Ora News: “Nicki Minaj vjen me skena të nxehta në një baladë dashurie” plus 9 more |
- Nicki Minaj vjen me skena të nxehta në një baladë dashurie
- Kalon testin avioni i parë për pasagjerë i prodhur nga Kina
- Dritan Ylli: Zgjedhjet pa opozitën nuk garantojnë stabilitet
- Blac Chyna shfaq linjat seksi duke pozuar në jaht
- Meta tur takimesh me anëtarë të LSI deri në 23 korrik
- Vdes parashutisti, pësoi aksident të tmerrshëm në rezervuar
- Pas apelit të Ramës, tërhiqet edhe kandidati i pavarur në Kavajë
- Dhimbja e kokës bën që njerëzit të godasin veten e tyre
- Forcat Detare ndihmojnë 2 shtetas britanik në skafin me flamur grek
- Turbulencat e avionit hedhin përtokë pasagjerët, 5 të plagosur
| Nicki Minaj vjen me skena të nxehta në një baladë dashurie Posted: 05 May 2017 11:35 PM PDT Reperja e njohur, Nicki Minaj ka publikuar projektin e ri muzikor 'Regret in Your Tears' në rrjetin Youtube. Ajo ka ardhur me skena të nxehta në krevat, ndërsa kënga është një baladë dashurie. 34-vjecarja duket shumë provokuese teksa shoqërohet nga një model, që mban rolin e mashkullit të saj. Dyshohet se kjo këngë i është dedikuar romancës së saj me Meek Mill, e cila mori fund para pak kohësh. Përpara disa ditësh, ajo e publikoi këngën në programin amerikan Tidal, ndërsa sot vendosi që ta sjellë në Youtube për tregun ndërkombëtar. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kalon testin avioni i parë për pasagjerë i prodhur nga Kina Posted: 05 May 2017 01:48 PM PDT Avioni i parë i madh për pasagjerë i prodhuar tërësisht nga Kina përfundoi testin e parë të fluturimit me sukses. Avioni fluturoi për rreth 1 orë e 30 minuta dhe më pas u ul me sukses po në aeroportin Pudong të Shangait. C919 i prodhuar nga Korporata Tregtare e Avionëve e Kinës dhe vlerësohet si një gur themeltar në industrinë e aviacionit civil të Kinës. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dritan Ylli: Zgjedhjet pa opozitën nuk garantojnë stabilitet Posted: 05 May 2017 01:42 PM PDT Kandidati i LSI për Shkodrën Dritan Ylli shprehet se zgjedhjet pa opozitën janë absurde. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës Ylli thotë se PS e PD kanë frikë nga vota e lirë, nisur nga fakti që nuk po i japin zgjidhje krizës politike. Edhe pa Metën kryetar shprehet Ylli LSI do te jetë force e parë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë. Kur ende kërkohet një zgjidhje për situatën LSI vlerëson se është absurde të shkohet në zgjedhje pa opozitën. I ftuar ne studion e Ora Neës anëtari i kryesisë dhe i dyti në listën e kandidatëve të LSI në Shkodër Dritan Ylli thotë se fakti që nuk po i jepet zgjidhje situatës tregon një frikë të dy palëve PD e PS nga vota e lirë Ylli: Është absurde për secilin prej qytetarëve të këtij vendi që jeton në 27 vite pluralizëm. Nuk është aspak e këndshme të dëgjoj dhe të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Fakti që nuk po gjendet një zgjidhje për të bërë zgjedhje me standard. Fakti që ka një lloj frike nga vota e lirë ndoshta. Të dyja palët, mbase kjo është edhe një frikë nga rritja e LSI. Po si do të jetë LSI pa Ilir Metën? Përkundër zërave që e shohin partinë pa kryetarin, Ylli mendon se partia do ketë një rritje në elektorat. Ylli: Duke qenë se Meta si President LSI do të ketë një rritje më të madhe. Unë jam i nderuar të jem pjesë e kësaj liste që të kontribuoj si një vlerë e shtuar në fitoren e madhe, bashkë me 11 kanidatët e tjerë me një fitore të madhe të LSI në Shkodër për të nxjerrë LSI forcë të parë politike në këtë qark. Dritan Ylli është përzgjedhur i dyti në listën e 11 kandidatëve në qarkun e Shkodrës. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Blac Chyna shfaq linjat seksi duke pozuar në jaht Posted: 05 May 2017 01:36 PM PDT Modelja Blac Chyna ka shfaqur linjat e saj seksi kur po bënte setin fotografik në një jaht. Ajo mban veshur një 'body' të bardhë dhe merr poza shumë provokuese. 28-vjecarja, përvec formave të saj, është e njohur edhe si sipërmarrëse e suksesshme për firmën e grimit 'Lashed by Blac Chyna', një kompani për qerpikë fallco. Me përfundimin e setit, ajo mori një motorr uji dhe lundroi për disa kohë me të.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Meta tur takimesh me anëtarë të LSI deri në 23 korrik Posted: 05 May 2017 01:24 PM PDT Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta përmes një videomesazhi ka deklaruar se do të ndërmarrë një tur takimesh me anëtarët e LSI deri në 23 korrik, ku dhe do të marrë zyrtarisht postin e kreut të shtetit. Ilir Meta shprehet se LSI me Petrit Vasilin kryetar do të arrijë rezultatet që të gjithë kanë ëndërruar. Meta: Dua të falenderoj të gjithë delegatët e Konventës të LSI për mirënjohjen dhe kontributin. Dua të falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë zgjedhjes së kryetarit të LSI, Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI do të arrijë ato rezultate që kemi ëndërruar prej kohësh së bashku. Ndaj sot dua që të bëj të ditur se tashmë edhe unë si anëtar i thjeshtë deri në 23 korrik do të ndërmarr një tur falenderimi për të shtrënguar dorën me cdo anëtar të LSI, sepse mirënjohja kanë qenë dhe do të jenë dy shtyllat morale të kësaj force politike. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vdes parashutisti, pësoi aksident të tmerrshëm në rezervuar Posted: 05 May 2017 01:09 PM PDT Një pensionist në Britani ka vdekur pasi është hedhur me parashutë nga aeroplani dhe ka përfunduar në një rezervuar. Nuk është bërë e qartë nëse James McConell ndërroi jetë kur parashuta ishte e hapur apo gjatë hedhjes. Një supozim është se 69-vjecari ka pësuar këtë aksident fatal prej një ataku në zemër ose prej kontaktit me ujin. "Ai ishte një parashutist me eksperiencë. Ne nuk e dimë nëse parashuta e tij ishte e hapur, por ai merrte gjithmonë veshjen e duhur dhe vendoste një kamer në kaskë. Është një tronditje pasi nuk ka qenë i sëmurë për asnjë ditë të jetës së tij," – ka treguar motra e tij për Dailymail. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pas apelit të Ramës, tërhiqet edhe kandidati i pavarur në Kavajë Posted: 05 May 2017 12:50 PM PDT Ftesës për tu tërhequr nga zgjedhjet e 7 majit në Kavajë iu përgjigj pozitivisht edhe kandidati i pavarur Astrit Haka. Pas tërheqjes Haka ka deklaruar se ai nuk dëshiron destabilizimin e vendit, duke ju bashkuar kështu deklaratës së kryeministrit Rama, i cili theksoi më herët se PS tërhiqet nga zgjedhjet në Kavajë për të mos destabilizuar Shqipërinë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dhimbja e kokës bën që njerëzit të godasin veten e tyre Posted: 05 May 2017 12:48 PM PDT Dhimbja e kokës 'Cluster' shkakton aq torturë sa njerëz ndërmarrin veprime të pazakonta për të shpëtuar. “Është një nga eksperiencat më të dhimbshme që një njeri mund të përjetojë,” – thotë Scott Bruce për BBC. “Ndihesh sikur dikush po tërheq pjesën e brendshme të fytyrës dhe po e largon aq shumë sa mundët,” – tregon Rachael Starbuck. Dhimbja nga 'Cluster' mund të jetë e padurueshme. Shumë njerëz publikojnë video online për të treguar se si ndihet ata gjatë një krize të tillë duke treguar se do të bënin cdo gjë që të ndalonte. Ka të tjerë që përdorin metoda shkatërruese për veten e tyre, pasi një djalë tha: "Unë e qëllova veten time në të gjitha mënyrat e mundshme. Unë do të gjej dicka shumë të fortë që të godas kokën time." Disa injeksione me steroide bëjnë që dhimbja të kalojë vetëm për disa javë. Mjekët kanë thënë se dhimbjet e shkaktuara vijnë nga shkaqe të paqarta dhe po bëhen studime për të gjetur zgjidhje. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Forcat Detare ndihmojnë 2 shtetas britanik në skafin me flamur grek Posted: 05 May 2017 12:29 PM PDT Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës. Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek që kishte në bord dy shtetesit angleze, Patrick Muldoon dhe William Caster, kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti. Me marrjen e sinjalit Anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës. Skafi u ankortua në portin e Sarandës dhe gjendja shendetsore e shetasve anglezë është e mire. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Turbulencat e avionit hedhin përtokë pasagjerët, 5 të plagosur Posted: 05 May 2017 12:23 PM PDT Në një avion të Malajzisë ka patur turbulenca të mëdha, të cilat kanë hedhur përtokë të gjithë pasagjerët, ndër të cilët 5 janë plagosur. Në pamjet e frikshme, dëgjohen të gjithë duke bërtitur 'A ka vdekur?' duke iu referuar një punonjësi që qëndronte i shtrirë pa ndjenja. 300 pasagjerë po udhëtonin nga Taiwan për në Malajzi në 16:30 kur ndodhi kjo ngjarje. Të plagosurit u trajtuan menjëherë në aeroport, pasi avioni bëri zbritjen me sukses. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






