Ora News: “Arrestohet autori i plagosjes së elektriçistit, ky i fundit rëndë në spital” plus 9 more |
- Arrestohet autori i plagosjes së elektriçistit, ky i fundit rëndë në spital
- Presidenti Trump i hapur të takohet me Kim Jong Un
- Ilir Meta është Presidenti i dhjetë në historinë e Shqipërisë
- Kanabis dhe armë pa leje në banesë, arrestohet polici në Delvinë
- Eksploziv automjetit tek “Nëntë katëshet”, nuk ka të lënduar
- Gjermani, policia arreston 100 protestues të së djathtës ekstreme
- Bushati: Gruevski dhe Ivanov, gjuhë antishqiptare
- Fluks turistësh maqedonas në Shqipëri
- “1 Maji” bllokoi edhe autostradën Milot-Mamurras
- Ish-deputeti demokrat: Është fat i madh i PS që PD është në çadër
| Arrestohet autori i plagosjes së elektriçistit, ky i fundit rëndë në spital Posted: 01 May 2017 11:47 PM PDT Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për plagosjen e një elektriçisti mbrëmjen e së hënës, 1 maj 2017. Blutë kanë bërë arrestimin e shtetasit Dhimitër Çelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20 të mbrëmjes në fshatin Kotë. Çelaj dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) bashkëfshatarin e tij shtetasin D.M., 49 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Presidenti Trump i hapur të takohet me Kim Jong Un Posted: 01 May 2017 11:37 PM PDT Presidenti Donald Trump deklaroi se do të ishte i hapur të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në rrethanat e duhura. Në një intervistë të hënën për "Bloomberg News" zoti Trump tha se “nëse do të ishte e përshtatshme për mua që ta takoja, do ta bëja, do të isha absolutisht i nderuar që ta bëja”. Tensionet me Korenë e Veriut janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike në javët e fundit, ndërkohë që agjencitë amerikane dhe agjenci të tjera të zbulimit kanë sugjeruar se ky vend po përgatitet për një provë të mundshme bërthamore. Administrata e presidentit Trump ka thënë se lidhur me Korenë e Veriut të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke përfshirë dhe një ndërhyrje ushtarake. Presidenti Trump thotë se "shumica e politikanëve nuk do ta thoshin kurrë se do të ishin të gatshëm të takoheshin me Kim Jong Un. Por gjatë intervistës ai tha: "Po ju them, se në rrethanat e duhura, do të takohem me të. Kemi pra, lajme të reja", tha ai. Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën në një intervistë se ai “nuk do të ishte i kënaqur” nëse Koreja e Veriut do të kryente një provë tjetër bërthamore. Komentet e tij pasojnë provën me raketë me rreze të mesme veprimi të Phenianit javën e kaluar. Në intervistën e transmetuar në emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS, presidenti tha se as ai dhe as presidenti kinez Xi Jinping nuk do të ishin të kënaqur nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të bënte një provë të gjashtë bërthamore. Por presidenti Trump kundërshtoi idenë se Kina, aleati më i afërt i Koresë së Veriut, po shfrytëzon krizën për ta vënë atë në provë./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ilir Meta është Presidenti i dhjetë në historinë e Shqipërisë Posted: 01 May 2017 11:22 PM PDT Keto dite ka patur nje çoroditje ne media lidhur me numrin e Presidenteve ne historine e Shqiperise. Madje, media shqiptare nuk ka patur asnjehere nje rast te ngjashem me pare kur per te njejten histori çdo gazete e televizion ka patur numrin e vet qe varionin nga 7-ta te 10-ta. Duke qene se e kam hulumtuar dhe studiuar kete pjese te historise se Shqiperise, duke qene se jam konsultuar me konstitucionaliste dhe profesore te jurisprudences, per ata qe u intereson, ju saktesoj se Shqiperia ka deri me sot 10 presidente ne historine e saj. Te vetmit qe jane pjese e nje diskutimi dhe debati jane Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi. Por edhe pse kane patur titullin i pari president i Presidumit te Kuvendit Popullor dhe i dyti kryetar i presidumit te Kuvenduit Popullor dhe kane qene honorifike, te dy kane patur atributet e kreut te shtetit dhe si te tille kane luajtur rolin e Presidentit ne nje republike, pavaresisht se ajo republike ishte Popullore dhe me pas Popullore Socialiste. Une per kete kam botuar nje shkrim Dossier ne gazeten Albanian Free Press dhe çdokush mund ta lexoje ate per detaje te hollesishme.Emrat jane si me poshte. Cilët janë 10 Presidentët e Republikës
1-Ahmet Zogu, president i 1-rë i Republikës Ditëlindja: 8 tetor 1895 Vendlindja: Burgajet, Mat. Koha e qendrimit në detyrë: 30 janar 1925 deri më 1 shtator 1928 Kohëzgjatja në detyrë: 3 vjet, 7 muaj e 2 ditë Mosha kur mori dhe kur la detyrën: E mori detyrën në moshën 29 vjeç, 3 muaj e 28 ditë dhe e la 32 vjeç, 11 muaj e 7 ditë. Arsimimi: Ushtarak, i arsimuar në Turqi dhe Austri por i padiplomuar në Akademi ushtarake. Përkatësia fetare: Mysliman Detyra të tjera shtetërore: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet. Vdekja: 9 prill 1961, i daignostikuar me kancer.
2-Omer Nishani, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor) Ditëlindja: 1887 Vendlindja: Gjirokastër. Koha e qendrimit në detyrë: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953 Kohëzgjatja në detyrë: 7 vjet, 6 muaj e 21 ditë. Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën në moshën 69 vjeç dhe e la në moshën 75 vjeç. Arsimimi: Mjek, i diplomuar në Stamboll, Turqi. Përkatësia fetare: Orgjinë muslimane. Ateist Detyra të tjera në shtet: Ministër i Jashtëm, deputet. Vdekja: 25 maj 1954 me vetëvrasje.
3-Haxhi Lleshi, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popyullor) Ditëlindja: 19 tetor 1913 Vendlindja: Dibër, Koha e qendrimit në detyrë: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982. Kohëzgjatja në detyrë: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë. Arsimimi: Arsimim fillor, i padiplomuar. Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, deputet. Përkatësia fetare: Me orgjinë muslimane, atesit. Vdekja: 1 janar 1998, natyrore. 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.
4-Ramiz Alia, Presidenti i 4-ët i Republikës (Kryetar i presidumit dhe president) Ditëlindja: 18 tetor 1925. Vendlindja: Shkodër. Koha e qendrimit në detyrë: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992. Kohëzgjatja në detyrë: 9 vjet, 4 muaj e 11 ditë. Mosha kur mori dhe e la detyrën: E mori detyrën 57 vjeç, 1 iaj 4 ditë dhe e la 66 vjeç, 6 muaj e 16 ditë. Arsimimi: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi. Përkatësia fetare: Me orgjine myslimane, ateist. Detyra të tjera në shtet: Ministër i Arsimit, deputet. Vdekja: 17 tetor 2011, natyrore.
5-Sali Berisha, Presidenti i 5-të i Republikës. Ditëlindja: 15 tetor 1944 Vendilindja: Viçidol, Tropojë. Koha e qendrimit në detyrë: Mandati i parë: 9 prill 1992 deri më 2 mars 1997. Mandati i dytë: 2 mars 1997 deri më 20 korrik 1997. Kohëzgjatja në detyrë: Hera e parë: 5 vjet, 1 muaj e 7 ditë. Hera e dytë: 4 muaj 18 ditë Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë. Arsimimi: I diplomuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës. Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane. Detyra të tjera në shtet: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.
6-Rexhep Meidani, Presidenti i 6-të i Republikës. Ditëlindja: 17 gusht 1944. Vendilindja: Tiranë Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002. Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet. Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrë 53 vjeç e 24 ditë dhe e la 58 vjeç e 24 ditë. Arsimimi: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës. Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane. Detyra të tjera në shtet: Deputet.
7-Alfred Moisiu, Presidenti i 7-të i Republikës Ditëlindja: 1 dhjetor 1929. Vendlindja: Shkodër. Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2002-24 korrik 2007. Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet. Mosha kur mori detyrën: 72 vjeç, 4 muaj e 7 ditë. Arsimimi: I diplomuar ushtarak. Përkatësia fetare: Ortodoks Detyra të tjera në shtet: Ministër i Mbrojtjes.
8-Bamir Topi, Presidenti i 8-të i Republikës. Ditëlindja:24 prill 1957 Vendlindja: Durrës. Koha e qendrimit në detyrë: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012 Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet. Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj. Arsimimi: I diplomuar si mjek veteriner në Universitetyin Bujqësor, Kamëz. Përkatësia fetare: Familja me prejardhje mylsimane. Detyra të tjera në shtet: Ministër i Bujqësisë, deputet.
9-Bujar Nishani, Presidenti i 9-të i Republikës. Ditëlindja: 29 shtator 1966. Vendlindja: Durrës Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2012–24 korrik 2017 Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet Mosha kur mori detyrën: 46 vjeç, 1 muaj e 5 ditë. Arsimimi: I diplomuar ushtarak dhe jurist. Përkatësia fetare: Familja me prejardhje muslimane. Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë, deputet.
10-Ilir Meta, Presidenti i 10-të i Republikës Ditëlindja: 24 mars 1969 Vendlindja: Çepan, Skrapar. Dita kur u zgjodh President: 28 prill 2017, ora 18.00. Votat që mori në Kuvend: 87 vota pro dhe 2 kundër Mosha e zgjedhjes si President: 48 vjeç, 1 muaj e 4 ditë. Përkatësia fetare: Mysliman bektashi. Arsimimi: Diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Detyra të tjera shtetërore: Kryetar i Kuvendit, Kryeministër, zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos, zëvendëskryeministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, deputet. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kanabis dhe armë pa leje në banesë, arrestohet polici në Delvinë Posted: 01 May 2017 11:02 PM PDT SHÇBA arreston një punonjës policie në Delvinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi lënde narkotike si dhe armë pa leje. Rreth orës 18:00 të së hënës, SHÇBA vuri në pranga punonjesin e policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina. Arrestimi u krye per veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit". "Nga kontrolli i ushtruar ne banesen ne pronesi te Mehmetit dhe ambienteve perrreth saj, u gjeten dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 qese e dyshuar me lenden narkotike Cannabis Sattiva me peshe 118 gram dhe 1 arme zjarri model 56 kalibri 7.62 mm" informon policia. Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlore, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit. Materialet do t’i kalojne Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande per hetime te metejshme. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Eksploziv automjetit tek “Nëntë katëshet”, nuk ka të lënduar Posted: 01 May 2017 10:54 PM PDT Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e së hënës, 1 maj 2017, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Nëntë katëshet”. Si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart” në pronësi të shtetases B.A . Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksplozivi. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjermani, policia arreston 100 protestues të së djathtës ekstreme Posted: 01 May 2017 01:47 PM PDT Policia u përlesh me demomnstruesit e të djathtës ekstreme në qytetin lindor Apolda, dhe arrestoi 100 persona përpara se ta vendoste situatën nën kontroll. Policia i tha agjencisë gjermane dpa, se rreth 150 demonstrues që morën pjesë në protestat e tjera filluan të shkaktojnë probleme në qendër të qytetit Apolda pasi dolën nga treni, ditën e hënë. Autoritetet thonë se ata injoruan paralajmërimet e policisë dhe filluan të hedhin gurë dhe fishekzjarre mbi policët. Nuk ka njoftime për të lënduar. Ndërkohë, disa mijëra demomostrues të të majtës ekstreme kanë filluar marshin në Berlin, duke vendosur bomba tymi dhe fishekzjarre përgjatë rrugës së tyre. "Demonstratat Revolucionare të 1 Majit" nuk janë regjistruar tek autoritetet siç kërkohet, por policia vendosi që të tolerojë marshin e mbrëmjes së të hënës, shkruan AP. Të veshur kryesisht në të zeza, demonstruesit, brohoritën parollat si "përmbyseni G20"- duke iu referuar samitit të Grupit të 20 vendeve më të zhviluara industrialisht që mbahet në Hamburg këtë verë. Rreth 5400 policë janë thirrur në detyrë nga gjithë vendi. /Rel/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bushati: Gruevski dhe Ivanov, gjuhë antishqiptare Posted: 01 May 2017 01:32 PM PDT Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike. Në një intervistë për Top Story, Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre. "Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele", tha Bushati. Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër. "Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij", deklaroi Bushati. Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas. "Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate", tha ai. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Fluks turistësh maqedonas në Shqipëri Posted: 01 May 2017 01:18 PM PDT Turistët maqedonas kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi. Për këtë arsye në pikën kufitare të Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata automjetesh. "Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë ) është krijuar rradhë për shkak se këto ditë, ka pasur fluks turistësh e vizitoresh maqedonas, të cilët erdhën në Shqipëri dhe tani kthehen drejt Maqedonisë. Policia Kufitare, po punon me sportele të shtuara dhe proçedurë të përshpejtuar, për këta shtetas", thotë policia. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “1 Maji” bllokoi edhe autostradën Milot-Mamurras Posted: 01 May 2017 01:15 PM PDT Autostrada Milot-Mamurras është përballur me një fluks të jashtezakonshem automjtesh gjatë pasdites të së hënës. Shkak për trafikun e rënduar duket se është bërë festa e 1-majit. Dyndja e menjehershme e shtetasve kosovarë të cilët kishin ardhur për ta kaluar këtë ditë në vendin tonë ka sjelle dhe këtë situate. Nga kryqezimi i Patokut deri në rreth rrotullimin rruges së Kombit në Milot radhe e automjeteve ka qenë kilometrike.Për të përshkuar pak kilometra rruge drejtuesve të mjeteve ju është dashur të presin më shumë se 1 orë, pasi njëri krah i supestrades në drejtim të Milotit u bllokua disa here nga numri i lartë i automjeteve. Trafiku i rënduar ka nisur që në oren 17:00 për të vijuar deri në oret e mbrëmjes.Kjo situate duket se e ka gjetur të papërgatitur policinë rrugore, pasi asnjë efektiv i saj nuk u pa në rrugë për të ndërhyre në normalizimin e qarkullimit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ish-deputeti demokrat: Është fat i madh i PS që PD është në çadër Posted: 01 May 2017 01:10 PM PDT Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha i ftuar në studion e "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se është fat i madh i Partisë Socialiste që Partia Demokratike është në çadër. Elisa Spiropali deklaron se PD-ja do të donte që të përballej me opozitën në zgjedhje. Pjesë nga diskutimet: Hoxha: Është fat i madh i juaji që ata rrinë në çadër. Nëse PD do të ishte përgatitur për t'u futur në zgjedhje, unë besoj se Edi Rama nuk do të ishte i gjashti në listë. Është fat i madh i juaji. Po flet për një shportë të madhe arritjesh. Keni rritur indeksin e korrupsionit. Në funksion të korrupsionit, qeverisja juaj ka sajuar formulat PPP. Mos ta paraqesim tani shportë të madhe. Fat i madh i juaji është gjendja ku e ka katandisur Partinë Demokratike lidershipi. Spiropali: Ne do të donim që PD të ishte në zgjedhje dhe të përballej me ne. Z.Basha nuk preferoi të ulej as në një tryezë. Hoxha: Këto janë barcaleta të Edi Ramës. Krasniqi: Ju nuk keni qenë në tryezë. /Ora News/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





