“Qysh me përgaditë role me llokum?” plus 6 more Qysh me |
- Qysh me përgaditë role me llokum?
- Qysh me mbjellë qepë?
- Qysh me ushqy fëmijën shëndetshëm?
- Qysh me i eleminu njollat në fytyrë?
- Qysh me ditë pse zbardhen flokët?
- Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?
- Qysh me votu nga Diaspora?
| Qysh me përgaditë role me llokum? Posted: 15 May 2017 01:39 PM PDT Përbërësit:
Në tenxhere me ujë shtohet sheqeri dhe qokollata e grimcuar. Ena vendoset në zjarrë të ulët dhe përzihet derisa të shkrihen. Shtohen arrat, përzihen. Në një enë tjetër përzihet llokumi me sheqer pluhur. Masa shtypet me duar derisa të bëhet masë homogjene. Vendoset masa në folie dhe rrafshohet, dhe mbi të hidhet kremi i përgaditur nga arrat. Me anë të folies mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer për tu forcuar. Pritet në trashësi prej 1 centimetri.
The post Qysh me përgaditë role me llokum? appeared first on Qysh Me. |
| Posted: 15 May 2017 01:28 PM PDT Ju mund të mbjellni qepë në kushte shtëpiake pa qenë nevoja të keni një kopësht shumë të madh, të investoni në të holla si dhe të keni shumë hapësirë. Në fakt, ju mund ti rrisni edhe në një apartament të vogël, me shumë pak investim në të holla, madje edhe në dimër! E tëra që duhet të bëni është ti mbjellni në një shishe plastike, ti vendosni pranë ndonjë dritare ku nuk pengojnë dhe prisni me padurim rezultatet e para! Ja si të veproni: Bleni sythet e qepeve, pak tokë apo dhe, një shishe plastike prej 2 deri në 5 litra. Lajeni mirë shishen, prejeni atë nga anesh në shumë vrima, varsisht sa kokrra vezë keni, në mënyrë që të mund të dalin gjethet e qepeve jashtë shishes plastike. Mbusheni shishen ngadalë me dhe në të njejtën kohë vendosni kokrrat e qepeve. Shënim: rezultati më i mirë do të arrihet nëse shishen plastike të mbjellur me qepë e vendosni diku në një vend me diell për të paktën 6 orë në ditë.
The post Qysh me mbjellë qepë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me ushqy fëmijën shëndetshëm? Posted: 15 May 2017 01:15 PM PDT Dietologia Rolina Naco tregon tre rregullat e arta që i duhen të gjithë prindërve të rinj për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre.
Sipas saj është shumë e rëndësishme: Është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të kuptojë se ushqyerja është një përkujdesje për të dhe jo për të plotësuar dëshirën e mamit, gjyshes apo për të plotësuar dëshirën e një shpërblimi që i është premtuar.
The post Qysh me ushqy fëmijën shëndetshëm? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i eleminu njollat në fytyrë? Posted: 15 May 2017 01:07 PM PDT Nëse doni të keni një lëkurë të pastër kjo maske përdoret ne sallone bukurie dhe është përdorur vite me pare për trajtimin e njollave te lëkurës. Njollat si : Njollat nga dielli,shenjat e akneve,largon pucrat rigjeneron dhe freskon lëkuren. Gjithçka qe na duhen janë:
Mjalti është regjenerues i fuqishëm dhe antibakterial ndërsa veza pastruese dhe ndihmon ne heqjen e shenjave. S’bashku ato bëjnë një mrekulli për lëkuren. Përziejini mire dhe aplikojeni në lëkure. Lëreni te veproj për 20 minuta dhe me pas lajeni fytyrën si zakonisht. Në qoftëse keni vërtet shume akne kësaj mase mund ti shtoni 2 pika lëng limoni te freskët. Rezultatet janë te shkëlqyera.
The post Qysh me i eleminu njollat në fytyrë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me ditë pse zbardhen flokët? Posted: 15 May 2017 12:28 PM PDT Studiuesit kanë zbuluar arsyen përse flokët thinjen në një moshë të caktuar, ndërsa po kërkonin rreth sëmundjes së kancerit. "Edhe pse e nisëm projektin për të kërkuar rreth kancerit të tumorit, ne përfunduam duke mësuar se si flokët bëhen gri. Me këtë njohuri, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërje aktuale që të sigurojmë gen-in e nevojshëm për korrigjimin e këtij problemi" – tha Lu Le, një profesor i Universitetit të Dermatologjisë në Texas. Sipas studimit, ai dhe disa studiues të tjerë zbuluan një proteinë të quajtur KROX20, e cila është e lidhur me zhvillimin nervor, e cila kthehet në qelizë lëkure dhe i thinj flokët. Më pas, qelizat krijojnë një proteinë tjetër që është faktor thelbësor për pigmentimin e flokëve. Ata e provuan këtë gjë te minjtë, dhe rezultoi se nëse ata nuk do të kishin proteinat KROX20 dhe SCF, atëherë qimet nuk do të merrnin ngjyrë gri.
The post Qysh me ditë pse zbardhen flokët? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë kremë me aloe vera? Posted: 15 May 2017 12:15 PM PDT Përbërësit:
1.Në një tenxhere me ujë të nxehtë, vendosni një pjatë xhami në të cilën vendosni dyllin dhe vajin. Përzieni derisa të shkrihen në temperaturë mesatare. 2.Transferoni vajërat në një enë dhe lejoni të ftohen për 1 orë. 3.Shtoni xhelin aloe vera dhe kombinoni me mikser.
The post Qysh me përgaditë kremë me aloe vera? appeared first on Qysh Me. |
| Posted: 15 May 2017 05:43 AM PDT Votimit Përmes Postës Periudha e Aplikimit/ Regjistrimit Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banorë i Republikës së Kosovës por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për t'u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:
Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:
Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni. Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 22 Maj 2017.
Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:
The post Qysh me votu nga Diaspora? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












