Kartat e kreditit janë shumë të ekspozuara ndaj keqpërdorimeve nëse ato humbasin dhe kodi PIN është i lehtë për t’u vjedhur, prandaj MasterCard ka prezantuar modelin e ri të kartës së kreditit me nivel të shtuar sigurie.
E quajtur si kredit kartela biometrike, ajo ka një lexues së shenjave të gishtërinjve me anë të së cilit gjatë çdo pagese që bëni krahason shenjat e gishtërinjve me ata që janë të ruajtur në sistem.
Në rast se kjo kartelë bie në duart e hajdutëve, ata nuk do të mund ta përdorin atë.
Ky qark është kompatibil me pothuajse të gjithë lexuesit e kartelave që janë sot në treg.
Ky qark është kompatibil me pothuajse të gjithë lexuesit e kartelave që janë sot në treg.
Ky projekt nga MasterCard është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe besohet që shumë shpejt do të fillojë të përdoret në vende tjera ku operon kjo e fundit.






