“Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut!” plus 9 more GazetaBlic

“Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut!” plus 9 more GazetaBlic


Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut!

Posted: 08 May 2017 10:39 PM PDT

Mushkonjat me të vërtetë janë të bezdisshme dhe përveç që jua thithin gjakun, ato edhe ju ekspozojnë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Meqë ra fjala për gjak, a e dini se mushkonjat kanë një lloj të preferuar të gjakut? – transmeton Telegrafi.

85 për qind e njerëzve e lirojnë një kimikal të caktuar përmes lëkurës së tyre, të cilën mushkonjat e përdorin për ta kuptuar se çfarë lloji i gjakut gjendet nën lëkurë.

Tipi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Tipi B deri diku. Por, çfarë për tipin O të gjakut?

Në një studim të kontrolluar nga Journal of Medical Entomology, thuhet se mushkonjat dy herë më shpesh e thithin gjakun e tipit O sesa atë të tipit A

Por, përse?

Ndryshe nga ajo çka mendojnë njerëzit, mushkonjat nuk ushqehen kur i kafshojnë qeniet njerëzore. Në fakt, mushkonjat femra janë të vetmet të cilat e konsumojnë gjakun e njerëzve për shkak se u duhet për ta mirëmbajtur pjellorinë.

Tipi O i gjakut, për arsye ende të paqarta për hulumtuesit, u ndihmon atyre ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër.

Por, pavarësisht kësaj, personat me tipin O të gjakut janë më së paku të prirë të vdesin nga format më të zakonshme të malarias.

The post Mushkonjat i duan njerëzit me këtë lloj të gjakut! appeared first on GazetaBlic.

Rrëfimi i Enverit, njeriut që bart kufomat nga Zvicra në Kosovë

Posted: 08 May 2017 10:38 PM PDT

Në pamje të parë të jep përshtypjen e një njeriu të qetë e fjalëpakë. Por gjatë takimit, në minutat e parë ma bën me dije se i pelqen te flasë shumë, jo nga ndonjë shprehi, po për shkak se puna që e bën, ia pamundëson një gjë të tillë.

Ky është Enver Fazliji, shqiptari i vetëm në Zvicër që drejton një kompani varrimesh për myslimanë. I lindur në Letovicë të Bujanocit, Enveri në moshën 6 vjeçare vjen në Zvicër me familje për bashkim familjar me babain. Pas shkollmit të obligueshëm fillor, ai ndjek shkollimin profesional për bibliotekist dhe arkivist në Bibliotekën e Solothurnit.

Po çfarë ndërlidhje ka shkollimi i tij me punën që bën?

Babai i Enverit, Naimi, një mysliman i devotshëm, prej kohësh bënte pastrimin dhe përgatitjen e kufomave myslimane për sipërmarrje tjera. Por vështirësitë me të cilat u përball Enveri me rastin e vdekjes së gjyshes së tij, bënë që të mendonte për një punë tjetër, që do t`ua lehtësonte punën njerëzve në rastet e vdekjes në vend te huaj.

70 për qind të kufomave barten përmes Aeroportit të Cyrihut

Edhe pse ishte duke punuar në profesionin e tij, në vitin 2005 themelon kompaninë e tij "Ahireti", në Bellach të Solothurnit që ofron shërbime funerale, e më pas edhe i përkushtohet në tërësi kësaj pune. "Në vitin e parë të punës, kemi pasur vetëm 4 kufoma" tregon Enveri për fillet e punës së tij, përderisa ndër vite numri është rritur dukshëm. Kështu, vetëm në vitin 2016 ka pasur 250 kufoma, të cilave u është dashur t`u kryheshin të gjitha procedurat si pranimi dhe pastrimi i kufomës, konform riteve fetare, rregullimi i dokumentacionit të nevojshëm e deri tek dërgimi në aeroport e udhëtimi për në vendet përkatëse. Siç rrëfen Enveri, 70 % e kufomave që dërgohen nga Aeroporti i Cyrihut, destinacion kanë vendet e Ballkanit, shumica e tyre Prishtinën. E kjo, sipas tij ndodh zakonisht me gjeneratën e parë të emigrantëve që kanë dëshirë të varrosen në atdhe. Por ai shpreson që gjeneratat e reja do ta marrin në konsideratë edhe varrimin në Zvicër, ku tashmë janë mbi 30 lokacione në të cilat mund të varrosen edhe myslimanët.

Ka bartur edhe katolikë dhe ortodoksë

Por duke qene i vetmi shqiptar në Zvicër që merret me këtë punë, ai ka pasur si klientë edhe nga konfesionet e tjera fetare, si katolikë apo ortodoksë. Për Enverin, kjo gjë nuk prish punë, ai i trajton të gjithë me respekt të njejtë dhe dinjitet. Por duke qenë se klientët më të shumtë të tij janë myslimanë, Enveri është shpesh në një luftë me kohën. Dihet që sipas ipas traditave islame, një njeri i vdekur duhet të varroset brenda 24 orëve, por kjo gjë megjithatë nuk është e mundur në Zvicër për shkak të procedurave. Kështu që ai ia del që kufoma të arrijë në vendlindje brenda 48 orëve.

Si njeri mjaft i suksesshëm në punën e tij, e një shembull i mirë i integrimit në Zvicër, gjatë punës së tij viziton institucione të shumta për rregullimin e dokumentacioit të nevojshëm. E tashmë shpesh herë i ndodh që në këto vende të ketë punë pikërisht me bashkëpatriotët e tij shqiptarë, gjë që e bën krenar tej mase.

Edhe pse që nga viti 2005, deri më tash është marrë me riatdhesimin e afër 1400 kufomave, ai thotë të ketë pasur një vijë të qartë ndarëse në mes të punës dhe jetës së përditshme, sepse rastet që sheh ndonjëherë mund edhe të ndikojnë në jetën e tij private.

Peripecitë me kufomën e refugjates siriane

Por Enveri gjatë punës së tij ka pasur shpesh edhe peripeci në riatdhesimin e kufomës. I tillë ishte rasti i vdekjes së një refugjateje siriane. Pasi që e ndjera nuk kishte lejeqëndrim të rregulluar në Zvicër, automatikisht i ndalohej varrimi në vend. Vështirësia tjetër ishte embargoja e fluturimeve për në Siri, gjë që pamundësonte dërgimin e saj në atdhe. Por Enveri, duke hulumtuar kishtë rënë në kontakt me Kryqin e Kuq Zviceran, që ia mundësuan dërgimin e kufomës deri në Liban. E që nga aty Kryqi i Kuq Libanez, në mënyrë pothuajse klandestine, kishte arritur disi të fuste arkivolin në Siri, duke ia mundësuar kështu varrimin. "Ishte një dramë e vërtetë" thotë Enveri për këtë rast, por ai shprehet i kënaqur që kishte arritur të bënte punën e tij, e që në raste të tilla, nuk është aspak e lehtë.

Muaj më vonë, një produksion filmik, merr në telefon Enverin për ta pyetur lidhur me këtë rast. Pasi që ai u tregon se ishte i përfshirë personalisht në këtë ngjarje, produksioni dakordohet që Enveri të marrë pjesë në film. Nga 27 skenat që kishte filmi gjithsje, ai është protagonist në 3 syresh. Pasi që filmi është në fazën e postproduksionit, të dhënat për të janë sekrete, por dihet që premierën do ta ketë në festivalin e filmit te Toronto.

Krenar me punën që bën

Deri më tani puna e Enverit është pasqyruar mjaft shumë në mediat zvicerane, ku pos gazetave të shumta, për të ka pasur reportazhe edhe ne televizionin publik të Zvicrës. Projekti i radhës është filmi dokumentar nga SRF, një projekt afatgjatë ky, premiera e cilit pritet të jepet gjatë këtij viti. Enveri e pranon se puna që bën është mjaft e vështirë dhe shumë stresuese, por siç thot populli "Pa kasap nuk bën, po Kasap mos u bë", prandaj edhe shërbimet e tij duhet t`i bëjë dikush. Por ai ndjehet krenar me punën që bën. Pos respektit të fundit për të vdekurin, përfshirë këtu të gjitha ceremonitë fetare, ai ndjehet mëse i kenaqur nese me punën e tij ka arritur që sado pak të zbusë dhembjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre.

Pjesë e filmave të suksesshëm

Deri më tani puna e Enverit është pasqyruar mjaft shumë në mediat zvicerane, ku pos gazetave të shumta, për të ka pasur reportazhe edhe ne televizionin publik të Zvicrës. Projekti i radhës është filmi dokumentar nga SRF, një projekt afatgjatë ky, premiera e cilit pritet të jepet gjatë këtij viti.

