Ora News: “Rama nis ditën me këtë foto, ja mesazhi që përcjell” plus 9 more

Ora News: “Rama nis ditën me këtë foto, ja mesazhi që përcjell” plus 9 more


Rama nis ditën me këtë foto, ja mesazhi që përcjell

Posted: 16 May 2017 11:49 PM PDT

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër mesazh për gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale.

Rama ka publikuar një foto të disa elektricisteve të cilët kanë hipur mbu shtylla. Rama vlerëson perkushtimin e tyre në punën transformuese të këtij sektori të rëndësishëm. Ai shkruan se "shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Policia i gjen vlonjatit 11 kg kanabis në shtëpi

Posted: 16 May 2017 11:42 PM PDT

Një 24-vjeçar nga fshati Lapardha i Vlorës është arrestuar pasi u kap me një sasi kanabis prej 11.6 kilogramë. Sipas policisë lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit Kristo Abazaj.

Policia sqaron: Më datë 16.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kristo Abazaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa. Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre thasë sintetikë.

Policia arrestoi menjëherë shtetasin Abazaj, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” neni 283/1 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Helikopterët ushtarakë tmerrojnë shoferët në autostradë

Posted: 16 May 2017 11:33 PM PDT

Dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse kanë fluturuar disa minuta mbi një autostradë duke rrezikuar automjetet që ishin duke kaluar pasi lartësia ishte shumë e ulët.

Dëshmitarët kanë filmuar pamjet  dhe i kanë publikuar në rrjete sociale.

Pamjet tregojnë dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse që fluturojnë për disa minuta mbi autostradën që lidh Rusinë dhe Azerbajxhanin.

Një prej tyre shihet duke fluturuar  me shpejtësi ndërkohë që një makinë  kalon fare pranë duke devijuar

Autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur pse helikopterët po fluturonin me një lartësi të ulët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paralizohet Greqia, grevë kundër masave të reja shtrënguese

Posted: 16 May 2017 10:58 PM PDT

E mërkura në Greqi është ditë greve të përgjithshme 24 orëshe. Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat kanë bërë thirrje për protesta të fuqishme kundër paketës së masave të reja shtrënguese që po diskutohen në parlament.

Konfederata e përgjithshme sindikale thekson se kjo grevë do të jetë "nena e betajave" kundër masave të reja që, "po të zbatohen  do ta bëjnë me të rëndë të sotmen dhe më të pasigurt të ardhmen e grekëve".

Shumë prej shërbimeve të administratës publike nuk do të funksionojnë, ndërkohë që në sektorë të tjerë do të ketë ndërprerje të përkohshme të punës.

Më problematike pritet të jetë gjendja në fushën e transportit, ku qytetarët sidomos në Athinë, do të ndeshen me vështirësi të mëdha.

Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e aeroportit ndërkombëtare të Athinës, ku shumë fluturime të brendshme janë anuluar, ndërsa fluturime të tjera do të kenë vonesa të mëdha.

Qeveria Tsipras është e detyruar të miratojë një paketë masash të reja shtrënguese, në këmbim të mbështetjes financiare nga partnerët dhe kreditorët.

Paketa kaloi nga komisionet parlamentare me votat e deputetëve të maxhorancës, ndërsa sot fillon diskutimi në një seancë plenare, ku pritet të ketë përplasje të fuqishme midis liderit të opozitës dhe kryeministrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Trump nuk i kërkoi Comey të mbyllte hetimet rreth çështjes Flynn”

Posted: 16 May 2017 10:37 PM PDT

Sipas lajmeve të publikuara në shtypin amerikan, Presidenti Donald Trump i kërkoi në muajin shkurt ish-drejtorit të FBI-së James Comey të mbyllte një hetim mbi lidhjet e këshilltarit të shkarkuar të sigurisë kombëtare Michael Flynn me Rusinë, por Shtëpia e Bardhë tha se njoftimet nuk ishin të vërteta.

Sipas njoftimeve, Presidenti Trump ia bëri kërkesën zotit Comey gjatë një takimi vetëm për vetëm në Zyrën Ovale. Sipas një shënimi që zoti Comey mbajti pas takimit, siç raportojnë mediat, presidenti i tha: “Shpresoj se ju mund ta lini këtë çështje të kalojë”, duke iu referuar hetimeve rreth zotit Flynn.

Hollësitë e shënimeve të zotit Comey u njoftuan për herë të parë nga gazeta New York Times dhe më pas u konfirmuan nga Washington Post dhe media të tjera.

Në një deklaratë të bërë më pas nga Shtëpia e Bardhë thuhej se njoftimet nuk ishin “një portretizim i vërtetë ose i saktë i bisedës midis presidentit dhe zotit Comey”. Në të thuhej se presidenti vërtet kishte shprehur në mënyrë të përsëritur pikëpamjen e tij se zoti Flynn është “njeri i mirë”, ai në asnjë rast nuk i kërkoi zotit Comey apo ndonjë tjetri të mbyllte ndonjë hetim që kishte lidhje me këshilltarin e sigurimit kombëtar.

Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn në muajin shkurt, pasi këshilltari i sigurisë kombëtare nuk u tregoi të vërtetën zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë rreth kontakteve të tij me Rusinë.

Dorëheqja e zotit Flynn erdhi pak orë pas njoftimeve se Departamenti i Drejtësisë e kishte paralajmëruar qysh më parë Shtëpinë e Bardhë se këshilltari i sigurimit kombëtar mund të bëhej objekt shantazhesh për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus Sergej Kislyak përpara se zoti Trump të merrte detyrën më 20 janar.

Një zëdhënëse e FBI-së nuk pranoi të komentojë mbi hollësitë e shënimeve të zotit Comey./Zeri i Amerikes/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PD-AAK-NISMA

Posted: 16 May 2017 10:15 PM PDT

Kosova tashme i ka ndarë koalicionet përzgjedhjet e parakohshme të 18 qershorit. Ramush Haradinajn do të jetë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA. Kështu u tha në një konferencë të jashtëzakonshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

"Pa asnjë dyshim koalicioni që kemi arritur sot do të jetë koalicion fitues i zgjedhjeve", ka thënë Muharrem Nitaj nga AAK.

Sipas tij, edhe numri i deputetëve do të jetë i barabartë 55 do t'i ketë PDK kurse 55 do t'i kenë AAK dhe NISMA.

"Është momenti i duhur që kryeministër i Kosovës të jetë Ramush Haradinaj. Prandaj është një zgjidhje e duhur për zhvillimet e reja që na presin", ka thënë Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, shkruan RTK.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpresë e re për Evropën

Posted: 16 May 2017 01:47 PM PDT

Merkel dhe Macron i bëjnë Evropës një premtim të përbashkët, gjë që është shumë e mirë, mendon Christoph Strack.

Skena të tilla janë të rralla ndër mysafirët e lartë në Kancelarinë Federale. Kur limuzina e presidentit të ri francez hyri në në oborre dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i uroi mirëseardhjen, njerëz të mbledhur rreth gardhit shpërthyen në duartrokitje. Në fakt kjo është një vizitë pune, por ajo shoqërohet nga një atmosferë e rrallë.

“Çdo fillim përmban në vetvete një magji” me këtë cilat nga shkrimtari Hermann Hesse kancelarja Merkel ia preu shtypit hovin e pazakontë. Me stilin e saj pragmatik Kancelarja shtoi se magjia vazhdon të mbetet vetëm kur pasojnë rezultate. Por magjia sigurisht është e pranishme. Emmanuel Macron ka përpara probleme të mëdha – dhe edhe më të mëdha janë pritshmëritë ndaj tij, si në Bruksel, dhe sidomos në Berlin.

Dy herë ka qenë Macron në Berlin para se të zgjidhej president. Në janar atë shkuan për ta dëgjuar në një auditor të mbushur me njerëz në Universitetin Humboldt vetëm disa të politikanë nga Partia e të Gjelbërve si Joshka Fisher dhe Daniel Cohn-Bendit. Në mars ai la në hije Sigmar Gabrielin gjatë një takimi në Hertie School of Governance. Në të dy rastet Macroni i frymëzoi dëgjuesit e tij kryesisht të rinj me një përzierje mes realizmit të kthjellët dhe besimit tek Evropa.

Evropa është një “thesar” dhe Macroni i shton magji të re

Macroni theksoi sërish se është pro “projektit evropian dhe bashkëpunimit gjermano-francez.” Të tilla fjalë në vorbullën e euroskeptikëve i pëlqejnë kancelares Merkel. Ajo e quan Evropën “thesar” dhe pas takimit me Macronin – presidentin e katërt francez, që përjeton si Kancelare – se është e hapur për të reformuar eurozonën, e hapur ndaj ndryshimeve të Traktatit të BE-së, e interesuar për forcimin e bashkimit monetar, e hapur për të harmonizuar tatimet e sipërmarrjeve dhe për shkëmbime në fushën e trajnimeve dhe të integrimit.

Kështu ata që të dy nxisin shpresa dhe angazhohen. Dhe kjo është një gjë e mirë në një kohë kur shumë antievropianë janë në pushtet në Evropë dhe ndjekin një politikë populiste, ndërkohë që mjaft njerëz dalin në shumë qytete gjermane në rrugë për përkrahur thesarin Evropë. Politika duhet ta shfrytëzojë tani momentin pro Evropës që ekziston tani pas zgjedhjeve të fundit në Holandë dhe Francë.

Macroni i hyn rrezikut

Por me deklaratat e tij dhe afërsinë ndaj kancelares Merkel Macroni i hyn një rreziku jo të vogël në njoftimet e saj . Në qershor në Francë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Dhe me premtimet dhe gjestet e solidaritetit nga Berlini, ai mund të mbledhë pikë, por edhe të bëhet objekt sulmesh. Por Macroni e di se Franca duhet të bëjë një herë detyrat e shtëpisë dhe ai dëshiron që këtë ta bëjë me partnerët evropianë dhe me Gjermaninë./DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Brad Pitt rrëfen: Nuk jam vetëvrasës

Posted: 16 May 2017 01:35 PM PDT

Aktori i njohur Brad Pitt ka folur përsëri për jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie duke pranuar se një gjë e tillë është pjesë e jetës.

"Nuk kam sekrete. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne jemi njerëz dhe gjendja është shumë interesante. Nëse nuk flasim për të, atëherë nuk do të bëhemi më mirë. Fëmijët janë gjithcka, ata e marrin të gjithë fokusin. Unë nuk jam vetëvrasës apo dicka e tillë. Në këtë botë ka shumë bukuri dhe ka akoma vend për dashuri," – e mbylli ai duke qeshur intervistën për Associated Press.

Mesa duket, 53-vjecari ka ndryshuar mendje pasi para pak kohësh e fajësoi veten për gjithcka që coi në divorcin e tyre dhe pritej të dëmtonte veten, ndërsa tani tregon se është dicka normale.

Fatmirësisht, Brad nuk mendon që të bëjë ndonjë veprim të rëndë për veten e tij, ndërkohë që vazhdon të jetë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve të tij.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Motori i avionit luftarak “thith” mekanikun për 3 minuta, fundi i pazakontë!

Posted: 16 May 2017 01:26 PM PDT

Një mekanik i një avioni luftarak u thith për tre minuta nga motori i avionit por çuditërisht arriti të mbijetonte.

Gazeta britanike "Mirror" shkruan se Lucky John Bridget, ishte duke kontrolluar mekanizmin e nisjes për një avion "A63 Intruder" gjatë Luftës së Gjirit në 20 shkurt 1991.

Sipas një kolegu të tij, burri ka arritur të mbijetojë falë helmetës së tij.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas dështimit të negociatave, opozita vijon protestat në çadër

Posted: 16 May 2017 01:25 PM PDT

Pas dështimit të negociatave mes palëve politike, duket se skenari i PD do të jetë i njëjti. Burimet nga PD thonë se opozita do të vijojë të qëndrojë në çadër duke protestuar. 

Sipas burimeve ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Bashës me aleatët. Mësohet se Basha u ka thënë aleatëve se Rama nuk pranon që t'i shtyjë zgjedhjet dhe se ai ka caktuar vetëm 18 qershorin si datë të panegociueshme.

Në këto kushte, opozita  do të vijojë protestën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter