“Qysh me largu zbokthin?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me largu zbokthin?” plus 5 more Qysh me


Qysh me largu zbokthin?

Posted: 29 May 2017 10:36 AM PDT

Zbokthi është një problem që  proekupon shumë njerëz, dhe shumë prej tyre janë të mërzitur, apo të zhgënjyer nga jo efikasiteti i shumë shamponëve. Në qoftë se ky është rasti juaj, atëherë ju sjellim disa këshilla se si të heqni zbokthin në mënyrë natyrore.

Uthulla e mollës 

 

Aciditeti i uthullës së molles ndryshon pH e kokës tuaj dhe në këtë mënyrë parandalon zbokthin.

 

Soda 

 

Lagni flokët dhe me me pak sode buke, fërkoni rrënjët e flokëve. Bikarbonati i natriumit ndihmon në zhdukjen e zbokthit.

 

Vaj kokosi

 

Merrni 3-5 lugë vaj kokosi dhe masazhoni kokën tuaj me të. Pra, lëreni atë brenda natës dhe në mëngjes lani flokët tuaj me shampo të butë.

 

Limoni

 

Masazhoni kokën duke përdorur dy lugë lëng limoni, dhe pastaj lajeni. Pastaj merrni një lugë gjelle lëng limoni, përzijeni me një gotë ujë dhe aplikoni këtë përzierje në flokët tuaj pasi ti bëni me shampon. Aciditeti i limonit do të ndihmojë për të balancuar pH e kokës suaj, e cila do të ju zvogëlojë zbokthin.

 

Hudhra

 

Hudhra është efektive kundër kërpudhave dhe është e përkryer për të eliminuar bakteret që shkaktojnë zbokthin. Masazhoni kokën tuaj me qepë të grimcuara dhe mjaltë, dhe pastaj lani flokët tuaj.

The post Qysh me largu zbokthin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë lëkurën?

Posted: 29 May 2017 10:26 AM PDT

Çfarë ju konsumoni ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj, dhe për lëkurën tuaj. Një dietë e shëndetshme është çelësi për lëkurë të shëndetshme, dhe ju sjellim gjashtë lloje të ushqimit që ju të arrini atë.

Boronicat janë të pasura me antioksidantë, të cilat luftojnë radikalet e lira, shkakun e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve të ndryshme. Boronica të parandalon dëmtimin e qelizave të lëkurës, dhe është e pasur me fibra dhe vitamina C dhe E.

 

Arrat janë të pasura me omega-3 acide yndyrore, të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin e flokëve dhe lëkurës. Mundëson shkëlqimin e flokëve dhe një lëkurë të butë.

 

Domatet përmbajnë nivele të larta të karotenoideve me ushqyes që ndikojnë në dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira.

 

Shega është e pasur me antioksidantë që ndihmon lëkurën për të prodhuar më shumë kolagjen, e cila e lejon atë të rigjenerohet.

 

Çaji jeshil është gjithashtu antioksidant i pasur, dhe ndihmon në zvogëlimin e dëmit të shkaktuar të diellit. Ajo përmban polyphenols, të cilat regjenerojnë lëkurën. Ajo përmban nivele të larta të vitaminës C, D dhe K, zink, kalcium, magnez dhe hekur.

 

Fasulet përmbajnë proteina që rigjenerojnë qelizat e dëmtuara të radikaleve të lira.

The post Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë lëkurën? appeared first on Qysh Me.

Qysh me zvogëlu rrezikun ndaj kancerit me produkte natyrale?

Posted: 29 May 2017 10:22 AM PDT

Uashington- Konsumi i shpeshtë i domates dhe frutave dhe perimeve të tjera me një përqindje të lartë të lycopeneve, një studim i ri e ka lidhur me rrezikun më të ulët tëkancerit të veshkave.

Përndryshe, lycopenet janë një antioksidant përgjegjës për ngjyrën e domateve, shalqiut, grejpfrutit dhe papajas dhe studimet e mëparshme e kanë lidhur konsumin e lycopeneve me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut.

 

Gjetjet e reja janë mbledhur gjatë 20 viteve të fundit te pothuajse 9,200 femra që kanë pësuar menopauzë.

Mesatarisht, pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të lycopeneve kishin një rrezik 45 për qind më të ulët të rasteve të kancerit të veshkave se ato të cilat kishin konsumuar më pak.

Shkencëtarët besojnë se këto rezultate shpjegojnë ndikimin e lycopeneve në reduktimin e stresit oksidativ lidhur me zhvillimin e kancerit të veshkave.

 

Sipas të dhënave nga Shtetet e Bashkuara, kanceri i veshkave është kanceri më i zakonshëm i nëntë në vend, rreth dy për qind të të gjitha rasteve të kancerit në Amerikë është e lidhur me kancerin e veshkave.

The post Qysh me zvogëlu rrezikun ndaj kancerit me produkte natyrale? appeared first on Qysh Me.

Qysh me u mbrojtë nga mushkonjat?

Posted: 29 May 2017 10:09 AM PDT

Ju dhe fëmijët tuaj nuk mund të fleni natën për shkak të mushkonjave? Jeni përpjekur që këtë ta zgjidhni përmes mjeteve elektrike? Por ju nuk jeni të kënaqur me punën e tyre.

Ka mënyra më efikase për të larguar këto insekte të bezdisshme.

 

Nevojitet:

 

– 20 Cl uj

– 50 gram sheqer,

– 1 gram maja të freskëta

– 1 shishe plastike prej 1,5 litër ose dy.

 

Këtë përbërje e fusni në shishe me pjesën lartë të prerë dhe të vendosur si hinkë.

Mushkonjat tërhiqen nga gazi që lëshon sheqeri gjatë femrentimit dhe përfundojnë në shishe.

The post Qysh me u mbrojtë nga mushkonjat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë arsyet pse meshkujt mashtrojnë?

Posted: 29 May 2017 10:02 AM PDT

Edhe pse arsyet e mashtrimit janë shumë komplekse, këtu janë disa nga më të zakonshme pse meshkujt mashtrojnë.

 

Pamundësia për të thënë “jo”

Mundësia e bën mashtrues. Nëse ata bien në femra tërheqëse thjesht e kanë të vështirë për të thënë “jo”.

 

Për të ushqyer egon

Mashtrimi është i shkëlqyer për ngritjen e egos tek burrat.

 

Në mënyrë që të përshtaten në shoqëri

Nëse në punën e tij zakonisht mashtrojnë, kolektivi bën presion që këtë ta pranojë si një sjellje të pranueshme.

 

Për të thyer lidhjen

Ndonjëherë meshkujt mashtrojnë për rikoperuar lidhjen e tyre.

 

Si një simbol i statusit

Disa meshkuj kanë dashnore thjesht që të mbizotërojnë.

 

Për të kujtuar se çfarë dhe si është të bëni dashuri me dikë tjetër

Meshkujt të cilët martohen të rinjë apo kanë pak përvojë seksuale  duan të dinë se çfarë ata kanë humbur.

 

Edhe nëse kapet ai do të tradhëtojë përsëri

Ai ka mashtruar tashmë dhe është kapur.  Ka shumë të ngjarë që do të ndodhë përsëri.

 

Atij i pëlqen kjo mënyrë jetese

Thjesht duan këtë mënyrë jetese. Ai gëzon faktin se ka shumë femra, që i bën ato xheloze. Për atë, kjo është vetëm një lojë.

 

Ai bie në dashuri

Disa mashtrojnë, sepse ata thjesht kanë rënë në dashuri përsëri. Ndoshta çështja ka lindur nga një miqësi e pafajshme.

 

Për të kuptuar nëse janë të dëshirueshëm

Burrat mashtrojnë dhe për të konfirmuar seksualitetin e tyre dhe për të marrë konfirmimin se ata janë ende të dëshirueshëm.

Close up laughing couple hugging

The post Qysh me i ditë arsyet pse meshkujt mashtrojnë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pitalka ramazani?

Posted: 29 May 2017 09:56 AM PDT

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 300 ml ujë
  • 1 lugë majë buke
  • kripë
  • djathë.

Përgaditet brumi me ujë të ngrohtë, miell , majë dhe kripë.

Përzihet brumi dhe vendoset në vend të ngrohtë që të dyfishohet, përafërsisht 1 orë.

Nga brumi i përgaditur shtohet më lugë në tavolinë të përmillur, dhe ngjeshen kuleqët sa të mos ngjitet brumi për duar.

Tëhollohen dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.

Mbulohen, dhe qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta tjerë.

Vezët tunden, shtohet djath i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Hapen në mes pak pitalkat dhe shtohet pak nnga masa e djathit.

Shtohet susam apo fara të zeza dhe futen në temperaturë të nxehtë për tu pjekur për 15 minuta.

Shërbehen të nxehta.

The post Qysh me përgaditë pitalka ramazani? appeared first on Qysh Me.

Related Posts: