Ora News: “Rama: Aeroporti i Vlorës do të ulë tarifat, rriten standardet” plus 9 more

Ora News: “Rama: Aeroporti i Vlorës do të ulë tarifat, rriten standardet” plus 9 more


Rama: Aeroporti i Vlorës do të ulë tarifat, rriten standardet

Posted: 13 May 2017 11:37 PM PDT

Në takimin me operatorët turistik të qytetit të Vlorës Kryeministri Edi Rama shkoi me një premtim të mbajtur, atë të uljes së taksës së turizimt nga 20 në 6 %. Kreu i qeverisë tha se  inevstimet e kryera në këtë sektor do ta kthejnë turizmin në fuqi të jashtëzakonshme të ekonomise shqiptare.

Rama: Më vjen mirë që ia dolëm edhe pse ka qenë një nga pikat e vështira, për më shumë se një arsye, por mbi të gjitha për arsyen e thjeshtë se e nisëm me një situatë dramatike borxhesh. Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të turizmit. Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të punësimit, falë turizmit

Kryeministri u ndal edhe te projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, një projekt ambicioz sic e quajti ai dhe konkurrues me të vetmin aeroport atë të Rinasit.

Rama: Konkurrenca do ulë edhe tarifat, do rrisë edhe cilësinë e shërbimit dhe do jetë një aeroport që do mbulojë nevojat e një pjese të madhe të popullatës

Kryeministri Edi Rama tha se Programi i Rilindjes Urbane ka sjellë zhvillim në qytete ndërsa shtoi se mbetet shumë më tepër për t`u bërë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot betohet Macron, Presidenti i ri i Francës

Posted: 13 May 2017 11:24 PM PDT

Sot do të bëjë betimin presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron.

Policia ka forcuar masat e sigurisë në të gjithë Parisin për ceremoninë e inaugurimit.

Qindra policë shtesë do të jenë në patrullë në kryeqytetin francez, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në Pallatin Elysee, rezidenca zyrtare e presidentit.

Emanuel Macron u zgjodh President i Francës në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke fituar bindshëm ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Macron do të marrë detyrën e tij nga presidenti në largim Francois Hollande.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Balada e Portugalisë triumfon në Eurovision

Posted: 13 May 2017 10:55 PM PDT

Portugalia ka fituar çmimin e parë të Eurovision për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.

Salvador Sobral arriti që të grumbullonte më shumë pikë nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Portugalia mblodhi 758 vota, duke lënë mbrapa Bullgarinë me 615 dhe Moldavinë me 374, që ishin edhe tri këngët më të përzgjedhura nga publiku.

Salvador Sobral, 27 vjeç, fitoi me baladën e tij Amar Pelos Dois, i cili u shkrua nga motra e tij.

Pas marrjes së trofeut, ai tha: “Kjo është një fitore për muzikën … muzika nuk është fishekzjarre, muzika ndihet”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Treni Athinë-Selanik del nga shinat, dy të vdekur

Posted: 13 May 2017 10:35 PM PDT

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti hekurudhor në Greqi.

Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00  të mbrëmjes së të shtunës.

Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë.

Në momentin e daljes nga shinat vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, ndërsa duket se është rrëzuar edhe një shtëpi e braktisur në vendin e quajtur Adhendro, disa km në dalje të Selanikut.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 30 njësi, si dhe disa ambulanca.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Manjani: Protesta e opozitës e dha mesazhin e vet për zgjedhjet

Posted: 13 May 2017 01:44 PM PDT

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke reaguar mbi protestën e opozitës, shkruan se nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrësve por mesazhi që jep ajo.

Sipas tij, ishin mjaftueshëm njerëz sa për të dhënë se nuk ka zgjedhje pa opozitën.

Manjani: Debati i përhershëm mbi numrin e protestuesve është kot. Ishin mjaftueshëm për të dhënë mesazhin serioz: nuk ka zgjedhje pa Opozitë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

FuckUp Night, Gianni de Biasi: Zhgënjimet të rrisin profesionalisht

Posted: 13 May 2017 01:43 PM PDT

Java e inovacionit ka nisur me eventin FuckUp Nights, eventi ndërkombëtar që tregon për historitë e suksesit të njerëzve të njohur por edhe për dështimet e tyre. Në natën e parë protagonistë me rrëfimet e tyre kanë qenë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, trajneri i kombetares së futbollit Gianni de Biasi, Ministrja e Inovacionit Milena Harito si dhe këngëtarja Rovena Dilo.

FuckUp Nights, eventi ndërkombëtar ka inicuar javën e inovacionit në Shqipëri.Eventi që është shtrirë në thujase 50 vende të botës, vendos në qendër njerëz të njohur të cilët rrëfejnë rrugën e suksesit e bashkë me të edhe zhgënjimet.

Sipari u hap me rrëfimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mësimin që ka nxjerrë nëpërmjet dështimeve të tij.

Veliaj: Ndonjëherë harron që njerëzit që të rrethojnë mund të mos jenë fare shumica ose njerëzit që të të rrethojnë mund të mos jenë detyrimisht ata që të votojnë pavarësisht se u pëlqen ideja që ke. Mbaj mend si menduam të bënim fushatë nga Tropoja në Konispol, kishim vetëm dy makina dhe lëviznim në gjithë Shqipërinë. Dhe pse kishte ndryshuar kodi zgjedhor që të fitoje një mandat në Kukës duhet të kishte 25% të votave.

Ne në mënyrë naive vazhdonim me insistim dhe punonim në Kukës sikur do të kishim vetëm aty fitore, por punonim dhe në Gjirokastër. Ishte një rast ku e dreqosëm me shumë sukses, unë humba në Berat me një numr shumë të vogël votash. Mendoj se po të ishim fokusuar vetëm aty do të kishim fituar. Pavarësisht si shkoi historia, si u vodhën votat, si u numëruan ishte një nga gjërat që kam dreqosur më me shumë sukses në jetën time.

Po mësova disa gjëra. Së pari jo të gjithë ata që të rrethojnë të duan. Dhe në ditën tënde më të keqe, kur je në gjunjë, tërë pluhur, kur po tallen të gjithë me ty, kur të gjithë ata që të kanë sulmuar kanë ditën e tyre të lavdisë dhe thonë ja si u dreqos.

Është një moment ku ndjehesh sikur sapo ke gëlltitur një lopatë me zhavorr dhe nuk ka stomak që mund ta tretë. Kuptova se kush mund të ishte me mua afatgjatë dhe shumë prej tyre punojnë me mua sot sepse u rrëzuam bashkë. Intimeti më i madh që krijon me dikë është kur rrëzohesh. Në ditën tënde më të mirë kur të thonë lali, lali të gjithë është qejf.Por kjo nuk është dita kur kupton se kush është realisht me ty.

Eventit u bashkua edhe trajneri i kombëtares së futbollit Gianni De Biasi, ne këndvështrimin e të cilit, zhgënjimet ndihmojnë në rritjen profesionale të çdo njeriu.

De Biasi: Shpesh kemi frike të përballemi me sfidat por për mua sfidat janë stimuluese. Kur vendosa te vija në Shqiperi shumica e kolegeve të mi ishin skeptik, ku shkon me thoshin nese deshton aty karriera jote përfundon, por unë thashe: Do shkoj e do ta provoj e do shoh sesi do te shkoj historia. Si perfundim sot pas 5 vitesh e gjysme qe jam ketu  besoj se eksperienca ime ka qene nje eksperience me shume se pozitive.

Histori suksesi por edhe dështimet ndan me publikun edhe Ministrja e Inovacionit Milena Harito si dhe këngëtarja Rovena Dilo.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush është zemra e Vesa Luma?

Posted: 13 May 2017 01:41 PM PDT

Vesa Luma ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar 'Ti zemra ime', në bashkëpunim me producentin Ervin Gonxhi.

Kishte disa kohë që 31-vjecarja ishte larguar nga muzika, por duket se i është rikthyer këtij pasioni duke sjellë një baladë ritmike, që i dedikohet një dashurie që e ka lënduar.

Mendohet se është një tekst që i është përshtatur pasi ajo po shijon jetën e lumtur me këngëtarin Big Basta dhe djalin e tyre.

Këngëtarja kosovare kishte paralajmëruar për këtë këngë në Instagram, ndërkohë që në klip është shfaqur shumë elegante me një fustan të zi, duke mos i ekspozuar shumë linjat e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Avionët kanadezë “humbën” objektivat 17 herë në Irak

Posted: 13 May 2017 01:19 PM PDT

Misionet ajrore kanadeze humbën objektivat e tyre 17 herë në Irak, sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare (DND).

Një ish-komandant kanadez i tha projektit të transparencës së gazetarëve, AIRWARS, se mund të ketë pasur viktima civile në ato sulme jashtë objektivave.

CBC News mori dokumente shumë të redaktuara nga një prej misioneve që thoshte se arma thjesht “funksionoi keq” në atë rast, duke rënë në një fushë të hapur dhe duke u larguar.

Ky mision u zhvillua kur forcat irakiane të sigurisë luftuan kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik Kirkukut, në Irak në nëntor 2015.

Në tërësi, 17 bomba nga 606 kanë rënë gjatë fushatës ajrore 16-mujore kanadeze në Irak, duke përfshirë një numër të vogël në Siri.

Sipas forcës ajrore kanadeze, nuk ka “asnjë informacion” për civilët e vrarë ose të plagosur.

Kishte edhe pika të tjera bosh. Për shembull, DND nuk i dha CBC News ndonjë afat kohor të humbjes së shënjestrave dhe nuk ofroi ndonjë arsye.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeni i shpëton jetën ‘kolegut’ polic në operacion

Posted: 13 May 2017 01:17 PM PDT

 Një qen policie gjendet në spital ku po trajtohet pasi mori një plumb që ishte supozuar për policin që e stërviti.

Policia mori një njoftim se një 46-vjecar kishte grabitur një bar dhe një grua, prandaj qeni, Kasper dhe forcat shkuan menjëherë në ngjarje.

Philipp Oshea u mundua që t'ia mbathte duke goditur me dy plumba, ku njërin e mori qeni duke u hedhur në mbrojtje të mikut të tij.

Asnjë nga tre policët nuk pati dëmtime gjatë operacionit në Florida, ndërsa burri u qëllua dhe ndërroi jetë në atë moment.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Për “kokën” e këtij ujku jepen 10,000 dollarë

Posted: 13 May 2017 01:05 PM PDT

Një ujk i bardhë tejet i rrallë iu nënshtruar autanazisë, pasi udhëtarët e gjetën në vuajtje të thella për shkak të një plage me armë zjarri që parkun kombëtar më të madh në SHBA, Yellowstone.

Autoritetet lokale kanë vendosur një shpërblim prej 10 mijë dollarësh të premten për këdo që ofron informacion se kush e qëlloi ujkun 12 vjeçar.

Më herët, shpërblimi ishte 5 mijë dollarë. Ujku u gjet në skajin verior të parkut, pranë Gardiner, Montana, më 11 prill. Ujku është një femër Alfa dhe drejtonte një grup ujqërisht të quajtur "Pack Canyon".

Zyrtarët e parkut thanë paraprakisht se autori i sulmit ishte një person i zemëruar me rikthimin e këtyre ujqërve në park rreth dy dekada më parë. Në parkun e Yellowstone gjenden rreth 100 ujqër të këtij lloji.

Ata ushqehen kryesisht me kafshë të egra si drerët, ndërsa kjo i bën të jenë konkurrentë me gjuetarët. Vrasja ndodhi ndërkohë që një gjykatë federale e apelit vendosi në mars që ujqërit mund të hiqen nga lista e specieve të rrezikuara.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter