Ora News: “Zheji: Rama kërkon 71 vota për t’u bërë gjysmë mbret” plus 9 more |
- Zheji: Rama kërkon 71 vota për t’u bërë gjysmë mbret
- Çeka: Libra duhet të jetë shqetësim serioz për PS-në
- Krasniqi: Fati i zgjedhjeve nga koalicionet lokale
- Kandidatët për deputetë që mund të fitojnë në Tiranë
- Grupi i motorristëve shkakton kaos në mes të qytetit
- Zheji: Sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing i heq ëndrrën Edi Ramës
- Tronditëse, familja gjen një aligator 2 metra në pishinë
- Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%
- Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit
- Rama në Laç: Sfidë, administrata të jetë shërbëtore e qytetarëve
| Zheji: Rama kërkon 71 vota për t’u bërë gjysmë mbret Posted: 31 May 2017 02:44 PM PDT Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zhej thotë në "Tonight Ilva Tare" se Rama mendon se është një i iluminuar i rrethuar nga errësira. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit që PS-ja duhet të marrë 71 mandate për të drejtuar e vetmja timonin, Zheji thotë se avionët drejtohen nga disa pilotë. Pjesë nga deklarata: Zheji: Fotografia e pakënaqësisë nuk lëviz 2013-2017 dhe kemi trend të rritjes së pjesëmarrjes në votime. Ndoshta nuk është një votë kundër PS-së në vetvete, por kundër një personi, i cili mendon se është drita i rrethuar nga errësira, është i iluminuari, që ai di atë që të gjithë tjerët nuk e dinë dhe ai kërkon 71 vota për t'u bërë gjysmë mbret në Shqipëri, ndërkohë që kush e ka kundërshtuar në Partinë e vet o i është thyer një këmbë o është hedhur nga dritarja politikisht. Ai nuk pranon një zë kundra. Kjo krijon një prirje që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Ok nuk kemi gjë me PS-në. Ora aeroplanët drejtohen nga 4 pilotë. Nuk është një kamion i Laçit Shqipëria. Krasniqi: Pilot i dytë PD apo LSI-ja? Zheji: Nuk e kam me logot. Duhet të kemi një opozitë të fortë. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Çeka: Libra duhet të jetë shqetësim serioz për PS-në Posted: 31 May 2017 02:25 PM PDT Pedagogu Blendi Çeka duke komentuar rezultatin e sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, thotë se Partia Libra duhet të jetë shqetësim serioz për Partinë Socialiste. Pjesë nga deklarata në Tonight Ilva Tare: Çeka: Këto parti sidomos në nivel kombëtar përqindja është jo domethënëse. Në qoftë se përqindjen e ke të përqendruar prodhon mandate. Partitë e vogla për të fituar një mandat duhet të marrin nga 8 mijë e 700 vota deri në 13 mijë e 500 vota që është Tirana të vetme. Ky është marzhi. Për sa i përket rezultateve kombëtare të PS, PD-së dhe LSI-së i ballafaquar për Tiranën është pozitiv për LSI dhe prokupues për PD dhe PS. Në nivel kombëtar, dy partitë e mëdha arrijnë të shprehen më mirë. LSI është më pak në qarqe të tjera. Libra duhet të jetë shqetësim serioz për Partinë Socialiste specifikisht për Partinë Socialiste. Atakon drejtpërdrejt votën e Partisë Socialiste. Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12% /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Krasniqi: Fati i zgjedhjeve nga koalicionet lokale Posted: 31 May 2017 02:16 PM PDT Analisti Afrim Krasniqi duke komentuar rezultatin e sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, tha se fati i zgjedhjeve varet nga koalicionet lokale. Pjesë nga deklarata në Tonight Ilva Tare: Krasniqi: Fati i këtyre zgjedhjeve do të varet nga koalicionet lokale. Të gjithë e dimë që në Shkodër diskutohet një parti jashtë skenës politike që mund të marrë një mandat. Mund të diskutohet në Dibër, në Vlorë. Janë dy parti që kanë qeverisur Shqipërinë sot, janë në koalicion dhe bëjnë sikur janë kundër njëri-tjetrit ndërkohë që kanë zgjedhur President kryetarin e partisë kundërshtare. Sfida kryesore për opozitën është për ta maksimalizuar koalicionin politik. Ka dhuruar shumë më tepër mandate se sa ka vota. Ka dhuruar mandate të njerëzve që nuk kanë përvoja politike. Edhe Libra pavarësisht se na duk se ka rritje, është pozitive dhe duhet të ishte shumë më lart. Edhe partitë e tjera duhet të ishin shumë më aktive. Lajmi i madh është për Libra-n që është hera e parë që konfirmohet si partia e katërt politike. Ndërkohë që partitë e tjera. Të tjerat janë të mërzitura. Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12% /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kandidatët për deputetë që mund të fitojnë në Tiranë Posted: 31 May 2017 01:58 PM PDT Në bazë të sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, këta janë deputetët që mund të fitojnë mandatin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit në Qarkun e Tiranës. Kandidatët ePS: Qarku Tiranë Kandidatët e PD:
Kandidatët e LSI: 1 KLAJDA GJOSHA Kandidatët e Libra: Ben Blushi /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Grupi i motorristëve shkakton kaos në mes të qytetit Posted: 31 May 2017 01:50 PM PDT Policia e Nottinghamshire vazhdon të jetë në kërkim të disa motorristëve që kanë shkaktuar kaos në qendrën e qytetit. Muajin e kaluar, ata hipnin në automjete, trotuare duke kaluar në anën e kundërt të rrugës, duke kaluar me drita të kuqe pra nuk kanë respektuar shenjat e qarkullimit. Disa prej tyre nuk ishin veshur me mburojat mbrojtëse, përfshirë një pasagjer fëmijë në një nga motorat. “Është arrogante, sjelle egoiste pa marrë parasush askënd tjetër,” – ka thënë një polic për ngjarjen. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zheji: Sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing i heq ëndrrën Edi Ramës Posted: 31 May 2017 01:43 PM PDT Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zhej, duke analizuar të dhënat e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, thotë se rezultatet i heqin ëndrrën Edi Ramës për të qenë i vetëm në "timonin" e qeverisjes. Ndërkohë, pedagogu Blendi Çeka thotë se është e vështirë që të dhënat e sondazhit të përkthehen në mandate. Deklaratat në studion e Tonight Ilva Tare: Çeka: Në rastin e të dhënave kombëtare, ne sigurisht nuk mund të bëjmë përkthim të të dhënave në përqindje të mandateve, sepse jo vetëm do të ishte nivel shumë i lartë abuzimi, por edhe tërësisht e pasaktë. Është orientuese nga pikëpamja e trendit. Partia Socialiste është në nivelin e 43%. Është më lart se 2009 dhe 2013-ta. Është rezultati më i lartë në 10 vitet e fundit nëse do ta marrim si referencë. Tare: Kjo prodhon rezultate që Partia Socialiste të qeverisë e vetme? Çeka: Është shumë e vështirë. Varet se si shpërndahet kjo përqindje në çdo qark. Në nivel kombëtar është e pamundur. Tare: Rritja e Partisë Demokratike me 6%, si shpjegohet? Çeka: Kam përshtypjen se në nivel kombëtar PD e ka tejçuar mesazhin e koalicionit. Parti të tjera si Partia Republikane kam përshtypjen se bien dhe marrin përqindje shumë të ulëta. Zheji: Unë nuk e besoj shumë që kjo fotografi e 29-30 majit është një fotografi e besueshme sa i përket trendit opozitar dhe trendit pozitivist që është pasqyruar për partinë në pushtet, PS. Interpretoj pozitivisht rritjen me 6% të Partisë Demokratike dhe ky trend do të vazhdojë në favor të PD-së. Ky sondazh, pavarësisht është një fotografi e pjesshme, realitivisht i besueshëm në kohë, i jep një mesazh shumë të fortë kryeministrit që në Laç jo më larg se sot u thoshte shoferëve se do t'i japim makinës vet. Nuk mund t'i japësh makinës me tre shofera, një timon. Pra duhet të marrim 71 vota. Në qoftë se jemi i qartë për të tallur një pushtet super të fortë dhe ky sondazh dhe kaq i pjesshëm sa është ia heq këtë ëndërr kryeministrit nga timoni dhe kafka e tij. Për sa i përket LSI-në, mendoj që është një parti që e tregon forcën në rritje gjatë fushatës. Në maj 2013, është kuotuar 5.5 për qind dhe më pas u kuotua 11.5%. Tani zbulohet që është 12.5% dhe më pas mund të shkojë 20%. Shumë nga këta votues do të dezertojnë nga siglat e partive të vogla. Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tronditëse, familja gjen një aligator 2 metra në pishinë Posted: 31 May 2017 01:20 PM PDT Një familje në Florida pati vizita në Ditën e Përkujtimit dhe bëhet fjalë për një aligator 7 këmbësh, të cilin e gjetën në pishinën e shtëpisë. Sipas USA Today, kjo gjë u raportua të hënën në mëngjes në zyrën e Sherifit, një agjenci për shërbimin e ligjit në zonat e pambrojtura. Zëvendës Lori Clark ishte i pari që u gjend në ngjarje pas një telefonate nga familja dhe tregoi se e gjeti aligatorin të gjallë duke u varur në pishinë. Ai tha se është fat që ata kanë hedhur një vështrim para se të hidheshin në të. Ndërkohë, aligatori ishte rreth 2 metra i gjatë. Në një publikim në Facebook, faqja zyrtare e zyrës së Sherifit në Sarasota ka shpërndarë një video ku duket se aligatori ka dalë nga pishina dhe asnjë nga familjarët nuk është dëmtuar. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12% Posted: 31 May 2017 01:15 PM PDT Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave. Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%. Ndërkohë të gjitha partitë e tjera si PR apo PDIU nuk kalojnë pragun. Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj dhe u bë publik mbrëmjen e 31 majit 2017 në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News. Janë pyetur 2002 persona. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%. Në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare, Antonio Notto e krahasoi sondazhin e sotëm si vrapimin e parë në një garë vrapimi me 1 mije metra. Antonio Notto: “Interesante janë krahasimet me zgjedhjet e 2013, PS është rritur me 1.7%, ndërsa PD me 6 %. Edhe LSI është në rritje ne nivel kombëtar me 1.5 pikë. Për LIBRA-n nuk mund të bëjmë krahasime se nuk ka qenë në zgjedhje. Ndërsa të gjithë partitë e tjera janë poshtë pragut”. Rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim. Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit Zheji: Sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing i heq ëndrrën Edi Ramës Në këtë sondazh të anketuarve iu bënë dhe disa pyetje PYETJA 1 “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?” Mirë i janë përgjigjur: 45.8 %. Nga këta PS janë 66.7% PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %, si dhe 38. 6 % e të pavendosur ose nuk votojne. Keq i janë përgjigjur: 45.4%. Nga këta PS janë 26. 3%, PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %, 50.1 % të pavendosur ose nuk votojne. Shikoni tabelen me poshte. Antonio Notto shpjegon: Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por me përfaqësinë e politike. PYETJA NR 2: Krahasuar me kater vjet me pare sipas jush ne Shqiperi jetohet Më Mirë i janë përgjigjur: 39.0%. nga këta PS janë 67.1% PD 9:3% dhe LSI 42.3 %, si dhe 27.3 % e të pavendosur ose nuk votojne. Më Keq i janë përgjigjur 29.8%. Nga këta PS janë 67. 1%, PD 70.9 % dhe LSI 9. 5 %, 32.1 % të pavendosur ose nuk votojne. Shikoni tabelen me poshte. Afrim Krasniqi: Numri i qytetarëve të majtë që mendojnë se po shkojnë më keq është më i madh se numri i qytetarëve të PD-së që gjërat shkojnë më mirë. Kjo është interesante. Së dyti, me LSI-në, nga njëra mendojnë se gjërat po shkojnë keq me 50% dhe kur krahasohen me 4 vitet e kaluara, gati po kaq thonë njëlloj. Praktikisht është një pozitë komode për partinë e tretë politike. PYETJA NR 3 – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje ? Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%. Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë. Shikoni tabelen me poshte.
Zheji: Këto rezultate rrëzuan qeverinë "Berisha" Artur Zheji: Në 2013, rezultatet e përgjigjes mbi papunësinë dhe korrupsionit janë pak a shumë sa tani. Pikërisht, përgjigja ndaj pakënaqësisë dhe korrupsionit, rrëzoi qeverinë Berisha dhe shkaktoi rrotacionin që ne pamë. Ndërkohë, me të njëjtin indeks në krahasim me 2013-2017, atëherë duhet të bjerë qeveria Rama. Ndërkohë, që përgjigja është; jemi më mirë. Nuk jemi më keq. Antoni Notto: Është normale. Në të gjitha vendet ku kryhen sondazhe, në Itali, në Zvicër ndodh kështu. Në momentin që zgjedhësit mund të dallojnë shumë gjëra që nuk shkojnë mirë pastaj votojnë për partitë e qeverisë. Nuk është e thënë që në qoftë se shpreh pakënaqësi për veprimtarinë e qeverisë, vota do të shkojë tek partitë e opozitës. Këto dy gjëra nuk janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin. PYETJA NR 4: Si e vlerësoni punën e qeverisë Rama? Pozitive i janë përgjigjur 40. 3 %. Nga këta PS janë 77. 9%, PD 2:4% dhe LSI 47. 1 % Negative i janë përgjigjur 33.3 %. Nga këta PS janë 12. 6 % , PD 72. 5 % dhe LSI 22.2 %. Shikoni tabelen me poshte. PYETJA NR 5 – Sipas jush kryeministri Rama i ka mbajtur premtimet e bëra 4 vjet më parë. Shikoni tabelen me poshte. PYETJA NR 6: Si e gjykoni punen e opozites se udhehequr nga Basha Negative i jane pergjigjur 47.6%. Nga keta 71.7 % PS, 15. 4 % PD dhe 77. 9 % LSI PYETJA TJETER- Pavaresisht nga preferencat tuaja, sipas mendimit tuaj kush do te fitoje zgjedhjet? Shikoni tabelen me poshte.
Deklaratat në studion e Tonight Ilva Tare: Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zheji, duke analizuar të dhënat e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, thotë se rezultatet i heqin ëndrrën Edi Ramës për të qenë i vetëm në "timonin" e qeverisjes. Ai thote se shifrat e sondazhit janë shifra akute të një qeverie që ka dështuar në misionin e saj. Ndërkohë, pedagogu Blendi Çeka thotë se është e vështirë që të dhënat e sondazhit të përkthehen në mandate. Bledi Çeka: Në rastin e të dhënave kombëtare, ne sigurisht nuk mund të bëjmë përkthim të të dhënave në përqindje të mandateve, sepse jo vetëm do të ishte nivel shumë i lartë abuzimi, por edhe tërësisht e pasaktë. Është orientuese nga pikëpamja e trendit. Partia Socialiste është në nivelin e 43%. Është më lart se 2009 dhe 2013-ta. Është rezultati më i lartë në 10 vitet e fundit nëse do ta marrim si referencë. Ilva Tare: Kjo prodhon rezultate që Partia Socialiste të qeverisë e vetme? Bledi Çeka: Është shumë e vështirë. Varet se si shpërndahet kjo përqindje në çdo qark. Në nivel kombëtar është e pamundur perllogaritja. Ilva Tare: Rritja e Partisë Demokratike me 6%, si shpjegohet? Bledi Çeka: Kam përshtypjen se në nivel kombëtar PD e ka tejçuar mesazhin e koalicionit. Parti të tjera si Partia Republikane kam përshtypjen se bien dhe marrin përqindje shumë të ulëta. Artur Zheji: Unë nuk e besoj shumë që kjo fotografi e 29-30 majit është një fotografi e besueshme sa i përket trendit opozitar dhe trendit pozitivist që është pasqyruar për partinë në pushtet, PS. Interpretoj pozitivisht rritjen me 6% të Partisë Demokratike dhe ky trend do të vazhdojë në favor të PD-së. Ky sondazh, pavarësisht është një fotografi e pjesshme, realitivisht i besueshëm në kohë, i jep një mesazh shumë të fortë kryeministrit që në Laç jo më larg se sot u thoshte shoferëve se do t'i japim makinës vete. Hila: Vota shkon tek Libra sepse opozita nuk ngjall shpresë. Më duket e ekzagjeruar që Idrizi do të dalë pa asnjë deputet, sipas këtyre sondazheve Sondazhi ndihmon partitë të ndërtojnë strategjinë e tyre elektorale Analisti, Afrim Krasniqi, vlerëson se rezultatet e këtij sondazhi janë një ndihmë e fortë për partitë politike për të ndërtuar strategjinë e tyre elektorale. Afrim Krasniqi: Nëse keni parasysh zgjedhjet e vitit 2009, PS mori 10 mijë vota më shumë, por në numër mandatesh PD mori qeverisjen e vendit. E njëjta gjë është tani. PDIU nuk figuron si parti konkuruese kombëtare por në tre qarqe lufton për mandat dhe ne dimë që ka potencial në ato qarqe të caktuara. Nëse shohim LSI, kjo përqindje do të kishte vlerë nëse do të ishte e përqëndruar në tre qarqe që kanë numër të madh mandate deputetësh, si Tiranë, Fier, Durrës. Por nëse ke rritje në periferi do të thotë që nuk arrin dot ta kthesh në numër mandatesh. Në lidhje me opozitën ka një problem madhor. Nëse bëjmë dallimin mes PD dhe PR. PR duket që nuk ka fare potencial për të ndikuar në rezultatin zgjedhor, imagjinoni që PD ka falur një numër të madh mandatesh nga PBDNJ, PAA. Ky lloj sondazhi duhet të shërbejë për të kuptuar që ato mandate të falura nuk janë kuptuar nga qytetarët në marrëveshje publike dhe nuk janë shpërblyer në numër votash. Sondazhi eshtë një ndihmë politike për partitë për strategjinë elektorale. Ndërsa problemi i PS nuk do të jetë nëse kthen 43% në mandate, debati kryesor do të jetë nëse do të jetë i kushtëzuar nga partia e tretë politike apo partitë e vogla. Nëse do sigurojë një shumicë me deputetë të veçantë të partive të vogla do të thotë se e lehtëson shumë për të bërë koalicion nëse ruhet ky lloj trendi.
METODOLOGJIA. Shikoni foton poshte
Per Antonio Notto : Fushata elektorale sapo ka filluar, të dhënat që japim sot nuk do të jenë të dhënat e 25 qershorit, por e fillimit të fushatës elektorale.Është një fotografi e sotme, e datës 31 maj. Janë dy sondazhe, njëri në nivel kombëtar. Janë 2002 persona të pyetur që u përkasin moshave dhe gjinisë së ndryshme, por edhe shtresave të ndryshme sociale. 52% e të pyeturve janë femra. Për Tiranën janë pyetur 1000 persona. Sondazhet janë kryer në datat 29 dhe 30 maj 2017. Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit Sondazhi i dytë do të jetë më 7 qershor. Janë tre qarqe të rëndësishme ku do të behen këto sondazhe. Gjithashtu nga analistët propozuan të shtohet dhe një pyetje për koalicionet pas zgjedhore. Emisioni u transmetua live ne facebook dhe youtube /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit Posted: 31 May 2017 01:08 PM PDT Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Rezultatet vinë nga sondazhi i parë i publikuar mbrëmjen e së mërkurës, (31 maj 2917) realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing. Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Surprizë është LIBRA. Partia e re, sipas këtij sondazhi, ka krijuar elektorat me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5% Në krahasim me 2013 Partia Socialiste ka pësuar rënie në Tiranë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka pësuar ndryshime. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rritje, ndërsa rreth 6% të votave merr partia Libra e Ben Blushit. Nga 1000 persona të anketuar, 41% kanë votuar për PS. Marzhi i gabimit të sondazhit eshte +/-2.5% Sondazhi është zhvilluar më datën 29-30 maj. Numri i mandateve Analistët e ftuar në studion e Tonight Ilva Tare në Ora News komentojne rezultatet Blendi Çeka: Me këtë shifër, PS zbret në 15 mandate. PD ruan të njëjtën përqindje. Është interesant fakti që partitë aleate nuk ndihmojnë. PD ruan përqindjen e votave të veta. Duket se mekanizmi i koalicionit është shumë shpejt për t'u reflektuar. PD në 11-12 mandate. LSI është në nivelin e 60 mijë votave dhe kam përshtypjen se është 5 mandate. Libra 2 mandate