Ora News: “Djali me këmbët në pëmasat e një Pande ” plus 9 more |
- Djali me këmbët në pëmasat e një Pande
- Demarkacioni, opozita thërret protestë për të hënën
- Vajzat e rrëmbyera në Nigeri, Boko Haram liron 82 nxënëse
- Digjet automjeti i kreut të PS-së së Lezhës
- Europa me sytë nga Franca, votohet sot për Presidentin e ri
- Luftë për mbijetesë i fëmijëve jetimë në Siri
- Insektet, akrepat, gjarpërinjtë menuja në restorantet e Pekinit
- Alpinisti 85-vjeçar vdes në Malin Everest
- KQZ s’ka tagër të anulojë zgjedhjet në Kavajë, duhet të tërheqë komisionerët
- “Rama veproi drejt me Kavajën, PD gabim që s’pranoi ofertën e McAllister”
| Djali me këmbët në pëmasat e një Pande Posted: 06 May 2017 11:51 PM PDT Këmbët e një 26-vjeçari janë fryrë në përmasa të mëdha si rezultat i një sëmundje që iu është shfaqur kur ishte fëmijë nga pickimi i një mushkojne . Sëmundja ka bërë që këmbët e tij të peshojnë 150 kg. Liu Zhongqiu, nga Fuxing City, Kinë nuk e priste se do ti mbushte 20-vjeç pasi mjekët kishin parashikur se do të vdiste. "Mjekët më thanë që un nuk do ti mbushja 20-vjeç, por tani kanë kaluar rreth 7 vite. Unë mendoj se është një mrekulli,"-ka thënë Liu. Ai ka hequr dorë nga të gjitha shpresat se këmbët e tij mund të kthehen në normale dhe e vetmja gjë që dëshiron është të vazhdojë që të jetojë, ka raportuar Daily Mail. Por sëmundja e tij është përkeqësuar çdo ditë, në fillim i janë enjtur këmbët dhe tani pjesa e barkut duke ulur shanset për mbijetesë. Shifrat tregojnë se 120 milionë njerëz janë të infektuar.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Demarkacioni, opozita thërret protestë për të hënën Posted: 06 May 2017 11:34 PM PDT Qeveria e Kosovës të hënën edhe zyrtarisht do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kërkesa e kryeministrit Mustafa ka bërë që opozita edhe një herë të mobilizohet si nga brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij. Partitë opozitare i kanë konfirmuar televizionit Tribuna Channdl se për të hënën kanë thirrur protestë qytetare për ta kundërshtuar këtë marrëveshje. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vajzat e rrëmbyera në Nigeri, Boko Haram liron 82 nxënëse Posted: 06 May 2017 11:30 PM PDT Militantët islamikë të grupit Boko Haram kanë liruar 82 nxënëse nga një grup prej 276 vajzash që u rrëmbyen në Nigerinë veri-lindore tre vjet më parë, thotë zyra e Presidentit. Ato u dorëzuan në shkëmbim të dyshuarve të Boko Haramit pas shumë negociatave. Rrëmbimi i të ashtuquajturve “vajzat Chibok” shkaktoi një protestë globale dhe nxiti një fushatë të madhe të mediave sociale. Para lirimit të grupit të fundit, mungonin rreth 195 vajza. Ndërkohë numri i të dyshuarve të Boko Haram të lëshuar nga autoritetet mbetet i pazbuluar. "82 nxënëse janë tani në paraburgimin e ushtrisë nigeriane dhe u sollën me konvoj nga një zonë e largët në një bazë ushtarake në Banki pranë kufirit me Kamerunin", raportoi Stephanie Hegarty i BBC nga Lagos. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Digjet automjeti i kreut të PS-së së Lezhës Posted: 06 May 2017 11:16 PM PDT Një automjet është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm përpara Prefekturës së Lezhës. Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën dhe ish-kryetar i komunës Kolsh. Po kështu Marku ka shërbyer edhe si shef komisariati në disa qarqe të vendit. Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Europa me sytë nga Franca, votohet sot për Presidentin e ri Posted: 06 May 2017 11:10 PM PDT Votuesit francezë do të zgjedhin sot Presidentin e ri pas një fushate të ashpër elektorale e cila ka përçarë vendin. Qendrat e Votimit janë hapur në orën 08:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00. Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00 sipas orës lokale. Në garë janë centristi Emmanuel Macron, një ish-bankier investimesh 39 vjeçar, kundër nacionalistes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, 48 vjeç. Sondazhet tregojnë se ish-ministri i ekonomisë ka një avantazh prej 20 pikësh ndaj kundërshtares së tij, Marine Le Pen. Teksa përfundimi i raundit të dytë të së dielës do të jetë i qartë në mbrëmje, rezultati final do të shpallet zyrtarisht nga Këshilli Kushtetues i Francës, të enjten e 11 majit. Votimet në Francë shihen si test i madh i BE-së pasi dy kandidatët me përkrahjen më të madhe kanë qasje diametralisht të kundërta ndaj BE-së, ku Macron është përkrahës i madh i BE-së ndërsa udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka paralajmëruar referendum për daljen e Francës nga BE-ja nëse ajo do të fitonte zgjedhjet presidenciale. Sakaq, data 14 maj shënon edhe fundin e mandatit të presidentit në largim François Hollande dhe është data më e fundit e mundshme për inagurimin dhe transferimin zyrtar të pushtetit për pasardhësin e tij. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Luftë për mbijetesë i fëmijëve jetimë në Siri Posted: 06 May 2017 01:37 PM PDT Muhittin dhe Nada vëlla e motër të cilët kanë humbur familjen e tyre në sulmet ajrore të regjimit të Bashar al Asadit në pjesën periferike veriore të qytetit Halept në Siri, pavarësisht moshës së vogël të tyre ato përpiqen të mbijetojnë duke harruar dhimbjen, raporton Anadolu Agency (AA). Muhiddin dhe Nada në moshën 9 dhe 8-vjeçare, në sulmin e ndërmarrë nga regjimi më 18 prill në rajonin Urum el-Kubra të Halepit humbën nënën, babain, gjyshen dhe dy vëllezërit e tjerë. Ekipet e mbrojtjes civile të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas sulmit arritën të shpëtonin nën rrënojat e shtëpisë së shembur dy fëmijët, ku Muhittin ishte i plagosur rëndë në kokë dhe Nada e plagosur lehtë. Djali i xhaxhait të jetimëve Osman Dervish, i cili jeton bashkë me jetimët në shtëpinë e tij në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se Muhittin ka përjetuar ditë të vështira trajtimi dhe se situata e tij është kritike. Duke vënë në dukje se në kokën e Muhittinit ndodhen ende dy thyerje, Dervish është shprehur se ai gjithashtu ka edhe dy thyerje në këmbë, ndërsa Nada është në gjendje më të mirë. Nada e cila një pjesë të madhe të ditës e kalon pranë vëllait të saj që ndodhet në shtrat, herë pas here ajo luan me bashkëmoshataret e saj mbi rrënojat e shtëpive të shembura. Pas pyetjes se çfarë ka ndodhur në momentin e sulmit, me lotët në fytyrën e saj të plagosur Nada tha “Erdhi avioni, qëlloi, më pas unë dola jashtë. Na dërguan në spital me ambulancë.” Pasi është shprehur se “nëna dhe babai na presin në xhenet”, Nada ka theksuar se para sulmit kishte vajtur tek shkolla dhe se librat i kanë mbetur nën rrënojat e shtëpisë së shembur. Ajo më tej ka shprehur dëshirën për shërimin e vëllait të saj dhe më pas bashkë të shkojnë në shkollë. Osman Dervish për momentet e sulmit shprehet: “Pasi dëgjova një shpërthim vajta menjëherë në vendin e ngjarjes. Shtëpia e qëlluar ishte shtëpia e xhaxhait tim. Menjëherë pas ngjarjes mbërritën ekipet e mbrojtjes civile, ku pas punimeve ekipet arritën të nxirrnin të gjallë Muhittinin.” Duke bërë të ditur se Muhittini ishte i plagosur rëndë dhe e dërguan në spital, Dervish tha se përveç dy fëmijëve të xhaxhait në sulm ka humbur jetën e gjithë familja e xhaxhait. Ndër të tjera ai ka shtuar se situata e Muhittinit është stabile dhe se një herë në çdo 15 ditë kryejnë kontroll në spital. Dervish ndër të tjera ka theksuar se ai po përpiqet me ato mundësi që ka për të mbështetur dhe për t’u kujdesur për fëmijët e xhaxhait në lidhje me mjekimin e tyre. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Insektet, akrepat, gjarpërinjtë menuja në restorantet e Pekinit Posted: 06 May 2017 01:23 PM PDT Kuzhina e Azisë njihet në botë për ushqimet e pazakonta të cilat mund të gjenden nëpër restorantet e saj, ndërkohë që vëmendjen më të madhe të turistëve, e tërheqin restorantet të cilat ofrojnë ushqime nga insektet, shkruan Anadolu Agency (AA). Restorantet në rrugën Wangfujing në Pekin, në menytë e tyre ofrojnë ushqime nga më të ndryshmet, ku spikasin ushqimet nga 100-këmbëshja, krimbat e mëndafshtë, etj, por edhe nga akrepi, gjarpri dhe kërmilli. Insektet janë të përfaqësuar në më shumë specialitetet gastronomike, dhe zakonisht serviren në formë të qebapit, dhe pikërisht kjo e bënë këtë rrugë të jetë nga destinacionet më kryesore turistike të qytetit. Në restorantet e kryeqendrës kineze, insektet zakonisht serviren të pjekura, por ka insekte që serviren të gjalla. Numri i madh i insekteve të mbështjella në formë të qebapit lëvizin me këmbët, për çka restorantet nuk kanë nevojë të dëshmojnë se janë të freskëta, ndërkohë që pjekja e tyre bëhet në prani të klientëve ku dhe serviren. Çmimet e ushqimeve përcaktohen nga madhësia e insekteve, por çmimi fillestar është 5 euro. Erërat nga ushqimet e gatuara pushtojnë rrugën përgjatë së cilës gjenden restorantet, ku përveç menysë së lartpërmendur mund të porositet edhe mishi i kuq dhe i bardhë me salca të ndryshme, si dhe mish pate të pjekur. Ndër ushqimet më të shituara është specialiteti nga akrepi jo-helmues. Ata që hanë akrepa, shijen e krahasojnë me shijen e bishtit të deles. Ndërsa disa i hanë nga kureshtja, disa i hanë nga shkaku i shijes e cila ju pëlqen. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Alpinisti 85-vjeçar vdes në Malin Everest Posted: 06 May 2017 01:07 PM PDT Një 85-vjeçar nga Nepali, që po tentonte të bëhej personi më vjetër që do të ngjitej në malin më të lartë në botë Everest, ka vdekur në kampin bazë, kanë thënë zyrtarët. Alpinisti Min Bahadur Scherchan, ka dashur të që thej rekordin e japonezit, Yurichiro Miura, i cili më 2013, në moshën 80-vjeçare, u ngjit në majën e Everestit, që është në lartësi prej 8,850 metrash. "Sherchan ka vdekur, nga ajo që duket të jetë sulm në zemër", ka thënë Ang Tchering, shef i Shoqatës së Alpinistëve të Nepalit. Zyrtari i Minsitrisë së Turizmit të Nepalit, Dinesh Bahttarai ka konfirmuar këtë vdekje por nuk ka mundur të jap më shumë detaje, për shkak të, siç ka thënë, komunikimit të dobët me kampin bazë në Everest. Kjo është vdekja e dytë në Everest gjatë kësaj jave. Alpinisti i famshëm zviceran, Ueli Steck, vdiq gjatë kësaj jave në Everest pasi u rrëzua gjatë ngjitjes. Nepali ka thënë se 371 alpinistë po përgatiten që të ngjiten në malin Everest në këtë sezonë të ngjitjes, që përfundon në fund të këtij muaji./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| KQZ s’ka tagër të anulojë zgjedhjet në Kavajë, duhet të tërheqë komisionerët Posted: 06 May 2017 12:49 PM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë përballë pamundësisë së veprimit për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë pas dorëheqjes së dy kandidatëve. Mundësia më e mirë që shihet për këtë situatë është tërheqja e komisionerëve duke e bërë të pamundur nisjen e votimit. Pas tërheqjes se dy kandidateve të vetëm dhe kur na ndaj pak orë nga data e dekretuar për votimet në Kavajë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është para pamundësisë për të vepruar. Kjo pasi nuk ka mekanizma ligjorë për të vendosur mbi këtë situate, kur janë printuar rreth 63 mijë fletë votimi. Ende nuk ka ndonje vendim, nëqoftëse institucioni qëndrorë i administrimit të zgjedhjeve do të mblidhet për të shqyrtuar apo vendosur mbi dorëheqjen e dy kandidatëve, por burimet i thanë Ora News se situata është e paprecedentë dhe zgjidhja mund te vijë vetëm nga politika, pasi në kodin zgjedhor nuk parashikohet asnjë mekanizëm ligjor. Në këto kushte mësohet se rruga që do të ndiqet është tërheqja e komisionerëve nga KZAZ-ja e Kavajës dhe nga qendrat e votimit. Veprim që merret në kushtet kur vetë subjekti politik në këtë rast Partia Socialiste i ka kërkuar kandidatit dorheqjen për të pamundësuar zgjedhjet. Ky akt do t'i pamundësonte Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, shpërndarjen e materialeve dhe hapjen e qendrave të votimit duke sjellë në këtë mënyre dështimin e procesit. Vetëm në këtë rast KQZ do të mblidhej për të shpallur pavlefshmërinë e procesit të 7 majit. Pas një veprimi të tillë, presidenti Bujar Nishani do të duhet të dekretojë një datë tjetër për zhvillmin e zgjedhjeve.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Rama veproi drejt me Kavajën, PD gabim që s’pranoi ofertën e McAllister” Posted: 06 May 2017 12:37 PM PDT Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se vendimi i kryeministrit Rama për të tërhequr nga zgjedhjet ne Kavajë kandidatin e PS ishte i duhuri pasi evitoi skenarin e zymtë të përgatitur nga opozita. Për Vangjelin opozita veproi gabim me refuzimin që i bëri ofertës së McAllister. 18 qershori u shpreh Lorenc Vangjeli do të jetë formal duke shtuar se mund të ketë zgjedhje por jo zgjidhje. Vangjeli tha se vendi po hyn në një spirale nga e cila është vështirë të parashikohet si do dalë. Vangjeli: Vendimi i Ramës për Kavajën i drejtë Vangjeli: Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i drejtë i Ramës, akt që do brohoritur pavarësisht motiveve dhe që ndoshta shmangu diçka që kur do të ndodhtë do të na bëntë të pendoheshim. Aktet e qeverisë, të gjitha qeverive nuk meritojnë duartrokitje, ky është detyrim, është detyrë e tyre dhe Rama kësaj radhe veproi si kryetar i qeverisë së Shqipërisë. Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte në Kavajë, por të gjitha prognozat ishin të zymta. Një situata e cila kur të ndodhte do të kishte pasoja të paparashikuara. Vangjeli: Opozita duhet të kishte pranuar ofertën e 25 prillit Vangjeli: Opozita i re daulleve të fitorës dje pa kuptuar çfarë kishte ngjarë. Aq e dukshme është kjo sa edhe Presidenti Nishani me një kostum të theksuar blu, në mënyrë të shpejtë e konsideroi një akt të drejtë dhe e konsideroi të tillë, imagjonin akti në vetëvete si ishte. Mazhoranca, Rama dhe Meta kanë ofruar në pjesën fundore të negociatave, jo gjithmonë ka qenë kështu, por kam parasysh 25 prillin me tentativën e të dërguarve të negociatorëve të BE afruan një maksimum të pamendueshëm, më ngjan se opzoita bëri gabim që nuk pranoi atë ofertë të rimodifikuar tani. Ka dy fjalë që në Europë shihen vëngër, bojkoti dhe dhuna, janë dy ekstreme që është shumë e vështirë të shpjegohen dhe të pranohen. Opozita nuk diti të shfrytëzojë këtë ras dhe këtë çast për të finalizuar me sukses aksionin e saj 2 mujor. Vangjeli: Vendi po hyn në një spirale nga e cila është vështirë të parashikohet sesi do dalë. Ne jemi në momentin kur ngjarjet po tejkalojnë llogjikën dhe llogjika e ka gjithmonë e më tepër të parashikojë ngjarjet. Rama tha që nuk do negociohet 18 qershori? Vangjeli: Formalisht kryeministri ka të drejtë. 18 qershori nuk është një datë e tij. 18 qërshori është një pikë takimi i publikut, i sovranit me partitë në garë. Fromalisht ka të drejtë për një gjë të tillë. Ndërësa jo fromalisht po ju kthehem me një kundërpyetje për të çuar absurdin deri në fund. Për të kuptuar se ne po jetojmë në një kohë absurde. Supozoni që në një moment Rama apo kushdo qoftë ti teket pa pritur në prolog të qershorit të thotë që unë i duhem këtij populli, nuk do rri 4 vjet por do rri 6 apo 7. Nga pikëpamja si po vijnë gjërat edhe nëse ka një 18 qershor do të jetë formal, në do të kemi zgjedhje, por jo zgjidhje të kësaj situate. Parashikoni një marrëveshje përpara 18 qershorit? Vangjeli: Nuk kam një përgjigje të saktë për këtë sepse asburdi nuk shpjegohet, sepse ne jemi në vallen e absurdit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





