“​Prezantohet strategjia e integrimit të komuniteteve në FSK” plus 9 more GazetaBlic

“​Prezantohet strategjia e integrimit të komuniteteve në FSK” plus 9 more GazetaBlic


​Prezantohet strategjia e integrimit të komuniteteve në FSK

Posted: 03 May 2017 10:41 PM PDT

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës prezanton Strategjinë për integrimin e komuniteteve në FSK.

Në takim do të marrin pjesë ministri i FSK-së, komandanti i FSK-së, sekretari i përgjithshëm, ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave, pjesëtarë të Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK/FSK, KFOR-it, Komisioni për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së.

The post ​Prezantohet strategjia e integrimit të komuniteteve në FSK appeared first on GazetaBlic.

Qe të qeshni pa ndalur ketë mëngjes, ju bëjnë mirë ti shikoni këto poza!

Posted: 03 May 2017 10:35 PM PDT

Tani është bërë më e lehtë që të gjesh dashurinë.

Qindra faqe online janë hapur për këtë qëllim.

Megjithatë prapë nuk është shumë e lehtë.

Sidomos nëse vendos të tilla foto profili për të gjetur dashurinë…

The post Qe të qeshni pa ndalur ketë mëngjes, ju bëjnë mirë ti shikoni këto poza! appeared first on GazetaBlic.

Ministrja e Jashtme suedeze sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Posted: 03 May 2017 10:29 PM PDT

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ajo gjatë ditës do të takohet me krerët e lartë të shtetit dhe homologun e saj kosovar, shkruan Indeksonline.

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom. (Kabineti i Presidentit, ora 10:15)

– Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström ku edhe do të mbaj konferencë e përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P32, ora 13:45)

– Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 – vetëm pamje).

The post Ministrja e Jashtme suedeze sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit appeared first on GazetaBlic.

Vdes profesori dhe gjeografi, Muharrem Carabregu

Posted: 03 May 2017 10:22 PM PDT

Prof.Dr. Muharrem Carabregu, gjeograf dhe hartograf ka ndërruar jetë.

Këtë e ka bërë të ditur profesori i Gjeografisë, Florim Isufi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

"I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Po ashtu ishte edhe njëri ndër kundërshtuesit e demarkacionit të vijës aktuale në mes Kosovës dhe Malit të Zi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës", ka shkruar Isufi.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04/05/2017 në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Departamenti i Gjeografisë do të organizoj mbledhje komemorative me datë 05/05/2017 ora 11:00 në lokalet e fakultetit.

The post Vdes profesori dhe gjeografi, Muharrem Carabregu appeared first on GazetaBlic.

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në ora 9:00

Posted: 03 May 2017 10:21 PM PDT

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e saj të rregullt.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 09:00 në objektin e qeverisë.

Kurse në ora 10, nis seanca plenare e Kuvendit te Kosoves.

The post Qeveria e Kosovës mblidhet sot në ora 9:00 appeared first on GazetaBlic.

Modelja e famshme provokon në publik duke ngrën suxhuk (Foto)

Posted: 03 May 2017 10:15 PM PDT

Lisa Appelton gjithmonë di si të marrë vëmendjen.

Ylli i Big Brother Lisa Appelton, është parë n qytet duke ngrënë ushqim, mirëpo ishte interesante fakti që ajo provokonte me suxhukun që po e hante.

Lisa shihet duke e ngrënë shuxhukun në mënyrë provokuese, poashtu edhe gjoksi i saj ishte shumë shpërthyes.

Lisa ditë më parë ka zbuluar se ka varshmëri nga sallamat.

The post Modelja e famshme provokon në publik duke ngrën suxhuk (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Kryeministri Mustafa u del përballë sot Deputetëve të Kuvendit të Kosovës!

Posted: 03 May 2017 10:14 PM PDT

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën me pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Në seancën e sotme Kuvendi do të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, rekomandimet në lidhje me mos zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Më pas, në interpelancë do të paraqitet kryeministri Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Më pas, para deputetëve, në një interpelancë tjetër lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, do të jetë ministri Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

Dy pikat e fundit të rendit të ditës, do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, si dhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

The post Kryeministri Mustafa u del përballë sot Deputetëve të Kuvendit të Kosovës! appeared first on GazetaBlic.

6 veprimet e përditshme që dëmtojnë rëndë veshkat

Posted: 03 May 2017 10:12 PM PDT

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut.

Praktikisht i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyjen e elementeve toksike në organizëm. Por kjo rrjete mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 6 prej tyre:

1.Nuk pini ujë mjaftueshëm: Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksifikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infekisoneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.

2.Hani shumë kripë: Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.

3.Pini shumë alkool: Alkoli jo vetëm që dëmton mëlçinë, por ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin e veshkave.

4.Hani shumë mish të kuq: Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave.

5.Mbajtja e urinës:Të gjithëve na ndodh të kemi nevojë të shkojmë në tualet në mesin e një takimi të rëndësishëm ose ceremonie të caktuar, por e mbajmë veten pasi nuk duam të bëjmë figurë të keqe. Mbajtja e urinës duekt e parrezikshme në fillim, por mund të çojë në inflamacion të veshkave pasi rrit presionin në traktin urinar tuaj dhe ndikon në të dy veshkat dhe fshikëz.

6.Abuzoni me qetësuesit: Përdorimi i tepruar i qetësuesve mund të sjellë komplikime dhe efekte anësore në organizëm. Komponimet kimike të tyre shpesh shkaktojnë probleme të veshkave dhe mëlçisë.

The post 6 veprimet e përditshme që dëmtojnë rëndë veshkat appeared first on GazetaBlic.

Ja si duhet t’i dorëzoni prej tash e tutje kuponët fiskal

Posted: 03 May 2017 10:10 PM PDT

Projektit të Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskal për qytetarët duket se i ka ardhur koha e fundit që të ndryshojë.

Ky projekt pas një muaji do të kaloi në një platformë të re të kampanjës.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka treguar se forma e re e këtij projekti do të fillojë që nga muaji korrik i këtij viti.

Më tej, ajo ka thënë se kjo platformë e kampanjës me kuponë fiskal do të jetë më e favorshme për qytetarët.

"Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal. Por sipas planifikimeve që jemi duke i bërë, konsiderojmë se që nga muaji korrik i këtij viti, të kalojmë në platformën e re të kampanjës", ka thënë Bytyqi-Sefa.

Në fund, ajo ka sqaruar se vazhdimi i mëtutjeshëm me formën aktuale është i pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është gjithnjë e në rritje.

Sipas saj për verifikimin e një numri shumë të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare.

The post Ja si duhet t’i dorëzoni prej tash e tutje kuponët fiskal appeared first on GazetaBlic.

Flet Gani Dreshaj: njeriu që iu gjind Ramush Haradinajt në Francë (Video)

Posted: 03 May 2017 10:08 PM PDT

Gani Dreshaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka akuzuar rëndë kryetarin e Komisionit për përcaktimin e demarkacionit me Malin e Zi, Murat Mehën, se ka montuar që nga ky komision të largohen anëtarë të ndershëm.

Dreshaj thotë se Murat Meha për para është gati ta shes edhe babin e tij dhe se, sipas tij, ka edhe vilë në Malin e Zi.

"Nuk e di kënd e ka mbështetje, nuk mund ta kalkuloj, por unë Murat Mehës i besoj gjithçka që bën për interesin e vet. Bën vaki që ka edhe far vile në Mal të Zi. Unë nuk e kam si fakt, por me të dëgjuar e kam, që po", tha Dreshaj, në emisionin 'InfoBox' të RTV Dukagjinit.

Për Dreshajn, kohëve të fundit është raportuar se ka paguar rreth 70 mijë euro për mbrojtjen e Ramush Haradinajt në procesin gjyqësor që e pati në Francë.

Por, ai tregon se edhe kë e ka ndihmuar tjetër.

"Unë jam kujdes edhe sa ka qenë Fatmir Limaj në Hagë, me ato mundësi sa kam pas. Për mbrojtje nuk kam dhënë, por kanë disa shpenzime që duhet me i pas 500-1000 euro në muaj. Pastaj kam ndihmuar Haradin Balajn, e pastaj Ramushi me miq. Jemi mundu me ju qëndruar gati sa për të mos mbet keq", tha ai.

E pikërisht ai, është edhe kandidat i AAK-së për Istogun, derisa thotë që ka përkrahjen edhe të AKR-së, PDK-së dhe Nismës në këtë komunë./RTV Dukagjni-Telegrafi/

The post Flet Gani Dreshaj: njeriu që iu gjind Ramush Haradinajt në Francë (Video) appeared first on GazetaBlic.