Ora News: “SHBA miraton furnizimin me armë për luftëtarët kurdë në Siri” plus 9 more

Ora News: “SHBA miraton furnizimin me armë për luftëtarët kurdë në Siri” plus 9 more


SHBA miraton furnizimin me armë për luftëtarët kurdë në Siri

Posted: 09 May 2017 11:28 PM PDT

Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të furnizojnë me armë grupin kryesor opozitar kurdë në Siri, një lëvizje që me gjasë do të zemërojë Turqinë, vetëm disa ditë para takimit në mes të liderëve të SHBA-së dhe Turqisë në Uashington.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White përmes një deklarte për media ka njfotuar se presidenti Donald Trump ka autorizuar Departamentin e Mbrotjes "për të pajisur elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane, me qëllim që të sigurohet për fitore të qartë ndaj IS-it në Raka të Sirisë".

Kjo deklaratë erdhi vetëm pak kohë pasi mediat, duke cituar burime të paidentifikuara, raportuar se Shtëpia e Bardhë ka miratuar armatosjen e Njësive të Mbojtjes të Popullit (YOG), në betejën ndaj militanvë të IS-it në Raka.

Uashingtoni e konsideron YPG-në si grup të rëndësishëm në luftimin ndaj IS-it në Siri. Turqia, në anën tjetër, thotë se kurdët sirianë janë grupe terroriste që kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtore të Kurdistanit (PPK), me të cilët lufton për dekada të tëra.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që në mes të muajit maj, të takohet në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin amerikan, Donald Trump./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Digjet banesa në Shkodër, kati i parë shërbente si lokal

Posted: 09 May 2017 10:46 PM PDT

Një banesë dy katëshë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Shkodrës. Godina ndodhej pranë poliklinikës ndërsa kati i parë i saj shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë ka qenë i pabanuar.

Mësohet se nga zjarri  nuk ka të lënduar, por  vetëm dëme materiale. 

Ngjarja ka ndodhur pas mesantës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Liberali Moon Jae-in betohet si Presidenti i ri i Koresë së Jugut

Posted: 09 May 2017 10:19 PM PDT

Presidenti i ri i zgjedhur i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është betuar pas një fitore vendimtare.

Ai tha se do të ishte i gatshëm të vizitonte Phenianin “në rrethanat e duhura”.

Avokati 64-vjeçar i të drejtave të njeriut, i njohur për pikëpamjet e tij liberale, dëshiron të rrisë kontaktet me Korenë e Veriut duke u larguar nga politika aktuale.

Ai gjithashtu është zotuar të bashkojë një vend të ndarë, i cili është duke u përplasur nga një skandal korrupsioni për të cilën akuzohet ish-presidentia Park Geun-Hye.

Nisja e dialogut me vendin komunist do të shënonte ndryshimin e politikës së Koresë së Jugut, e cila nën Presidencën e Park Geun-Hye ka qenë kundër bisedimeve.

Zgjedhjet e parakohshme Presidenciale erdhën pas shkarkimit të ish – Presidentes Park Geun-Hye, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kuvendi voton sot mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”

Posted: 09 May 2017 10:06 PM PDT

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Ky mocion është iniciuar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën dhe është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni është mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

Opozita synon të sigurojë 61 vota në Kuvend, të nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota, atëherë çështja kalon në në dorën e Presidentit të Kosovës që të vendosë nëse do të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo t'ia jap besimin një mandatari të ri për formimin e një qeverie të re.

Ndërkaq, nëse opozita dështon t'i sigurojë 61 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë nuk mund të ketë ngritet mocion i ri brenda 90 ditëve vijuese.

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për të nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet.

Koalicioni aktual po përballet me probleme serioze në vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian këto ditë kanë inkurajuar krerët e institucioneve si dhe Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, që të ratifikojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke mos i dhënë mbështetje mocionit i cili besohet se përveç rrëzimit të qeverisë, do ta dërgonte vendin në zgjedhje./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump shkarkon kreun e FBI-se, James Comey

Posted: 09 May 2017 03:03 PM PDT

Presidenti Donald Trump shkarkon drejtorin e FBI-së James Comey, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Sot presidenti Donald Trump informoi shefin e FBI-së James Comey se ai është larguar nga detyra" thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë

Z. Comey drejtoi një hetim mbi lidhjet e dyshuara midis fushatës zgjedhore të Trump dhe Rusisë.

Shtëpia e Bardhë tha se kërkimi për pasardhësin do të fillonte menjëherë.

Presidenti Trump kishte shkruar në një letër drejtuar z. Comey se “ju nuk jeni në gjendje që në mënyrë efektive të udhëheqni Byronë”.

Kjo lëvizje e papritur vjen pasi u zbulua se Comey kishte dhënë dha informacione të pasakta në lidhje me emailet e Hillary Clinton në Kongres javën e kaluar.

Klinton fajësoi për humbjen e saj përballë Donald Trump.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjermani, 29 vjeçari shqiptar kapet me 90 mijë euro drogë

Posted: 09 May 2017 01:54 PM PDT

Një 29 vjeçar shqiptar është kapur me 8.8 kg marijuanë teksa udhëtonte me tren për në Bad Bentheim të Gjermani.

Burri me origjinë nga Shqipëria është arrestuar të hënën pasi në valixhen e tij u gjet lënda narkotike, vlera e të cilës është rreth 88 mijë euro.

I riu ka udhëtuar me tren nga Holanda për në Gjermani. Gjatë një kontrolli në Bad Bentheim, agjentët kanë konstatuar se ai fliste në gjuhën shqipe, ndërsa viza tremujore i kishte skaduar.

I dyshuari mohoi se ishte pronar i bagazhit, por dëshmitarët vërtetuan se valixhja ishte e tij. Gjatë kontrollit, shqiptari u bë gjithnjë e më shumë nervoz. Më pas është arrestuar.

 

Droga e sekuestruar

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Modelet e njohura të Victoria Secret shfaqin format me bikini

Posted: 09 May 2017 01:49 PM PDT

Supermodelet e Victoria Secret, Kendall Jenner dhe Bella Hadid kanë pozuar në plazh duke shfaqur format e tyre me bikini.

Të dyja duken shumë seksi ndërsa pozojnë në jet ski gjatë pushimeve, së bashku me Hailey Baldwin.

Kendall postoi një foto duke e shoqëruar me nënshkrimin "Ti nuk mund të gjesh dikë si unë", ndërkohë që vendi ku kanë zgjedhur të shkojnë ka mbetur sekret.

Mendohet se ato ishin të veshura me bikinit e kompanisë së tyre, duke provokuar me linjat e tyre.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Teliti: I kam dorëzuar arkën e shtetit Shkëlqim Canit pa borxhe

Posted: 09 May 2017 01:48 PM PDT

Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë pranë Partisë Demokratike i ftuar në studion e "Ekopolitikë" në Ora News, teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Rama sipas të cilit shumë nga premtimet nuk janë mbajtur për shkak të borxheve të qeverisë së shkuar, thotë se kjo çështje u mbyll me marrëveshjen me FMN-në.

Pjesë nga diskutimet:

Teliti: Është një justifikim. Ajo problematikë me detyrimet e prapambetura në vitin 2013 kur qeverisja aktuale mori drejtimin e vendit u zgjidh me një marrëveshje me FMN-në dhe ka qenë kryeministri që tha se me këtë marrëveshje i vumë kapakun detyrimeve të prapambetura. Tashti pas 4 vitesh do ta hapë kapakun.

Zusi: Ta marrësh bilancin me x para dhe mbas një muaji ta shohësh se të mungojnë 500 milionë euro, pavarësisht se do i marrësh. 160 milionë ishte TVSH-ja. Këtë e di me siguri absolute.

Teliti: Po flet me personin që ia ka dorëzuar arkën e shtetit Shkëlqim Canit. Unë e kam pritur Shkëlqim Canin si ministër dhe ky është trillim.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E tmerrshme, 9-vjeçari bllokohet në shkallët lëvizëse

Posted: 09 May 2017 01:34 PM PDT

Një djalë i vogël në Turqi ka kaluar një moment të tmerrshëm pasi këmba e tij mbeti në shkallët lëvizëse kur po luante.

Në një video të publikuar, dallohet se 9-vjeçari po hipte në anën e gabuar, ndërsa u pengua duke bërë që nëna e tij nxitoi që ta tërhiqte.

Në ngjarje mbërritën zjarrfikësit duke përdorur një sharrë që djali, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur të lirohej.

Policia turke raportoi se fëmija shpëtoi me disa dëmtime të vogla në këmbë.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Financimi i kanabisit në ekonomi? Zuzi: Shkatërroi euron. Telha: Bombë!

Posted: 09 May 2017 01:28 PM PDT

A po e financon ekonominë kanabisi? Alban Zuzi nga Qendra e Eksporteve thotë në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News se paratë e kanabisit nuk financohen në ekonomi, pasi ata që mbjellin kanabis nuk hapin fabrika. Ermal Telha, sekretar për çështjet ekonomike në PDIU e konsideron "bombë" për ekonominë.

Pjesë nga diskutimet:

Zuzi: Kanabisi nuk financon ekonominë, sepse njerëzit që merren…e penalizon ekonominë. Asnjë njeri që mbjell kanabis nuk hap as fabrikë, as veprimtari prodhuese.

Alikaj: E shkatërron këtë lloj veprimtarie ama. Nuk i lejon njerëzit të merren me bujqësinë.

Zuzi: Ata shumë shumë shkojnë e blejnë ndonjë makinë. Nuk financojnë ekonominë. Kanabisi

Telha: Kanabisi i vë bombën ekonomisë.

Zuzi: Dëmi më i madh që i ka bërë ekonomisë gjatë një viti, dëmi më i madh që i ka bërë eksporteve që e shkatërroi euron nga 140 në 135.

Teliti: Një pjesë është hedhur. Biznese informale.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter