Ora News: “Policia kontroll në vilën e 56-vjeçarit, i gjejnë 41 kg kanabis në furgon” plus 9 more

Ora News: “Policia kontroll në vilën e 56-vjeçarit, i gjejnë 41 kg kanabis në furgon” plus 9 more


Policia kontroll në vilën e 56-vjeçarit, i gjejnë 41 kg kanabis në furgon

Posted: 17 May 2017 11:40 PM PDT

Një sasi prej 41 kg kanabis është sekuestruar në Përmet gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar "Vila".

Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike,  menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.

"Si rezultat  i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku  rezultoi se në automjetin furgon  me targa PR 0756 A, i cili ishte  i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet  një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sativa". 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u bë arrestimi i 56 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Duka i lumtur për paktin Rama-Basha: Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Posted: 17 May 2017 11:17 PM PDT

Kreu i PAA, Agron Duka, një nga iniciatorët e tryezës politike, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

Në një deklaratë për mediat, Duka shpreson që kjo përpjekje të finalizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duka: Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbardhet sot marrëveshja, pas finalizimit pritet mbyllja e çadrës

Posted: 17 May 2017 11:08 PM PDT

Dita e sotme do të jetë vendimtare për të finalizuar dhe detajuar marrëveshjen e një nate më parë mes dy liderve kryesorë politikë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Pas detajimit të marrëveshjes, pritet të mbyllet edhe çadra e protestës së opozitës, pas tre muaj qëndrese si dhe nisja e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Basha përcolli këtë mesazh për mbështetësit e tij në orët e vona të mbrëmjes, pasi u nda nga Kryeministri.

Basha: Kam privilegjin  e madh që më dhatë mundësinë të jem bashkë me ju në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka ka ndryshuar, e pamendueshmja tre muaj më parë sot është realitet, nesër nisim përgatitjet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të nisur sëbashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë si më parë bazuar vetëm në qëndresën dhe bashkimin tuaj.Tempulli i lirisë me ratifikimin e marrëveshjes do të jetë plot me ju qëndrestarë të bashkuar, do të jetë plot me qytetarët shqiptarë të djathtë e të majtë që nuk ju ndanë asnjë ditë kësaj lëvizje, pra jo nuk mbyllet sonte çadra. Nesër me zbardhjen e marrëveshjes dhe detajimin e  saj do të jemi të gjithë këtu sëbashku për të shpallur lajmin e mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mos i vrisni mjekët!

Posted: 17 May 2017 05:05 PM PDT

Dje në Spitalet e Tiranës janë shpëtuar shumë jetë, kështu ka ndodhur dhe në spitalet e tjera  rajonale në Shqipëri.

Kjo gjë nuk bën lajm sigurisht , sepse ne kemi bërë punën tonë, por duhet treguar se mjekët, në shumicën e rasteve, ndihen mirë me përkushtimin dhe me çdo jetë të shpëtuar nga duart e tyre.

Mjekësia nuk është shkencë ekzakte dhe fatkeqësisht ka humbje njerëzish përgjatë rrugës sonë profesionale.

Mjekët, shpeshherë të pafaj për komplikacionet e ndodhura, anatemohen në mediat apo rrjetet sociale dhe portretizohen si kriminelë apo të paaftë.

Komentuesit harrojnë që mjeku është njëri prej nesh, ka fëmijë, familje,rreth shoqëror, dashuron dhe vuan si gjithë Humanët, por me një ndryshim nga të tjerët;

I ka parë më pak ata, u ka kushtuar më pak vëmendje, kohë apo kujdes sepse i është dashur të punojë me tre turne, të studiojë me tre turne dhe pse jo,të vuajë për rastet e humbjeve në punë apo komplikacioneve të ndodhura.

Rasti i Dr. Tefik Zhurdës është për t'u vlerësuar për empatinë e paraqitur dhe ndërgjegjen profesionale dhe zemrën humane.

Dr . Tefik Zhurda është një baba i mirë, la jetën e vet peng, në këmbim të jetës së Blertës që humbi në një fatkeqësi pa faj me zemrën e bardhë të profesionistit të zotë.

Kjo vuajtje është hyjnore. Dëshmon humanizëm dhe profesionalizëm që i mungojnë kësaj shoqërie. Ky sakrifikim është abrahamian, është ushqyes për të gjithë ne.

Dr. Tefik Zhurda ka shpëtuar me qindra jetë gjatë punës së vet profesionale në Spitalin e Traumës. Ka shërbyer me devotshmëri dhe ndershmëri, ndërkohë puna dhe mundi, nuk iu pasqyruan ndonjëherë në media, nuk e bënë me çmime e vlerësime, madje nuk e bënë as të pasur.

Por fitoi vlerësimin e kolegëve të vet që e dinin, se ai u gjendej në krahë dhe shërbente me ndershmëri.

Fitoi vlerësimin e klasës së mjekëve që sot po e mbështesin të bindur që ai ka bërë punën e tij me profesionalizëm dhe të trishtuar për rrjedhën që morën ngjarjet.

A ka probleme mjekësia? Sigurisht që ka, por ato nuk zgjidhen me sharje e varje mjekësh.

Mjekët janë hallka e fundit e problemeve dhe duhen nxitur, jo nxirë, duhen vlerësuar, jo poshtëruar.

Mjeket janë njerëz , kanë familje, kanë dashuria dhe fatkeqësira. Kanë humbur edhe ata familjarë dhe të dashur, e kuptojnë dhe pranojnë që mjekësia ka limite.

Rasti i Dr. Tefik Zhurdës të na kthejë sytë nga mjekët, ata mjekë që përdorin në ndihmë të shoqërisë punën, librin por edhe zemrën.

Mjekë si Dr. Tefiku të rritur e edukuar me librat e Arcibald Kronin po pakësohen, sepse është shoqëria që po i zhduk.

Mjekësia është e kushtueshme në aparatura , ambiente e medikamente, por në radhë të parë është e kushtueshme në njerëz. Profesionistët si Dr. Tefiku, as krijohen në një ditë, as zëvendësohen në një vit.

Mos i vrisni mjekët, ndihmojini dhe kuptojani vështirësitë!

*Obstetre-Gjinekologe

/Dritare.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrihet marrëveshja! Rama-Basha shtrëngojnë duart pas 3 orësh

Posted: 17 May 2017 04:25 PM PDT

Arrihet Marreveshja! 

Pas 3 orë  e 20 minuta kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kanë dalë bashkë nga kryesia e Kuvendit ku kishin zhvilluar një takim kokë më kokë duke deklaruar se kishin arritur marrëveshjen. Ajo çka dihet është se kjo marrëveshje bazohet mbi paketën McAllister+  dhe se gjate orëve të së enjtes (18 maj 2019) do të detajohet.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për t’i dhënë fund krizës politike. 

Basha: Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister+ të propozuar nga SHBA, marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik të gjithë detajeve të marrëveshjes.

Rama: Për sa më përket mua, më lejoni të jem 100% dakord me kryetarin e opozitës.

Rama e Basha i dhanë dorën njëri tjetrit tek dera e kryesisë dhe më pas kreu i opozitës iu drejtua çadrës ku përcolli këtë mesazh: Dua të ndajme ju se lajmin e mirë se u arrit marrëveshja e cila do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Orët në vazhdim dot ë bëhet detajimi i marrëveshjes me qëllim konfirmimin e çdo detaji.

Sipas marrëveshjes së bërë sot realitet nesër nisim përgatitjet për ti dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”

Po çadra?– Basha dha dhe një sqarim: Çadra nuk mbyllet sot, nesër me zbardhjen e pikave të marrëveshjes. 

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama pasi dolen nga kryesia e Kuvendit, 18 maj 2017 ora 01: 17 minuta

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama pasi dolen nga kryesia e Kuvendit, 18 maj 2017 ora 01: 17 minuta

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama pasi dolen nga kryesia e Kuvendit, 18 maj 2017 ora 01: 17 minuta

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama pasi dolen nga kryesia e Kuvendit, 18 maj 2017 ora 01: 17 minuta

Takimi dy oresh me partite e tjera

Burime të sigurta për Ora News thane se palët kishin pranuar paketën McAllister + ndërsa vijonte diskutimi për datën e zgjedhjeve.

Takimi gjithëpërfshirës me te gjitha partite  zgjati 2 orë dhe u zhvillua në të njëjtën sallë ku u zhvillua dhe takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit  Lulzim Basha.

LSI e PDIU deklaruan se mbeshtetnin paketen Mc Allister dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 16 korrik.  

Pasi dolen nga kryesia kreret e partive dhane keto prononcime. 

Ora 22:35 Idrizi i PDIU: Data 16 korrik për zgjedhjet ezauron problematikat 

Ora 22:20 Vasili i LSI: Zgjedhjet më 16 korrik, një datë normale dhe jo e jashtëzakonshme

Ora 22:00 Mediu i PR : Të gjitha partitë pro paketës McAllister+, vetëm Rama jo

Ora 21:59 Hafizi: LIBRA pranon çdo datë zgjedhjesh, mjafton të ketë standarde

Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi tha se diskutimet vijojnë për datën e zgjedhjeve.

"Ka diskutime për datën e zgjedhjeve, ne pranojmë çdo datë mjafton që të përmirësohen standartet zgjedhore".

Ora 21:53 Rama i kërkon Bashës takim kokë më kokë

Burime për Ora News nga tryeza e diskutimeve bëjnë me dije se Rama i ka kërkuar Bashës takim kokë më kokë. Nuk dihet nëse ky takim do ndodhë sonte apo nesër.

Ora 20:10 Nis takimi mes kryetarëve të partive

Ka nisur takimi mes krerëve të partive në Kryesinë e Kuvendit. Të pranishëm janë Rama, Basha, Mediu, Duka, Vasili, Idrizi, Ndoka, Shehi, Dule, ndërkohë kreu i LIBRA-s Ben Blushi dhe pse konfirmoi pjesmarrjen është përfaqësuar në këtë tryezë me Mimoza Hafizin.

Ora 20:00 Batuta mes Ramës dhe Bashës para takimit

Kryeministri Rama ka surprizuar në momentin e fundit, duke u shfaqur tek Kryesia e Kuvendit pasi vinte nga takimi me gratë në Elbasan.

Ndërsa iu afrua portës, Basha po sqaronte për gazetarët një deklaratë të tij mbi komunitetin katolik.

Rama qëndroi për një kohë pas tij duke e dëgjuar, derisa Basha i dha sinjalin se është në dijeni të ardhjes së tij.

Në këtë moment, Rama i kap krahun duke i thënë: Erdha unë, hajde.

Ndërsa Basha që i përgjigjet: Futu brenda, se kemi punë atje jo këtu.

Edhe një përpjekje për krizën 

Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.

"Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire".

Pas ftesës së dy partive, disa nga krerët politikë kanë konfirmuar pjesmarrjen. Takimit i janë përgjigjur Lulzim Basha,  Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Ben Blushi, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Ora 19:48 Krerët e partive fillojnë të mblidhen në Kryesi

Kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit Mediu, Duka, Ndoka, Shehi dhe Vangjel Dule.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

FOTOLAJM/ Duke pritur tymin e bardhë. Çfare ndodhi jashtë kryesisë

Posted: 17 May 2017 04:16 PM PDT

Pas 3 orë e 20 minuta  kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha mbyllen takimin kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit.

Takimi nisi rreth orës 22:00 (te 17 majit 2017)  pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike, dhe u mbyll rreth ores 01:20 e 18 majit 2018 me arritjen e një marrëveshjeje.  

Dhjetra gazetarë dhe kamerane, stafi teknik ishin në pritje të daljes së dy liderëve kryesorë politikë të cilët mosdakordësinë duket se e kishin tek data e zgjedhjeve.

Mes tyre ne gatishmeri per te informuar publikun ishin  dhe gazetarët e Ora News, Everest Dedaj dhe Sonil Frashëri. 

Palët kanë pranuar paketën McAllister + ndërsa e detajuar do të përcillet nesër.

Para takimit Rama-Basha pati nje takim gjithëpërfshirës që zgjati 2 orë  dhe qe u zhvillua në të njëjtën sallë ku u zhvillua dhe takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit  Lulzim Basha.

LSI e PDIU mbeshtesin paketen Mc Allister dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 16 korrik.  

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jo, Luli; Shkodra apo katolikët e Veriut nuk kanë qenë kurrë bastioni juaj!

Posted: 17 May 2017 03:56 PM PDT

I ftuar në një nga televizionet lokale në Shkodër në 2011, po komentoja një vizitë të Ramës dhe Berishës që kish ndodhur aty pak ditë më parë dhe ishte e lidhur me zgjedhjet e reja. Rama recitoi paradite një nga patriotët e dorës së parë, Hil Mosin. Në kohën e Zogut ai e kishte qeverisur Korçën për disa vjet. Dhe ishte kohë nga më të ndritshmet e saj, kur qyteti kishte gazeta e kinema, e një zhvillim të mrekullueshëm kulturor.

U mallëngjeva nga fjalët e Hil Mosit, cituar prej Ramës, fjalë që duket sikur janë të shkruara sot dhe vlejnë edhe më shumë se në kohën e thënë prej tij.

E lëvdova Ramën dhe u mallëngjeva, por disa orë më vonë nga ai, në Shkodër erdhi Berisha. Ai i përmendi Ramës se e kishte mirë që kishte lëvduar Hil Mosin, por e pyeti se kë kishte caktuar për Shkodrën. Zura të mendohesha dhe për pak i dhashë të drejtë Berishës. Pastaj thashë me vete: pa të shoh kë ka caktuar Berisha në Shkodër si kandidat të tijin. Zura prapë të mendohesha. Ishte e njëjta histori… Thashë se do më shpëtonte kandidati që kishte caktuar Meta, po u gjenda akoma më keq… Të tre ishin çfarë të doni ju, por jo kalibri i Hil Mosit, apo paraardhësve të lavdishëm.

E kuptova që të tre të mëdhenjtë e politikës nuk i kishin punët mirë dhe po talleshin nga pak, jo vetëm me njëri-tjetrin, por dhe me Shkodrën…

Në mendjen time, Shkodra ka qenë për shumë kohë nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, në mos më i rëndësishmi i saj. Dhe jam i bindur se po të mos kishim Shkodër, Korçë, Gjirokastër e Berat, Shqipëria mund të shihej thjesht vetëm si një fshat i madh.

Nuk do të shkruaja sot po të mos më kishte zënë veshi diçka të çuditshme thënë prej Bashës. Në një intervistë dhënë një gazete austriake, ai theksoi se Shkodra ishte bastion i tyre dhe Rama jua mori nëpërmjet kriminelëve. Këta kriminelë, sipas Bashës, nëse përkthimi apo citimi i gazetës austriake ka qenë i saktë, janë katolikë nga Veriu… Pa e komentuar si banalitet apo si fyerje ndaj një populli të tërë, ia vlen të thuash diçka, se bastion i kujt është realisht Shkodra…

Shkodra e para Luftës së Dytë, apo më parë, ka qenë kryeqyteti real i Shqipërisë. Prej aty vjen pothuajse gjithçka në Shqipërinë tonë. Që nga fotografia e kinemaja, biçikleta e sporti. Filozofia e poezia e hollë.

Shkodra e vonshme është qytet edhe i Fishtës, por dhe i Migjenit. I Patër Andon Arapit, por dhe i Qemal Stafës apo Zef Malajt. Pra i të gjitha palëve: të majtëve dhe të djathtëve, tamam siç i takon një qendre të madhe të kulturës dhe mendimit.

Koha e Hoxhës e transformoi Shkodrën në tërë strukturën e saj. E shndërroi në një qytet tipik industrial dhe më duket se në kohën e tij ishte i vetmi qytet "Hero i punës socialiste". Ky ndërrim i strukturave të jetesës mijëravjeçare ishte fillimi i rrënimit moral dhe material të Shkodrës.

Rënia e regjimit komunist e çoi së pari mirëqenien apo jetesën gjithsesi mizerabël në aspektin material të Shkodrës në zero. U mbyll gjithçka dhe në mungesën e pronës private, mjerimi i Shkodrës arriti kulmin. Për mua, u shndërrua menjëherë në qytetin më të varfër të Shqipërisë.

Sikur të mos ishte koha e kontrabandës së madhe të luftës në ish-Jugosllavi, ky qytet do të rrënohej ndoshta përfundimisht. Kjo kohë kontrabande formoi dhe atë që Basha e quan "Bastioni ynë". Po këtu mund të themi me plot gojën se ai nuk gënjen. Në këtë periudhë besoi se ndërroi edhe një herë struktura shoqërore e qytetit. Intelektuali i varfër me atë shtëpinë e vogël me lule apo me bibliotekë, që nuk mund të merrte pjesë në këtë "dasmë" kontrabande, iku nga qyteti, e shiti shtëpinë e tij, apo u zhyt në mjerim akoma më të madh.

Kjo kohë e artë e kontrabandës, që përkoi pra me atë të qenies bastion i të djathtës, natyrisht nuk u shoqërua me investime të rregullta, po thjesht të atij tipi që mund të quhen tmerrsisht të gabuara. Ai që shkon me makinë nga Shkodra përgjatë liqenit e deri në kufi, sheh me mijëra vila të vogla të ndërtuara pa asnjë plan zhvillimi. Dhe e kupton se nga vjen gjithë kjo histori, e po ashtu, se po të investohej me logjikë e kulturë, do të kishim një Shkodër të mrekullueshme.

E njëjta histori u përsërit dhe në Gjirokastër, prej nga fillonte loja e kontrabandës së kohës së luftës në ish-Jugosllavi. Edhe Gjirokastra thuajse pësoi të njëtin fat si Shkodra. U rrënua deri në infinit dhe sot duhet ta shohësh me trishtim.

Po le të kthehemi në Shkodër. Paratë e kontrabandës gradualisht u tretën apo, siç u theksua më sipër, u investuan keq. Në kohën e kontrabandës apo më vonë, vetëm sa u faktorizuan klane që Basha mund t'i quante edhe bastion i tij. Dhe po të interesohet, mund të dalë që janë shumica po katolikë të Veriut. Natyrisht, një përcaktim i tillë është i turpshëm, por po citojmë, apo po vazhdojmë mënyrën e të menduarit alla Basha. Për mendjen time, ata ishin faktori i parë që jo vetëm thelluan, por dhe e rrënuan deri në palcë Shkodrën.

Unë mund të jem dakord me Bashën, nëse ai thotë që Rama iu përgjigj klaneve po me klane, por në një gjë jam i sigurt.

Ky qytet madhështor, mund të them pa frikë, më madhështori që kanë ndërtuar të parët tanë, është turp të klasifikohet si bastion i të majtës apo të djathtës. Një nga kryeqendrat e vendit dhe jo vetëm e Veriut për një kohë të gjatë, do t'i dukej një fyerje e madhe ta klasifikoje si bastion të njërës apo tjetrës palë…

Po le ta zëmë se Basha e thotë termin "bastioni ynë" referuar vetëm luftës politike apo zhvillimeve zgjedhore, deri kur mund të vazhdonte të ishte bastion i tij? Që ta mbante këtë bastion PD-ja, duhej të përpiqej t'i rikthente lavdinë e parë. Kaq e thjeshtë është. Ky qytet, që i ka rezistuar shekujve në atë pozicion madhështor natyre që i kanë zgjedhur të parët, nuk mund të klasifikohet apo të zihet rob për një kohë të gjatë. Në rastin kur kërkon ta bësh apo ta besosh këtë përfundim, ndërgjegjja e Shkodrës të përqesh. Për një njeri që merret me vëzhgime gjysmëletrare, mund t'i kujtohet në këtë rast një varg i hollë i Kadaresë: "Ka pasur vite të mamuthëve po kohë të tyre nuk pati kurrë'.

Ky varg i mjeshtrit legjendar, nuk i përket vetëm të djathtëve. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë dhe ndaj të majtëve që do të kërkonin ta bënin bastion Shkodrën.

Intervista e Bashës dhënë gazetës austriake, ka dhe një defekt tjetër. Në ka ndonjë gjë që austriakët njohin mirë nga vendi ynë, unë besoj se ajo është Shkodra. Dhe në këtë rast, për të shpëtuar nga turpi, nga Shkodra që kërkon ta klasifikojë Basha si bastion i njërës apo tjetrës palë, le të lutemi që gazetari austriak, që ka bërë këtë intervistë me të, të mos kete qenë pasionant i historisë

/Konica.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur sheh Ramën si po mundohet të manipulojë me katolikët

Posted: 17 May 2017 03:40 PM PDT

Dje përgjatë gjithë ditës, publiku u bombardua nga shkrimet e piskamat e porositura kundër deklarimeve të Lulzim Bashës, i cili u tha se paskësh thënë në një gazetë austriake se 95 përqind e deputetëve të inkriminuar janë nga komuniteti katolik i veriut.

Folën deputetë që s'e kanë parë kurrë derën e kishës, pinjoj të atyre që me kazma iu turrën kishave në 1967, por para së gjithash, vlen të thuhet se agresioni politik u dirigjua direkt nga zyra e kryetarit të partisë, e cila është vazhduese e drejtpërdrejtë e asaj partie që e shpalli Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë dhe sulmoi shtetërisht objektet e kultit, kishat katolike (të Vatikanit) mbi të gjitha, por edhe xhamitë, teqetë e kishat ortodokse.

Në fakt, e vërteta është krejt e thjeshtë. Me deklaratën e Bashës, edhe njëherë ka dalë gafil taktika e Edi Ramës për të vënë nën zap veriun e kryesisht zonat katolike, me dhunë e me të inkriminuar, si dikur në 45, si në 67-n, edhe tani në 2013 e 2017-n. Është fakt se lista e deputetëve socialistë që fituan në zonat e veriut është e mbushur me persona me precedentë penalë dhe sadopak që u zbatua ligji i dekriminalizimit, "sopata" ra pikërisht mbi ta.

Por tani në terren, të njëjtët njerëz e nga e njëjta listë, po synojnë të kryejnë të njëjtën punë, por tani jo krejt në publik, por si qehajallarë të një liste-mushkë të Edi Ramës. Dy protestat e fundit kanë treguar se deputetët-mushka të komunitetit katolik (pra një martesë shterpë mes dhunës së 2013-s dhe dirigjimit në prapaskenë prej të inkriminuarve në 2017-n) s'po ngjisin, po shpallen si të padëshirueshëm, prandaj nevoja urgjente është të shpallet Lulzim Basha si armiku i katolikëve dhe i veriut në përgjithësi. Për këtë, ai duhet sulmuar pse u tha ndërkombëtarëve se 95 përqind e deputetëve me rekorde kriminale janë me prejardhje katolike nga veriu.

Ashtu janë. Çka për t'u turpëruar kjo deklaratë?

Këtë fakt, Partia Demokratike duhet ta përmendë ditë për ditë në çdo ditë të fushatës së ardhshme zgjedhore. Edi Rama e grabiti përfaqësimin politik në veri të vendit me kriminelë e tani po kërkon që kjo përdhosje të mos i kujtohet, të mos i përmendet e të mos i merret për të keq. Bile, po synon të nxjerrë përfitim nga kjo sjellje, duke tentuar të përdorë sedrën e opinionit publik, jo aq të emancipuar, i cili s'ka dëshirë t'i kujtohet as turpi, as vakia që i ka ndodhur. Megjithëse s'çalon shumë krahasimi, është disi si rasti i viktimave të përdhunimit, të cilat kanë turp të denoncojnë dhe heshtin për të ruajtur fytyrën. Fatkeqësisht, kjo strategji pati impakt ditën e djeshme dhe në rrjetet sociale pamë një lumë deklarimesh anti-Basha, që u shpall apriori fajtor se e paskësh deklaruar komunitetin katolik si të inkriminuar. Pamë edhe një demokristian, në aleancë me Ramën, që iu bashkua korit, ndoshta me urdhër të vetë atij. Gjithçka për të mos e zbuluar krimin që i biri i Kristaq Ramës ka konsumuar në 2013-n dhe që po tenton ta ripërsërisë në 2017-n.

Llurba e rrjeteve sociale kundër Lulzim Bashës të krijonte ndjenjën e pafuqisë për të reaguar, për shkak se peshorja e analizës është prishur, fajtorët nuk ndëshkohen, sepse Edi Rama qeveris në pandëshkueshmëri; pranë tij kriminelët s'japin llogari, përkundrazi, marrin përgjegjësi në kundërshtim me ligjin e me kushtetutën. Edi Rama e do prapë zaptimin e përfaqësimit politik të katolikëve e të veriut në përgjithësi, e do njësoj të përçudnuar, bile mundësisht me dirigjimin e kriminele të 2013-s në prapaskenë dhe me deputetë-mushka në skenë që përfaqësojnë Shkodrën, Rrëshenin apo Lezhën, por që flasin me dialektin e "zonës së parë operative". Disa përfaqësues spikatës të betejës për demaskimin e krimit që ka kryer Edi Rama mbi komunitetin katolik më zhgënjyen dje me heshtjen e tyre ndaj përsëritjes së sakrilegjit, thjesht për interesa politike vetjake.

Në këtë reflektim mbi pafuqinë për të reaguar ndaj krimit të politikës, edhe kur ai godet bash ashtin e shoqërisë, mendja më shkon tek Kanuni, i cili për njerëz që bënin shkanduj, e kishte dënimin e paapelueshëm e konsensual: lëçitjen. Bash ky zakon na mungon e për të na merr malli, kur shohim një shkandull të shekullit XXI të përdorë komunitetin katolik të veriut si eksperiment social për mendjen e tij të sëmurë.  

Titulli origjinal: Sa të merr malli për Kanunin, kur sheh Ramën si po mundohet të manipulojë me katolikët

 

/Oranews.tv/

  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përse Basha pranon tani paketën McAllister?

Posted: 17 May 2017 03:06 PM PDT

Përse Lulëzim Basha pranon tani paketën McAllister?

Faktet publike që dimë janë këto:

1) Basha iu kundërvu fillimisht ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe të Gjermanisë në Shqipëri;

2) Basha iu kundërvu më pas vetë ministrit të jashtëm gjerman, social-demokratit Sigmar Gabriel, – social-demokratët e majtë janë në koalicion qeverisës me kristian-demokratët e djathtë në Gjermani, – duke e detyruar ministrin Gabriel që të dalë të nesërmen në DW për të theksuar se ai, ministri i jashtëm i Gjermanisë, kishte folur në Tiranë në emër të qeverisë federale gjermane;

3) Basha iu kundërvu partisë-mëmë europiane PPE dhe aleatit Joseph Daul, president i PPE në kongresin e partisë në Maltë, por edhe në ditët në vijim, duke argumentuar se aleatët ishin të keqinformuar për situatën;

4) Basha refuzoi ofertën shumë të mirë të David McAllister, gjerman i partisë CDU të kancelares Merkel dhe kryetar i komisionit të politikës së jashtme të PE-së;

5) Basha la në heshtje letrën publike të komisionerit Hahn, pra Basha rrjedhimisht refuzoi vetë Komisionin europian, organ ekzekutiv dhe zbatues politikash i BE-së;

6) Basha bëri një vizitë në SHBA, të ndërmjetësuar me gjasë nga Fatmir Mediu, ku takoi disa republikanë, që i mundësuan Bashës atë intervistë me nota triumfale për portalin konservator Breitbart, në të cilën Basha e shpalli veten kundërshtar të flaktë të miliarderit të majtë George Soros, të cilin ai, në Tiranë, nuk hezitoi madje ta quajë “mafioz”; ai, që në fakt kishte marrë pjesë jo në konventën e republikanëve ku u konsakrua kandidati zyrtar presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump, por në konventën e demokratëve, ku dilte në kamera i buzëqeshur në krah të Pandi Majkos dhe Olta Xhaçkës;

7) Zëvendës-Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi në Tiranë se nëse zgjedhjet legjitimohen nga OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA, atëhere edhe autoritetet në Washington do t'i njohin ato;
8) Basha pranoi ofertën McAllister vetëm pas kësaj vizite në Tiranë të
Hoyt Brian Yee, një diplomat i erës sorosiane në Departamentin amerikan të Shtetit.
Këto pra janë faktet publike që dimë!

Ato që nuk dimë janë detajet e bisedave, që do të na zbulonin të vërtetën. Por besoj se mjaftojnë këto që dimë, për të arritur në një përfundim jo faktik, por analitik. Si konkluzion:
Basha injoroi çdo mesazh europian, por edhe të ambasadës amerikane në Tiranë, përsa kohë mendoi se kishte një mbështetje të fuqishme nga disa elementë konservatorë të Partisë republikane, me shpresë se ata do të ndikonin me qëndrimin e tyre në vendimarrjen e Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë (a nuk i ishte kundërvënë me sukses Berisha dy ambasadorëve të fundit amerikanë, Withers dhe Arvizu, për shkak të mbështetjes që gëzonte pranë disa lobeve të fuqishme në Washington)? Por në SHBA, ku politika e jashtme vërtet mund të rezultojë sektoriale, madje në kompeticion mes agjencive të ndryshme si Departamenti amerikan i Shtetit, Pentagoni apo Këshilli i Sigurisë Kombëtare, e ndikuar kjo edhe nga lobe të ndryshme, e ku për këto arsye rolin e arbitrit detyrohet ta luajë shpesh Presidenti, duket se (për momentin?) Shqipëria nuk mund të jetë "domain" i Shtëpisë së Bardhë por vetëm i i Zyrës për çështjet europiane dhe euroaziatike në Nënsekretariatin për Çështjet Politike të Departamentit amerikan të Shtetit. Pse? Sepse:

1) Ose Shqipëria është shumë e vogël për të zënë vend në axhendën e një presidenti të mbytur nga politika e brendshme, të përfshirë edhe në një vorbull akuzash për skandale që hedhin hije dyshimi mbi vetë sigurinë kombëtarë të Shteteve të Bashkuara, aq sa kritikët kanë përmendur procedurën e "impeachment";

2) Ose sepse kauza e bojkotit të zgjedhjeve është formalisht e pambrojtshme nga një demokraci që në thelb ka pikërisht zgjedhjet, qoftë edhe kur zgjedhjet e asaj vetë mund të njollosen tek-tuk me parregullsi që mund të ndikojnë deri në mënyrë spektakolare në rezultat, si psh. në fitoren e Cennedy kundër Nixon apo të Bush kundër Al Gore;
3) Ose sepse të huajt e kanë të vështirë të rrokin problematikën deri në absurd të tjetërsimit të votës në Shqipëri;

4) Ose sepse ka nga pak nga të treja këto.

Por vizita e Hoyt Brian Yee i bëri të qartë Bashës se ai nuk ka asnjë mbështetje në SHBA për rrugën e tij të bojkotit! Nga bojkoti, i vetmi i humbur do të ishte ai vetë, Lulzim Basha si individ!
Në vitin 1996, kur Sali Berisha ishte prishur me administratën amerikane për çështjen e pesë minoritarëve të arrestuar, presidentin e Shqipërisë erdhën dhe e vizituan me jaht në Vlorë vetë ish-presidenti Georges H.Bush dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm që kishte bërë luftën e parë të Gjirit, gjenerali Colin Powell. Se çfarë biseduan, kjo nuk u mësua kurrë publikisht. Por koha tregoi se Berisha qëndroi i palëkundur në qëndrimin e tij dhe miqtë e Berishës në Washington nuk mundën ta evitonin largimin e tij nga pushteti një vit më vonë.
Sot faktori ndërkombëtar, përfshi Shtetet e Bashkuara, u investua se nuk mund të pranojë një destabilitet politik kaq të madh në një vend anëtar të NATO-s, që mund të çojë në një paralizë institucionale si në Maqedoni. Atëherë kur sheh se PD duket se e ka ndarë mendjen të mos hyjë në zgjedhje, çfarë bën? Bën 2 gjëra:

1) Negocion, për rastin më të mirë.

2) Fillon defaktorizimin, për rastin më të keq. Si? Duke thënë që kush nuk do që të marrë pjesë, është i lirë ta bëjë, por zgjedhjet do të njihen si legjitime nga faktori ndërkombëtar.
Ndaj Basha pranon tani paketën McAllister, edhe pse kjo paketë nuk përfshin qeverinë teknike, kushti deri sot i patjetërsueshëm i demokratëve për të hyrë në zgjedhje.

/Ky koment u postua ne facebook/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Refuzoj shpifjet, vlerësim për komunitetin katolik

Posted: 17 May 2017 01:55 PM PDT

Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur, e cila, me ndihmën e veglave të veta të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët.

Duke marrë shkas nga një intervistë e imja, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet fetare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua së pari, të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta, barbare, të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët. Dua ta them fare qartë se qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se konstatimi se në zonat më antikomuniste të Shqipërisë, për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetit katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, Rama zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo komunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet. Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik, sepse mbart me vete një frymë përçarëse me një komb, i cili mund të mos krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqjet e teatrit të kukullave dhe karagjozllëqet, por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se nga ku kanë vendosur t'iu luten Zotit, nga kishat apo xhamitë.

Dua t'iu shoh në sy dhe t'iu them: Të dashur besimtarë katolikë! Me ju që kam ndarë në kishat tuaja dhe në shtëpitë tuaja Krishtlindje dhe Pashkë, vlerësimi im dhe i Partisë Demokratike për komunitetin tuaj është një vlerësim i patundur jo vetëm për vlerat e jashtëzakonshme të qëndresës antikomuniste dhe të mbështetjes tradicionale për Partinë Demokratike, por për faktin se keni qene ne momente shumë të vështira të historisë sonë, një urë lidhëse me Perëndimin. Pata fatin ta ndaj këtë mendim me Papa Françeskun kur e prita në Tiranë si kryetar Bashkie.

Dhe nuk do të harroj kurrë se përmes mbështetjes suaj, qëndresës suaj dhe vlerave tuaj, keni dëshmuar se shqiptarët si një popull që e kanë marrë përmes rrugës apostolike të Shën Palit besimin e Krishtit, vazhdon të mbështetet fuqimisht në ato vlera tashmë të sekularizuara, që quhen vlerat europiane, dhe për të cilat Partia Demokratike dhe unë luftojmë dhe do të luftojmë vendosmërisht. Ndaj duke hedhur poshtë me përbuzje këtë fushatë shpifjesh dhe denigrimesh, duke treguar me gisht autorin, i njëjti, i cili po me të njëjtat mënyra u mundua të ngjallte terror në protestën e opozitës, mbetem i vendosur për të luftuar për të drejtat e katolikëve, të ortodoksëve, të myslimanëve, të ungjillorëve dhe çdo besimtari të Zotit dhe çdo jo-besimtari sipas zgjedhjes së tij apo të saj, në një Republikë të Re, ku të drejtat tuaja të jenë të garantuara dhe përfaqësimi juaj të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e politikanëve të papërgjegjshëm që zgjedhin të poshtërojnë shqiptarët përmes emërimit të kriminelëve në detyra shtetërore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter