Mesazhi.com: “Policia izraelite vret një të ri palestinez” plus 9 more

Mesazhi.com: “Policia izraelite vret një të ri palestinez” plus 9 more


Policia izraelite vret një të ri palestinez

Posted: 13 May 2017 01:40 PM PDT

Me pretendimin se ka plagosur një polic në Jerusalemin Lindor është vrarë një i ri palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Luba es Semri, zëdhënës i policisë izraelite, tha se palestinezi u vra për një sulm të dyshuar me thikë ndaj një polici izraelit. Ai nuk zbuloi identitetin e të riut.

Në kohët e fundit janë shtuar sulmet izraelite ndaj palestinezëve. Organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë Izraelin për kryerjen e ekzekutimeve pa gjyq të palestinezëve.

Izraeli që nga viti 1967 mban nën pushtim Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Në Jerusalemin Lindor janë rreth 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor dy herë më shumë kolonë hebrenj. Të gjitha vendbanimet e reja çifute të ndërtuara në atë zonë, sipas normave ndërkombëtare janë të paligjshme.

Mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit, Izraeli ka ndërtuar një “mur ndarës”, me të cilin pengon ardhjen e palestinezëve në Jerusalem. Paralelisht me këtë, Izraeli që nga viti 2006 mban nën embargo edhe Gazën.

The post Policia izraelite vret një të ri palestinez appeared first on Mesazhi.com.

Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë

Posted: 13 May 2017 01:25 PM PDT

Sigal Prishtina dhe Bashkimi e kanë zhvilluar ndeshjen e parë të 'play-offit' nga seria finale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, të cilën e fitoi skuadra mysafire me rezultat 66-76.

Çereku i parë i lojës ishte i barabartë, me ç'rast të dyja skuadrat i shënuan nga 16 pikë në këtë pjesëlojë.

Tifozët vendas në fund të çerekut të parë (Prishtina/Instagram)

Vendasit u përpoqën të angazhoheshin më shumë në fillim të fraksionit të dytë, mirëpo mysafirët vazhduan të tregoheshin të vendosur për fitore.

Në këtë mënyrë, më efektivë u treguan basketbollistët prizrenas, të cilët e fituan çerekun e dytë (15:22) dhe shkuan në pushim me epërsi (31-38).

Përballja e skuadrave gjatë ndeshjes (Prishtina/Instagram)

Nikoqirët shënuan vetëm një pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e tretë (23:22), i cili u mbyll me rezultat 54-60. Ashtu që e gjitha u vendos në fraksionin e fundit të lojës.

Loja e Bashkimit vazhdoi të ishte e mirë edhe në pjesëlojën e fundit duke e ruajtur epërsinë ndaj kundërshtarit dhe madje duke e ngritur atë.

Një periudhë e çerekut të fundit ishte shoqëruar me gabimet të shumta nga të dyja skuadrat, mirëpo kjo shkonte në favor të mysafirëve, të cilët fituan me dhjetë pikë epërsi.

Takimi i radhës do të zhvillohet në palestrën "Rexhai Surroi" në Prizren, ndërsa skuadra që i fiton tri ndeshje shpallet kampion.

Kjo është finalja e dytë në të cilën luan Bashkimi dhe do të përpiqet që ta ndalë Sigal Prishtinën në rrugën e tyre drejt titullit të katërt me radhë.

The post Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë appeared first on Mesazhi.com.

Unë do të agjëroj, po ti? (Video)

Posted: 13 May 2017 01:21 PM PDT

Ramazani po afron dhe tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për këtë muaj të bekuar.

Një video inspiruese është realizuar ku personalitete të ndryshme pavarësisht angazhimeve bëjnë të ditur se do të agjërojnë.

Më poshtë mund ta shikoni video mesazhin:

The post Unë do të agjëroj, po ti? (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Vetëm 15 orë nga njoftimi për gjendjen e rëndë, 10-vjeçari bëhet me banesë të re

Posted: 13 May 2017 01:06 PM PDT

Fetahu 10 vjeçar nga Tetova i cili dje preku zemrat e mijërave shqiptarëve, më në fytyrës së tij teksa dje me lot përshkruante gjendjen e rëndë të tij dhe familjes së tij, pas humanizmit të madh që treguan shqiptarët nga gjithë trojet shqiptare, ai më në fund tani po buzëqesh si gjithë fëmijët tjerë.

Lajmin e madh për fëmijën 10 vjeçar e ka dhënë Halil Kastrati i Shoqatës Bamirëse "Jetimat e Ballkanit", i cili ka konfirmuar se shumë shpejt familje e tij do të strehohet në një banesë të re.

"Falënderojmë Osman Demirin dhe Ali Gerqecin nga Shkupit për kontributin e tyre si në aspektin financiar ashtu edhe për organizimin e gjetjes së banesës. Banesa është ble 43 mijë euro, është krejt e re, është 63 metra katror. Ndihmat që kanë ardhur direkt në familje janë afërsisht 30 mijë euro. Ndihmat që kanë ardhur te ne veç sot janë afërsisht 15 mijë euro", ka bërë të ditur Kastrati.

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati

The post Vetëm 15 orë nga njoftimi për gjendjen e rëndë, 10-vjeçari bëhet me banesë të re appeared first on Mesazhi.com.

AKR thotë se është e gatshme për ta ndryshuar gjendjen

Posted: 13 May 2017 07:37 AM PDT

Kryesia e Aleancës Kosova e Re (AKR) të shtunën mbajti mbledhjen e saj të radhës, me ç`rast u diskutua për çështjet organizative brenda partisë, si dhe për përgatitjet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë mbledhje Kryesia e AKR-së diskutoi kryesisht për përgatitjet logjistike dhe angazhimin e të gjitha degëve në këtë proces zgjedhor.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të partisë për fuqizimin e rolit të AKR-së, si dhe rolit të strukturave të saj në Kosovë.

Kryesia e Aleancës Kosova e Re, me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e autorizoi presidentin e partisë Behgjet Pacolli për t`i vlerësuar ofertat aktuale të cilat vijnë nga subjektet tjera politike.

Aleanca Kosova e Re është më unike se asnjëherë më parë dhe ka për qëllim që përmes zgjedhjeve të 11 qershorit, ta ndryshojë vendin, ta zhvillojë Kosovën ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë si dhe të krijojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, thuhet në komunikatën e AKR-së.

The post AKR thotë se është e gatshme për ta ndryshuar gjendjen appeared first on Mesazhi.com.

Dëmet që kriza politike ia shkaktoi ekonomisë

Posted: 13 May 2017 07:31 AM PDT

Situata jostabile politike që e ka përcjellë Kosovën për vite me radhë, konsiderohet t'i ketë shkaktuar dëme të mëdha e të pariparueshme ekonomisë së vendit. Mospërfundimi i mandatit kushtetues katërvjeçar i pothuajse asnjë legjislature në Kosovë, bëri që shumë projekte kapitale të ndërpriten, si dhe të mos realizohen programet qeveritare në fushën e ekonomisë.

Në zgjedhje të parakohshme parlamentare Kosova do të shkojë edhe në qershor të këtij viti, pasi që mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, i ngritur nga partitë opozitare, u votua nga shumica e deputeteve ditë më parë.

Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve flasin për një numër të konsiderueshëm të projekteve, të cilat dështuan nga e gjithë kjo situatë politike. Projekti më kapital që nuk arriti të realizohet për shkak të mandateve të ndërprera, por edhe ndryshimeve që i pësonte vit pas viti, është Termocentrali "Kosova e re", pasuar nga shumë projekte të tjera.

"Kur krejt kësaj i shtohet fakti që shumë procese janë duke u politizuar më tepër sesa duke u ekonomizuar, vërtet kjo Kosovën e bën shtet që do ta ketë shumë të vështirë të rimëkëmbet në aspektin ekonomik", thekson kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Stabiliteti politik, nga ekspertë të fushës së ekonomisë, konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për qëndrueshmëri ekonomike, inkurajimin e vendeve të reja të punës dhe rritje permanente të Bruto-Produktit të Brendshëm (BPB). Por, jostabiliteti politik, i cili për vite me radhë e ka përcjell Kosovën, sipas ekspertit të ekonomisë, është sinjal dekurajues – mbi të gjitha për investitorët e jashtëm.

Zgjedhjet e parakohshme, sipas Naim Gashit, po u bëjnë dëm ecurive makroekonomike.

"Si shembull mund ta marrim vitin 2014 kur Kosova kishte krizë politike dhe ishte viti me rritjen më të ulët ekonomike gjatë dekadës së fundit, me vetëm 1.2 për qind. Kurse, vitin e kaluar e kishim katër për qind. Ky është një fakt i pamohueshëm se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përplasjet politike në mes pozitës dhe opozitës, po dërgojnë sinjale dekurajuese tek investitorët e jashtëm dhe po neglizhojnë fillimin e projekteve të mëdha, siç ishte Brezovica, kontraktimi për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e re' etj.", vlerëson Gashi.

Në vitin 2014, kur Kosova ishte në krizë politike, investimet e huaja në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nuk kanë qenë më shumë se 151 milionë, por shënuan ngritje një vit pas në 320 milionë euro. Ndërtimi i Termocentralit "Kosova e re", i cili kishte filluar të përgatitet si projekt që nga viti 2005, nuk arriti të realizohet për shkak të këtyre ngjarjeve që ndodhin në skenën politike.

Gashi thotë se projektet e mëdha strategjike është e pamundur të fillojnë dhe të përfundojnë brenda një mandati qeverisës, por ato si projekte duhet të vazhdohen dhe të zhvillohen.

Sidoqoftë, për njohësin e rrethanave ekonomike në Kosovë, Ismail Kastrati, dëmet më të mëdha që po i bëhen ekonomisë së Kosovës vijnë nga niveli i lartë i korrupsionit dhe mosfunksionimi i mirëfilltë i drejtësisë. Ngjashëm, mendon edhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj. Ndaj, për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu, Kosova nuk ka 'luks' të mbajë zgjedhje kaq të shpeshta.

Sipas llogaritjeve, vlerësohet se për një palë zgjedhje parlamentare në Kosovë, buxheti shpenzon deri në 10 milionë euro.

The post Dëmet që kriza politike ia shkaktoi ekonomisë appeared first on Mesazhi.com.

Yee e quan Mustafën të paguximshëm

Posted: 13 May 2017 06:54 AM PDT

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri "2BS" në Budvë, e ka quajtur kryeministrin Mustafa të paguximshëm.

Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

"Për t'iu shmangur të gjitha këtyre problemeve, liderët në rajon duhet ta gjejnë guximin politik për reforma jo-popullore, por të domosdoshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të ketë guxim që ta miratojë Marrëveshjen për demarkacionin më Malin e Zi", ka thënë Hoyt Yee.Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës."Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare", ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

The post Yee e quan Mustafën të paguximshëm appeared first on Mesazhi.com.

Takohen VV, AAK, Nisma e AKR, ja për çfarë u bisedua

Posted: 13 May 2017 06:50 AM PDT

Udhëheqësi i "Nisma për Kosovën", Jakup Krasniqi në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar takimin me liderët e VV-së, AAK-së dhe AKR-së së bashku me William Wolker.

Krasniqi ka treguar se në këtë takim është biseduar për tre çështje.

"Në takim me ne ishte prezen edhe William Woulker. Në këtë takim biseduam për tre çështje. Një- për gjendjen që po gjendet Kosova dhe që duhet të ndryshojë kjo gjendje edhe stili dhe mënyra, dhe diçka për qeverisjen", ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai poashtu ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e krijimit të koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve.

"Ne kemi biseduar por pa ndonjë marrëveshje korrekte. Jemi marrë vesh se kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe ata që e kanë sjellë vendin në këtë pozitë, të shkojë në opozitë", ka shtuar ai në fund.

The post Takohen VV, AAK, Nisma e AKR, ja për çfarë u bisedua appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: LDK do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër

Posted: 13 May 2017 06:48 AM PDT

zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Nuk ka dhënë emër por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK-së për udhëheqës të Qeverisë.

"Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër. Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri", ka thënë Kryeministri në shkuarje.

"Unë do të ulem me nënkrytarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja", ka shtuar ai.

Ndryshe, Mustafa ka folur fjalë të mira për ministrat dhe deputetët e LDK-së në këtë mandat.

"Të gjithë mendjen e kemi te situata që po ballafaqohemi. Në qoftë se do të më pyetni mua se sikur të ktheheshit në vitin 2014, unë ju them se do të vendosja të njëjtën. Koalicionin e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës", ka thënë Mustafa në fjalën e tij në 27-vjetorin e themelimit të LDK-së në Istog.

"Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten", ka thënë Isa Mustafa.

"Ju siguroj se kemi dhënë shembull të mirë se si qeveriset Kosova", ka shtuar ai.

Ai ka thënë se LDK e ka mundur krimin, korrupsionin, papunësinë.

"Asnjëri prej nesh s'ka punuar për interesa private", ka shtuar ai.

The post Mustafa: LDK do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër appeared first on Mesazhi.com.

Aksident tragjik në Turqi, 20 të vdekur

Posted: 13 May 2017 06:19 AM PDT

Rrëzimi i një mikrobusi me turistë turq nga një majë e thepisur në Marmaris i ka kushtuar jetën 20 personave, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur rëndë. Mjeti ishte nisur për një udhëtim një ditor drejt Marmarisit nga Buca e provincës perëndimore të Izmirit, kur drejtuesi humbi kontrollin e furgonit.

17 persona vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital. Autoritetet lokale thonë se shumica e viktimave ishin gra e fëmijë.

Mikrobusi ka qenë i mbushur me turistë vendas dhe nuk kishte të huaj. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga forcat e policisë, të cilat po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave.

Vendi ku ndodhi aksidenti, Sakar Pass, është një zonë e njohur për rrezikshmërinë e lartë. Mikrobusi ka dalë nga rruga pikërisht në pjesën ku ndodhet kthesa më e forte e saj. Në këtë nyje që lidh Marmaris, Dalamanin dhe Fetije-ne me provincën Mugla, ndodhin çdo vit aksidente rrugore.

Më e rënduar situata paraqitet gjatë verës, kur regjistrohen vazhdimisht episode të tilla pavarësisht ndërhyrjeve të përsëritura me qëllim përmirësimin e cilësisë së rrugës.

The post Aksident tragjik në Turqi, 20 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: