“Rrëfimi i pjesëtarit të US Navy Seal: E vrava Bin Ladenin dhe u mpiva fare…” plus 9 more GazetaBlic |
- Rrëfimi i pjesëtarit të US Navy Seal: E vrava Bin Ladenin dhe u mpiva fare…
- Prezantohen rezultatet e mbikëqyrjes se Etheve Hemorragjike
- Avokati i Populli shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
- 16 arsye pse duhet të hani sa më shumë molla
- Katër vajërat esencialë që kurojnë dhimbjen e migrenës brenda 1 ore
- Prezantohen rezultatet e Etheve Hemorragjike Krime Kongo
- Publikohen vlerësimet e rrezikshmërisë së korrupsionit në Kosovë
- “Fol mos u tut” aksion protestues i gazetarëve
- Sulm vetëvrasës pranë misionit të NATO-s në Kabul
- Këngëtaren “e gjorë” e shkatërrojnë në rrjetet shoqërore
| Rrëfimi i pjesëtarit të US Navy Seal: E vrava Bin Ladenin dhe u mpiva fare… Posted: 02 May 2017 10:46 PM PDT Ish pjesëtari i US Navy Seal që vrau Osama bin Ladenin e ka përshkruar momentin kur ai pretendon se ka qëlluar mbi kreun e al-Kaidës. Robert O'Neill, i cili pretendon se ka qëlluar plumbat fatale, për herë të parë ka publikuar një përmbledhje të detajuar të misionit që çoi në vrasjen e organizatorit të 11 shtatorit, në Abbottabad, Pakistan, në maj 2011. Në një ekstrakt dramatik nga libri i tij i ri, Operatori, botuar në Daily Mirror, ish pjesëtari i Navy Seal përshkruan momentin kur qëlloi dy herë mbi Bin Ladenin dhe "i hapi kokën". "U ktheva në të djathtë dhe pashë në dhomën ngjitur", shkruan ai. "Osama bin Ladeni qëndronte pranë hyrjes në këmbët e shtratit, më i gjatë dhe më i hollë se sa e prisja, me mjekrrën më të shkurtër dhe flokët më të bardhë. "Ai kishte një grua para tij, me duart mbi shpatullat e saj. Në më pak se një sekondë, unë shënjestrova mbi supet e djathtë të gruas dhe tërhoqa këmbëzën dy herë. Koka e Bin Ladenit u hap dhe ai u shemb. E qëllova edhe me një plumb në kokë. Për siguri". O'Neill tregon gjithashtu momentet e tensionuara, ndërsa ekipi elitar i Navy Seal u ul jashtë banesës, në errësirë të plotë. Një nga helikopterët që transportonin njësinë u detyrua të bënte një ulje duke u përplasur, dhe ekipi fillimisht nuk arriti të hynte në banesë. "Brenda pak sekondash pasi kërcyem nga helikopteri, njëri prej nesh vendosi eksploziv c-6 në portën para nesh dhe e hodhi në erë", shkruan ai. "Dera prej metali u hap si kuti konservash. Prapa saj kishte një mur me tulla. Ushtari tha: "Dështim. Kjo është gjë e keqe". "Jo, është gjë e mirë", i thashë unë. "Ajo është derë e rreme. Do të thotë se ai është aty brenda". "Teksa hymë brenda nisa të vetëdijësohem. Ta hajë dreqi! Kjo është shtëpia e Bin Ladenit. Ndoshta nuk do të jetojmë, por kjo është historike dhe do ta shijoj". Ekipi i Navi Seals vazhdoi nëpër banesën me tre kate, duke tërhequr gratë dhe fëmijët që ndeshnin. Më vonë doli se katër gratë dhe 17 fëmijët e bin Ladenit ndodheshin aty. O'Neill përshkruan edhe ankthet e ushtarëve që kryenin sulmin. Në një moment, një ushtar qëlloi një grua që ai tha se kërceu përpara një burri, kundër të cilit po qëllonte. "A do të kem telashe?", pyeti ushtari mikun e tij. O'Neill shkruan se, pasi qëlloi plumbat që vranë Bin Ladenin, ai u mpi fare nga mendja, deri kur një prej kolegëve, pasi hyri në dhomë, u kthye nga ai dhe i tha: "Ti sapo vrave Bin Ladenin". The post Rrëfimi i pjesëtarit të US Navy Seal: E vrava Bin Ladenin dhe u mpiva fare… appeared first on GazetaBlic. |
| Prezantohen rezultatet e mbikëqyrjes se Etheve Hemorragjike Posted: 02 May 2017 10:34 PM PDT Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të bëhet sot prezantimi i rezultateve të projektit: "Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019". Ky projekt mbështetet nga programi i partneritetit gjerman për ekselencë në siguri biologjike dhe shëndetësore – Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, implementuar nga Instituti për Mjekësi Tropikale "Bernhard Nocht"- Hamburg, në bashkëpunim me Klinikën Infektive të QKUK-së, IKSHPK dhe Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". Takimi mbahet sot në sallën e Klinikës Infektive në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. The post Prezantohen rezultatet e mbikëqyrjes se Etheve Hemorragjike appeared first on GazetaBlic. |
| Avokati i Populli shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit Posted: 02 May 2017 10:26 PM PDT Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit organizon Tryezën me temë "Reflektim mbi rolin e medias në dinamikën e proceseve shoqërore". Bashkëbisedimi në këtë tryezë do të jetë moment i mirë për të inkurajuar gazetarët në punën e tyre, për të reflektuar mbi rolin e medias në proceset shoqërore, si dhe për të vlerësuar respektimin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si të drejta të garantuara kushtetuese, por edhe si thelbësore në konsolidimin e shoqërive demokratike, që kanë në themel respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. The post Avokati i Populli shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit appeared first on GazetaBlic. |
| 16 arsye pse duhet të hani sa më shumë molla Posted: 02 May 2017 10:24 PM PDT Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush. Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik. E ëmbël, por edhe e thartë, mollët konsiderohen si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollët përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi, shkruan arbresh.info. Kaliumi është kompetent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore të trupit dhe ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut. Por, për më shumë, kuptoni përmes kësaj liste 16 arsyet pse duhet të hani një mollë në ditë: Zvogëlon kolesterolin Parandalon sëmundjen e Alzheimerit Parandalon sëmundjen e diabetit Parandalon kancerin e zorrëve Rrit sistemin imunitar Parandalon sëmundjet e syve I jep shkëlqim lëkurës suaj Mbron dhëmbët tuaj Zbardh dhe i mban dhëmbët e shëndetshëm Parandalon sëmundjet e frymarrjes Parandalon sëmundjen e Parkinsonit Mban nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Ju ndihmon të humbni kilogramët e tëpërt Mbron eshtrat Është frut i mirë për trurin tuaj Trajton aneminë Një mollë në ditë dhe shëndetin e keni në dorën tuaj dhe jo në dorën e mjekut! The post 16 arsye pse duhet të hani sa më shumë molla appeared first on GazetaBlic. |
| Katër vajërat esencialë që kurojnë dhimbjen e migrenës brenda 1 ore Posted: 02 May 2017 10:22 PM PDT Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës. Medikamentet e shtrenjta nuk janë gjithmonë efektive. Për këtë arsye duhet të ktheni shikimin tek produktet e nënës Natyrë. Këto janë katër vajërat esenciale që neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjen e migrenës brenda një ore. 1. Vaji esencial i mentes: Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë. 2. Vaji i lavandës: Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremërat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin. 3. Vaji i ekulaiptit: Vaji i ekualiptit pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës. 4. Vaji i rozmarinës: Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj, smoothie dhe ujë./Living The post Katër vajërat esencialë që kurojnë dhimbjen e migrenës brenda 1 ore appeared first on GazetaBlic. |
| Prezantohen rezultatet e Etheve Hemorragjike Krime Kongo Posted: 02 May 2017 10:20 PM PDT Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot bëhet prezantimi i rezultateve të projektit “Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019”. Ky projekt mbështetet nga programi i partneritetit gjerman për ekselencë në siguri biologjike dhe shëndetësore – Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, implementuar nga Instituti për Mjekësi Tropikale “Bernhard Nocht” Hamburg, në bashkëpunim me Klinikën Infektive të QKUK-së, IKSHPK dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. The post Prezantohen rezultatet e Etheve Hemorragjike Krime Kongo appeared first on GazetaBlic. |
| Publikohen vlerësimet e rrezikshmërisë së korrupsionit në Kosovë Posted: 02 May 2017 10:18 PM PDT Në një konferencë që organizon Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot publikohen vlerësimet e Rrezikshmërisë së Korrupsionit për gjyqësorin, prokurorinë dhe prokurimin publik. Projekti i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), ka kryer, bashkë me institucionet e Kosovës, një vlerësim për rrezikshmërinë e korrupsionit në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe prokurimit publik. Gjetjet dhe rekomandimet e këtyre vlerësimeve do të prezantohen në këtë ngjarje. The post Publikohen vlerësimet e rrezikshmërisë së korrupsionit në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
| “Fol mos u tut” aksion protestues i gazetarëve Posted: 02 May 2017 10:16 PM PDT Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile, sot zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë. "Fol mos u tut" është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë. The post "Fol mos u tut" aksion protestues i gazetarëve appeared first on GazetaBlic. |
| Sulm vetëvrasës pranë misionit të NATO-s në Kabul Posted: 02 May 2017 10:14 PM PDT Një sulm vetëvrasës mbi makinat ushtarake të NATO-s ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Kabul, duke vrarë të paktën 4 njerëz dhe plagosur 22 të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Nuk ka njoftime nëse ndonjë ushtar i misionit të NATO-s është lënduar në këtë sulm, që goditi makinat e blinduara që transportojnë personelin, e që janë të dizajnuara për t'iu bërë ballë shpërthimeve të mëdha. Nga shpërthimi janë shkatërruar një numër i veturave të civilëve që ishin aty pranë. Zëdhënësi i forcave amerikane dhe NATO-s nuk ka dhënë detaje për këtë sulm. Që prej fillimit të këtij viti, të paktën 5 sulme të mëdha janë kryer në kryeqytetin afgan, ku janë vrarë dhe plagosur qindra civilë. The post Sulm vetëvrasës pranë misionit të NATO-s në Kabul appeared first on GazetaBlic. |
| Këngëtaren “e gjorë” e shkatërrojnë në rrjetet shoqërore Posted: 02 May 2017 10:06 PM PDT Katy Perry serish ka arritur të deklarojë diçka, për shkak të të cilës u gjet në "target" të atyre që nuk e pëlqejnë, por edhe të fansave të shumtë. Këngëtarja u është përgjigjur online në Instagram pyetjeve të fansave dhe pyetjet për flokët e saj duket se asaj nuk i pëlqyen. "Me të vërtetë?! A të mungon ty Barack Obama? Ok. Kohët ndryshojnë. Tungjatjeta! Shihemi më vonë", ka thënë ajo dhe ka mbyllur transmetimin direkt. Pas kësaj "shpërtheu" kaosi në Twitter dhe shumica konkluduan se munden edhe pa Katy, të cilën e quajtën "humbëse" The post Këngëtaren "e gjorë" e shkatërrojnë në rrjetet shoqërore appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





