RTSH: “Basha këmbëngul: Edi Ramës i kërkohet dorëheqja si një garanci!” plus 9 more |
- Basha këmbëngul: Edi Ramës i kërkohet dorëheqja si një garanci!
- PD: Po negociatave, por me qeveri teknike!
- Mogherini: Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë!
- Koçijançiç: Thirrja për përçarje të zgjedhjeve në një vend kandidat të BE-së dëmton procesin demokratik dhe integrimit në BE
- Sejko: Kriza politike cënon rritjen ekonomike
- Merkel takohet me presidentin rus, Vladimir Putin
- Antonio Tajani për lirinë e shtypit
- Lonley Planet shkruan për ishullin e Sazanit
- Johanes Han për Turqinë në lidhje me BE-në
- Greqi; Arrihet marrëveshja për këstin e ri të borxhit
Basha këmbëngul: Edi Ramës i kërkohet dorëheqja si një garanci! Posted: 02 May 2017 02:10 PM PDT Kreu i PD Lulzim Basha ka këmbëngulur se qeveria teknike, votimi elektronik, janë mjete për të realizuar kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga të cilat opozita nuk heq dorë. Këtë ai e bëri të ditur pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të PD të martën pas dite. “Nese ka zgjedhje realiste jemi të gatshëm ti eksplorojmë” ka shtuar ai. Zoti Basha tha se në mbledhje nëpërmjet një videokonference me kreun e PPE Josep Daul dhe komisionerin Johanes Hahn, i është përcjellë PPE shqetësimi për krizën politike dhe elektorale në Shqiperi dhe situata kriminale në vend. “Narkomafia kërkon të diktojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri” tha zoti Basha. “Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë” përsëriti disa herë kreu i PD Lulzim Basha. Ndërkaq mediat sjellin njoftime dhe deklarata që i atribuohen përfaqësuesve të komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht atyre PPE Daul dhe Hahn, sipas të cilave PD i është kërkuar që ti japi fund bojkotit dhe të hyjë në zgjedhje, por zoti Basha nuk ka komentuar rreth tyre. |
PD: Po negociatave, por me qeveri teknike! Posted: 02 May 2017 01:27 PM PDT Pas tre ore mbledhjeje në selin e PD grupi parlamentar demokrat, është shprehur unanimisht pro negociatave dhe marrëveshjeve me maxhorancën, por kjo parti nuk tërhiqet nga kushtet per qeveri teknike dhe mandatin e saj. Ky është njoftimi i parë që ka dalë pas mbledhjes, i cili bëhet i ditur nga media të ndryshme, ndërsa pritet një komunikim i kreut të PD Lulzim Basha. Mediat gjithashtu sjellin njoftime dhe deklarata që i atribuohen përfaqësuesve të komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht atyre PPE, sipas të cilave PD i është kërkuar që ti japi fund bojkotit dhe të hyjë në zgjedhje. |
Mogherini: Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë! Posted: 02 May 2017 12:22 PM PDT Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini dhe Komisioneri Johanes Hahn pritën ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. "Një takim i frytshëm", siç shprehet Komisioneri Hahn në mediat sociale " mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor", ndërkohë që për ministrin Hoxhaj "Kosova ka bërë arritje të mrekullueshme deri më tani dhe është e gatshme për të bërë hapin e radhës drejt BE-së". Zëdhënësja e Komisionit sqaroi për RTSH se "BE dhe Kosova ndajnë vullnetin e fortë në afrimin e Kosovës me Bashkimin Europian, duke promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor." Sipas saj, në takim " Federica Mogherini nënvizoi se është thelbësore që Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë, përfshirë edhe kur është fjala për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme", ndërsa "Komisioneri Hahn theksoi se për të parë progresin në zbatimin e MSA-së dhe në Agjendën Europiane të Reformës, Kosova duhet të vazhdojë përqëndrimin e saj në reforma, veçanërisht për fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë". Për procesin e liberalizimit të vizave është përmendur rëndësia e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, konfirmon Koçijançiç. |
Posted: 02 May 2017 12:12 PM PDT KE u ka bërë thirrje partive politike shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Lajmi është bërë i ditur për RTSH nga zëdhënësja e egzekutivit europian, Maja Koçijançiç. “Shqiptarët meritojnë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku drejt arritjes së këtij qëllimi” tha për gazetaren e RTSH Arta Tozaj. |
Sejko: Kriza politike cënon rritjen ekonomike Posted: 02 May 2017 06:47 AM PDT " Në rast se situata do të jetë e tejzgjatur mund të ketë pasoja negative" tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Paralajmërimin e bërë një muaj më parë kundrejt klasës politike, guvernatori i bankës së shqipërisë Gent Sejko e përforcoi sot duke deklaruar se efektet e krizës politike do të frenojnë rritjen ekonomike të vendit. Sejko tha se " në rast se do të ketë një zgjatje të tensionit politik natyrisht që do të ketë një rishikim ekonomik në rënje ulet rritja ekonomike". Nga ana tjetër banka e shqipërisë është në proçes identifikimi për masat që do të përfshihen në luftën që i ka shpallur përdorimit të euros në ekonomi. " Si për transmetimin e politikës monetare ashtu edhe për krijimin e një stabiliteti financiar banka e shqipërisë synon që të rrise do të bëje një "luftë" kundër euronizimit pra një ulje graduale të përdorimit të euros dhe rritje të përdorimit të lekut në ekonomi.Ky është edhe roli jonë me ligj" shtoi më tej zoti Sejko. Këto deklarata guvernatori i bankës qendrore i bëri pas raportimit në komisionin parlamentar të ekonomisë për vitin 2016. |
Merkel takohet me presidentin rus, Vladimir Putin Posted: 02 May 2017 06:47 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takua sot me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo është vizita e parë e zonjës Merkel në Rusi që nga viti 2015. Takimi në rezidencën e Putinit në qytetin Soçi vjen në kohën kur marrëdhëniet dypalëshe janë në një pikë të ulët, për shkak të luftës në Siri dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia. Gjermania ka qenë forca lëvizëse e sanksioneve që i ka vendosur Bashkimi Evropian Rusisë si ndëshkim. Merkel dhe Putin po i diskutojne të dyja çështjet. |
Antonio Tajani për lirinë e shtypit Posted: 02 May 2017 06:43 AM PDT Çdo vit në 3 Maj, bota përkujton dhe thekson rëndësine e parimit themelor te shtypit te lire. Ne prag et kesaj dite, bashkimi evropian e vë theksin te mbrojtja e lirisë së shtypit, te pavarësia e saj dhe nderimi i punës së gazetarëve. Antonio Tajani, presidenti i parlamentit evropian, në fjalën e posaçme me këtë rast, tha se demokracia e vërtetë nuk mund të jetojë pa lirinë e shtypit. Si ish gazetar, e di sa thelbeëore është pavarësia. Pa të nuk ka as transparencë, as luftë kundër korrupsionit, qeverisje të mirë apo liri në vendimmarrje. Prandaj BE-ja është mbrojtësja më e fortë e kësaj të drejte themelore. "Fatkeqësisht, media sot ndjehet më e kërcënuar se kurre me parë, jo vetëm me regjime diktatoriale, pro edhe në ato që quhen demorkaci. Në dyert tona, Turqia është shndërruar në burgun më të madh për profesionin e gzetarit", tha zoti Tajani. Shumë gazetarë ndodhen në burg në Kinë, Risio, vende të Amerikës Latine , Afrikë e Azi. Ne në parlamentin evropian e ngremë zërin fort kundër çdo çensure ndaj gazetarëve. Liria e bën botën vend më të mirë tha zoti Tajani, ai nuk la jashtë vëmendjes edhe mediat e reja elektronike e sociale, ku lajmet shtrëmbërohen, sajohen apo përdorin gjuhë të urrejtjes duke kërkuar përgjegjësi më të madhe për platfomra të lajmeve online. |
Lonley Planet shkruan për ishullin e Sazanit Posted: 02 May 2017 06:21 AM PDT Këtë herë është ishulli i Sazanit që zë faqet e Lonley Planet. Baza sekrete ushtarake e Shqipërisë hapet për herë të parë për vizitorët, titullon prestigjizja amerikane. Duke shpjeguar se Sazani është një ishull i fortifikuar me një rrjet të madh tunelesh e bunkerësh, të ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore. Një ishull i shkëlqyer misterioz e quan Lonley Planet Sazanin, që mbetet zyrtarisht një bazë ushtarake, që një herë e një kohë kishte banesa për më shumë se 3000 trupa ushtarake, por që ka qenë prej kohësh i mbyllur për vizitorët dhe banorët lokalë. Shqipëri që shënon një bum turistik me 4,7 milionë turistë vitin e kaluar, rritje kjo prej 15% e vizitorëve krahasuar me një vit më parë, gjendet në çastin e çeljes së atraksioneve të reja. Në shkrimin e Lonley Planet citohet se “ishulli do të jetë i hapur nga maji deri në tetor 2017 në bazë të një marrëveshjeje të saponënshkruar mes ministrisë së turizmit dhe asaj të Mbrojtjes, si një kërkesë e përsëritur e operatorëve turistikë. Ishulli pavarësisht se i vogël është interesant për larminë e botës së egër me specie të rralla, klimën, bimët. Porti më i afërt i ishullit dhe banorët e thembrës së Italisë mund të hidhen është Vlora, qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, ndërsa vizitorët në thembrën e Italisë, nga brigjet e Salentos mund të vijnë të kalojnë një ditë të bukur aty. |
Johanes Han për Turqinë në lidhje me BE-në Posted: 02 May 2017 06:09 AM PDT Turqia, nën presidentin Rexhep Taip Erdogan, i ka thyer shpinën anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së paku tani per tani, deklaroi komisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han. "Secili e ka të qartë se Turqia po largohet nga perspektiva evropiane. Fokus i marrëdhënieve tona duhet të jetë diçka tjetër", tha zoti Hahn në një intervistë për agjencinë Reuters. Qeveritë evropiane thonë se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka vdekur për shkak të shtypjes së disidentëve nga Erdogani, talljeve të tij me Gjermaninë për shkak të së kaluarës naziste dhe një referendumi që i jep atij pushtet më të madh. "Duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen, të shohim nëse mund të rinisim një lloj bashkëpunimi", tha Hahn. Erdogan deklaroi javen e kaluar se Turqia nuk do të presë përpara dyerve të Evropës përgjithmonë dhe se do të tërhiqet nga bisedimet për anëtarësim, nëse, siç tha ai, vazhdon rritja e islamofobisë dhe e armiqësive tjera në disa shtete anëtare. Turqia i ka nisur negociatat për anëtarësim në BE qysh në vitin 2005. |
Greqi; Arrihet marrëveshja për këstin e ri të borxhit Posted: 02 May 2017 06:02 AM PDT Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë arriten nje marreveshje te re per levrimin e kestit te trete te kredise pasi Athina pranoi te vijoje politikat shtrenguese dhe reformat en disa sektore kyc te ekonomise. Takimet dhe bisedimet, pjesë e të cilave ishin përfaqësues të vendeve të BE-së, FMN-së dhe Greqisë vazhdonin prej një jave në Athinë. Si rezultat i bisedimeve marreveshjka u miratua ne praim. Ministri grek i Financave, Euklid Cakalotos, lajmeroi se bisedimet përfunduan. Marrëveshja teknike paraprake është arritur. Në këtë mënyrë është hapur dhe rruga për lehtësimin e borxheve”, tha ai. Sipas marrëveshjes Greqia do të zbatoje më tepër politika shtrënguese. Pas nenshkrimit të memorandumit, në vitin 2020 do të ketë rregullim të tatimeve mbi të ardhurat. Ndërkohë përmes këtyre rregullimeve parashikohet që të kursehet një shumë prej 3.6 miliardë eurosh. Ndërsa mes pikave të rëna dakord janë privatizimi i sektorit të energjisë dhe reforma në tregun e punësimit. Në rast se marrëveshja finalizohet, qeveria e Greqisë planifikon të dergoje në parlament gjatë muajit maj një sërë ligjesh të per reformat e reja. Nga ana tjetër pritet që në takimin e Eurogrupit më 22 maj në Bruksel, të miratohet dhe kësti i ri i kredisë. Borxhi publik i Greqisë kap shifren e 315 miliardë eurove. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |