Ora News: “Debati për “kulturën dominante” jo vetëm në Gjermani” plus 9 more

Ora News: “Debati për “kulturën dominante” jo vetëm në Gjermani” plus 9 more


Debati për “kulturën dominante” jo vetëm në Gjermani

Posted: 08 May 2017 11:48 PM PDT

Në Gjermani është rindezur debati për “kulturën dominante”. Po si e kanë zgjedhur këtë problem vendet e tjera? Ja disa shembuj.

Gati asnjë fushatë elektorale në Gjermani nuk kalon pa filluar debatin për integrimin e të huajve, politikën ndaj refugjatëve, numrin e migrantëve që mund të vijnë në vend dhe natyrisht politikën ndaj përcaktimit “multi-kulti”. Edhe nocioni “kultura dominante” është një prej temave më të prekura. Për herë të parë ate e ka përdorur në Gjermani profesori Bassam Tibi, në vitin 1996, një profesor me origjinë nga Siria. Por Tibi ka folur më shumë në kuptimin e një “kulture dominante evropiane”.

Para 17 vitesh Friedrich Merz, asokohe shef i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka kërkuar që në Gjermani të respektohet “kultura dominante”. Më saktësisht: ai që do të jetojë më gjatë në Gjermani, duhet të përshtatet me bazat e kulturës gjermane, tha ai. Kjo kërkesë është pasuar me debate të ashpra, më së shumti rreth “kulturës dominante”, dhe deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Debati sërish është ndezur pas kërkesës së ministrit të Brendshëm Thomas de Maizière, për respektimin nga ata që duan të jetojnë në Gjermani të dhjetë parimeve. Në dokumentin e tij “Ne nuk jemi burka” ai kërkon që personat që jetojnë në Gjermani të respektojnë vlerat e këtij vendi dhe kulturën në këtë vend. Do të thotë: debati për këtë çështje do të ndizet edhe në këtë fushatë, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017.

Danezët kanë votuar për këtë çështje

Po si qëndron puna në vendet e tjera dhe a ka diskutime të ngjashme? Danezët kanë votuar në nëntor të vitit 2016 për “Kanunet e Danimarkës”. Votimin e ka inicuar ish-ministri i Kulturës Bertel Haarder. “Të huajt duhet të kuptojnë, se në cilat çështje nuk mund të ketë kompromise”, thotë ai. Nga 2.500 propozime, një komision i formuar enkas për këtë punë, ka nominuar 20 nocione, nga të cilat 10 prej tyre janë votuar nga danezët si bazë për respektimin e vlerave në këtë vend. Në vendet e para në këtë Kanun janë “mirëqenia e shtetit” dhe “liria”. Profesori Moritz Schramm për Deutsche Wellen thotë se “nocioni mirëqenia e shtetit” nënkupton mbrojtjen e vendit, që do të thotë se ka kuptim nacional.

Që në vitet 2002/2003, populistët e djathtë kanë filluar të flasin për vlerat kulturore daneze. Dhe prej tyre është krijuar Kanuni i Kulturës, shpjegon Schram. Kanuni danez ka edhe vende të tjera ku flitet shumë më qartë për çështjen nacionale, ku flitet për “Hygge”, (kultura e mirëqenjes daneze), “gjuhën daneze” apo “botëkuptimet daneze për lirinë”.

Pa rëndësi

Por sot, një gjysmë viti pas votimit zyrtar, Moritz Schramm mendon se kësaj çështjeje i është dhënë tepër rëndësi. “Kjo është një lojë e pastër për elitat dhe galerinë – një lojë për mediat, e cila nuk ka të bëjë asgjë me të përditshmen.” Danimarka është sot si shumë vende të tjera, një vend me shumëllojshmëri dhe ndikime të ndryshme. “Unë nuk shoh fare ndonjë ndikim të veçantë të këtij Kanuni në jetën e përditshme. Bashkëjetesa në parim funksionon shumë mirë.”

Australia

Gati njëkohësisht me ndezjen e debatit në Gjermani edhe në Australi ka nisur ky diskutim. Kryeministri Malcolm Turnbull në fund të prillit ka bërë të ditur se “vlerat australiane janë një pjesë shumë e rëndësishme e testit për integrim”. Por kryeministri nuk tha se çfarë do të thotë kjo konkretisht. Turnbull theksoi se kjo nënkuton “respektimin e femrave dhe fëmijëve” dhe “heqjen dorë nga dhuna”. Ndërkohë që ata që duan të integrohen në shoqëri, duhet ta dinë edhe gjuhën angleze në nivelin universitar dhe të kenë jetuar në vend të paktën katër vjet pa ndërprerje (në vend të një viti si deri tani).

Kritikat ndaj qeverisë

Kritikët thonë se me këtë politikë është rritur edhe influenca e populistëve të djathtë si ata të “One Nation”. Në shkurt gazeta britanike “Financial Times” ka kritikuar kryeministrin Turnbull dhe partinë e tij konservatore për qëndrime dhe retorikë radikale, me qëllim fitimin e votave. Kritika të ngjashme janë dëgjuar edhe ndaj propozimeve të minsitrit të Brendshëm Thomas de Maizière. Disa i kanë krahasuar këto kërkesa me ato të radikalëve të djathtë nga AfD./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Opozita: I kemi numrat, nesër bie qeveria “Mustafa”

Posted: 08 May 2017 11:41 PM PDT

Opozita është e bindur se deri nesër do t'i sigurojë 61 vota, edhe me ndihmën e deputetëve të koalicionit, që kjo Qeveri të bjerë përfundimisht.

Opozitarët kanë treguar se që nga e dita e enjte, kur ky mocion u procedua për në Kuvend, ata kanë pasur takime të shumta me deputetët edhe të koalicionit për të siguruar votën e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarët e partive në opozitë kanë thënë se kjo Qeveri dhe ky koalicion po numëron momentet e saj të fundit. 

Ndërkohë deputetët e PDK-së, të cilët kanë përkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, kanë thënë se shpresojnë se krerët e partive të koalicionit të arrijnë një marrëveshje para votimit të mocionit.

Për një marrëveshje në mes të koalicionit janë shprehur edhe analistët kosovarë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e të sapo liruarit nga burgu

Posted: 08 May 2017 11:14 PM PDT

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Durrës përpara një banesë në lagjen 15 të qytetit. 

Shpërthimi është dëgjuar në mesnatë dhe ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por  vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave të para mësohet se banesa ku ishte vendosur lënda plasëse është pronë e shtetasit Fetah Mataj.

Ky është një person me precedentë penale, dhe para disa muajsh ishte liruar nga burgu.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet i riu në Arizona, akuzohet për një seri vrasjesh

Posted: 08 May 2017 10:52 PM PDT

Policia në shtetin e Arizonës në SHBA thotë se një i ri  i arrestuar muajin e kaluar është përgjegjës për një seri vrasjesh në Phoenix vitin e kaluar.

Aaron Saucedo, 23 vjeç, tashmë ishte akuzuar për vrasje në lidhje me një ngjarje në gusht 2015, thotë policia.

Ndërkohë mësohet se ai fshihet edhe pas vdekjes të tetë personave të tjerë midis janarit dhe korrikut 2016.

Policia deri tani nuk jep asnjë motiv, por thotë se ai ka vepruar i vetëm. Avokati i 23-vjeçarit nuk ka pranuar të flasë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paris, policia në kërkim të 3 personave të rrezikshëm

Posted: 08 May 2017 10:16 PM PDT

Policia franceze është në kërkim të tre personave të rrezikshëm. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në stacionin e trenave Gare du Nord në kryeqytetin francez Paris.

Siç shkruajnë mediat franceze,  një tren me 200 pasagjerë i është nënshtruar një kontrolli të rrepte, por pa rezultat.

Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës platformat e stacionit të trenit u evakuan dhe zona u rrethua nga policia e armatosur.

“Është duke u zhvilluar verifikimi i një alarmi”, tha policia. Ndërsa pak para orës 2 të mëngjesit, u njoftua se kontrollet përfunduan dhe në stacion u kthye normaliteti.

Prania e këtyre tre personave  që konsiderohen të rrezikshme është sinjalizuar nga një kontrollues dhe një shitës. Gazeta Le Parisien tha se “që nga e premtja, tre burra janë raportuar në Paris, Bordo dhe Marsejë, duke detyruar policinë të ndërmarrë operacione në të treja këto qytete, por deri tani nuk ka asnjë arrestim.

Franca është në një gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e Parisit të vitit 2015.

Siguria ishte rritur në të gjithë vendin për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u zhvillua të dielën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shoqata e Transportit: MTI gati të dublojë linjat, kontratat abuzive

Posted: 08 May 2017 01:53 PM PDT

Frika për eleminimin e linjave ekzistuese të transportit të udhëtarëve përmes dublimit të linjave është kthyer në shqetësim për Shoqatën e Transportit. Përmes një deklarate për mediat ata kanë ngritur akuza për kontrata të reja të lidhura abuzivisht ndërsa kanë kërkuar të jenë pjesë e konsultimeve.

Dublimi i linjave të transportit vijon të mbetet një shqetësim për të gjithë poseduesit e linjave ndërqytetëse.

Ata kanë ngritur shqetësimin se po bëhen gati nga Ministria e Transporteve disa linja të reja që do të dublojnë ato ekzistuese.

Mariglen Poreci: Po përgatitet rrjeti i ri i linjave që ende nuk ka hyrë në fuqi, nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Linjat e reja dublojë linjat ekzistuese, kjo është një negativitet shumë i madh, do dëmtojë shumë rëndë këtë treg të transportit.

Sipas Mariglen Porecit, përfaqësues i shoqatës së udhëtarëve, poseduesit aktualë të licensave për linja udhëtarësh duhet të bëhen pjesë e konsultimeve.

Mariglen Poreci: I bëjmë thirrje Ministrit që para se të miratojë këtë rrjet linjash të rinj të marrë në konsideratë mendimet e transportuesve. Sipas bashkive të ulet në tavolinë, qoftë edhe deri tek oraret e shërbimit të tyre.

Vitin e shkuar, Ministria e Transporteve ka bërë edhe një ristrukturim të linjave të transportit me qëllim elemininim e linjave të dubluara duke i reduktuar linjat ekzistuese.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Spahiu: Protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë

Posted: 08 May 2017 01:46 PM PDT

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu thotë në "Tonigt Ilva Tare" në Ora News thotë se protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë, pa e zbuluar se çfarë është ajo.

Spahiu: Kemi një strategji paqësore apo më të fortë, mbetet për t'u parë. Por, që protesta e të shtunës nuk do të jetë si protesta e tjera. Ashtu si protesta e 18 shkurtit prodhoi çadrën, edhe protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë që do ta detyrojë Edi Ramën për të gjetur rrugën e dialogut dhe për ta çuar Shqipërinë në qeveri teknike dhe zgjedhje në një garë të barabartë.

Duan të votojnë prapë Edi Ramën? Ta mbajnë me shëndet! Edhe 4 vjet tjera, asnjë rrugë nuk do të inaugurohet. Maksimumi ndonjë palmë. Do i ndërrojë, se këto që mbolli u thanë. Ky ka probleme shumë të rënda. Mbjell palma në zona malore, gështenja në bregdet. Gjithmonë ka qenë problematik në vizionin e tij qeverisës dhe ka menduar gjithmonë fasadë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjosha: Anëtarësimi në BE kërkon politikanë të përgjegjshëm

Posted: 08 May 2017 01:44 PM PDT

Nga Elbasani ku ishte e pranishme në aktivitetet për Ditën e Europës, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se integrimi në BE kërkon politikanë të përgjegjshëm si dhe dialog. Të rinjtë tha Gjosha do ta anëtarësojnë Shqipërinë në familjen europiane.

Hapje e dyerve drejt Bashkimit Europian kërkon politikanë të përgjegjshëm, dialog, konstruktivitet.

Ishte ky mesazhi që përcolli Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, teksa ishte e pranishme në aktivitetet në kuadër të Ditës së Europës.

Duke u referuar situatës politike në vend, Gjosha tha se kurrë nuk është votë për të gjetur një zgjidhje.

Klajda Gjosha: Proçesi i integrimi është shumë kompleks, është shumë i vështirë, nuk ëShtë i thjeshtë. AtO dyer janë të hapura përgjysëm, jo se Europa nuk i ka dyert e hapura për ne por sepse që ne ti hapim plotësisht kërkojmë një rini me vizion, kërkojmë politikanë të përgjegjshëm, kërkojmë dialog, kërkojmë konstruktivitet dhe asnjëherë nuk është vonë që vendi të gjejë zgjidhje sepse zgjidhja që do mund ti japim tani shumë shpejt mund të na çelë dyert e negociatave të Shqipërisë drejt BE.

Me simbolikën e dyerve gjysëm të hapura Gjosha tha se nuk është BE që nuk i hap dyert për Shqipërinë, por janë shqiptarët ata që duhet t’i hapin ato.

Ministrja e Integrimit tha se janë pikërisht të rinjtë ata që do të anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Ora e Zooparkut”, Zija Çela prezanton romanin e tij të 13-të

Posted: 08 May 2017 01:32 PM PDT

Shkrimtari Zija Çela ka prezantuar për publikun romanin e tij të 13-të. Ora e Zooparkut, një rrëfim në vetën e parë është një roman realist, ora e të cilit sipas shkrimtarit është ora që njerëzit jetojnë sot.

Në kopshtin zoologjik të Tiranës, ku kafazët shtohen dhe kafshët pakësohen janë qytetarët ata që shkojnë vullnetarisht apo të detyruar të zëvendësojnë aty kafshët.

Kështu shprehet shkrimtari Zija Çela teksa prezanton para publikut romanin e tij të 13 “Ora e Zooparkut”.

Shkrimtari rrëfen se ideja për romanin lindi rreth 8 vite më pare.

Gjuha e romanit, për Besnik Mustafajn ka saktësinë dhe harmoninë e orës.

Romani mblodhi bashkë në Akademinë e Shkencave shkrimtarë e dashamirës të librit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Blushi: Çadra e PD theu traditën e aleancave. Tregon sa e ka pazarin e votës

Posted: 08 May 2017 01:25 PM PDT

Ndërsa opozita përmbylli sot ditën e 80-të të rezistencës, kreu i LIBRA-s,Ben Blushi, ia njeh një meritë çadrës së protestës: Theu traditën e aleancave.

Blushi: Një nga rezultatet më të mira ose pozitive që pati apo ka sot çadra e PD është se theu traditën e aleancave dhe duhet t'ia njohim këtë meritë. Kjo është arsyeja që nuk ka sot aleanca, as PS dhe LSI sot nuk janë aleatë. Kurdo qoftë që sistemi do të ndryshojë do të shkojmë në një sistem që do të pengojë aleancat dhe për shkak të presionit të gjithë të tjerëvce. Është e mirë që në zgjedhje gjithësecili të hyjë vetëm dhe pas zgjedhjeve nëse bien dakord për programet e tyre mund të bëjnë aleancën.

Në një bashkëbisedim me gazetarë, Blushi tha se LIBRA si parti e qëndrës është e hapur për të gjithë të zhgënjyerit nga PD e PS.

Blushi: Duam ti japim një mundësi jo vetëm atyre që janë të paangazhuar, zonës gri, por edhe të gjithë të zhgënjyerve, qofshin demokratë, qofshin socialist të zhgënjyer apo nga të gjitha partitë e tjera. Sot partia më e madhe në Shqipëri ëShtë partia e të pakënaqurve, 300 mijë njerëz.Ne e kemi deklaruar veten si parti qendre.

I pyetur nëse në partinë e tij kanë trokitur socialistët e vjetër që mbeten jashtë listave të deputetëve, si Dade apo Dokle, ai u përgjigj:

Blushi: Jo ata janë miqtë e mi, kam respekt. Janë njerëz që kam përshtypjen se do ta mbyllin karrierën e tyre politike si socialistë dhe kjo është në dinjitetin e tyre. LIBRA ka shumë socialistë të zhgënjyer dhe demokratë, është ndërtuar si bashkësi e të gjithë të zhgënjyerve nga partitë e tjera.

Blushi përjashton një aleancë me Ramën pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Blushi: Do ishte shumë e vështirë për LIBRA-n. LIBRA shkon me idenë që duhet bërë gjithçka për ta rrëzuar këtë qeveri, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, në mënyrë kushtetuese dhe duke u futur në zgjedhje.

Pyetjes së një qytetari se sa e ka pazarin e votës, ai iu përgjigj:

Blushi: Jam shumë realist. Takoj të paktën 100 veta në ditë, eci nga 5-6 km në Tiranë. Shumë njerëz më thonë që ne e kemi shit votën. Njerëzit e pranojnë, thonë po zgjedhjet e kaluara ka ardhur filani më ka dhënë 50 mijë lekë dhe kam votuar. Është realitet i tmerrshëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter