Ora News: “Samiti i G7 në Bari, monitorim me telekamera dhe drona” plus 9 more |
- Samiti i G7 në Bari, monitorim me telekamera dhe drona
- Një grim perfekt për në mbrëmje
- Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës
- Pranga shqiptarit në mes të Athinës, u kap me 105 kg kanabis
- Macron feston fitoren me balerina seksi. Kritika në Francë
- Hyn në një banesë dhe vjedh makinën, policia e arreston në Laç
- Presidenti Nishani nis sot vizitën zyrtare në Kosovë
- Kush është Rudin Haxhia, 39-vjeçari që i ka shpëtuar disa atentateve
- Thaçi takon sot palët politike, vendoset për datën e zgjedhjeve
- Italia pezullon Traktatin Shengen. Ka një arsye
Samiti i G7 në Bari, monitorim me telekamera dhe drona Posted: 10 May 2017 11:48 PM PDT Nis sot në Bari të Italisë Samiti i vendeve të G7. Për 3 ditë rresht do të zhvillojë punimet mbledhja ministeriale e Ministrave të Financës e Guvernatorëve të Bankave Qëndrore të 7 vendeve anëtare, në praninë e Komisionerit të lartë të BE për çështjet ekonomike e monetare, Guvernatorit të Bankës Qëndrore Europiane, krerëve më të lartë të Organizatave Ndërkombëtare si dhe të ekonomistëve e gazetarëve. Katër janë çështjet kryesore që do të merren në diskutim përgjatë këtij Samiti: -rritja ekonomike e lufta kundër pabarazive; -koordinimi i institucioneve financiare ndërkombëtare -siguria cibernetike e lufta kundër financimeve terroriste -taksimi ndërkombëtar; Në vigjilje të këtij Samiti, Ministri italian i Ekonomisë e Financave Pier Carlo Padovan, ka deklaruar se Italia do t’i propozoj vendeve të G7 idenë e emërimit të një Ministri unik të ekonomisë për Eurozonën. “Kjo është një ide e hershme e qeverisë italiane, është shprehur ai. Është e nevojshme emërimi i një Minsitri unik për ekonominë e Eurozonës për të koordinuar politikat e saj në tërësi e jo vetëm politikat kombëtare.” Qytetit i Barit mikpret Samitin e G7 nën rregullat e sigurisë së lartë e me mesazhin e ndricuar në hyrje të urës së Adriatikut "Ëelcome to Bari, city of chance, ëhere no one is a foreigner". 250 telekamera të instaluar në të gjithë qytetin e të lidhura me 338 sy elektronikë në sallën operative të Prefekturës së Barit, do të mbikqyrin qytetin së bashku me 3 drona e mbi 1500 agjentë policie. Përgjatë punimeve të samitit pritet të zhvillohen dhe 3 protesta të grupimeve e organizatave OJQ e të autorizuara nga policia italiane. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Një grim perfekt për në mbrëmje Posted: 10 May 2017 11:44 PM PDT Çdo femër do të ketë një ‘look’ perfekt në raste eventesh të ndryshme. Por jo gjithmonë dimë të grimohemi vetë, pasi të bësh një grim të këndshëm duhet të kesh ide. Për të marrë ide rreth kësaj shumë blloger postojnë në Youtube toutoriale të girmit. Blogerja Kaushal Beauty ka ndarë me ne disa ide për grim përfekt, në ngjarje të rëndësishme. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës Posted: 10 May 2017 11:41 PM PDT Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, morën kontrollin e qytetit Tabka nga grupi militant Shteti Islamik. Rënia e Tabkas u hap rrugën atyre për të sulmuar qytetin Raka, të cilin militantët e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre. Rebelët kanë luftuar për kontrollin e Tabkas me javë të tëra dhe së voni janë furnizuar me armë më të rënda nga SHBA-ja. Nasser Haj Mansour, këshilltar i rebelëve, tha se qyteti Tabka dhe një digë e rëndësishme atje “janë çliruar plotësisht”. Në muajin mars, Kombet e Bashkuara patën paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabka do të sulmohej. Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Pranga shqiptarit në mes të Athinës, u kap me 105 kg kanabis Posted: 10 May 2017 11:28 PM PDT Një shtetas shqiptar është arrestuar te merkuren pasdite në Elefsina, në hyrjen perëndimore të Athinës, i akuzuar për transport droge me qëllim trafikun. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, një grek, një ukrainas dhe dy shqiptarë. Arrestimi u bë i munduar pasi shërbimi antidrogë kishte kryer investigimet e nevojshme dhe kishte identifikuar gjithë skemën e trafikut dhe pjesëtarët e grupit. 25 vjeçari shqiptar u ndalua në stacionin e taksës rrugore në Elefsina. Në makinën e tij u gjetën 105 kg kanabis, e paketuar në 20 thasë plastmasi. Siç njofton policia, droga ishte marrë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës. 25 vjeçari vepronte nën urdhërat e dy bashkatdhetarëve të tjerë që po kërkohen, ndërsa greku dhe ukrainasi kishin për detyrë të garantonin transportimin e sigurt të kanabisit, për në destinacion
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Macron feston fitoren me balerina seksi. Kritika në Francë Posted: 10 May 2017 11:25 PM PDT Presidenti zgjedhur francez, Emmanuel Macron, është vënë nën kritika të ashpra pasi ka festuar fitoren e tij zgjedhore me balerina seksi. Votuesit francezë dolën në rrugët e Parisit për të festuar fitoren, por shumë u zemëruan nga mënyra se Macron zgjodhi të shijonte fitoren e tij, raporton "Daily Star" Ndërkohë që mbështetësit e kënaqur u mblodhën në muzeun e famshëm të Luvrit, Presidenti i ri solli një varg balerinash seksi që ishin veshur ekstravagante. Videot e festimeve tregojnë dhjetëra balerina që ngjiten në skenë dhe fillojnë të kërcejnë me lëvizje jashtëzakonisht seksi. Por kjo nuk u ka pëlqyer aspak shumë prej të pranishmëve, sidomos femrave që janë ndjerë të fyera dhe të zhgënjyera nga Macron, i cili është shprehur gjithnjë kundër referimit të femrave si objekt seksual. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Hyn në një banesë dhe vjedh makinën, policia e arreston në Laç Posted: 10 May 2017 11:14 PM PDT Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje. Siç njoftojnë blutë e kryeqytetit "Amarildo Muka nga Tirana i dënuar më parë për vjedhje ka hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilë dispononte dokumenta të ndryshëm, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe ka marrë çelsat e automjetit tip Mercedes Benz. Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës duke u larguar me të." 32-vjeçari Muka është identifikar nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, të cilët më pas kanë bërë dhe kapjen e tij në flagrancë në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – Një automjet tip Mercedes Benz – Një portofol me dokumenta të shtetasit A. R. – 200 € Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 291 të Kodit Penal. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Presidenti Nishani nis sot vizitën zyrtare në Kosovë Posted: 10 May 2017 11:03 PM PDT Presidenti ende në detyrë i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në shtetin fqinj me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi. Pas pritjes ceremoniale që do të mbahet në sheshin "Ibrahim Rugova", do të zhvillohet edhe takimi i përbashkët i delegacioneve. Nishani pritetet të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Isa Mustafa, qeveria e të cilit një ditë më parë u rrëzua me një mocion mosbesimi. Kosova tashmë pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë Nishani ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ku është pritur nga kreu i AKR, Behgjet Pacolli. "Pata nderin të isha nikoqiri i parë në shtepinë time i Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonjës së tij, në vizitën e tyre në Kosovë që sapo filloi! E urova që të ketë vizitë të mbarë në Kosovë dhe e falmnderova për fjalët miradije në adresën time!", shkruan Pacolli në Fb.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kush është Rudin Haxhia, 39-vjeçari që i ka shpëtuar disa atentateve Posted: 10 May 2017 10:46 PM PDT Rudin Haxhia, 39-vjeçarit të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në Sarandë është një emër i njohur pasi ai ka qenë disa herë objekt i atentateve të ndryshme, me armë zjarri, thika, por edhe trotol. Rudin Haxhia njihet në qytetin e Sarandës si pronari i i diskos "Ecuador" në Sarandë dhe Gjirokastër. Ndaj 39-vjeçari Haxhi janë bërë disa atentate me armë, thikë dhe tritol, por fatmirësisht ai ka mundur të shpëtojë. Hera e fundit që Haxhiat i është bërë atentat ka qenë dhjetori i 2015 ku Haxhia dhe kushëriri i tij, konkretish djali i xhaxhai Eneid Haxhia 28 vjeç mbetën të plagosur. Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe disa atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko. Lexo me shume: Atentati i fundit ndaj Rudin Haxhiajt u bë mbrëmë 10 maj Sarandë, plagoset me thikë pronari i lokalit të natës "Ecuador" Atentat pronarit të diskos "Ecuador" në Sarandë, hera e pestë që duan ta vrasin Gjendet mjeti i atentatorëve të pronarit të disko "Ecuador", ishte vjedhur në Tiranë /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Thaçi takon sot palët politike, vendoset për datën e zgjedhjeve Posted: 10 May 2017 10:18 PM PDT Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot pritet të takohet më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme, Takimi do të mbahet sot në ora 08:45, shkruan Zeri.info. Ndërkohë, një ditë më p arë Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Me mocionin për mosbesim që iu bë qeverisë së Isa Mustafës bie edhe koalicion mes PDK dhe LDK /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Italia pezullon Traktatin Shengen. Ka një arsye Posted: 10 May 2017 03:37 PM PDT Prej mesnatës së datës 10 maj e deri në mesnatën e 30 majit, Italia ka vendosur të pezullojë Traktatin Shengen e të rivendosë kontrollin e policisë në kufijtë e brendshëm, tokësor, detar e ajror. Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të dekretuar më 06/04/2017 e për të garantuar sigurinë në zhvillimin e rregullt të punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj, Italia ka vendosur që për 20 ditë të pezullojë zyrtarisht Traktati Shengen. Kjo masë limituese është ndërmarrë për të garantuar sigurinë kombëtare e ndërkombëtare gjatë qëndrimit të liderëve më të rëndësishëm të tokës në Itali për samitin e G7. Enti Kombëtar i Aviacionit Civil Italian ka informuar të gjithë aeorportet italiane e shoqëritë ajrore për rivendosjen e kontrollit të policisë së kufirit, duke ftuar udhëtarët të mbërrijnë në aeroporte para orarit të parashikuar e me dokumentat e domosdoshme për të kaluar kufirin kombëtar. Përgjatë këtyre ditëve mund të verifikohen rradha e vonesa në aeroporte. Kontrolle të tilla janë parashikuar dhe në stacionet hekurudhore, në portet e në pikat tokësore të kufirit italian. Një masë e tillë sigurie në kuadër të Samitit të G7 është adoptuar dhe nga Bashkimi Europian duke ndaluar për këtë periudhë kohore, qarkullimin e lirë të njerëzve në hapësirën Shengen e përbërë aktualisht nga 26 vende europiane, 22 prej të cilëve anëtare të BE. Samiti i G7 do të nis më 11-13 maj në Bari me mbledhjen e ministrave të Financës e governatorëve të Bankave Qëndrore të 7 vendeve; Italisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Mbretërisë së Madhe, SHBA e Kanadasë, e do të vazhdoj më 26-27 maj në Taormina me pjesëmarrjen e liderëve të 7 vendeve anëtare. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |