Ora News: “Gazetarët duhen likujduar?! Presidenti çek: Bëra shaka” plus 9 more |
- Gazetarët duhen likujduar?! Presidenti çek: Bëra shaka
- Arrestohet 34-vjeçari, iu gjetën në banesë 63.5 kg marijuanë
- Shtëpia e Bardhë mohon se Trump u tregoi rusëve informacione sekrete
- LSI distancohet nga sulmet ndaj Ademit: Papjekuri e Kryeministrit
- “Ka ardhur një propozim tjetër”, Shehi jep detaje nga takimi Basha-Yee
- Sherr në stadiumin e Vlorës, tifozët thyejnë karriget dhe qëllohen
- SHBA: Qeveria siriane kasaphanë në burgje
- Ja si të zmadhoni hapësirën e një tualeti të vogël
- Sekuestrohen 2.4 ton kokainë në anijen venezueliane
- Tatuazhe në trup për të mos u rrëmbyer si skllave seksi
| Gazetarët duhen likujduar?! Presidenti çek: Bëra shaka Posted: 15 May 2017 11:36 PM PDT Zyra e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, tha se deklarata e tij e fundit për gazetarët ishte shaka dhe se politikanët dhe gazetarët nuk e kanë kuptuar. Të dielën, para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë, Zeman komentoi praninë e gazetarëve dhe tha se ata duhet të "likuidohen". "Janë shumë gazetarë. Duhet të likuidohen", u shpreh Zeman, ndërsa Putin tha se mjafton që ata të reduktohen. Biseda e tyre është kapur nga një mikrofon televiziv dhe është postuar në mediat sociale. Ajo ka shkaktuar reagime të shumta; mes tjerash, kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, postoi në Twitter një mesazh në lidhje me numrin e gazetarëve që u vranë ose sulmuan në Rusi në vitet e fundit. Ligjvënësi i Parlamentit Europian, Pavel Telicka, tha se incidenti është dëshmi se Zeman nuk e meriton të fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kur Zeman ka bërë betimin e presidentit në vitin 2013, në ditën e parë në zyrë ka sulmuar mediat, duke thënë se disa prej tyre e kanë "trurin të shpëlarë" dhe se manipulojnë me opinionin publik. Që atëherë, ai ka vazhduar me komente kritike./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohet 34-vjeçari, iu gjetën në banesë 63.5 kg marijuanë Posted: 15 May 2017 11:29 PM PDT Një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në Shkodër. Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar "Jeran", ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç. "Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuana" informon policia. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shtëpia e Bardhë mohon se Trump u tregoi rusëve informacione sekrete Posted: 15 May 2017 11:21 PM PDT Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump mohuan njoftimet e mediave se presidenti zbuloi informacione tepër sekrete kur ishte duke biseduar me zyrtarët rusë në Zyrën Ovale. Njoftimi i raportuar fillimisht nga gazeta Washington Post, “është i rremë”, u tha zoti McMaster gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbrëma. “Asnjëherë nuk u diskutua për burime apo metoda zbulimi dhe presidenti nuk foli për ndonjë operacion ushtarak që nuk ishte i njohur publikisht,” shtoi ai. “Unë isha vetë atje dhe asgjë e tillë nuk ndodhi”, përfundoi gjeneral McMaster, para se të hynte përsëri në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Tillerson mbështet gjeneralin McMasters Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, i cili tha se ishte gjithashtu i pranishëm në takimin e 10 majit me ministrin e jashtëm dhe ambasadorin rus, mbështeti përshkrimin që zoti McMaster u bëri bisedimeve. Ai tha në një deklaratë se “u diskutua një gamë e gjerë temash, ndër të cilat ishin përpjekjet e përbashkëta dhe kërcënimet përsa i përket luftës kundër terrorizmit”. Disa media amerikane njoftuan se presidenti, në takimin e Zyrës Ovale, zbuloi informacione që shihen si tepër sekrete. Sipas njoftimeve të gazetave Washington Post, New York Times dhe mediave të tjera, informacioni i nxjerrë nga zoti Trump mund të vinte në rrezik një burim zbulimi me rëndësi të madhe lidhur me grupin Shteti Islamik si dhe mënyrën me të cilën ishte siguruar ai informacion. Në SHBA, presidenti ka kompetencën të deklasifikojë pothuajse çdo informacion, prandaj ajo që bëri zoti Trump nuk duket të jetë diçka e paligjshme. Por zyrtarët e zbulimit, të cituar nga gazetat, shprehën shqetësimin se informacioni, i siguruar nga një qeveri partnere me SHBA, mund të dëmtojë disa marrëdhënie të rëndësishme. Agjencia Qendrore e Zbulimit dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare, të kontaktuara nga Zëri i Amerikës, nuk pranuan të bëjnë komente. Alarm nga selia e Kongresit Sipas gazetës Washington Post, në takimin me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Ambasadorin Sergej Kislyak, Presidenti Trump me sa duket po lëvdohej rreth informacioneve të brendshme që kishte për një kërcënim të afërt me të cilin përballet aviacioni. Informacioni, i cili shihej si tepër sensitiv, nuk ishte ndarë madje as brenda qeverisë amerikane dhe as me aleatët e SHBA, sipas gazetës New York Times. Njoftimet u bënë menjëherë shkak për alarm mes ligjvënësve të të dyja partive në selinë e Kongresit. “Jam i tronditur nga njoftimet se Presidenti Trump u zbuloi informacione të klasifikuara diplomatëve rusë javën e shkuar. Kjo sigurisht ngre pyetje nëse Presidenti i njeh implikimet serioze që ka nxjerrja e një informacioni të tillë të ndjeshëm përpara një kundërshtari”, tha ligjvënësi Eliot Engel, numri dy i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme. “Do të takohem këtë javë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare McMaster në një sesion të klasifikuar dhe do të kërkoj përgjigje për atë që u zbulua dhe si mund ta ketë dëmtuar kjo sigurinë kombëtare amerikane,” tha ligjvënësi. "E pafalshme" Nënkryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokrati Mark Warner, tha në Twitter se “vënia në rrezik e burimeve dhe metodave është e pafalshme, veçanërisht me rusët”. Komentet e zotit Trump, nëse janë të vërteta, janë një “shuplakë në fytyrë” për komunitetin amerikan të zbulimit, shtoi senatori Warner. “Shtëpia e Bardhë duhet të bëjë diçka shpejt për ta vënë veten nën kontroll dhe rregull”, u tha gazetarëve kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, republikani Bob Corker. “Është e kuptueshme se ata janë tani në një spirale që shkon në rënie, prandaj duhet të gjejnë mënyrat për të riparuar atë që po ndodh,” tha senatori. Njoftimet e medias vijnë në një kohë që Shtëpia e Bardhë mbetet e përfshirë në polemika për shkak të shkarkimit javën e kaluar nga presidenti të drejtorit të FBI-së, James Comey. Shkarkimi ndodhi një ditë para takimit me rusët në Zyrën Ovale. FBI heton rreth lidhjeve me Rusinë Byroja Federale e Hetimeve po heton rreth lidhjeve të dyshuara midis ekipit të fushatës presidenciale të zotit Trump dhe Rusisë. Në një deklaratë të përbashkët, demokratët kryesorë në Komisionin e Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare si dhe në Komisionin Juridik të Dhomës, Elijah Cumming dhe John Conyers, kërkuan publikimin e çdo regjistrimi audio të takimit të zotit Trump me rusët javën e kaluar. “Pas një jave të pashembullt, në të cilën shumë njerëz mendonin se ishte e pamundur që Presidenti Trump të tregohej më i papërgjegjshëm se aq, tani ai mund të ketë rënë në një nivel edhe më të rrezikshëm," thuhej në deklaratë. /VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| LSI distancohet nga sulmet ndaj Ademit: Papjekuri e Kryeministrit Posted: 15 May 2017 11:12 PM PDT Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, analizon situatën politike. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin "Debati në Channel One", Luan Rama ka analizuar situatën politike në vend. Ai ka hedhur akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama, mbështet paketën McAllister për zgjidhjen e krizës politike, i ka cilësuar mungesë maturie sulmet ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi, e ka cilësuar skandal faktin që ushtria është 6 muaj pa shef shtabi, e cilëson Ramën përgjegjësin numër një për fenomenin kanabis dhe është i bindur që Petrit Vasili do jetë Kryeminsitri i ri i vendit. Kriza politike- E shoh të dosmoshme pjesmarrjen e opozitës në zgjedhje. Palët nuk duhet të qëndrojnë në ekstreme por të afrohen në qendër. Askush nuk duhet ta quajë veten të humbur. Ajo që humbet në këto moment është vetëm Shqipëria. Të dy palët duhet të afrojnë kompromisin dhe paketa McAllister është zgjidhja. PD- Kauza për zgjedhje të lira është një kauzë e drejtë e PD-së, të cilën ajo realisht e fitoi. E fitoi edhe për shkak se PS nuk ofroi dialog. PD fitoi në realitet, edhe pse në historinë e saj kjo parti nuk ka patur raporte të drejta me zgjedhjet. Por megjithatë çadra nuk është fenomen që duhet të shkojë në ekstrem. Ushtria- Jemi në një situatë absurde ku institucionet e shtetit janë në ngërç dhe ne bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Janë disa institucione që janë në limit ose kanë kaluar afatet për zgjedhjen e titullarëve. Jemi në kufijtë e një skandali. Kemi 6 muaj pa Shef Shtabi. Pra, ushtria jonë anëtare e NATO-s është pa komadant dhe sa skandaloze është kjo situatë kur në shtator kemi Samitin e NATO-s. Kryeministri- Edi Rama është është Kryeminisër interesant dhe i çuditshëm. Ka 4 vjet që thotë fajin e ka Berisha. Unë dua të deklaroj se distancohem nga sulmet e Ramës ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Admi. Madje këtë e ka bërë disa herë. Unë e shikoj si shenje e papjekurisë së Ramës. Kanabisi-Masivizimi i kanabisit është një nga problemet komnbëtare më të rënda. Nuk ka patur kordinim shtetëror për ta luftuar këtë fenomen. Por më habit fakti se të gjithë këtë situatë ia veshin policisë. Ka një ligj që kryeministri Rama e ka shkelur në këto 4 vjet lidhur me luftën ndaj drogës. Ai e ka detyrim kushtetues që çdo 30 mars duhet të raportojë në Kuvend për punën që kanë bërë institucionet e shtetit në luftën ndaj kanabisit. Nuk e ka bërë asnjëherë në këto 4 vjet. Atëherë e shikoni sesi faji nis nga Kryeministri. Policia- Megjithatë edhe pse mendoj se lidhur me fenomenin e kanabisit nuk e ka fajin vetëm policia por e gjithë kjo nuk bëhet pa patur mbështetjen e policisë. Është gënjeshtër e madhe kur policia thotë sekuestruam kaq milionë euro. Policia nuk sekuestron. Janë gjykatat që e bëjnë këtë. PS- Erion Braçe është ndër të paktët socialistë që ka në PS. LSI- Kemi një situatë vërtetë absurde. Por unë besoj se mes çadrës së PD dhe antiçadrës së PS, qendron LSI. Ne kemi një raport krejt tjetër me qytetarët dhe pa LSI situata politike do ishte edhe më e rëndë. Jam plotësisht i bindur se LSI do jetë forcë e parë në këto zgjdhje dhe Petrit Vasili do jetë Kryeministri i ri i vendit. Lexo më shumë Ademi: Rama tallet me shkodranët, nuk ka mbajtur asnjë premtim Rama: Voltana ngriti çadrën për të penguar takimin elektoral të PS-së Çadra në Shkodër, Ademi i thotë Ramës: Mos provoko Shkodra ngre çadër. Rama shkon pasdite. Përplasen bashki-polici /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Ka ardhur një propozim tjetër”, Shehi jep detaje nga takimi Basha-Yee Posted: 15 May 2017 02:40 PM PDT Kreu i LZHK Dashamir Shehi, i pranishëm në takimin mes Bashës dhe zyrtarit amerikan, tregoi detaje të këtij takimi. Shehi tha se takimi ishte shumë i rëndësishëm për atmosferën që solli dhe shumë pozitiv, pasi la një derë të hapur për zgjidhjen e krizës. Ai tha se deri nesër, Basha do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin e Yee. Shehi ishte sot i ftuar ne emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus "Yee është personazhi më i rëndësishëm, është më inçiziv, për sa u përket vendimeve. Ajo që diskutoi sot dhe fryma e negocimit, më bën që të kem një farë optimizmi. Ai la një derë të hapur, sado të vogël, për shkak të kohës. Por e rëndësishme është është fryma, besimi reciprok që krijoi mes dy palëve. Lidhi një urë që mund të ecin ide dhe njerëz dhe ndaj unë e quaj pozitive. Nga pala tjetër ka ardhur një propozim tjetër që si fillim Basha duhet ta shohë dhe ta vlerësojë dhe pastaj të merret edhe një vendim. Besoj se deri nesër, e shumta deri në pasnesër do të jepet vendimi për të pranuar ose jo propozimin e Yee. U diskutua nëse jemi dakord që t'i jepet roli i negociatorit SHBA dhe për ne kjo është shumë e pranueshme. Por, duhet thënë se ne nuk mund të pranojmë zgjedhje me këto kushte që janë sot. Ne do të rezistojmë. Sepse populli e tregoi dhe ndërkombëtarët e panë, me protestën ku u mblodhën mijëra njerëz në shesh", tha Shehi. /dritare.net Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sherr në stadiumin e Vlorës, tifozët thyejnë karriget dhe qëllohen Posted: 15 May 2017 02:04 PM PDT Nuk ka kaluar pa incidente takimi në Vlore mes Flamurtarit dhe Partizanit. Tifozeritë e te dyja skuadrave jane perplasur duken qëlluar me sende të forta ndaj njeri-tjetrit, ndërsa në një moment të caktuar është ndërprerë edhe takimi,me gjyqtarin kryesor që ka kërkuar ndërhyrjen e dy kapitenëve për të qetësuar situatën e krijuar. Shishe uji dhe gure janë hedhur nga te dyja krahët,ndërkohë që në një moment tifozët e Partizanit kanë shkulur edhe të gjithe stolat e tribunës ku ndodheshin,duke i hedhur ato drejt fushës Policia ka qenë e shumtë në numër,ndërsa pas ndërprejes për disa minuta të takimit,ndërhyrja dhe prania e tyre pranë tifozeve të Partizanit ka qetësuar disi situatën, megjithatë sharjet nuk kanë munguar gjatë gjithë ndeshjes. Tifozet e Partizanit janë larguar nga ambientet e stadiumit rreth 45 minuta pas përfundimit të ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie, duke u vendosur në tre autobusë që i kishin sjellë nga Tirana. Edhe gjatë daljes nuk kanë munguar sharjet, apo duke qëlluar me sende të forta. Autobusët janë shoqëruar nën masa të rrepta nga policia deri ne dalje të Vlorës,ndërkohe që një fishekzjarr është hedhur pranë tyre në momentin e daljes nga ambientet e stadiumit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| SHBA: Qeveria siriane kasaphanë në burgje Posted: 15 May 2017 01:52 PM PDT Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për vrasje masive të mijëra të të burgosurve dhe djegie të kuformave në një krematorium të madh jashtë kryeqytetit. Departamenti i Shtetit tha se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak Sajdnaja, rreth 45 minuta larg Damaskut. Departamenti publikoi fotografi që tregojnë, siç thuhet, një ndërtesë në kompleksin e burgut, e cila është përshtatur si krematorium. "Besojmë se ndërtimi i një krematoriumi është përpjekje për të mbuluar shkallën e vrasjeve masive që ndodhin në burgun Sajdnaja”, tha Stuart Jones, diplomat i lartë i SHBA-së për Lindjen e Mesme. Jones, i cili paraqiti fotografitë satelitore, tha se Qeveria e Assadit “është zhytur në një nivel të ri të shthurjes”, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit. Jones u bëri thirrje dy vendeve të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Siri për të krijuar një armëpushim të besueshëm dhe për të nisur bisedimet politike. /Rel/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ja si të zmadhoni hapësirën e një tualeti të vogël Posted: 15 May 2017 01:45 PM PDT Të gjithë deshirojnë që të ketë hapësirë në tualet, por zmadhimi i saj nëpërmjet disa metrave katrorë nuk është gjithnjë zgjidhje. Ekzistojnë disa mënyra nga teknika e dizajnimit që tregojnë se si një tualet i vogël mund të duket i madh. ![]() Përdorimi i ngjyrave të lehta në mure ka tendencë të japë iluzionin e hapësirës. Shmangni përdorimin e ngjyrave të forta përvec se në pajisje, peshqirë apo dekorime. ![]() Hiqni dorë nga perdet apo dyert e dushit duke i zëvendësuar me xham të pastër. Do të hapë zonën e dushit dhe do ti japë tualetit pamjen e hapësirës më të madhe. ![]() Shfrytëzoni hapësirën duke krijuar një dollap poshtë lavamanit, që të keni mundësi që të vendosni pajisjet tuaja pa shkaktuar rrëmujë. ![]() Nëse tualeti nuk ka dritë natyrale, provoni ndricim të madh por duke i vendosur llambat në anët e murit dhe jo në tavan. ![]() Nëse drita natyrale ekziston, atëherë provoni dritare të mëdha që të ketë ndricim nga dielli. ![]() Përdorni aksesorë të ndritshëm si një medaljon me shumë drita që i jep ngjyrë tualetit.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sekuestrohen 2.4 ton kokainë në anijen venezueliane Posted: 15 May 2017 01:26 PM PDT Policia Kombëtare e Spanjës ka sekuestruar një sasi prej 2.4 ton kokainë në një anije peshkimi venezueliane. Ministria e Brendshme e Spanjës tha se shtatë persona u arrestuan në një operacion javën e kaluar në bashkëpunim me Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës, policinë britanike dhe portugeze, shkruan euronews. Më 4 maj, kjo anije venezueliane u lokalizua në ujërat e Atlantikut dhe u pikas nga anëtarë të Grupit të operacioneve speciale (Geos) të policisë. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit me kombësi venezueliane u arrestuan dhe u konfiskua gjithashtu një pistoletë. Gjithashtu një tjetër sasie prej 5.5 ton kokaine u kap në brigjet e Ekuadorit dhe kishte destinacion Spanjën, duke arrestuar 20 persona. Vlera e drogës kap shifren e 250 milionë dollarë.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tatuazhe në trup për të mos u rrëmbyer si skllave seksi Posted: 15 May 2017 01:24 PM PDT Gratë e fisit 'Tharu' kanë deformuar trupin e tyre me tatuazhe në mënyrë që të mos rrëmbehen si skllave seksi. Ligji i popullit të tyre ka qenë se vajzat e bukura duhet të bënin piktura të ndryshme pasi mbretërit nuk i preferonin. Fotografi Omar Reda ka treguar rreth tyre pasi vizitoi qytetin Chitwan dhe pyeti shumë gra për tatuazhet që në kohë të hershme. "Për të ndaluar abuzimet, trendi filloi që vajzat të deformonin veten e tyre dhe të dukeshin të shëmtuara në sytë e meshkujve të mbretërisë," – tha ai për Dailymail.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |













