“Qysh me pastru dhe rigjeneru lëkurën?” plus 5 more Qysh me |
- Qysh me pastru dhe rigjeneru lëkurën?
- Qysh me përgaditë puding orizi?
- Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë?
- Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes?
- Qysh me i dizajnu filxhanët e bardhë?
- Qysh me i pastru kostumet e larjes?
| Qysh me pastru dhe rigjeneru lëkurën? Posted: 11 May 2017 12:31 PM PDT E gjitha që ju nevojitet për rigjenerimin dhe pastrimin e lëkurës, sipas blogerëve botërorë është lëvorja e bananes. Në fytyrën e pastruar vendoset lëvorja e bananës me të cilën masazhohet lëkura për 2-3 minuta. Lihet pastaj të veprojnë vitaminat e mbetura në fytyrë nga lëvorja e bananes për 30 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët.
The post Qysh me pastru dhe rigjeneru lëkurën? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë puding orizi? Posted: 11 May 2017 12:26 PM PDT Përbërësit:
Në tenxhere vendoset orizi i pastruar me 1.5 gota ujë. Orizi lihet derisa të zbutet, pastaj shtohet 1 lutër qumësht. Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta. Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta. Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet rreth 3 minuta. Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe.
The post Qysh me përgaditë puding orizi? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë? Posted: 11 May 2017 11:56 AM PDT Përbërësit:
Vezët dhe sheqerin i përziejmë me mikser dhe ia shtojmë të gjithë përbërësit përveq qokollatës. Në fund i shtojmë qokollatën e copëtuar. Vendoset brumi në letra për mafinsa, dhe ppjeken në temperaturë 180 gradë.
The post Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes? Posted: 11 May 2017 11:43 AM PDT Besimi i vjetër se trupit të gruas i mjafton vetëm gjashtë javë nga lindja të kthehet në gjendje normale është fantazi, zbulon hulumtimi i fundit Shtatzënia është, në kuptimin fizik, ndryshimi i madh për trupin e nënës. Organet e saj lëvizin, krijohen rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, si dhe përjeton ndryshime të mëdha hormonale. Grave me shekuj ju është thënë se trupi i gruas kthehet në gjendje normale gjashtë javë pas lindjes, gjegjësisht aq sa zgjatë lehonia. Por hulumtimi i ri britanik ka zbuluar se gjashtë javë për shërim janë fantazi dhe se trupit të gruas i duhet një vit të shërohet pas lindjes. Për këtë nuk bëhet fjalë vetëm për shërim fizik, por edhe mental. Shumë nëna me presionin e madh që sa më shpejtë të kthehen në formë, bëjnë sikur para shtatzënisë apo që sa më shpejtë të fillojnë me punë. Kryesuesja e hulumtimeve dr. Julie Wray nga univerziteti Salford konsideron që gratë duhet të qëndrojnë në maternitet më gjatë që të pushojnë pak, shkruan Parent Herald.
The post Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i dizajnu filxhanët e bardhë? Posted: 11 May 2017 11:13 AM PDT Nevojitet:
1.Mbushni kovën e plastikës me ujë të ngrohtë. Merrni shishen e llakut dhe afrojeni tek uji dhe vendoseni në disa vende të ndryshme. Nëse llaku bie në fund të kovës, do të thotë që shishen e llakut e keni mbajtur larg ujit.
2.Duke vepruar shpejtë, me anë të rrëmojsës krijoni dizajne në sasinë e llakut.
3.Në momentin që llaku është shpërndarë në sipërfaqen e ujit, futni filxhanin në kovë deri në atë pikë ku dëshironi të dizajnohet me llak, dhe vendosini në një letër të thahen.
4.Njësoj mund të veproni me disa ngjyra të llakut.
The post Qysh me i dizajnu filxhanët e bardhë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i pastru kostumet e larjes? Posted: 11 May 2017 10:51 AM PDT Klori, uji i kripur, krema për mbrojtje nda diellit dhe vajërat nga lëkura juaj absorbohen nga kostumet e larjes. Larja e tyre në lavatriqe mund të shkaktojë zgjerimin apo ngushtimin e tyre.
1.Mbushni një kovë me ujë të ftohtë, dhe shtoni 2 lugë deterxhent të enëve.
2.Futni kostumin e larjes në ujin e përzier dhe masazhoni lehtësisht kostumin.
3.Shpërlani kostumin në ujë të ftohtë e të pastër.
4.Largoni me duar sa më shumë ujë që të mundeni nga kostumi, dhe mbështillni ato në një peshqir të thatë.
The post Qysh me i pastru kostumet e larjes? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