The post Rrëfimi i Enverit, njeriut që bart kufomat nga Zvicra në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Paralajmërohet sulm i madh në Lindjen e Mesme

Posted: 08 May 2017 10:33 PM PDT

Irani ka paralajmëruar Pakistanin se do të sulmojë bazën e militantëve brenda shtetit fqinj nëse Islamabadi nuk do të përballet me kryengritësit sunitë të cilët po kryejnë sulme ndërkufitare.
Media shtetërore ka e Pakistanit ka cituar shefin e Shtabit të Ushtrise, Mohammed Hossein Bagheri i cili ka thënë më 8 maj, Teherani pret që "zyrtarët pakistanezë të kontrollojnë kufijtë, të arrestojnë terroristët dhe të mbyllin bazat e tyre".

"Në rast se vazhdojnë sulmet terroriste ne do të qëllojmë mbi bazat e tyre, kudo që ndodhen", ka vijuar ai.

Dhjetë roja kufitare iraniane u vranë në prill në një sulm që pretendohet të jetë kryer nga grupi militant sunit, Jaish al- Adl.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka vizituar Islamabadin më herët gjatë muajit maj, për të diskutuar sigurinë kufitare me autoritet pakistaneze. Pakistani siguroi Iranin se do të vendoste trupa shtesë përgjatë kufirit.

Kufiri në mes te dy vendeve ka kohë që është përdorur nga kontrabandistët e drogës dhe militantët, të cilët janë përplasur me forcat e sigurisë iraniane.

Jaish al-Adl që ka kryer disa sulme ndaj forcave iraniane të sigurisë, mori përgjegjësinë për sulmet gjatë të cilave u vranë tetë roje kufitare në prill te vitit 2015 dhe 14 roje kufitare në tetor të vitit 2013.

Grupi militant tha se sulmet e tyre kanë për qëllim atë që ata e quajnë diskriminim ndaj pakicave minoritare sunite, kryesisht në Iranin shiit.

The post Paralajmërohet sulm i madh në Lindjen e Mesme appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi ditor

Posted: 08 May 2017 10:28 PM PDT

Lexo shenjën tënde:
Dashi – Mjedisi yjor ka rrezik te nxite ata qe janë ne një lidhje te shohin diku tjetër dhe te tundohen nga dikush. Marrëdhënia ne çift nuk ka për te qene e mire. Beqaret do i hedhin sytë tek personat qe janë tashme ne një lidhje dhe jo vetëm qe do lëndohen vete, por mund t'iu prishin pune edhe te tjerëve. Për fat te mire financat do jene te shkëlqyera dhe do mund te bëni çdo investim qe dëshironi.

Demi – Ditë shumë e ekuilibruar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për njohje sepse me vone kane për t'u penduar. Te ardhurat do përmirësohen me tepër nga sa kishit menduar.

Binjakët – Nëse keni diçka për t'i thënë partnerit tuaj gjate kësaj dite, përgatiteni fillimisht terrenin. Gjerat ne këtë mënyrë kane për t'iu ecur me mire. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, te mbushur me flirte dhe joshje, por pa ndonjë ngjarje te rëndësishme për t'u shënjuar. Ne planin financiar do jete Venusi planeti me i rëndësishëm i cili do ua qartësojë idetë dhe nuk do ju lejoje te gaboni.

Gaforrja – Për ata qe janë ne një lidhje do ketë ndodhi vërtet interesante sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do emocionoheni pafund nga surprizat e njeri-tjetrit. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq interesant sa ata do dëshironin. Sektori i financave do filloje te normalizohet. Do jeni tejet te matur me çdo gjë dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

Luani – Sido qe te vijnë punët ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, mire është qe te mos merrni vendime përfundimtare. Yjet here pas here do ju beje te palogjikshëm dhe mund te gaboni. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por personat nuk do i përmbushin te gjitha kërkesat qe ata duan. Me shpenzimet do ju duhet pak me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe te mos keni tronditje te forta.

Virgjëresha – Nëse nuk doni t'i ndërlikoni edhe me shume gjerat ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite mire është te tregoheni me te hedhur e me te matur. Partneri për fatin e keq do jene me nerva dhe mund t'iu thotë edhe gjera te gabuara. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse sot yjet nuk do jene ne favorin e tyre. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por as te këqija fare.

Peshorja – Ju te dashuruarit do kaloni një dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Për çdo gjë do ziheni madje do kapeni edhe pas disa detajeve ne dukje pa ndonjë rëndësi. Beqaret do marrin disa ftesa te papritura te cilat, ndryshe nga sa ata mund ta mendojnë, do ua ndryshojnë jetën për mire. Financat do jete tej mase problematike. Pa ndihmën e specialisteve dhe te afërmve nuk do ja dilni dot.

Akrepi – Ju te dashuruarit do doni te përjetoni eksperienca dhe emocione te reja gjate kësaj dite. Flisni hapur me partnerin tuaj për këtë gjë dhe ai do jete i gatshëm te beje gjithçka qe do mundet. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura sesa për lidhje serioze. Ne planin financiar, për fat te keq, problemet nuk do zhduken si me shkop magjik. Kërkoni sa me pare ndihmën e specialisteve.

Shigjetari – Mundohuni te mos tregoheni shume autoritare me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kjo sjellje mund t'iu sjelle probleme te mëdha me vone. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje brenda disa çastesh. Gjendja e financave do filloje te normalizohet pas masave qe keni marre kohet e fundit. Vazhdoni kështu dhe keni për ta pare sesi do ndryshoje situata.

Bricjapi – Sot do ndiheni mjaft mire ju te dashuruarit dhe do merrni fryme lirisht. Partneri do ju beje aq te lumtur ne disa momente saqë do doni qe dita te mos mbaroje asnjëherë. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por duhet te presin pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme. Financat do kenë përmirësime te mëdha kështu qe mund te përgatiteni edhe për investime te rëndësishme.

Ujori – Ju qe jeni tashme ne një lidhje keni për te pasur një dite te bukur, po pa ndonjë gjë te re. Mundohuni te kaloni sa me shume kohe me partnerin. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do i refuzojnë pa u munduar dy here, te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Te ardhurat kane për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme, madje edhe me te mira nga sa e kishit menduar.

Peshqit – Ju qe jeni ne një lidhje do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj dhe me ne fund do merrni disa vendime te rëndësishme. Ata qe kane pasur hatërmbetje do i zgjidhin te gjitha. Beqaret nuk do jene te zotet me joshjen dhe ka rrezik t'iu ikin nga duart disa persona me vlera te mëdha. Buxhetin do dini gjithë kohës sesi ta menaxhoni kështu qe ne këtë plan nuk do ju dalin te papritura.

The post Horoskopi ditor appeared first on GazetaBlic.

Dalin detaje për Aktakuzën kundër Gazmend Muhaxherit: Keqpërdorimi i 152 mijë eurove në faturim!

Posted: 08 May 2017 10:08 PM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetime ndaj kryetarit të Pejës dhe të tre zyrtarëve të tjerë të komunës, si dhe të pronarit të një kompanie, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht mashtrim.

Keqpërdorimet dyshohen të jenë bërë te faturimi, shkruan sot Koha Ditore.

Procesi i faturimit dhe menaxhimi i kontratës si tërësi, sipas ekspertëve të prokurimit është përgjegjësi e menaxherëve të kontratës dhe jo përgjegjësi e drejtpërdrejt e kryetarit të komunës, përveç nëse ai ka qenë në njohuri për shkeljet e mundshme.

Në zyrën e kryetarit të Pejës po ashtu kanë thënë se menaxhimi i kontratave nuk bie në përgjegjësi të kryetarit, ndërsa futjen e emrit të tij në mesin e të dyshuarve, e kanë interpretuar si tendencë për ta dëmtuar politikisht, në prag të zgjedhjeve lokale.

The post Dalin detaje për Aktakuzën kundër Gazmend Muhaxherit: Keqpërdorimi i 152 mijë eurove në faturim! appeared first on GazetaBlic.

Mbahet konferenca e parë mjekësore për lëndimet sportive

Posted: 08 May 2017 10:04 PM PDT

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut do të organizojnë programin e konferencës së parë mjekësore të KOK-ut me temën "Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike".

Ligjërues do të jenë 12 specialistë/doktorë.

Krahas drejtuesve të KOK-ut, pjesëmarrës në konferencë janë edhe zyrtarë të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Mbahet konferenca e parë mjekësore për lëndimet sportive appeared first on GazetaBlic.

Kosova me aktivitete të ndryshme shënon Ditën e Evropës

Posted: 08 May 2017 10:04 PM PDT

Republika e Kosovës do të shënoj sot Ditën e Evropës me një numër aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë vendin.

Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll, streetball, përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.

Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet "Evropian i vitit", për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit "Evropiani i Vitit".

Programi ёshtё pregaditur nё bashkёpunim me shtetet anёtare tё BE-sё, Misionin e EULEX-it, Ministrinё pёr Integrime Evropiane, Kuvendin e Kosovёs, komunёn e Prishtinёs dhe tё Mitrovicёs sё veriut si dhe partnerёt nga shoqёria civile.

Edhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës është duke organizuar një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës, me 9 Maj 2017.

Autobusi i BE-së me lojëra interaktive dhe ekspozitë, të mësuarit përmes Lojës, do t'i përfshijë fëmijët në Prizren, Graqanicë dhe Prishtinë, dhe do të ofrojë lojëra zbavitëse grupore dhe sfida argëtuese, dhe në të njëjtën kohë do të ofrojë informata lidhur me BE-në.

Autobusi i "të mësuarit përmes lojës" bënë kombinim të lojërave dhe mësimit të dizajnuar konkretisht për fëmijët e moshave shkollore.

Qëllimi i këtyre lojërave dhe aktiviteteve është që t'ju ofrohet mundësia fëmijëve ta përjetojnë dhe të mësojnë lidhur me BE-në përmes të gjitha shqisave të tyre.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Graqanicës.

Po ashtu edhe Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren – Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës organizon konferencë me temë "Sa i sigurt është Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij".

Kjo Konferencë organizohet për nderë të Ditës së Evropës "9 Majit".

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.

The post Kosova me aktivitete të ndryshme shënon Ditën e Evropës appeared first on GazetaBlic.

Mbahet konferenca `Migrimet dhe diaspora në Ballkanin Perëndimor`

Posted: 08 May 2017 10:03 PM PDT

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizojnë sot punimet në konferencën shkencore "Migrimet dhe diaspora në Ballkanin Perëndimor".

Konferenca  është tradicionale dhe mbahet në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës.

Në Konferencë pjesëmarrësit  do trajtojnë nga  shumë  këndvështrime procesin e migrimit në Kosovë dhe rajon.

Konferenca është e ndarë në dy pjesë në pjesën solemne dhe pjesën shkencore e cila zhvillohet  me pjesëmarrësit e paraqitur me kumtesa nga Kosova dhe rajoni duke ofruar mundësin e shkëmbimit te mendimeve dhe debatimit lidhur me problematiken e migrimeve.

The post Mbahet konferenca `Migrimet dhe diaspora në Ballkanin Perëndimor` appeared first on GazetaBlic.

UNICEF dhe KOK, marrëvshje për fëmijë me aftësi të kufizuara

Posted: 08 May 2017 09:15 PM PDT

UNICEF dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 6-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe t'i përfshijnë familjet e tyre dhe komunitetetin në aktivitete në tri Komuna – në Prishtinë, Prizren dhe Komunën e Mitrovicës.

Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje që do të zgjasë deri në Dhjetor të vitit 2017 me mundësi vazhdimi, do të jenë Martha Jo Braycich – Drejtoresha Seniore – Special Olympics Europe to Europe dhe Maureen Clarke – Menaxhere për Atletët e Rinjë, Familje dhe Lidershipin e Atletëve, për Evropë dhe Azi, Udhëheqësi  i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co dhe Drejtoresha e Qendrës Burimore "Përparimi" në Prishtinë, Znj. Igballe Potera.

Fëmijët 6-8 vjeç do t’u jepet mundësia për të zhvilluar aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.

Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë arrin afër 200 individë me aftësi të kufizuara intelektuale në 4 qytete të Kosovës.

Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF dhe Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

The post UNICEF dhe KOK, marrëvshje për fëmijë me aftësi të kufizuara appeared first on GazetaBlic.

Sot është provimi i LDK-së para Ambasadorit Delawie dhe Apostolvës!

Posted: 08 May 2017 09:01 PM PDT

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, sot bashkë me kryeministrin Isa Mustafa do t'i takojë të gjithë deputetët e LDK-së në zyrën e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Takimi fillon në ora 11:00

Ky takim shihet se shpresa e fundit për kalimin e demarkacionit dhe mbijetesën e Qeverisë Mustafa para mocionit të votëbesimit dhe "votëbesimit" të PDK-së si partner i koalicionit.

Kryeministri Mustafa i cili është edhe kryetar i LDK-së ka thënë të hënën se demarkacioni do të shkojë në Kuvend për ratifikim pas të mërkurës, ditës kur në Kuvendin e Kosovës do të votohet për mocionin e opozitës për t'i dhënë ose jo besimin qeverisë, shkruan lajmi.net.

Ky vendim është parë më shumë si taktizim i Mustafës dhe LDK-së karshi PDK-së e cila është e "nxehtë" që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por "pa pasoja për veten".

Tashmë të dyja partitë, si PDK ashtu edhe LDK, thonë se deputetët e tyre janë të gatshëm të votojnë për demarkacionin, megjithëse në të dyja taborret ka deputetë që haptas e kanë kundërshtuar demarkacionin. Ky numër i kundërshtarëve më i madh është në GP të LDK-së

The post Sot është provimi i LDK-së para Ambasadorit Delawie dhe Apostolvës! appeared first on GazetaBlic.