Mesazhi.com: “Ronaldo mposht Atleticon” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ronaldo mposht Atleticon” plus 9 more


Ronaldo mposht Atleticon

Posted: 02 May 2017 01:43 PM PDT

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos e filluan shumë mirë ndeshjen, ku pas 10 minutave lojë, Ronaldo me kokë qoi në rrjetë topin pas një krosimi të Casemiros.

Në minutën e 73-të, sulmuesi portugez u bë përsëri protagonistë me golin e tij të dytë në ndeshje dhe për skuadrën e tij.

Pesë minuta para fundit, fituesi i Topit të Artë kompletoi hatrikun, duke i dhënë shumë garanci skuadrës së tij për ndeshjen e ardhshme.

Me këtë fitore, Real Madrid do të jenë më të qetë në ndeshjen e kthimit që luhet me 10 maj në Vicente Calderon.

The post Ronaldo mposht Atleticon appeared first on Mesazhi.com.

Messi ua hap 20 shkolla fëmijëve sirianë

Posted: 02 May 2017 12:28 PM PDT

Lionel Messi nuk është i madh vetëm në fushë. Shtatëshkurti argjentinas është i madh me vepra edhe në jetën e përditshme. Futbollisti më i mirë ndonjëherë në futboll e ka treguar anën humane të tij duke ua ndërtuar 20 shkolla fëmijëve sirianë.

Leo ka njoftuar se 1600 nxënës kanë përfituar nga 20 shkollat që i ka ndërtuar ai.

“Fondacioni im ka ndërtuar 20 shkolla në Siri ku kanë përfituar 1600 nxënës të cilëve ua kemi bëri një mjedis më të mirë për të mësuar në shkollë” shkruan Messi në Facebook.

 

The post Messi ua hap 20 shkolla fëmijëve sirianë appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë aksionet bamirëse, ndihmohen 20 familje në Lipjan (Video)

Posted: 02 May 2017 11:37 AM PDT

Shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" në vazhdën e aksioneve të përditshme, ka ndihmuar 20 familje skamnore në komunën e Lipjanit.

Këto familje që janë përzgjedh në bashkëpunim me autoritetet komunale kanë përfituar nga një pako, në të cilën janë përfshirë gjëra ushqimore, higjienike, si dhe batanije në vlerë prej 55 euro.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se aksioni i sotëm është mundësuar nga disa donatorë të cilët jetojnë kryesisht në vendet perëndimore.

Ai ka falënderuar të gjithë donatorët, me theks të veçantë mërgimtarët të cilët vazhdimisht po mbështesim aksionet e tilla.

Familjet që përfituan nga ky aksion bamirës, falënderuan të gjithë ata që po kujdesen për mirëqenien e tyre.

E zyrtarët komunalë të Lipjanit e falënderuan Kastratin për ndihmën dhe në shenj nderimin i ndan mirënjohje, duke vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin e kësaj shoqate për ndihmën që po i ofron familjeve skamnore në këtë rajon.

The post Vazhdojnë aksionet bamirëse, ndihmohen 20 familje në Lipjan (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Këta janë 17 deputetët e koalicionit PDK-LDK që janë kundër demarkacionit

Posted: 02 May 2017 11:06 AM PDT

Ndërsa kemi hyrë në "metrat e fundit të maratonës së quajtur demarkacion", janë shtuar zëra për një marrëveshje brenda LDK-së që ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes më Malin e Zi për demarkacionin t'i ketë votat e të rebeluarve të kësaj partie.

Sa i përket dërgimit nga qeveria në kuvend të demarkacionit, për këtë pritet të vendos nesër ekzekutivi në mbledhjen e rregullt, mirëpo duket se kryeministri Mustafa ende nuk i ka bindur të gjithë deputetët e LDK-së që t'i thonë po marrëveshjes që do të krijonte kushte që kosovarët të lëvizin pa viza.

Tashmë është publike se ekziston një kërkesë nga deputetët rebelë të LDK-së që marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t'i shtohet edhe një aneks, me të cilin pas dy vjetësh hapet sërish çështja e vijës kufitare, shkruan lajmi.net.

Qeveria ka pranuar sot se kanë marrë një kërkesë të tillë nga grupi i deputetëve të LDK-së, të cilët kushtëzojnë ratifikimin e demarkacionit me futjen e këtij aneksi në marrëveshje.

Koalicioni qeverisës i ka gjithsej 87 deputetët (duke llogaritur në deputetët e pavarur Blerim Shala dhe Margarita Kadriu), por në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani janë të paktën pesë deputetë të PDK-së (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela, Shaip Muja dhe Shukri Buja) dhe nëntë të LDK-së (Sabri Hamiti, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Armend Zemaj, Besa Gaxherri, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Arben Gashi dhe Anton Quni), të cilët mund ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.

Përveç këtyre, votë kundër demarkacionit tërthorazi kanë paralajmëruar në disa raste nga deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Flora Brovina, të cilët kanë shprehur dyshime për Marrëveshjen.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhet së paku 80 vota ose 2/3 e deputetëve.

Këto janë 17 deputetët e PDK-së dhe LDK-së që janë shprehur kundër demarkacionit:

PDK

Nait Hasani

Labinotë Demi-Murtezi

Raif Qela

Shaip Muja

Shukri Buja

Xhavit Haliti

Adem Grabovci

Flora Brovina

LDK:

Sabri Hamiti

Adem Salihaj

Shpejtim Bulliqi

Armend Zemaj

Besa Gaxherri

Vjosa Osmani

Fatmir Rexhepi

Arben Gashi

Anton Quni

Lexoni edhe:

The post Këta janë 17 deputetët e koalicionit PDK-LDK që janë kundër demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Gërmimet për varreza masive në Rashkë, pa ekspertë shqiptarë

Posted: 02 May 2017 11:03 AM PDT

Plagët e luftës ende janë të pranishme dhe atë jo vetëm në Studime të Vushtrrisë, ku sot u përkujtuan 116 martirë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Por më të rëndë se të tjerët e kanë ata që ende kërkojnë eshtrat e më të dashurve.

Gërmime për këtë po bëhen në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Atje po gërmohet nëse ka trupa shqiptarësh të varrosur në varr masiv, pas vrasjes së tyre në luftën e fundit në Kosovë.

Por aty, prezent janë vetëm përfaqësuesit e EULEX-it, e jo edhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur apo dikush nga Departamenti Mjekoligjor, pasi shteti nuk po gjen para për dy ekspertë.

Për mungesë financimi, asnjë ekspert kosovar nuk po merr pjesë në Rashkë, në gërmimet ku dyshohet se ka trupa të pajetë shqiptarësh të vrarë nga Serbia gjatë luftës së fundit.

Arsim Gërxhaliu ekspert mjeko-ligjor thotë se si kryesues i departamentit të mjekësisë ligjore janë të gatshëm të udhëtojnë drejt Rashkës sikur kanë bërë edhe herëve të tjera. Por sqaron se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndarë buxhet.

Gërxhaliu tregon se kjo situatë më së shumti i dëmton familjarët të cilët po presin eshtrat e më të dashurve të tyre, tash e 18 vjet.

Skandal e ka quajtur mungesën e palës kosovarë në gërmimet në Rashkë, kryetari i shoqatës "Zëri i prindërve", Bajram Qerkini.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës, ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, nuk kanë siguruar mjete për ekspertin mjeko ligjore që të udhëtojë drejtë Rashkës.

Por të gjitha këto i mohon kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj.

Sipas tij, përveç datës 28 prill që kanë munguar, anëtarët e komisionit që nga fillimi i gërmimeve atje, kanë qenë vazhdimisht prezent.

Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit thotë se "ne e kemi buxhetin".

Me telashe të tilla është përballur deri në vitin 2010 drejtori i departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili deri në këtë vit kishte shkuar me mjete vetanake në lokacione të ndryshme në Serbi.

The post Gërmimet për varreza masive në Rashkë, pa ekspertë shqiptarë appeared first on Mesazhi.com.

Kushtet e LDK-së për demarkacionin vënë në sprovë qeverinë

Posted: 02 May 2017 09:10 AM PDT

Qeveria e Kosovës është duke e shqyrtuar propozimin e një grupi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, propozim i cili synon krijimin e mundësive që projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të kalojë në legjislativin e vendit, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se propozimi i ri, për shkak të çështjes që merr në shqyrtim, si dhe për faktin se është bërë nga një grup me numër relevant të deputetëve, tashmë ka marrë vëmendjen e qeverisë.

"Është fjala konkretisht për një propozim që ka ardhur nga 17 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që ka të bëjë me disa vërejtje, shtesa apo ndryshime që kërkohen të bëhen në këtë projektligj, përpara se ai të procedohet. Prandaj, lidhur me këtë, kryeministri (Isa) Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit që e kanë bërë këtë propozim, për të parë se cilat janë mundësitë që procesi i demarkacionit të shtyhet përpara. Kryeministri Mustafa ka kontakte edhe me faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë rreth kësaj çështjeje", tha Abdullahu.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë konfirmuar se propozimi i grupit prej 17 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parasheh që në projektligj për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të futet edhe mundësia që në afat prej dy vjetësh të rishqyrtohen pikat kontestuese të këtij kufiri, të paktën në dy zona të këtij kufiri.

Në grupin prej 17 deputetëve që kanë dhënë propozimin, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë edhe shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës,të cilët kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, në formën e konstatuar nga Komisioni qeveritar për këtë çështje.

Por, Shpejtim Bullliqi, një nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët janë kundërshtarë të versionit të tanishëm të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk ka ende njohuri lidhur me përmbajtjen e propozimit të grupit të deputetëve të partisë së cilës edhe ai i përket.

Megjithatë, sipas tij, në parim, propozimi për rishikim të mëvonshëm të një ligji të ratifikuar, nuk është praktikë e dëshmuar.

"Nuk ka mundësi që njëkohësisht të bëhet ratifikimi dhe rishikimi, sepse këto dy koncepte janë krejtësisht të ndryshme, në këtë moment, të kësaj problematike. Nuk kam informacione të hollësishme se çfarë është punuar, mirëpo, mendoj që në qoftë se ka çfarëdo solucioni apo mundësie, për këtë çështje duhet të flasin juristët dhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare", tha Bullqi.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre kundërshtues ndaj marrëveshjes aktuale për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo parti opozitare mbetet në qëndrimin e saj përballë përpjekjeve, siç i ka quajtur ai, dëshpëruese të kryeministrit Isa Mustafa që ta kalojë marrëveshjen në fjalë.

"Si po mendon kryeministri dhe këta deputetë se mund ta ratifikojnë dhe ta kthejnë marrëveshjen e demarkacionit kur të duan ata? Kjo është marrëveshje ndërmjet dy shteteve dhe nuk mund ta pranosh njëherë, e pastaj të bëhesh pishman. Kosova nuk e ka zorin të bëjë eksperimente të tilla. Çështja është shumë e thjeshtë. Qeveria e ka kryer punën e vet dhe është mirë që ajo të mos merret me këtë punë më fare. As kryeministri nuk duhet të merret me marrëveshjen e demarkacionit. Tani, fjalën e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës", tha Nitaj.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se shqyrtimi i propozimit të grupit të 17 deputetëve po bëhet në bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Zyrtarët e ekzekutivit, ditë më parë kanë theksuar se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë kësaj jave

The post Kushtet e LDK-së për demarkacionin vënë në sprovë qeverinë appeared first on Mesazhi.com.

Veseli kërkon zgjidhjen e problemit të punësimit të specialistëve

Posted: 02 May 2017 05:46 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim dhjetëra specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë të cilët të martën kanë protestuar para Kuvendit pasi qe dy vite janë të papunë dhe institucionet përgjegjëse nuk u kanë gjetur zgjidhje.

Përfaqësuesi i specialistëve protestues, Arben Ademi, e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen e specialistëve, ndërsa ka shprehur bindjen se vetëm kryeparlamentari mund tu ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të përhershme për punësimin e tyre.

“Kryetar, ju falënderojmë për angazhimin tuaj, tani dhe edhe atë të mëhershëm, veçanërisht në fazën e miratimit të buxhetit. Kemi konsideratë jashtëzakonisht të madhe për ju dhe u jemi drejtuar si një institucion tek i cili kemi shumë shpresë se mund të na ndihmoni”, tha Ademi.

Pasi dëgjoi kërkesat e specialistëve, kryeparlamentari Veseli tha se është e papranueshme që mbi 200 specialistë të bredhin rrugëve të papunë, ndërkohë që sistemi shëndetësor ka deficit të mjekëve dhe mjekët kosovarë po ashtu po ikin drejt vendeve evropiane për të gjetur punë.

“Më vjen shumë rëndë, sepse ka pothuajse një vit që po merremi me të njëjtat çështje dhe po sillemi në një rreth burokratik. Po ballafaqohemi me një sistem të ngecur shëndetësor, i cili po na frikëson të gjithëve, ndërsa po i bën fajtorë njerëzit të cilët më së paku janë të tillë, mjekët”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli i siguroi specialistët se çështja e punësimit të tyre do të zgjidhet, ndërsa u premtoi se ai personalisht do të angazhohet në këtë çështje.

Veseli i ftoi specialistët që ta bëjnë një grup pre tre personave të cilët menjëherë do t'i takojë me ministrin e Shëndetësisë dhe Inspektoratin e Punës, për të gjetur zgjidhjen adekuate në përputhje me ligjet.

The post Veseli kërkon zgjidhjen e problemit të punësimit të specialistëve appeared first on Mesazhi.com.

Indonezia përgatitet për zhvendosjen e kryeqytetit

Posted: 02 May 2017 05:29 AM PDT

Për shkak të faktorëve të pafavorshme në Xhakarta, por edhe me qëllim të zhvillimit të zonave të tjera, Indonezia është duke punuar në projektin e zhvendosjes së kryeqytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria për Planifikimin e Zhvillimit Kombëtar të Indonezisë njoftoi se për shkak të rrezikut të tërmeteve në Xhakarta, prurjeve të ujit dhe problemeve në trafik, por edhe për zhvillimin ekonomik të zonave të tjera kemi filluar punën për zhvendosjen e kryeqytetit.

Pritet që lista e kandidatëve për kryeqytet të formohet deri në fund të vitit.

Gjasa të mëdha ka Palangkaraya që të zgjidhet për kryeqytet. Ajo që shkon në favor të këtij qyteti është hapësira më e madhe nga kryeqyteti i tanishëm, e pasur me burime natyrore si dhe mundësinë e zhvillimit të planifikuar kundër problemeve me trafikun dhe infrastrukturën.

Palangkaraya ishte në fokus që në vitin 1950 të shekullit të kaluar, kur u zgjodh për kryeqytet të provincës të Kalimantanit Qendror.

The post Indonezia përgatitet për zhvendosjen e kryeqytetit appeared first on Mesazhi.com.

Deputetët kërkojnë debat për Gjykatën Speciale

Posted: 02 May 2017 05:03 AM PDT

Kërkesa e Nait Hasanit dhe pesë deputetëve të tjerë për ta rikthyer në debat në Kuvendin e Kosovës, çështjen e Gjykatës Speciale, është miratuar.

Komisioni për Legjilacion ka vendosur që këtë kërkesë të firmosur nga gjashtë deputetë përfshirë këtu dhe Nait Hasanin, t'ia kthejë Kryesisë së Kuvendit në mënyrë që të organizohet një debat parlamentar për të diskutuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

The post Deputetët kërkojnë debat për Gjykatën Speciale appeared first on Mesazhi.com.

NISMA: Po ecim mirë me nënshkrime, gati rrëzimi i Qeverisë Mustafa

Posted: 02 May 2017 05:02 AM PDT

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, i nisur nga Nisma për Kosovën, ende nuk ka sjellur rezultate konkrete. Ndonëse thonë se janë mbledhur një numër i madh i nënshkrimeve, zyrtarë të partisë së Fatmir Limajt nuk saktësojnë numrin e tyre.

Deputeti i Nisma-s, Enver Hoti ka thënë për "Indeksonline" se janë në rrugë të mbarë që të arrihet qëllimi për rrëzimin e Qeverisë "Mustafa".

"Do të shkojmë në nivelin e domosdoshëm dhe të nevojshëm për nxjerrjen e nënshkrimeve për të proceduar në kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pastaj shohim se si do të rrjedh situata", ka thënë ai.

Më tej, Hoti ka thënë se deri tani janë duke u munduar t'i mbledhin nënshkrimet nga gjitha subjektet politike në Kuvendin e Republikës.

"Jemi në punë të mbarë dhe jemi duke ecur me hapa të sigurt dhe me një mbështetje shumë të mirë nga deputetët e Parlamentit për të arritur 40 nënshkrime dhe për të futur në procedim si rrugë procedurale", ka thënë ai, duke shtuar se vndi duhet të shkojë në zgjedhej të parakohshme për të dal nga situata dhe kriza poliitke dhe institucionale.

Vlen të theksohet se mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës ka marrë përkrahjen edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

The post NISMA: Po ecim mirë me nënshkrime, gati rrëzimi i Qeverisë Mustafa appeared first on Mesazhi.com.