“Ministri Bushati: Platforma shqiptare, pretekst i Gruevskit dhe Ivanovit” plus 9 more GazetaBlic |
- Ministri Bushati: Platforma shqiptare, pretekst i Gruevskit dhe Ivanovit
- Ministri Hoxhaj sot në Bruksel: takime me Mogherini dhe Hahn!
- Këngëtarja nga Shqpëria që jep intervista vetëm nëse e paguajnë
- Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë
- Këshilltari i Kryeministrit: gjasat janë të mëdha që këtë javë do procedohet Demarkacioni!
- Shihni në ëndërr persona që kanë vdekur? Ja kuptimi
- Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Rashë në depresion kur lashë peshëngritjen!
- Askush nuk e shikon për lojën që e bën në tenis, të gjithë ia shikojnë gjoksin (Foto/Video)
- Fillon gjyqi kundër Eminem (VIDEO)
- Vazhdon manifestimi tradicional “Ditët e Agimit 2017”
| Ministri Bushati: Platforma shqiptare, pretekst i Gruevskit dhe Ivanovit Posted: 01 May 2017 10:47 PM PDT Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi mbremjen e se henes se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike. "Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele", tha Bushati i ftuar në Top Story. Bushati tha se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër. "Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij", deklaroi Bushati. Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas. "Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate", tha ai. The post Ministri Bushati: Platforma shqiptare, pretekst i Gruevskit dhe Ivanovit appeared first on GazetaBlic. |
| Ministri Hoxhaj sot në Bruksel: takime me Mogherini dhe Hahn! Posted: 01 May 2017 10:45 PM PDT Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të udhëtojë sot në Bruksel për një vizitë dy ditore, ku do ta takojë shefen e politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn. Në takimet me Mogherini dhe Hahn, Hoxhaj do të bisedojë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe ecurinë në agjendën evropiane të Kosovës duke përfshirë procesin e liberalizimit të vizave. Përvec kësaj, kryediplomati kosovar i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Njomza Emini, do t'i takojë edhe deputetët anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bruksel, të cilët do t'i informojë për specifikat dhe punën në rrugën e integrimit të Kosovës në BE. The post Ministri Hoxhaj sot në Bruksel: takime me Mogherini dhe Hahn! appeared first on GazetaBlic. |
| Këngëtarja nga Shqpëria që jep intervista vetëm nëse e paguajnë Posted: 01 May 2017 10:44 PM PDT Derisa po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tash e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë. Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj, në spektaklin Dance Ëith Me në Shqipëri, sot ka dhënë një deklaratë të fuqishme. Mes tjerash, derisa po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tash e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë. Hadërgjonaj është këngëtare tash e disa vite dhe duket se është indinjuar pak me punën e medieve. Ajo ka treguar se pos në Kosovë ku ka dhënë së fundmi një intervistë, preferon të rrijë larg medieve, ndërsa tash e tutje kërkon pagesë për çdo kuriozitet të gazetarëve karshi saj. / KultPlus The post Këngëtarja nga Shqpëria që jep intervista vetëm nëse e paguajnë appeared first on GazetaBlic. |
| Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë Posted: 01 May 2017 10:35 PM PDT Aktorët simpatik të serialit të njohur turk "Fate të Kryqëzuara", Leyla Tanlar dhe Alina Boz dhe Burak Tozkoparan të cilat tek ne njihen si "Xhansu", " Hazall" dhe Ozan kanë merita të mëdha për rolet e tyre të cilat i portretizojnë mjaftë mirë karakteret e të rinjve. Falë këtij seriali, këta tre të rinj tashmë kanë arritur të mbledhin me mijëra fansa nga e gjithë bota ku është duke u shfaqur ky serial, transmeton 21 media. E shumë nga fansat e tyre dëshirojnë të dinë gjithçka që ka të bëjë më ta, ne ua sjellim një fotografi ku shihen tre aktorët kur ishin fëmijë, të cilët duket mjaftë të lezetshëm dhe shihet se nuk kanë ndryshuar fare./ The post Foto e rrallë kur Xhansu, Hazall dhe Ozan ishin fëmijë appeared first on GazetaBlic. |
| Këshilltari i Kryeministrit: gjasat janë të mëdha që këtë javë do procedohet Demarkacioni! Posted: 01 May 2017 10:34 PM PDT Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, vazhdon të mbetet tema kryesorë në vend. Por, kjo javë po vlerësohet si vendimtare qe kjo çështje të marrë epilog përfundimtar. Këshilltari i kryeministrit Musta, Bajram Gecaj ka paralajmëruar se këtë javë do të ketë diskutime intensive në të gjitha nivelet për çështjen e demarkacionit, duke mos përjashtuar mundësinë qe kjo çështje të jetë para deputetëve brenda kësaj jave. "Do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e demarkacionit në të gjitha nivelet. Tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Por, është e mundshme qe këtë javë demarkacioni të procedohet në Kuvend", ka thënë Gecaj për Indeksonline. Zv/ministri i Pushtetit Lokal nuk e ka komentuar propozimin e një pjesë të deputetëve të LDK-së për çështjen e demarkacionit me arsyetimin se nuk është pjesë e strukturave qendrore. Njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministri Mustafa shpreson se në fund do të arrijnë t'i sigurojnë votat për të kaluar këtë marrëveshje. "Personalisht besoj dhe nuk ish dashtë të shkohet në zgjedhje nëse dështon në Kuvend ratifikimi i demarkacionit, por edhe kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli e kanë lënë një mundësi të tillë të hapur", ka shtuar Gecaj. Megjithatë për zgjedhjet e parakohshme, ai ka thënë se vendosin partneret e koalicionit. Mediet kanë raportuar se gjatë kësaj jave do të vendoset për çështjen e demarkacionit, por edhe për zgjedhjet e parakohshme. E, zgjedhjet më së shumti po i kundërshton LDK, e cila për herë të parë pas luftës udhëheq me ekzekutivin e vendit. The post Këshilltari i Kryeministrit: gjasat janë të mëdha që këtë javë do procedohet Demarkacioni! appeared first on GazetaBlic. |
| Shihni në ëndërr persona që kanë vdekur? Ja kuptimi Posted: 01 May 2017 10:33 PM PDT Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndërrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre. Megjithatë, le të hedhim një vështrim më të thellë mbi këtë çështje mistike, dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mesazhesh mund të merren nga njerëzit që janë tashmë të gjallë vetëm në kujtesën tonë, dhe mund të flasin me ne vetëm përmes ëndrrave tona. Librat e sotëm mbi ëndrrat, nuk i kushtojnë shpesh vëmendje të mjaftueshme shumë nuancave të rëndësishme: si duket personi i vdekur në ëndrrat tona – i vdekur në varr, i gjallë dhe i lumtur, apo rikthehet në jetë para syve tanë, ose ndoshta thjesht nuk e mbajmë mend në ëndrrën tone, se ky person ka vdekur shumë kohë më parë. Interpretimet e ëndrrave me persona të vdekur Zakonisht supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë. Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtimore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë). Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive. Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë. Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social). Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndërrimin e njerëzve të vdekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë. Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të vdekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift. Një ëndërr e tillë, paralajmëron një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët. Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të vdekur? Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar. Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e vdekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve. Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes. Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë vdekur. Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne. The post Shihni në ëndërr persona që kanë vdekur? Ja kuptimi appeared first on GazetaBlic. |
| Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Rashë në depresion kur lashë peshëngritjen! Posted: 01 May 2017 10:31 PM PDT Presidenti i 7-të i Republikës së Vendit Ilir Meta ka folur për herë të parë pas marrjes së këtij posti, në një rrëfim krejt ndryshe, larg aktualitetit dhe krizës politike në vend. I ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziu Meta ka folur për ëndrrën e tij për të qenë pedagog i ekonomisë. Presidenti ka rrëfyer gjithashtu dhe një situatë komike që ka patur me një mikun e tij i cili e ka pyetur sesi bën debat me Petrit Vasilin, kur fjala vjen tek tifozeria në futboll. "Më tha dikush çfarë diference ke ti me Vasilin kur debatoni… interin dhe milanin i thash. I them atij personi që këtë gjë do ta them publikisht, dhe ai më thotë, mos e thuaj që je me milanin se milani ka rënë, thuaj që je me juven!"- u shpreh Meta duke buzëqeshur. Pjesë nga intervista me Presidentin Meta: Meta: Natyrisht që në atë kohë, ishte vështirë që të mendoje që në vitin 88 kur unë kam filluar studimet, të bëheshe ministër, kryeministër, deputet etj… në atë kohë e kisha lënë peshëngritjen. Më shumë në atë kohë isha fokusuar në këtë linjë për tu bërë pedagog në fakultetin e ekonomisë. Fevziu: Më thatë që keni dashur të bëheni si Anastas Angjeli… Meta: Ka qenë pedagogu im dhe unë isha shumë i investuar për të realizuar këtë dëshirë. E dyta ndër ëndrra atë kohë ishte të bëje shkollë e të shkoje në Tiranë. Ishte gjë e madhe të bëheshe pedagog në fakultetin e ekonomisë në Tiranë. Kam qenë që në vitin e parë sekretari i rinisë, për katër vite. Edhe në shkollë të mesme kam qenë komandant në zbor. Isha komandant i togës. Fevziu: Nga ju vinte kjo dëshirë për të qenë udhëheqës? Meta: Nuk e di, ndoshta është diçka që vjen nga brenda. Fevziu: Po marrëdhëniet me Ben Blushin? Meta: I kam patur shumë të mira. Kemi qenë tek Sami Frashëri. Fevziu: Si shpjegohet si ju shohin si njeri që vjen nga Skrapari… ndërkohë që ju formiminne keni marrë në Tiranë Meta: Po të pyesni vajzën time të vogël, e thotë me një krenari të madhe që është nga Skrapari… edukimi është i formave nga më të ndryshmet, kuptohet që një traditë dhe një histori ka forcën e vet. Rrëfimi për peshëngritjen, Meta: Rashë në depresion kur e lashë Pasioni ishte dëshira për të bërë sport. Fillimisht isha marrë me futboll, isha portier i mirë, por nuk kisha talent të spikatur. Luaja kudo ku kishte hapësira. Pastaj nisa peshëngritjen. Peshëngritja lindi pasi merresha me paralele, dhe profesor Berberi më pa gjatë orës së fizkulturës. Më ftoi pasi bënim paralele, i pëlqehu tipi im, konstrukti im, deri dy vite. Pastaj e lash. Kam marrë pjesë në disa kampionate, në shkollë, me të rinjtë. Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lash për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë Me Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen" The post Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Rashë në depresion kur lashë peshëngritjen! appeared first on GazetaBlic. |
| Askush nuk e shikon për lojën që e bën në tenis, të gjithë ia shikojnë gjoksin (Foto/Video) Posted: 01 May 2017 10:29 PM PDT Kjo vajzë nuk është aq e mirë në lojën e tenisit, por kjo nuk e ka ndalur atë që të marrë miliona shikime brenda natës në videon e saj. Modelja, Elizabeth Anne, e cila jeton në Los Angeles, është duke u bërë hit botëror pas xhirimit me "Live Rich Media". Në këtë video, modelja shihet e veshur në bikini duke provuar të luajë tenis. Sidoqoftë, fansat e saj mund të jenë pak me fat pasi duke u bazuar në postimet e fundit të Elizabeth, duket që ajo është beqare. The post Askush nuk e shikon për lojën që e bën në tenis, të gjithë ia shikojnë gjoksin (Foto/Video) appeared first on GazetaBlic. |
| Fillon gjyqi kundër Eminem (VIDEO) Posted: 01 May 2017 10:29 PM PDT Afro 3 vjet pasi që Eminemi e kishte paditur një parti politike të Zelandës së Re që ia ka përdorur pa autorizim këngën "Lose Yourself" për reklamë elektorati, gjyqi mbi këtë padi ka filluar këtë të hënë. Kandidati i Partisë Kombëtare, Steven Joyce, në reklamën e tij më 2014, e kishte përdorur instrumentalin e palicencuar nga reperi, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Ksoova. Ky gjykim pritet të zgjatë vetëm një javë. The post Fillon gjyqi kundër Eminem (VIDEO) appeared first on GazetaBlic. |
| Vazhdon manifestimi tradicional “Ditët e Agimit 2017” Posted: 01 May 2017 10:27 PM PDT Vazhdon manifestimi tradicional "Ditët e Agimit 2017", që mbahet në Zhegër të Gjilanit, kushtuar dëshmorit Agim Ramadani. Gjatë ditës së sotme do të mbahet "Muza e Agimit" dhe ora e madhe letrare, në ora 15:00 dhe turneu në hendboll në ora 17:00. Manifestimi ka filluar dje dhe do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të ndryshme The post Vazhdon manifestimi tradicional "Ditët e Agimit 2017" appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






