Ora News: “Fibank ka caktuar Citigroup Global Markets Limited si këshillues financiar për mundësitë strategjike për rritje” plus 9 more |
- Fibank ka caktuar Citigroup Global Markets Limited si këshillues financiar për mundësitë strategjike për rritje
- Gjylameti: Qeveria e re do zgjasë 4 vite. Bogdani: S’ka më monizëm
- Trump: Shkarkimi i Comeyn i pashmangshëm, futi FBI në amulli
- Një ekspozitë për makinat luksoze ‘Bugatti’
- Peshkatarët shqiptarë i vijnë hakut peshkut vrasës ‘jugosllav’
- Meta: Dorëhiqem si President nëse i shërben zgjidhjes së krizës
- Gjylameti: S’ka më negociata me PD-në, 18 qershori i takon shqiptarëve
- Alban Skënderaj ‘ndez’ Prishtinën me 1 qershor, i ftuar special violinisti i njohur
- Klosi zbulon kush kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Kavajë
- Motoçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës, dy të plagosurit
| Posted: 11 May 2017 11:40 PM PDT First Investment Bank AD, Bullgaria ne vazhden e rishikimit te strategjise se saj, arriti marrveshjen me Citigroup Global Markets Limited per partneritet ne lidhje me: * Mundesite per perthithjen e partnereve strategjike dhe/ose zgjerim * Terheqjen e investitoreve te rinj * Shtesa te reja ne kapital per te mbeshtetur rritjen/zgjerimin e metejshem te bankes Secili nga opsionet e mesiperme eshte ne mbeshtetje te strategjise afatgjate te bankes, e cila eshte perqendruar ne zhvillimin e metejshem te produkteve per individe si edhe sektorit te biznesit te vogel e te mesem ne rajonin e Ballkanit. Fibank ka arritur marreveshjen qe Citigroup Global Markets Limited te jete keshillues financiar. Ne kete vazhde, Keshillit Drejtues te Bankes i eshte bashkuar Z. Nedelcho Nedelchev, nje financier me experience jo vetem ne Bullgari, por dhe nderkombetare. Z. Nedelchev do te kete funkionin e Drejtorit Ekzekutiv te bankes. Ai do te kete rolin kryesor per te diskutuar mbi mundesite strategjike gjate projektit me Citigroup Global Markets Limited. Z. Nedelchev eshte nje njohes i mire i aktivitetit te First Investment Bank dhe ka manaxhuar projektin per blerjen e Unionbank EAD ne vitin 2014 ne Bullgari deri ne bashkimin e plote me Fibank. Struktura drejtuese e bankes eshte ne perputhje me strategjine per konsolidimin e pozitave te saj ne tregjet lokale dhe nderkombetare, aktualisht ne Shqiperi, Maqedoni dhe Qipro. Fibank Bullgaria eshte zoteruese 100% e Fibank Albania. Fibank Albania eshte nje nder bankat me ritmet e rritjes me te larta ne sistemin banker ne Shqiperi. Te gjithe treguesit e ecurise se bankes jane permiresuar vazhdimisht ne te gjitha aspektet, perfitueshmeri, huadhenie dhe depozitat nga klientet. Rezultatet pozitive kane ardhur si pasoje e perpjekjeve ne rritje dhe dedikimit ne ofrimin e sherbimeve dhe produkteve inovative. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjylameti: Qeveria e re do zgjasë 4 vite. Bogdani: S’ka më monizëm Posted: 11 May 2017 01:51 PM PDT Deputetja e Partisë Socialiste, Blerin Gjylameti ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se qeveria e re e dalë nga zgjedhjet pa opozitën do të zgjasë 4 vite, por deputeti demokrat Gert Bogdani thotë se kryeministrin Rama nuk do ta lërë njeri ta kthejë këtë vend në monizëm. Pjesë nga biseda: Gjylameti: Nuk ka dyshim që kjo qeveri që do të dali të mos jetë për 4 vite. Jemi në një demokraci. Çdo parti vendos nëse ka një ofertë për të shkuar tek votuesit. Këta kanë menduar që nuk kanë gjë për të shkuar tek votuesit. Ne kemi menduar që në këto 4 vite kemi bërë mjaftueshëm gjëra për të dhënë llogari. Shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika e bllokimit. Bogdani: Jo 4 vjet, po i bëri vetëm 40. Shqiptarët e kanë provuar monizmin në kurriz dhe e panë çfarë ishte. Në monizëm është rritur, në mentalitetin e monizmit është shkolluar. Në 18 qershor nuk ka për ta lënë njeri që ta bëj monizëm prapë këtë vend. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump: Shkarkimi i Comeyn i pashmangshëm, futi FBI në amulli Posted: 11 May 2017 01:39 PM PDT Gjatë një interviste në rrjetin televiziv NBC, presidenti Donald Trump tha se do ta kishte shkarkuar shefin e FBI-së James Comey edhe në qoftë se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk do t'ia kishin rekomanduar, duke thënë se ai donte të dukej. "Ai do që të bjerë në sy. Është pompoz. kërkon të duket. FBI-ja ka qenë e përfshirë në amulli prej tij", i tha zoti Trump rrjetit televiziv në intervistën e tij të parë që prej shkarkimit të papritur ditën e martë të zotit Comey. Ish kreu i FBI-së po drejtonte një hetim mbi lidhjet mes zyrtarëve të fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe zyrtarëve rusë, së bashku me ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhje e vitit të kaluar. “Do ta pushoja vetë Comey-n” tha Trump. “Do ta kisha pushuar pavarësisht pavarësisht nga rekomandimi i zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein”. Të enjten Shtëpia e Bardhë mbrojti sërish mënyrën se si e shkarkoi drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit, në një periudhë kur po hetohen lidhjet e njerëzve të fushatës zgjedhore të presidentit dhe zyrtarëve rusë. Marrëdhënia e ndërlikuar e Presidentit Trump me ish-drejtorin e FBI-së Shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey nga Presidenti Donald Trump ishte pika kulmore e një marrëdhënieje të vështirë njëvjeçare mes tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo i hedh një vështrim zhvillimeve të muajve të fundit. Trump: "Oh, and there's James. He's become more famous than me." Edhe në momentet më të mira, për Donald Trumpin ishte një marrëdhënie e dyfishtë dashuri-urrejtje. Armiqësia e presidentit me drejtorin e FBI-së, James Comey filloi gjatë fushatës … kur zoti Comey nuk pranoi të ngrinte akuza kundër rivales së zotit Trump, Hillary Clinton, për përdorimin e një serveri privat emailesh, kur ishte Sekretare Shteti. "Nuk kemi prova që të mund të mbështesnin ngritjen e akuzave". Kandidati i atëhershëm Trump u indinjua, duke argumentuar se zonja Clinton duhet të ishte futur në burg për emailet. Por qëndrimi i zotit Trump ndryshoi vetëm 11 ditë para zgjedhjeve, kur zoti Comey njoftoi se FBI-ja po analizonte një grup tjetër emailesh të zonjës Clinton, një deklaratë që shumë demokratë thonë se kontribuoi në fitoren e zotit Trump. "E respektoj faktin që drejtori Comey arriti të bënte një kthesë pas veprimit të tij të mëparshëm. E respektoj këtë jashtë mase". "Ai e rifitoi reputacionin e tij, e rifitoi." "FBI-ja po bën punë të mirë." Por kur mori detyrën, toni i tij ndryshoi përsëri. Veçanërisht pasi zoti Comey konfirmoi se po drejtonte një hetim për të zbuluar nëse zyrtarët e fushatës së zotit Trump kishin bashkëpunuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhje. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se shkarkimi i zotit Comey nuk ka të bëjë fare me hetimin. Ata përmendin një letër të Departamentit të Drejtësisë, ku kritikohet mënyra se si e trajtoi ai çështjen e emaileve të zonjës Clinton. Por shumë ligjvënës nuk e besojnë këtë arsyetim, duke shtruar pyetjen se pse Presidenti Trump do ta shkarkonte zotin Comey për të njëjtat veprime që më parë i kishte përshëndetur. "Pyetja e parë së cilës duhet t'i përgjigjet administrata është: 'pse tani?'", thotë senatori demokrat, Chuck Schumer. Por zoti Trump nuk është penduar. I pyetur dje se pse e shkarkoi zotin Comey, ai u përgjigj. “Sepse nuk po bënte punë të mirë. Është e thjeshtë. Nuk po bënte punë të mirë"./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Një ekspozitë për makinat luksoze ‘Bugatti’ Posted: 11 May 2017 01:39 PM PDT Kompania e makinave luksoze Bugatti ka hapur ekspozitën më të madhe në Dubai për ti reklamuar të gjitha llojet që kanë dalë në treg së fundmi. Ekspozita ka një hapësirë prej 240 metrash , në të cilën janë rreth 15 llojë të këtyre makinave. Qëllimi i saj është që ti shërbejë klientëve në Lindjen e Mesme, pasi aty qëndrojnë blerësit më të mëdhenj. Që në momentin kur u bë hapja e madhe, u porositën menjëherë 30 Bugatti Chiron.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Peshkatarët shqiptarë i vijnë hakut peshkut vrasës ‘jugosllav’ Posted: 11 May 2017 01:35 PM PDT Në shkurt 1985, kur peshkatari Kamber Kapica hodhi rrjetën e tij mes pllakave lundruese të akullit në Liqen të Fierzës, i zuri syri dy a tre peshq të panjohur sa pëllëmba e dorës. Kurreshtar, Kapica ia tregoi atë një studenti biologjie që punonte aty pranë në Kukës, i cili e identifikoi si Styzostedion lucioperca ose, siç njihet tani në atë zonë, luçiperka. Studenti i tha Kapicës se peshku sipas gjasave kishte ardhur nëpërmjet Drinit të Bardhë nga Jugosllavia, ndoshta përmes një rrjedhjeje rezervuari në Kosovë. Shumë pak ose asgjë s'hynte në Shqipëri gjatë regjimit të Enver Hoxhës dhe për pasojë vendasit e quajtën mes tyre "peshku jugosllav". Pak vite më vonë, luçiperka u përhap në të gjithë liqenin, i pari pre tre të tillëve të krijuar nga digat mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë për hidrocentrale. Pushtimi kërcënonte speciet vendëse të peshkut si gjuca. Sipas Arben Çinarit, kryetarit të shoqatës së manaxhimit të peshkimit në Shkodër, luçiperka prej Fierzës depërtoi në liqenin e Komanit, të dytin në kaskadë përmes digës në vitet nëntëdhjetë. Gjatë përmbytjeve të vitit 2010 në Shqipëri, vendi hapi dyert dytësore të digës së dytë dhe një numër peshqish rrëshqitën në liqenin e Vaut të Dejës. Disa prej tyre janë kapur edhe më poshtë rrjedhës së Drinit. "Jemi të shqetësuar. Nuk i dimë efektet, por dimë se është një peshk i pamëshirshëm," thotë Çinari. Në një studim mbi luçiperkën të 1989-ën, dy vjet para rrëzimit të regjimit komunist, biologu shqiptar Shaban Memia, studenti që e identifikoi atë fillimisht, vëren se gjatë peshkimit të zakonshëm ata arrinin të gjenin deri në 20 gjuca në stomakun e një luçiperke të vetme. "Është peshk që ka nevojë të hajë shtatë kile peshk tjetër për të fituar një kile peshë vetë," shkruan Memia. Këto të dhëna theksojnë natyrën e tij grabitqare dhe kërcënimin që përbën për speciet vendase. Nga hiç, në ato kohë, luçiperka arriti të zinte një të pestën e të gjithë peshkut të kapur në Fierzë. Nga fundi i tetëdhjetave, biologët kishin frikë se luçiperka do të kërcënonte ekosistemin dhe do të pakësonte shpejt popullsinë e gjucës, e cila shfrytëzohej për fabrikat e konservave përgjatë bregdetit shqiptar. Luçiperka është specie e ujërave të ëmbla dhe të përzjera të Euroazisë perëndimore. Ka trup të gjatë dhe kurriz me gjemba. Spase Shumka, studiuesi kryesor i peshqve invazivë së fundmi në Shqipëri, beson se luçiperka qe dërguar në Jugosllavi në vitet 1950 për të populluar rezervuarët. "Tashmë është vendosur dhe në Neretva," lumin kryesor të Bosnjës, thotë Shumka. Biologët janë përpjekur të kuptojnë ndikimin e saj në mjedis. "Nëse ka ardhur në Shqipëri, atëherë gjynah," thotë Predrag Simonoviçi, një iktiolog nga Beogradi që së fundmi ka kryer një studim rajonal mbi speciet e huaja të peshqve në gadishullin ballkanik. "S'e heq dot qafe, për sa kohë nuk do përdorësh mjete drastike, si rotenone apo peshqvrasës të tjerë," shton ai. Kanibali Transferimi i peshqve të ujërave të ëmbël nga një masë ujore në tjetrën është pothuajse aq i vjetër sa edhe qytetërimi. Legjinarët romakë përhapën krapin e zakonshëm nëpër Europë dhe murgjit mesjetarë furnizuan liqenet e tyre me rasat nga ujëra të tjera. Por kjo praktikë mori hov me industrializimin e Perëndimit në shekullin XIX kur ndërtoheshin ferma peshku për të përmirësuar bazën ushqimore dhe peshkimi amator u bë sport popullor mes klasave të reja të pasura. Në vende pa dalje në det, si Çekosllovakia apo Hungaria, u ndërtuan biznese të konsiderueshme me kultivimin e peshqve të ujërave të ëmbla. Por jo sa të haheshin me Kinën, biznesi akuakulturor i së cilës përbën gjysmën e shitjeve dhe 60 për qind të peshkut të transportuar në botë. Nga fundi i viteve pesëdhjetë, ndërsa Shqipëria po kthehej në shok të ngushtë të Kinës në Europë, ajo filloi të marrë specie të familjes së krapit nga Lumi Amur, të cilin Kina ndan me Bashkimin Sovjetik. Pas shkëputjes nga Kina në fillim të viteve shtatëdhjetë, peshqit kinezë u zëvendësuan me blerje nga Hungaria, por këto futje qenë rreptësisht të kontrolluara. E paftuar, luçiperka gjithsesi arriti të depërtojë. Luçiperka e pati nisur marshimin e vet perëndimor dhe jugor shumë më herët. Nga lumenjtë në pjesën Euroaziatike të Rusisë, ajo u soll në Europën Perëndimore vonë në shekullin XIX. Nga viti 1860 ajo u soll në Gjermani dhe Hollandë, nga fundi i viteve 1880 pati mbërritur në Liqenin Anesi në jug të Francës. Më 1890, një lord britanik e mori atë në lindje të Anglisë për peshkim sportiv. Pasi hyri në Jugosllavi në vitet pesëdhjetë, gjatë luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, gjeti mënyrën për t'i shpëtuar fermave të peshkut të ndodhura përreth lumit ikonë të Bosnjës, Neretvës. Ujërat që derdhen në Adriatik "kanë shkallë të lartë endemizmi të peshqve," thotë Simonoviçi. Të fusësh specie aliene si luçiperka është "çmenduri e spikatur që lejohet pa vrarë mendjen për humbjen apo kompromentimin e atij endemizmi." Luçiperka nuk është shqetësim vetëm për biologët shqiptarë dhe ballkanikë. Më 2008 ajo u konsiderua një nga dhjetë speciet më invazive në Britani, ku autoritetet po përpiqen ta shfarosin. Spanja ka filluar të ndëshkojë çdo transferim të saj nga rezervuarët aktualë të izoluar në ujëra të tjera të ëmbla që prej 2010-ës. Ka histori që tregojnë se si, kur ky peshk u hodh në një liqen në Anadoll për të prodhuar fileto për eksport, ai shpejt shfarosi të gjithë krapin dhe pakësoi dhe popullsinë e vet, duke i detyruar fabrikat e filetimit të mbyllen. "Kur luçiperka nuk ka asgjë tjetër të hajë, han veten," thotë Arben Palushi, një specialist peshku në Kukës. "Është kanibal!" Por çfarë shijeje!!! Në Drin, luçiperka u mbivendos në majë të zinxhirit ushqimor me egërsi. I eci për disa arësye, përfshirë faktin se përshtatet mirë në ujëra me rrjedhje të ngadaltë apo të turbullta, sipas Palushit. Por edhe luçiperka e ka pikën e vet të dobët. Mishin e bollshëm dhe të butë e ka me pak hala dhe shumë shije, dhe shkon shumë për fileto. Mënyra kryesore për ta gatuar është zgara. Shumka e ka ngrënë atë pranë Podgoricës, e shijoi nga Liqeni Dorjan të Maqedonisë dhe festoi mbi të në Republikën Çeke. "Nuk mund ta marrësh me mend se sa mirë shkon e skuqur lehtë me pak uthull japoneze," më tha mua një ditë në një lokal në Tiranë duke rikujtuar një recetë personale. Luçiperka është një produkt i rëndësishëm për restorantet e Kosovës që shërbejnë për zyrtarët ndërkombëtarë dhe është bërë preja e parapëlqyer e peshkatarëve të anës shqiptare të kufirit, në zonës e Kukësit. Me rënien e komunizmit kërkesa nga industria shtetërore e peshkimit dhe fabrikat e peshkut për gjucën ra. Por biznesmenët vendës gjetën tregje të reja për shfarosësin e saj. "Në ato kohë luçiperka shitej me ton çdo vit në tregjet italiane dhe zvicerane nga tregtarë të rinj që e çuan në tregjet me shumicë të peshkut në Milano," tregon Palushi. Ndërmarrjet vendëse të peshkimit i lanë vendin një armate peshkatarësh të pavarur me pak respekt për rregullat. Në Kukës ata kanë eksperimentuar me dinamit që vonë nga vitet 1980, pasi vidhnin eksplozivë nga minierat aty pranë. Pastaj filluan të kthenin nitratet e bujqësisë në eksplozivë në shishe plastike. "Për natë ka nga një shpërthim" në liqen të Fierzës, thotë Palushi, i cili ishte drejtor i rajonit për mjedisin deri në vitin 2013. "Vjet numërova më shumë se 500." Dhe përveç dinamitit, u shfaq një mënyrë më efektive dhe spektakolare për shfarosje. Peshkatarët marrin një gjenerator elektrik dhe fusin dy telat në ujë, gjë që vret apo trullos të gjithë peshqit mes telave. E për pasojë, jo vetëm gjuca por edhe grabitqari i paftuar janë nën kërcënim. Sasia e zënë e luçiperkës ka rënë ndjeshëm. Ditët kur peshkatari mund të zinte dhjetë kile e më shumë janë harruar, thotë Palushi. /Birn/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Meta: Dorëhiqem si President nëse i shërben zgjidhjes së krizës Posted: 11 May 2017 01:29 PM PDT Ilir Meta mbetet i vendosur për të ofruar gjithçka që do mund ti jepte fund krizës politike. I ftuar në emisionin "Top Story" të gazetarit Sokol Balla, Meta deklaroi se ishte i gatshëm të ofronte dhe dorëheqjen si President nëse kjo do ti shërbente tejkalimit të kësaj situate. Sokol Balla: Ju ndoshta nuk e keni krijuar këtë iluzion, por krijuat iluzionin tjetër kur deklaruat pas darkës së famshme tek Pazari i Ri, që LSI nuk do të futej në zgjedhje nëse PD nuk do të futej. Ilir Meta: Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t'i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s'e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë? Për zotin Meta, mbatja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap pas për Shqipërinë, pavarësisht se çfarë thonë në Bruksel. Ilir Meta: Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thonë nesër në Bruksel, apo Uashington. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjylameti: S’ka më negociata me PD-në, 18 qershori i takon shqiptarëve Posted: 11 May 2017 01:24 PM PDT Deputetja e Partisë Socialiste, Blerin Gjylameti ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se data 7 maj ishte afati i fundit për negociata me Partinë Demokratike dhe se tani Partia Socialiste është e angazhuar në fushatë. Gjylameti: Data e fundit që i kishim lënë afat zt.Basha për të reflektuar apo për të pranuar çfarë kushtesh kishim vendosur në tavolinën e negociatave, ishte data 7 maj. Më datë 8 maj ne deklaruam se nuk prisnim më dhe ka filluar procesi. Ne jemi në zyra elektorale. Ne kemi ditë që jemi në fushatë elektorale. Data 18 qershor nuk është një datë çfarë duhet të negociojmë me Partinë Demokratike. Data 18 qershor i takon njerëzve, nuk i takon partive. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Alban Skënderaj ‘ndez’ Prishtinën me 1 qershor, i ftuar special violinisti i njohur Posted: 11 May 2017 01:12 PM PDT Këngëtari i njohur Alban Skënderaj do të sjellë një koncert të madh në Prishtinë, ku do të jetë i ftuar special artisti Olen Cesari. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram ku njofton se koncerti 'Tingujt e ditarit tim' do të realizohet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare. "Jam i lumtur t'ju njoftoj se koncerti im 'Tingujt e Ditarit Tim' tashmë vjen në tjetër dimension dhe të tjera përmasa. Një koncert i plotë, me më shumë fuzion dhe me një orkestër prej rreth 30 muzikanësh të shkëlqyer që do performojnë me mua në skenë, me këngë të reja në repertor dhe me orkestrime të padëgjuara asnjëherë më parë. I ftuar special do të jetë miku im dhe artisti virtuoz Olen Cesari. Qyteti i Prishtinës më ka dhënë shumë si artistikisht ashtu dhe në aspektin njerëzor ndaj jam i lumtur që mund ti kthej dicka mbrapsh midis këtij koncerti," – shkruajti këngëtari në Instagram duke shtuar se ditët në vijim do të japë detaje të tjera. Ky koncert do të jepet në datën 1 qershor nga ora 19:30 deri në 22:00 dhe do të jetë projekt i mbështetur nga banka ProCredit. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Klosi zbulon kush kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Kavajë Posted: 11 May 2017 01:09 PM PDT Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se anulimi i zgjedhjeve në Kavajë është bërë edhe me kërkesë të të huajve. Klosi: Në Kavajë vërtetë mund të bëhej një shembull që pastaj ata mund ta rekomandonin për gjithë Shqipërinë. Në Kavajë mund të mblidhnin sa të donin njerëz. Shumë më tepër se policët dhe t'i bllokonin zgjedhjet. Policia nuk shtyn me armë në Shqipëri dhe mund ta bllokonin vërtetë ditën e zgjedhjeve. Përgjegjësia në fund është e qeverisë. Në Kavajë, parashikoja duke i besuar llafeve që thonë do bëhej një gjë për të treguar se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të bëhen. E kisha parashikuar që mirë është të mos bëheshin zgjedhjet meqë atje të bëhej një gjurulldi. Sot dëgjova që edhe të huajt kanë ngulur këmbë që zgjedhjet në Kavajë të mos bëhen dhe them që u bë mirë. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Motoçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës, dy të plagosurit Posted: 11 May 2017 01:09 PM PDT Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit, ku një motoçikletë përplasi një këmbësor. Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motoçikletës mbetën të plagosur. “Me datë 11.05.2017, rreth orës 21:30 , është marrë njoftim se tek Kryqëzimi i Shëngjinit ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar një mjet ciklomotorr me targë CAA518 me drejtues shtetasin L.D. 62 vjeç, banues në Lezhë , ka aksidentuar shtetasin Gj.L. 60 vjeç, banues në Lezhë i cili ishte këmbësor” informoi policia. Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim.Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







