“Qysh me i ditë ushqimet që ndalojnë humbjen e peshës?” plus 9 more Qysh me |
- Qysh me i ditë ushqimet që ndalojnë humbjen e peshës?
- Qysh me kriju një kopsht?
- Qysh me zgjedhë ngjyrën për mure?
- Qysh me i ditë metodat më të mira për pastrim të njollave?
- Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?
- Qysh me përgaditë maskë organike për fytyrë?
- Qysh me e fresku ajrin në shtëpi?
- Qysh me hekurosë këmishën?
- Qysh me kriju ngjyrë për rroba?
- Qysh me i ditë ushqimet që reduktojnë inflamacionin?
Qysh me i ditë ushqimet që ndalojnë humbjen e peshës? Posted: 05 May 2017 06:50 AM PDT Mish i kuq Ju ndoshta mund të keni qëllime të mira për të rritur konsumin e proteinave dhe duke mbajtur mënyrën e të ushqyerit me karbohidrate të ulëta, por nëqoftëse ju merrni proteina nga burime të gabuara, atëherë kjo mund të shkaktojë rritjen e dhjamit në zonën e barkut. Mundohuni t'i përmbaheni proteinave si mish peshku, pule dhe largohuni nga mishi i kuq. Sheqeri Sheqeri ka shumë efekte negative në trupin tuaj, pra edhe nuk është fare çudi pse ndërlidhet me krijimin e trashësisë apo dhjamit në bark. Të largoni sheqerin përfundimisht mund të jetë ndoshta paksa e pamundur, por të paktën mundohuni të limitoni sasinë e tij duke kontrolluar përbërjen në ushqime të paparishkuara si jogurt, lëng frutash dhe kafe. Alkoholi Edhepse thuhet se vera e kuqe ka përfitime shëndetësore, fatkeqësisht kaloritë e marra nga alkoholi ruhen pjesërisht si shtresë e dhjamosur rreth barkut, andaj si çdo konsum tjetër mundohuni të kontrolloni konsumin mesatar. Ushqime të paketuara Sigurisht që ju e dini se ushqimet e paketuara dhe të përpunuara janë të këqija për ju për shkak të sasisë së madhe të natriumit dhe sheqerit që përmbajnë, por ka një arsye tjetër që nuk duhet konsumuar ato: yndryrnat e tepërta.
Karbohidrate të rafinuara Ju nuk duhet të ulni sasinë e karbohidrateve për të qenë të shëndetshëm, por që duhet të zgjedhni karbohidratet e duhura. Karbohidratet e rafinuara që janë të ulët në fibra dhe vlera ushqyese kanë treguar se rrisin dhjamin rreth barkut, ndërsa drithërat të pasura me fibra mund ta reduktojnë atë. Djathi Nuk ka dëshirë më të madhe se konsumi i të gjithë produkteve të djathit, por meqenëse mund të përmbajë yndyrna të ngopura, konsumi i tepërt mund të ndikojë më së shumti në pjesën e trupit që ju nuk dëshironi: zona rreth barkut. Por, pasi nuk mund ta paramendojmë jetën pa konsumin e djathit, të paktën mundohuni të hani mesatarisht duke mos e tepruar, dhe largoni urinë me yndyrna të shëndetshme që mund të gjenden në salmon, vaj dhe arra. Qumësht dhe produkte të qumështit Shumica e njerëzve mund të kenë pengesë në tretjen e laktozës në produktet e qumështit, gjë që mund të përkeqësojë tretjen tuaj duke shkaktuar gazra dhe fryerje të barkut. Për më tepër, nëse konsumohet në sasi të tepruar, produktet e qumështit mund të shkaktojnë shtresimin e yndyrnave rreth barkut. The post Qysh me i ditë ushqimet që ndalojnë humbjen e peshës? appeared first on Qysh Me. |
Posted: 05 May 2017 06:41 AM PDT Dy gjërat më të rëndësishme janë : Si planifikoni të përdorni hapësirën (zbavitjem zonë e lojave, kultivim të ushqimit) dhe çfarë parashihni në mendjen tuaj. Ja disa gjëra t`ju ndihmojmë të gjeni përgjigjet dhe të krijoni kopshtin që dëshironi. 1.Fillimi i kopshtit Ku të filloni? Së pari zgjidhni një vend të mirë që është i ekspozuar ndaj diellit dhe ka ujë. Një tjetër gjë me të cilën mund ta filloni kopshtin është toka, ky aspekt ndoshta nuk është më i miri i kopshtarisë mirëpo siç thotë thënia "Ushqe tokën sepse bimët kujdesen vetë për veten e tyre". Duhet të dini se çfarë lloji të tokës keni, ndërsa mund ta testoni atë në laboratori. Kopshtaria e perimeve është diçka ndryshe nga ajo e luleve.
Përzgjedhja e bimëve është një ndër detyrat më të vështira të kopshtarisë, thjeshtë sepse ka shumë përzgjedhje për të bërë. Gjërat kyçe janë fortësia dhe lloji i tokës, dhe normalisht se çfarë lloji të bimëve dëshironi të kultivoni dhe sa kohë jeni të gatshëm të ndani për to.
Projektimi i kopshtit është proces i vazhdueshëm dhe gjysma e kënaqësisë së kopshtarisë. Edhe pse janë disa rregulla të dizajnimit, si p.sh mbjellja në numër tek, nuk ka polici që i detyron njerëzit t'i përmbahen atyre. Bëni kopshtin ashtu siç dëshironi ju, shumica e kopshteve janë një përzierje e bimëve. Edhe dizajnet më të mira kanë nevojë të redaktohen, ka disa parime themelorë që ju ndihmojnë të filloni. Këshillë: Zhgjedhni temën, skemën e ngjyrave, stilin apo grupin e bimëve. Gjithmonë mund të zgjeroheni apo të ndryshoni bimët.
Ka një variacion të mjeteve të kopshtarisë që e bëjnë atë më të këndshme dhe më të lehtë. Ka disa gjëra që çdo kopshtar duhet t'i posedojë, si krasitëse të mira, por shumica janë opcionale. Mos shkomi të bleni menjëherë mjete, por pritni një kohë të kuptoni se çfarë dëshironi. Mjetet e mira janë më të rehatshme për punë dhe kanë kohëzgjatje të mirë.
Gjithmone keni çfarë të bëni në një kopsht, mjellje, ndarje, krasitje etj. Disa bimë kanë më shumë kërkesa se të tjerat mirëpo mirëmbajtja është ndjenjë e veçantë sepse jeni duke observuar të gjitha ndryshimet që ndodhin në kopshtin tuaj. Duke punuar rregullisht në kopsht do të jeni një hap para problemeve dhe do t'i vëreni ritmet sezonale të bimëve tuaja. Gjithashtu do të mësoni se cilat bimë lulëzojnë më mirë në kopshtin tuaj, cilat do i keni për zemër apo cilat do i dhuroni. Mirëmbajtja është esenca e kopshtarisë. The post Qysh me kriju një kopsht? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me zgjedhë ngjyrën për mure? Posted: 05 May 2017 06:35 AM PDT Zgjedhja e ngjyrës për mure kryesisht është më e rëndë se sa vetë ngjyrosja: prandaj në fillim është e rëndësishme që të siguroni mostrën dhe katalog të ngjyrave. Pra, në fillim zgjedhne ngjyrën (ose kombinimin e ngjyrave) e cila do të jetë baza për të gjitha. Zgjedhja sigurisht mvaret nga atmosfera që dëshironi të krijoni. Bile edhe orenditë dhe mobiljet do të duken ndryshe, më të forta, nëse e zgjedhni ngjyrën e duhur. Nëse dëshironi hapsirë të qetë, zgjedhni ngjyra më të ndritshme me nianse të ngjajshme. Më shumë dritë do të thotë më shumë hapsirë. Hapsirat më të vogla gjithmonë ngjyrosni me ngjyra më të ndritshme, sepse ngjyrërat e forta optikisht e ngushtojnë hapsirën. Me ngjyrat e errëta mos e teproni. Nëse e keni të afërt bukurinë e hapsirave të errëta, nevojat dhe dëshirat e juaja mund t'i kënaqni në atë mënyrë që mobiljet me ngjyrë të çelur i kombinoni me muret me ngjyrë të mbyllur. Ngjyrat e forta që bien shumë në sy vizuelisht e zvogëlojnë hapsirën, prandaj për çdo rast ngjyroseni me ngjyrë të mbyllur pjesën e anës sa më të vogël të murit. Ngjyrat e argjendëta, të arta dhe ngjyrat e tjera të ndritshme për mure me efekt metalik janë ideale për dekorimet moderne të hapsirave dhe theksimin e detajeve. Më së miri përputhen më hapsirat ku ka shumë xhama dhe pasqyra. Ngjyrat e mureve me teksturë janë mjaftë elegante dhe poashtu prodhojnë ekekte interesante në enterier. Një anë e murit me këtë lloj ngjyre mund të krijojë freski vizuele dhe të bëjë shumë në një ambient të bezdisshëm. Ekzistojnë dy lloj ngjyrash për lyerje: ngjyra me bazë vaji (ato nga të cilat muret shkëlqejnë) dhe ngjyrat me bazë uji. Variantet moderne të ngjyrave me bazë uji janë pothuajse njësoj të shkëlqyeshme, ndërsa përparësia e tyre është se shume shpejtë thahen. Kur bleni ngjyra, mos kurseni, por zgjidhni ato nga prodhuesit më të njohur. The post Qysh me zgjedhë ngjyrën për mure? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë metodat më të mira për pastrim të njollave? Posted: 05 May 2017 06:30 AM PDT Shumë njolla dinë të shndërrohen në ankth, sidomos nëse janë në copëzat tona të preferuara. Me ndihmën e këtyre truqeve shtëpiake njollat do të largohen 'si në reklama'. Buzëkuqi Në heqjen e buzëkuqit ndihmon një gogël me tul buke. Ngjyrat e forta të buzëkuqeve janë shumë efektive dhe tërheqëse, megjithatë, problemi qëndron kur ai përfundon në rroba. Komplikimi shtesë është ai që buzëkuqet e sotshëm përkatësisht qëndrojnë më shumë. Këtu ndihmon buka e bardhë- hiqeni koren, më pas nga tuli i bukës bëni një topth. Fërkoni shenjën me bukë, kjo do të ndihmojë që shenja të hiqet nga materiali. Më pas atë garderobë lajeni në mënyrë të zakonshme. Shenjat nga ngjyrat e vajit dhe markeri Njollat nga ngjyrat e vajit dhe markeri mund të duken të rënda, megjithatë, do të hiqen me shpejtësinë e dritës nëse përdorni llak për flokë dhe përbërës për dezinfektim të duarve. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, më pas lajeni në rrobalarëse me temperaturë të lartë. Njollat nga bari Trajtoni njollën me kombinim të hidrogjenit dhe përbërësve për larje të enëve. Është treguar si përbërës shumë i suksesshëm edhe përzierja e hidrogjenit, sodës bikarbon dhe ujit të nxehtë. Mbeturinat e barit shumë mirë i absorbon edhe shkumësi i bardhë i shkollës. Detergjent shtëpiak për pastrim Në dukje duken të thjeshta, por bëjnë mrekulli! Nga përbërësit janë të nevojshëm uthulla e bardhë, zbardhues, hidrogjen, lëng limoni, sapun natyral dhe dielli! Më e rëndësishmja që materialin e posalarë ta ekspozoni menjëherë në diell që të thahet. Dylli (qiriu) Truqet shtëpiake që i kanë zbuluar gjyshet tona: dyllin e ngrirë mund ta largoni kur në te të vendosni një letër gazete, e më pas t'i bini mbi me hekur. Ngjyrat nga akryli Trajtojini me një leckë të thjeshtë apo me pecetë të zhytur në alkool, më pas fërkojeni me sfungjer. The post Qysh me i ditë metodat më të mira për pastrim të njollave? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe? Posted: 05 May 2017 06:27 AM PDT Përbërësit:
Në blinder vendosen biskotat dhe lajthitë derisa të bluhen plotësisht. Vendosen në një enë në të cilën shtohet qumështi, gjalpi dhe përzihet. Enët e vogla në të cilat do ti shërbejmë ëmbëlsirat i mbëshjellim me folie plastike, në të cilën vendosim gllazurën dhe i lëmë të ftohen në frigorifer. Pudingun e përgadisim dhe e shtojmë në enët e vogla. Shtojmë luleshtrydhet dhe presim për 1 orë. Pastaj vendosim copëza qokollate dhe sheqer pluhur. The post Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë maskë organike për fytyrë? Posted: 05 May 2017 06:20 AM PDT Përbërësit:
Shtypet gjysma e bananes dhe shtohen përbërësit e tjerë. Përzihet masa dhe aplikohet në fytyrë duke masazhuar. Lejohet të veprojë për 15 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët dhe aplikohet kremë zbutëse në fytyrë. The post Qysh me përgaditë maskë organike për fytyrë? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me e fresku ajrin në shtëpi? Posted: 05 May 2017 06:15 AM PDT Freskuesi juaj i ajrit, i bërë tërësisht në kushte shtëpiake. Thjeshtë, fusni në ujë të gjithë përbërësit me aromë të mirë, bimët, pemët, mëlmesa dhe ato do ta lëshojnë erën e vet përmes avullimit. Përkufizojuni tek përbërësit të cilët mundeni lehtë t'i blini dhe nuk janë shumë të shtrenjta. Të gjitha që ju duhen janë: Frutat Ju rekomandojmë citronn, sepse e ka erën më intensive, zgjat më shumë dhe i jep ambientit ndjenjën e freskisë. Bimët Përsëri mund të përdorni çfarë të doni, por aromën më të mirë e kanë ruzmarina dhe temjani. Gjithashtu, nga bimët tjera mund të përdorni : degë pishe, ekstrakt vanilje, bajame, pastaj mëlmesa, si: anis, cimet, dhe karafil Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit të cilët i keni zgjedhur, lagini me ujë dhe lërini në shporet të zihen, më pas uleni pak zjarrin dhe ngadalë përziejini, hidheni më pas në një enë dhe kjo është e tëra. The post Qysh me e fresku ajrin në shtëpi? appeared first on Qysh Me. |
Posted: 05 May 2017 06:11 AM PDT
The post Qysh me hekurosë këmishën? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me kriju ngjyrë për rroba? Posted: 05 May 2017 05:35 AM PDT Nevojiten:
1.Për të ngjyrosur materialin me boronica, ajo duhet të trajtohet së pari me kripë. Kombinoni ½ gote kripë në 8 gota ujë. 2.Shtoni materialin në tenxhere, dhe lejoni të vlojë për 1 orë. 3.Për ta bërë ngjyrën kombinoni 2 gota ujë me 1 gotë boronica. Vlojnë për 1 orë, pastaj ulet pak temperatura dhe lihen për 40 minuta të tjerë. Shtypni boronicat për të lëshuar më shumë ngjyrë. 4.Kulloni boronicat pastaj, dhe ujin e shtoni në tenxheren me material. Lejoni materialin të qëndrojë në ngjyrë për 24 orë, duke përzierë me raste. 5.Shpërlani pastaj materialin me ujë të ftohtë. The post Qysh me kriju ngjyrë për rroba? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë ushqimet që reduktojnë inflamacionin? Posted: 05 May 2017 05:24 AM PDT Inflamacioni kronik mban trupin tuaj në gjendje të vazhdueshme të stresit fiziologjik. Teprica e inflamacionit lidhet me disa sëmundje, duke përfshirë këtu sëmundjet e zemrës, diabetin, disa lloje të kancerit dhe crregullime neuropsikologjike. Ushqimet që konsumoni luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të inflamacionit. Ushqimet të cilat nuk janë të shëndetshme rrisin inflamacionin. Disa nga ushqimet të cilat ndihmojnë në largimin, dhe parandalimin e shfaqjes së mëtutjeshme të inflamacionit janë: 1.Qershitë 2.Trofta 3.Kanella 4.Spinaqi 5.Arrat 6.Vaji i ullirit. The post Qysh me i ditë ushqimet që reduktojnë inflamacionin? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |