RTSH: “Basha: Jo zgjedhje pa opozitën, të gatshëm për dialog!” plus 3 more |
- Basha: Jo zgjedhje pa opozitën, të gatshëm për dialog!
- Macron është President i ri i Francës
- Rama: Shqipëria drejt 18 qershorit, PD nuk e merr dot peng!
- KQZ gjobit PS, nuk respektoi kuotat gjinore në Berat
| Basha: Jo zgjedhje pa opozitën, të gatshëm për dialog! Posted: 07 May 2017 11:45 AM PDT Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se nëse zgjedhjet më 18 qershor do të mbahen pa opozitën do të konsiderohen moniste, ndërsa tha se është i hapur për dialog me mazhorancën. “Së bashku do të ndalim marrjen peng të vendit nga krimi dhe droga përmes asgjësimit të demokracisë me zgjedhje fasadë, zgjedhje moniste të diktuara nga droga dhe jo nga qytetarët shqiptarë” tha zoti Basha para përkrahësve ditën e dielë. Deklaratat e tij vijnë ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar se e diela është afati i fundit që PD të ulet në bisedime, por kjo e fundit bashkë me opozitën e djathtë këmbëngul në dorëheqejn e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. |
| Macron është President i ri i Francës Posted: 07 May 2017 11:33 AM PDT Emmanuel Macron është President i ri i Francës. Kandidati i pavarur centrist ka fituar 65.5 për qind të votave në raundin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën të dielën më 7 maj, njoftoi televizioni kombëtar francez. Ai ka mposhtur ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen, që ka marrë 34.5 për qind të votave, sipas sondazheve. Le Pen ka pranuar humbjen dhe ka uruar fituesin. Macron, 39 vjeç, bëhet presidenti më i ri në moshë në historinë e Francës. Ai është edhe presidenti i parë që nuk vjen nga dy partitë kryesore tradicionale franceze, që nga themelimi i republikës moderne franceze në 1958. |
| Rama: Shqipëria drejt 18 qershorit, PD nuk e merr dot peng! Posted: 07 May 2017 10:37 AM PDT Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi se maxhoranca do të shkojë edhe pa PD në zgjedhjet e përgjithshm të 18 qershorit, ndërsa deklaroi se dy njerëz po e sakrifikojnë atë për interest personale. “Në mos ndodhtë mrekullia në orët e mbetura, ne nesër do nisemi drejt 18 qershorit pa PD, e cila do ta ketë shumë të qartë se Shqipërinë peng se merr dot kurrë dhe se bën dot një vatër të re gjullurdie ne rajonin e trazuar nga ndërhyrjet e aktorëve të tjerë kundër BE dhe NATO-s” tha zoti Rama në komunikimin e tij javor. |
| KQZ gjobit PS, nuk respektoi kuotat gjinore në Berat Posted: 07 May 2017 06:11 AM PDT Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur të dielën me 1 milionë lekë Partinë Socialiste, partia më e madhe në Shqipëri, për mospërbushjen e kuotave gjinore në listën e qarkut të Beratit. Ndërsa miratoi listat emërore të kandidatëve për deputetë të socialistëve në 12 qarqe, komisioni vërejti se në listën prej 8 kandidatësh të qarkut të Beratit kishte vetë një kandidate. Ajo ishte Ermonela Felaj, ministrja aktuale e marrëdhënieve me parlamentin. Sipas ligjit shqiptar të paktën 30 përqind e kandidatëve që paraqesin partitë politike duhet të jenë gra ose vajza. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





