Ora News: “Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve” plus 9 more |
- Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve
- Hyot Yee sot në Tiranë: Kush bojkoton shmang përgjegjësitë
- Çelet panairi me produktet e 33 Startup-eve nga Shqipëria dhe Kosova
- Të shkosh në burg për qejf…
- CDU-ja e Kancelares Merkel largon nga pushteti SPD në NRW
- Kylie Jenner kapet mat me të dashurin e ri
- Mat, 60-vjeçari qëllohet me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë
- Blushi kërkon votën e vlonjatëve: Tranzicioni është kthyer në epokë
- Ja si u veshën yjet në Bafta Awards
- Vizita e zyrtarit amerikan, Nesho: S’pritet gjë e madhe, do dëgjojë palët
Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve Posted: 14 May 2017 11:07 PM PDT Mafia kalabreze kontrollonte me qëllim biznesi e përfitimi një qëndër emirantësh në provincën e Krotones. Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Policinë Financiare e Drejtorinë e Përgjithshme Antimafia kanë ekzekutuar gjatë natës së shkuar një mega operacion policor, i cili ka çuar në shkatërrimin e një klani të mafias kalabreze Ndragheta i cili kishte në zotërim qëndrën e emigrantëve në komunën Isola Capo Rizzuto në provincën e Krotones. Operacioni i koduar “Jonny” në të cilin morën pjesë rreth 500 agjentë të policisë ka çuar në arrestimin e 68 personave anëtarë të klanit mafioz Arena, një nga më historikët e Ndraghetas kalabreze në këtë territor. Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se klani Arena kontrollonte me qëllime përfitimi qëndrën e emigrantëve në qytezën e Isola Capo Rizzuto. Kjo qëndër emigrantësh është një nga kampet më të mëdhaja të pritjes së emigrantëve në Europë. Akuza ndaj të arrestuarve është fallsifikim dokumentacioni publik, mashtrim e përvetësim në dëm të shtetit, mashtrim fiskal, pjesëmarrje në aktivitet mafioz, armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve janë dhe kreu i qëndrës së mikpritjes së emigrantëve si dhe prifti i kësaj qyteze imzot Edoardo Scordio. Gjatë mesditës, policia italiane pritet të japë detaje rreth këtij operacioni në një konferencë për shtyp. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Hyot Yee sot në Tiranë: Kush bojkoton shmang përgjegjësitë Posted: 14 May 2017 10:00 PM PDT Mundësia e fundit për zgjidhjen e krizës politike përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve do të jetë sot me vizitën e Zëvendës/ Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee. Yee do të vijë në Tiranë rreth orës 10:00 dhe do të takohet me tre liderët kryesorë në vend, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Ora News mësoi se Yee do të ketë një takim edhe me zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, deputetët Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee mbërrin sot në Tiranë rreth orës 10:00. Pas krizës politike 86 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politkik në vend. Hoyt Yee do të takohet me krerët politikë, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe me kreun e Kuvendit, njëherësh edhe Presidentin e ardhshëm, Ilir Meta. Burimet thanë për Ora News se Hoyt Yee do të takohet edhe me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Para mbërritjes në Tiranë, Zëvendës/ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee bëri apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti. “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin” -tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Rusvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”. Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve. Vizitën e Hoyt Yee në Tiranë e komentoi edhe kreu i LSI, Petrit Vasili, i cili tha se ky është një shans për kompromisin që mundëson vazhdimin e integrimit europian dhe zgjedhje të lira e të ndershme, një shans për qetësinë që duam e aspirojmë të gjithë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Çelet panairi me produktet e 33 Startup-eve nga Shqipëria dhe Kosova Posted: 14 May 2017 01:32 PM PDT Një panair i një lloji të veçantë është çelur mbrëmjen e së dielës në mjediset e Piramidës në Tiranë. Janë 33 nisma të reja biznesi, që ndryshe quhen edhe StartUp-e, nga Shqipëria dhe Kosova të cilat kanë ekspozuar produktet e tyre në këtë panair, i cili do të qëndrojë hapur në datat 14-16 maj. Panairi mbarëkombëtar është organizuar në kuadër të Javës së Inovacionit 2017 nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Innovation Hub Tirana. Në ceremoninë e çeljes së Panairit janë prezantuar disa prej startup-eve më të suksesshme, të cilat tashmë kanë hedhur hapat e parë drejt shndërrimit të biznese të suksesshme dhe fitimprurëse. Ministrja, Milena Harito, tha se promovimi është një shtysë në ndihmë të tyre. Harito: "Ne jemi shumë të kënaqur që ju përfaqësoni pjesën më dinamike dhe më aktive të shoqërisë. Aftësoheni vetë, përparoni vetë dhe nëse ne mund t'ju japim një shtysë të vogël për t'ju ndihmuar siç është ky rast promovimi, apo siç është rasti i startup-it që do të përfaqësojë gjithë trevat tona në Singapor, në kompeticionin botëror, na vjen shumë mire". Ministrja e Inovacionit është ndalur më pas në nevojën e zgjerimit të tregut të përbashkët, Shqipëri-Kosovë, çka do të rriste shancet për zhvillim në fushën e startup-eve, por edhe më gjerë. Harito: "Secili nga ju që operon në këtë sektor, e di mirë që jemi një treg i vogël dhe duhet patjetër ta zgjerojmë tregun tonë. Vetëm duke bashkëpunuar për një treg më të gjerë, për një treg Shqipëri- Kosovë, për një treg rajonal, për të gjithë ju do të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi". Gjatë tre ditëve të panairit përfaqësuesit e startupeve do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit në fusha të ndryshme si arsim, turizëm, shëndetësi, marketing dhe promocion, art dhe kreativitet, media e komunikim, arkitekturë e transport etj. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Posted: 14 May 2017 01:31 PM PDT Kur bëhet fjala për burg, të gjithë e mendojnë si një vend ku mundësitë janë shumë të këqija dhe nuk ka hapësirë për asgjë. Por në disa vende të botës bie poshtë kjo teori pasi ekzistojnë burgje në të cilat mund të shfrytëzosh disa ambiente, të cilat mund të mos e kesh mundësinë që ti frekuentosh jashtë. Nuk janë të mbyllur me hekura apo mure të mëdhenj, por ka dritë dhe mënyra të ndryshme për tu argëtuar, gjë që ndikon pozitivisht në gjendjen psikologjike të cdo njeriu që gjendet aty. Fotografitë tregojnë disa ambiente reklasimi në burgjet e botës.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
CDU-ja e Kancelares Merkel largon nga pushteti SPD në NRW Posted: 14 May 2017 01:13 PM PDT Partia e Kancelares Merkel e mundi Partinë rivale Socialdemokrate në kështjellën e saj në Landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Këtë e tregojnë vlerësimet pas mbylljes së kutive të votimit. Kristjandemokratët e CDU të Kancelares Angela Merkel fituan 34,3 përqind të votave në zgjedhjet e rëndësishme në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Sipas vlerësimeve pas mbylljes së kutive të votimit, socialdemokratët e SPD zbritën në vendin e dytë, duke marrë 30,6 përqind të votave në këtë land të rëndësishëm. Partia liberale FDP arriti vendin e tretë, duke marrë 12,2 përqind të votave. Ndërsa populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit, duke marrë 7,7 përqind të votave. Partia Të Gjelbrit, deri tani në koalicion me SPD, pësoi një rënie të madhe dhe mori 6 përqind të votave. Partia E Majta zbriti në pesë përqind, duke arritur pragun për të hyrë në Parlament. Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë, me 18,1 milionë banorë, priteshin me vëmendje këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Landi i Rinit Verior-Vestfalisë është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve. Në 51 vitet e fundit, landi i Rinit Verior-Vestfalisë është qeverisur për 46 vjet nga socialdemokratët. CDU e ka drejtuar këtë land vetëm për pesë vjet, nga viti 2005-2010. Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani tha se “kjo është një ditë e rëndë për SPD dhe për mua personalisht.” Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat në Partinë Socialdemokrate gjermane. “Nuk mundëm ta fitojmë besimin e qytetarëve”, tha Kraft në Dyseldorf, në kryeqytetin e landit. Edhe ajo foli për një “ditë të trishtuar” për socialdemokratët. Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë.65,6 përqind e 13,1 milion përqind qytetarëve me të drejtë vote dhanë votën e tyre. CDU-ja fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi në rritje, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land. /DW/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kylie Jenner kapet mat me të dashurin e ri Posted: 14 May 2017 12:57 PM PDT Tashmë nuk ka më dyshime se Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë në një lidhje, pasi paparacët i kanë fotografuar duke ecur për dore në rrugë. Ka patur spekulime për një romancë mes tyre që prej takimit të tyre në festivalin Coachella, por asnjëri nuk ka reaguar për këtë pjesë. Duket se të dy po e shijojnë romancën, pasi përflitet Travis ka njoftuar miqtë e tij se ai dhe Kylie janë dyshja e përsosur. Ndërkohë, më e vogla e klanit Kardashian ka vetëm disa kohë që ka përfunduar marrëdhënien e saj me Tyga, por në shijet e saj vazhdojnë të mbeten reperët. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mat, 60-vjeçari qëllohet me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë Posted: 14 May 2017 12:44 PM PDT Një 60-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme (14 maj 2017) në fshatin Rukaj të Matit. Viktima, Hajredin Lleshi, mësohet se është thirrur nga persona të panjohur të dalë jashtë shtëpisë dhe sapo ka dalë në oborr e kanë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda automjetit, duke e lënë të vdekur. Ka qenë i biri që ka njoftuar më pas uniformat blu, duke u thënë: Hajdeni se më kanë vrarë babain. “Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet, më kanë vrarë babain. Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës ku ka rezultuar se: Persona të panjohur duke përfituar edhe nga errësira, në oborr të banesës kanë vrarë me armë zjarri shtetasin H.Ll, rreth 60 vjeç” informon policia. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar ne drejtim të Rreshenit. Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli ne te gjitha akset dytesore dhe Rrugen e Kombit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje. Forcat e Drejtorisë së Dibres, ato të komisariarit të Matit në bashkëpunim edhe me policinë e Rrëshenit po krehin zonën. Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri. Viktimes i vrane te vellain ne 2013 Tre vite me pare, 60-vjeçarit i vranë të vellain. Mengjesin e 30 tetorit 2013, Xhavit Lleshit, i zune prite ndersa udhetonte me makine, duke e ekzekutuar me 15 plumba. Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Blushi kërkon votën e vlonjatëve: Tranzicioni është kthyer në epokë Posted: 14 May 2017 12:39 PM PDT Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, prezantoi në Vlorë kandidatët për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Para qytetarëve vlonjatë, Blushi tha se LIBRA është alternativa që ata duhet të votojnë pasi synon t’i kap që në rrënjë problemet që prej dekadash nuk u kanë dhënë zgjidhje partitë e vjetra. Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, u kërkoi qytetarëve të hedhin pas problemet sociale dhe ekonomike, përmes votës për subjektin e tij politik. Blushi tha së tranzicioni në vend tashmë është kthyer në epokë. Blushi: A duhet të pranojmë të humbim më shumë kohë? 30 vjet na ikën, 45 vjet ishte komunizimi, 30 vjet po shkon tranzicioni. Dhe ky tranzicion nuk po mbyllet, po kthehet në epokë varfërie, mjerimi, padrejtësie, korrupsioni. Shqipëria u mboll me kanabis për të favorizuar bandat dhe për të bërë para të zeza. Ben Blushi ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë të LIBRA-s, të cilët vijnë nga radhët e biznesit dhe profesionet e lira. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ja si u veshën yjet në Bafta Awards Posted: 14 May 2017 12:29 PM PDT Bafta Awards është një organizatë bamirëse e pavarur që mbështet, zhvillon dhe promovon format e artit si filmat, televizionet dhe lojërat në Mbretërinë e Bashkuar. Sot është dita kur marrin pjesë emra të mëdhenj të ekranit duke kaluar në tapetin e kuq. Ata gjejnë rast për të promovuar stilin e ri të 2017 në këtë event duke u shfaqur me paraqitje ndryshe nga herët e tjera. Këtë herë bëhet Bafta Awards për njerëzit që janë pjesë e ekranit dhe televizionit. Në tapetin e kuq shkëlqyen emra të njohur si: Holly Willoughby, Scarlett Moffatt dhe Tess Daly, të cilat guxuan me fustanet e tyre pranverore.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Vizita e zyrtarit amerikan, Nesho: S’pritet gjë e madhe, do dëgjojë palët Posted: 14 May 2017 12:19 PM PDT Mundësinë e fundit për zgjidhjen e krizës politike, që është ardhja e zyrtarit të lartë të DASH në vendin tonë, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, nuk e sheh me shumë optimizëm. Sipas tij nga kjo vizitë nesër në Tiranë nuk duhet të pritet shumë, përveç faktit që Hoyt Brian Yee do të dëgjojë palët. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Nesho tha fokusi i BE dhe SHBA është sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon. Nesho: Janë vizita të njëpasnjëshme të shumë autoriteteve si nga BE, tashmë dhe nga SHBA, që fokusohen në rajonin tonë. Kjo është një gjë shumë pozitive sepse krizat kanë vërtet një impakt që nëse nuk kontrollohen që në fillim mund të degradojnë dhe çojnë në shpërthime të tjera, varet nga karakteri i krizës ose vendi ku zhvillohet kjo. Në Shqipëri sigurisht që ka një krizë, është kriza e institucioneve demokratike e evidentuar tashmë ku opozita me të drejtë ka shprehur që nuk ka siguri që zgjedhjet do të jenë të barabarta për të gjitha palët. Kërkon të ketë një zgjidhje. Nuk pritet ndonjë gjë shumë e madhe. Këta janë zyrtarë të lartë të DASH po reflektojnë atë politikë si Ambasada.Kjo është krizë politike dhe kërkon zgjidhje politike. Prania e tij është të dëgjojë gjithë palët, të shikojë mundësinë për të ruajtur atë stabilitet që është i nevojshëm në Ballkan. Për SHBA dhe BE këto kriza marrin kuptimin e menaxhimit të tyre në kufijtë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Në Shqipëri, thotë Nesho, kemi një krizë të pastër demokracie e cila nëse nuk adresohet si duhet rrezikon të pasohet nga të tjera kriza. Nesho: Në Shqipëri kemi një krizë të pastër demokracie, nëse nuk adresohet tani do vijë një kohë që do të adresohet me shumë konseguenca të tjera që fatkeqësisht një pjesë të tyre do ti vuajë dhe populli shqiptar. Nëse kriza nuk adresohet tani problemi do të mbetet, institucionet që do shkojnë në zgjedhje të vetme pa opozitë që është e papranueshme, por edhe nëse do ti pranojnë institucionet ndërkombëtare unë e quaj që është nons sens dhe një presion. Teorikisht nuk mund ta zëvëndësojnë opozitën. Të gjitha përpiqen për të arritur ndoshta dhe me presion atë stabilitetin dhe të mos ndodhin shumë ngjarje në të njëjtën kohë në rajon.Por ajo që prodhoi këtë krizë është shumë serioze prandaj dhe masat për të reflektuar ndaj saj duhet të jenë serioze dhe në përgjegjësinë e lidershipit që duhet të shikojë më tepër jo interesat e pushtetit por popullit shqiptar që të mos vuajë kriza të tila që janë të dëmshme si për ekonominë, si për investimet. Por sa jetëgjatë mund të jetë parlamenti i ardhshëm pa opozitën? Nesho: Mund të qëndrojë për një kohë, varet nga pasojat që prodhon kriza. Si faktor të parë do prodhojë një pushtet autokratik me shumë fuqi që mund të mbajë pushtetin pafundësisht. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |