfred Knopf dhe Little Broën and Co. "Bashkëpunimi me presidentin Klinton është kulmi i karrierës sime", tha shkrimtari Patterson. Bill Klinton i partisë demokratike, ka shërbyer dy mandate si president i Shteteve te Bashkuara.
|
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





