“Qysh me i pastru aksesorët?” plus 6 more Qysh me |
- Qysh me i pastru aksesorët?
- Qysh me largu mykun nga lavatriqja?
- Qysh me përgaditë gurabi me susam?
- Qysh me fshi një backup të ruajtur në iCloud?
- Qysh me i largu njollat e makeup-it nga rrobat?
- Qysh me rifresku lëkurën?
- Qysh me i ditë mungesat nutricionale tek fëmijët autist?
| Posted: 02 May 2017 05:47 PM PDT Aksesorët që i doni, por që janë dëmtuar, nuk e kanë humbur shkëlqimin përgjithmonë. Në jetë mund t'i ktheni me ndihmën e disa lëngjeve të cilat besuat apo jo, shpesh i keni në kuzhinën tuaj. Birra, vodka, uthulla, uji i gazuar dhe keçapi nuk janë të bëra vetëm për t'i konsumuar, por kanë edhe disa qëllime të pabesueshme. Fjala është për pastrim e aksesorëve të preferuar për të cilët keni menduar se janë të shkatërruara. Por të gjitha këto lëngje kanë qëllim të veçantë për ruajtjen e unazave tuaja, byzylykëve, zinxhirëve dhe vathëve, varësisht nga ajo a bëhet fjalë për ar, argjend, kristal apo xham. Birra pastron aksesorët e arit Aksesorin pas kësaj duhet ta fshini me pecetë të thatë që mos të mbesin shenjat e pikuara. Aksesorët me cirkona nuk rekomandohet t'i lani me birrë sepse mund të dëmtohen. Uthulla pastron aksesorët e argjendit Ajo përmban fluorid që fshin të gjithë papastërtinë, e më së mirë është ta vendosni në pecetë të butë apo brushë për dhëmbë dhe në mënyrë rrethore ta fshini aksesorin. Në përfundim aksesori duhet të shpërlahet në ujë të ftohtë dhe të fshihet mirë. Në enë vendosni gjysmë filxhani uthull dhe dy lugë sodë bikarbon, më pas futeni aksesorin për dy apo tre orë në te. Pas kësaj shpërlajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet. Keçapi largon njollat e mbyllëta Pas kësaj duhet të shpërlahet në ujë dhe të fshihet me një pecetë. Vodka pastron aksesorët e kristalit dhe xhamit Ajo pastron edhe gurët që janë të vërtet edhe ata të rrejshëm, mjafton që këtë pije alkoolike ta qitni në një pecetë dhe me te ta fshini. Uji i gazuar pastron gurët e çmueshëm Rekomandohet që gurin e çmuar ta hidhni në një gotë të mbushur me ujë të gazuar dhe ta lini gjatë gjithë natës.
The post Qysh me i pastru aksesorët? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me largu mykun nga lavatriqja? Posted: 02 May 2017 05:35 PM PDT Nevojitet: – një sfungjer – dorëza -25g kripë limoni apo potasiim hidrogjen oksalat Udhëzim: Hapi i parë në luftimin e kërpudhës është ta pastroni brendësinë e makinës larëse për të larguar ndyrësinë e akumuluar.
The post Qysh me largu mykun nga lavatriqja? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë gurabi me susam? Posted: 02 May 2017 01:14 PM PDT Përbërësit:
The post Qysh me përgaditë gurabi me susam? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me fshi një backup të ruajtur në iCloud? Posted: 02 May 2017 01:08 PM PDT Nëse vëreni se hapësira juaj në iCloud është shumë e mbushur nga backupet që keni krijuar, atëherë mund të lironi hapësirë në këtë mënyrë:
The post Qysh me fshi një backup të ruajtur në iCloud? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i largu njollat e makeup-it nga rrobat? Posted: 02 May 2017 12:59 PM PDT Shpeshherë ndodhë që rastësisht të ndotim rrobat, sidomos ato me ngjyra të hapura me sherk.
The post Qysh me i largu njollat e makeup-it nga rrobat? appeared first on Qysh Me. |
| Posted: 02 May 2017 07:06 AM PDT Trangujt kanë veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve. Siç e dijmë trangulli e freskon lëkurln falë siliciumit që ka, ai e lufton djersitjen dhe yndyrën e lëkurës. Trangullin e presim hollë dhe e mbulojmë fytyrën me të. Nuk duhet ta lani fytyrën pas, kësaj maske, është e këshillueshme të aplikohet çdo ditë. Trangulli ka aftësi diuretike, çka e bën atë një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare.
The post Qysh me rifresku lëkurën? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i ditë mungesat nutricionale tek fëmijët autist? Posted: 02 May 2017 06:53 AM PDT Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët; karakterizohet me mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë. Mungesat nutricionale (të ushqimit) tek fëmijët autist Ushqyeshmëria e dobët Fëmijët autist kanë një ushqyeshmëri tejet të dobët. Ata shpesh krijojnë varshmëri në një lloj të vetëm të ushqimit, zakonisht në karbohidrate dhe në këtë mënyrë kufizojnë dietën e tyre. Kjo mënyrë e ushqimit, atyre nuk u jep vitaminat dhe mineralet e nevojshme për funksionimin normal të organizmit. Mungesë më e shpeshtë vërehet te mineralet, si zinku, seleni, magnezi, molibdeni, mangani, vanadiumi, kromi, por edhe vitaminat C, B6, B12, A, E, hekur dhe niacin. Sistemi i tretjes tejet i dobët Këta fëmijë kanë një sistem të tretjes tejet të çrregulluar dhe të dobët. Mukoza mbrojtëse e traktit gastrointestinal është dobët e formësuar dhe për këtë sistemi i tretjes nuk mund të ballafaqohet me disa përbërës në ushqim, ndër më të shpeshtit janë gluteni që gjendet në grurë, kaseina në qumësht dhe disa proteina e karbohidrate tjera. Gjatë kësaj mostretjeje të ushqimeve, mbesin disa fragmente, copa të mëdha të ushqimit të patretura, të cilat lehtë e kalojnë këtë mukozë të dobët dhe dalin në epitel. Prandaj, këta fëmijë shpesh mund të vuajnë nga problemet e tretjes, siç janë: kapsllëku, diarreja, problemet me stomak, gazra, etj. Gjithashtu, këta fëmijë kanë çrregullim të florës intestinale, rritje të baktereve të këqija dhe ulje e atyre të mira (dysbiosys) që rezulton me paraqitjen e infeksioneve të shumta dhe imunitet të komprometuar. Mosfunksionimi i procesit të detoksikimit të mëlçisë Thuajse 100% e fëmijëve me autizëm kanë mosfunksionim të plotë të procesit të detoksikimit të mëlçisë. Kjo i bën tejet të ndjeshëm në helmim me metale të rënda. Pastaj, këta fëmijë kanë prezencë të madhe të radikaleve të lira (molekulave të dëmshme) në organizëm, sepse procesi oksidues nuk funksionon. Oksidimi është proces biokimik që i lufton molekulat e dëmshme. Prandaj këtu vjen në shprehje domosdoshmëria që këta fëmijë gjithsesi si pjesë e trajtimit të tyre të marrin një formulë antioksduese. Sasia e ulët e acideve yndyrore Vajrat Omega 3 janë molekula natyrale që gjenden në mënyrë më të koncentruar në peshk, fara liri, etj. Fatkeqësisht dieta perëndimore (mënyra e ushqimit të cilën ne e kemi sot) është tejet e varfër me Omega 3. Hulumtimet e shumta që janë bërë në vendet e zhvilluara kanë ardhur në përfundim se mungesa e këtyre vajrave lidhet ngushtë me paraqitjen e shumë sëmundjeve psikiatrike, siç janë çrregullimi bipolar, depresioni, madje edhe lidhshmëri me paraqitjen e autizmit. Meshkujt janë më të atakuar se femrat, prandaj meshkujt kanë kërkesa më të mëdha për Omega 3.
The post Qysh me i ditë mungesat nutricionale tek fëmijët autist? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