të plota dhe të sigurta. Artur Zheji: Më duket paradoksale që nuk ka një rritje të Partisë Demokratike në Tiranë. Tirana, qendra dhe periferia është në situatën më dramatike ekonomike. Ardhacakët në Tiranë janë dramë, sepse ata vuajnë dyfish shfrytëzimin. Më duket paradoksale që të kemi një reagim opozitar në status-quo. Tare: Votuesi i Libras nga vjen? Antonio Notto: Duhet të verifikojmë nëse këto përqindje do të rikonfirmohen edhe javët e ardhshme. Ajo që po ndodh në botë, është se shumë shpesh vlerësohet ajo që është e re. Sikurse kemi parë që kundër qeverisë ka pakënaqësi, por Partia Socialiste është shumë e fortë. Do të shohim nëse Libra do të jetë në gjendje që javët e ardhshme ta ruaj këtë rezultat. Do të shohim edhe ndryshimin midis Libra në Tiranë dhe në nivel kombëtar. Ky është një element i rëndësishëm. Tare: Pothuajse ka një dyfishim të LSI-së në Tiranë. Antonio Notto: LSI-ja ka një lider të fortë. Edhe në këtë rast është interesante të ballafaqohen niveli i LSI-së në Qarkun e Tiranës në nivel kombëtar. Këta janë elementë të rëndësishëm. Blendi Çeka: Ajo që ka ndodhur si pasojë e marrëveshjes, partitë kanë rënë dakord që të mos ketë koalicion. Artur Zheji: Dy partitë e mëdha. Blendi Çeka: Deri dje kishim dy formula për shpërndarjen e mandateve. Një formulë për shpërndarjen e mandateve jashtë koalicioneve dhe formula tjetër për shpërndarjen e mandateve brenda koalicioneve. Formula e dytë nuk është më aktive sot. Formula e parë është avantazhuese për partitë e mëdha. Deri dje edhe PS edhe PD vetëm nga koalicionet me partitë e vogla arrinin të prodhonin 5-6 mandate. Sot arrin të prodhojnë akoma më shumë. Afrim Krasniqi: Libra është votë proteste, dhe është votë e lëvizshme. Sfida kryesore e Libra është për të ruajtur këto vota deri me 25 qershor. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama në Laç: Sfidë, administrata të jetë shërbëtore e qytetarëve Posted: 31 May 2017 01:03 PM PDT Administrata do të jetë sfida e radhës e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me të rinjtë në Laç, Kryeministri tha se në mandatin e ardhshëm të tij administrata do të kthehet në shërbim të qytetarëve. Votën e të rinjëve e kërkoi për të drejtuar i vetëm qeverinë dhe për të ndërrmarrë më shumë reforma. Pas reformës në drejtësi, sfidë për Kryeministrin Edi Rama do të jetë administrata. Në takimin që zhvilloi me të rinjtë në Laç ai deklaroi se administrata do të kthehet në shërbim të qytetarëve, ndërsa shtoi se në të do të punojnë vetëm ata që përmbushin kriteret dhe jo militantët. Rama: Edhe një sfidë kemi, për të vendosur përfundimisht themelet që të pastrojmë rrugën për të bërë shtet tamam që administrata të jetë administratë. Na jepni fuqinë që të luftojmë dhe të fitojmë për të arritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë. Dhe për ta bërë administratën si asnjëherë, shërbëtore të njerëzve sic ka qenë në Bashkinë e Tiranës kur e drejtoja unë që vinin njerëzit dhe merrnin përgjigje në kohë reale. Votën e të rinjve e kërkoi për të drejtuar i vetëm qeverinë dhe për të ndërrmarë më shumë reforma. Rama: Na duhet një votë që PS të mbajë timonin vetëm. Pastaj se me kë bashkëudhëtoj, i takon të nesërmes. Por Kryetari i LSI, Petrit Vasili, duke komentuar deklaratat e kryeministrit, thotë se fundi i makianve me nje timon ka qënë gjithmonë i njëjtë “Tafmaja e makinës me një timon.Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994,” – shkruan Vasili në rrjetet sociale, i cili po ashtu pretendon se forca politike që ai drejton do të kryesojë në zgjedhjet e 25 qershorit. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







