Ora News: “Manjani: “M’ka çu nana me la gojën” nuk është qasje, por përplasje!” plus 9 more

Ora News: “Manjani: “M’ka çu nana me la gojën” nuk është qasje, por përplasje!” plus 9 more


Manjani: “M’ka çu nana me la gojën” nuk është qasje, por përplasje!

Posted: 04 May 2017 11:46 PM PDT

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar takimin e një dite më parë mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se "duhet të shpresojmë ende te dialogu e jo te “fjala e fundit”!"

Sipas tij pjesmarrja në takim me mendimin "m’ka çu nana me la gojën”, nuk është qasje,por përplasje! Askush nuk e do!"

Takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, në zyrën e Presidentit Bujar Nishani u mbyll pa rezlutat.

Kryeministri Rama nuk është tërhequr nga oferta e një dite më parë. Në tryeze edhe kryetari i opozitës, Basha ka shkuar me të njëjtin kundërpropozim.

Kryeminstri tha se nuk e negocion 18 qershorin dhe se tashme ka nisur punën për të garuar dhe pa opozitën në këtë proçes, duke theksuar se nuk e pret me PD edhe pse nuk e mbylli derën e negociatave.

Por Basha i bëri thirrje të reflektojë të gjendet një zgjidhje e shpejtë politike, ndryshe tha ai, janë qytetaret qe do marrin në dorë fatet e tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Suedia: Zgjedhjet të jenë të lira, me pjesmarrjen e plotë të opozitës

Posted: 04 May 2017 11:27 PM PDT

 "Zgjedhjet e 18 qershorit duhet të jenë të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës". Deklarata vjen nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Mbretërisë suedeze Margot Wallström. Në kuadër të vizitës në Tiranë ajo zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati nga ku tha se opozita duhet ta zhvillonte debatin politik brenda parlamentit. Ministrja u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi dhe vettingu janë me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministrja e Jashtme e Mbretërisë Suedeze, Margot Wallstrom, ka apeluar që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë të lira dhe të zhvillohen me pjesmarrjen e plotë të opozitës.

Në kuadër të vizitës në Tiranë ajo zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, nga ku deklaroi se opozita duhet ta zhvillojë debatin e saj në parlament e jo jashtë tij.

Margot Wallstrom: Debati politik duhet të zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij duke respektuar Kushtetutën dhe praktikat e demokracisë. Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe me pjesmarrjen e plotë të opozitës

 Ecuria e reformës në drejtësi dhe vettingu, u shpreh shefja e diplomacisë suedeze, lidhen ngushtë me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Margot Wallstrom: Ne mirëpresim progresin në proçesin e integrimit europian dhe implementimin e reformës në drejtësi. E kuptojmë që kjo nuk është një bisede e lehtë, por mund të arrihet përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Vettingu gjithashtu është me rëndësi për proçesin e integrimit në BE.

 Ministri Bushati teksa falenderoi Suedinë për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, shtoi se e vetmja rrugë për vendin tone mbetet integrimi në familjen europiane

Ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Ministrja Wallström vlerësoi rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projekt-ligjin për kujdesin shëndetësor

Posted: 04 May 2017 11:10 PM PDT

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi me një rezultat të ngushtë, 217 vota pro dhe 213 kundër për projekt-ligjin republikan për të shfuqizuar disa klauzola dhe për të zëvendësuar disa të tjera nga ligji Obamacare për kujdesin universal shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama.

Presidenti Donald Trump postoi një koment në Twitter "Republikanët do të zhvillojnë një konferencë të madhe për shtyp" në Shtëpinë e Bardhë pas votës.

Gjashtë javë pasi tentativa dështoi, ligjvënësit debatuan për disa orë meritat e propozimit për të shtuar një shumë modeste prej 8 miliardë dollarësh për të ndihmuar pacientët me probleme shëndetësore ekzistuese që të mos humbasin sigurimet shëndetësore.

Pas bisedimeve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dy republikanë të moderuar me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve, Fred Upton dhe Billy Long ndërruan mendje dhe vendosën të mbështesin qëndrimin e partisë së tyre për të ndryshuar Obamacare.

Me rëndësi ishte ndryshimi i qëndrimit të ligjvënësit Upton, pasi ai është një zë i respektuar për çështjet e kujdesit shëndetësor.

Ligjvënësit republikan David Brat iu drejtua pyetja të enjten nëse ishte i shqetësuar që miliona amerikanë do të binin në vështirësi të papërballueshme financiare nëse humbisnin mbulimin e sigurimeve shëndetësore, që parashikohet të ndodhë sipas një analize të Zyrës së Kongresit për Buxhetin.

"Kam shqetësim të madh që njerëzit po falimentojnë pasi ky vend ka marrë rrugën drejt socializmit dhe po i largohet tregut të lirë"- tha ligjvënësi.

Senati amerikan duhet të hedhë në votë ndryshimet në ligjin Obamacare, ku fati i propozimit mbetet i paqartë./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Restaurohet skulptura 60-vjeçare e peshkatarit në Vlorë

Posted: 04 May 2017 11:04 PM PDT

Ne kuadrin e punimeve per realizimin e Anadeteses se Vlores, behet edhe restaurimi i skulptures se “Peshkatarit” realizuar gati 60 vjet perpara nga skulptori i mirenjohur Thanas Papa.

Kjo sinteze urbane, bashke me nje set te tere skulpturash te tjera te se njejtes natyre zbukuronin ne vitet 50 zona te veçanta, kryesisht te qyteteve tona bregdetare.

Nderhyrjet me objekte te tilla lirike e bukolike, dikur aspak te politizuara, qene influence e neoklasicizmi ne urbanistike dhe arkitekture.

Sot pjesa derrmuese e tyre kane humbur e jane shkaterruar dhe kjo nderhyrje e vogel ne koken e “Peshkatarit”, pikerisht per kete, merr nje rendesi te vecante.

Restaurimi i kësaj skulpture po realizohet nga skulptori vlonjat B. Elmazi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Urimi plot humor i Bes Kallakut për nënën e tij

Posted: 04 May 2017 03:50 PM PDT

Aktori i humorit Besart Kallaku, ka shkruar një urim të ndjenjë por dhe me humor për nënën e tij në ditën e ditëlindjes së saj.

"Mam, urime ditelindjen. Te dua shum. Mbreteresha ime, preheri dhe kraharori ku kam
mbeshtetur koken, dashuri e pakufishme, e paster. Urime Mam. Me vjen keq qe sta kam
plotesuar kurre deshiren, qe un ti therrisja naj here mendjes, me vjen keq por nuk me
pergjigjet, i del tel fikur…. hahahahaha. Te duam Mam, e lumtur qofsh. (Kjo eshte mami
im, Ija eshte gjyshja, dmth mami i mamit)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kasmi: Faktori LSI po bie, Rama synon ta marrë në domenin e vet!

Posted: 04 May 2017 01:50 PM PDT

Kryeredaktori gazetës "Rilindja Demokratike" Bledi Kasmi thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, se faktori i Lëvizjes Socialiste për Integrim është në rënie dhe se synimi i Edi Ramës është që ta përfshijë në domenin e vet të së majtës.

Kasmi: Që me zgjedhjen me zgjedhjen në krye të Shtetit të Ilir Metës, faktori LSI është duke u ulë. Sot, ka pasur një reagim të kryetarit të ri të LSI-së, i cili tha se ne do t'i rikthehemi atij qëndrimi që ka mbajtur Meta që mandatet tona të jenë në dispozicion të opozitës për zgjidhjen e krizës politike.

Ato po e kuptojnë që po u rrëshqet toka nën këmbë dhe Rama po e shfrytëzon këtë moment për ta marrë komplet në domenin e vet pjesën e së majtës. Jo vetëm kaq! Pasi ka mbaruar punë me LSI sot evitoi edhe negociatorët e Bashkimit Evropian. Një lloj arrogance që po e çon në drejtim të paditur atë. Imagjino sot në 2017 të bësh zgjedhje pa opozitën.  Nuk i ka bërë as Ramiz Alia në vitin 1991.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndryshimet klimatike, debulesë te të rriturit dhe fëmijët

Posted: 04 May 2017 01:48 PM PDT

Zgjimi i vonë në mëngjes, debulesa, lodhja, irritimi dhe dhimbja e kokës te fëmijët janë disa nga simptomat e sindromës pranverore e cila prek fëmijët dhe të rriturit gjatë muajve prill dhe maj. Mjeku pediatër Polikron Çelo këshillon që gjatë kësaj kohe të tregohet kujdes me veshjen dhe ushqyerjen e fëmijëve ndërsa paralajmëron se mosndjekja në kohë mund të shkaktojë më shumë risk për prekje nga virozat.

Luhatjet shëndetësore të javëve të fundit që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike njihen në mjekësi edhe si sindroma pranverore e cila sipas mjekut pediatër Polikron Çela jep simptoma të ndryshme dhe prek thuajse të gjitha moshat.

Polikron Çela: Ndihen të lodhur, janë të përgjumur, në mëngjes nuk kanë dëshirë të çohen. Nganjëherë duket sikur kanë ndryshuar edhe karakter, sikur nuk janë ata, bëhen më nevrikë.

Pediatri sqaron se gjatë kësaj periudhe duhet bërë kujdes me veshjen e fëmijëve dhe ushqyerjen e tyre.

Polikron Çela: Këshilla ime është që ashtu siç ndryshojnë për veten veshjen, ashtu ta ndryshojnë dhe për fëmijët. Të mos kemi frikë nga të ftohtit, ti veshim me roba të lehta që mos djersiten. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe ushqimet, Drithrat, makaronat, orizi, perimet, zarzavatet perimet etj.

Mospikasja në kohë e këtyre luhatjeve të shëndetit sipas Çelës mund të çojë deri në përkeqësim të situatës dhe shtim të virozave.

Polikron Çela: Kjo nuk rregullohet me ilaçe, por mund  bëhesh për ilaçe.

Periudha kur kjo sindromë ka më shumë potencial për tu shfaqur është gjatë muajve prill dhe maj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarrfikësit shpëtojnë njerëzit e mbetur në lojën e lartë

Posted: 04 May 2017 01:41 PM PDT

Zjarrfikësit kanë shpëtuar disa njerëz që kishin mbetur në një lartësi të madhe lojën e njohur në formë treni 'roller coaster.'

Sipas raportimit të policisë, aty ishin rreth 19 pasagjerë, të cilët nuk kishin asnjë dëm serioz.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 11.30 në qytetin e Oklahomës.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Politika është shah. Basha i përgjigjet kështu nga çadra

Posted: 04 May 2017 01:39 PM PDT

Kryeministri Edi Rama i tha gjatë ditës liderit të opozitës Lulzim Basha se politika është shah dhe nuk është dam që luhet në poker, por kryedemokrati i është "përgjigjur" nga çadra duke luajtur pikërisht shah.

Ende nuk dihet se cili do të jetë "fituesi" i madh në fund i kësaj beteje politike, por ajo që dihet është se aktualisht po luhet fort.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vajza e Michael Jackson vendos të bëhet aktore

Posted: 04 May 2017 01:28 PM PDT

Vajza e mbretit të popit, Michael Jackson duket se do të bëhet aktore e njohur, pasi ka lajmëruar se do të marrë pjesë në një film.

Kjo është hera e parë që Paris Jackson do të dalë në kinema, në krah të disa artistëve të njohur si David Oyelowo, Charlize Theron dhe Amanda Seyfried.

"Nëse do të vendosnit prioritetet e saj në një listë, ato do të ishin aktrimi, aktivizmi dhe modeling," – ka thënë një burim i afërt për revistën E!

Kompania Amazon Studios ka treguar se nuk ka akoma një titull për këtë film, por supozohet se 19-vjecarja do të ketë një rol interesant.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter